Shqipëria në "Londër 2012"
| E Merkure, 02.05.2012, 12:35 PM |


Edhe pse kanë mbetur rreth 3 muaj deri në hapjen e Lojrave Olimpike “Londër 2012”, shteti shqiptar ende nuk ka akorduar fondin për ekipin që do të përfaqësojë Shqipërinë.

“Kemi çuar kërkesë në MTKRS por akoma nuk është lëvruar fondi. Shifra është rreth 35 mijë euro”, thekson Viron Bezhani, shef i delegacionit shqiptar në “Londër 2012”.

Vlera prej rreth 35 mijë eurosh është shumë herë më e vogël se buxheti që qeveritë e vendeve fqinje kanë akorduar për përgatitjen dhe përfaqësimin sa më të mirë të sportistëve të tyre në “Londër 2012”.

Buxheti që do të akordojë qeveria shqiptare për të gjithë ekipin tonë është sa shpërblimi që mund të marrë një sportist rumun në rast fitimi të një medaljeje. Numri i sportistëve shqiptarë që kanë fituar të drejtën për të marrë pjesë në Olimpiadë është 11, ndërkohë që priten dhe rezultatet e dy mundësave Prizreni dhe Baro në turneu europian që po zhvillohet në Finlandë.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: