Fritz Radovani: Kujt i intereson shkombëtarizimi i trojeve tona shqiptare?
| E Diel, 29.04.2012, 12:33 PM |

KUJT  I  INTERESON  SHKOMBËTARIZIMI  I TROJEVE  TONA  SHQIPTARE ?

Nga Fritz RADOVANI

Të gjithëve atyne që janë kujdesë, kanë punue dhe po punojnë për até qellim!

Ma të shkoqitun këte mendim do ta argumentoj me faktet e pamohueshme me që jemi në prag të 100 vjetorit të ngjarjes së Vlonës, po edhe ndodhemi para rrezikut turk që po perhapet si kolera në Ballkanin e gjakosun dhe të trazuem nga turkoislamizimi i ri.

Sa prej ngushticës e sa prej hallit mos me lanë edhe ma shumë se Shqipninë, turku u shporr e iku ndër shpellat e mbushuna me thesaret e Ballkanit, në Ankara e Stamboll...

Amerika ishte dakord me kerkesen e Austrisë që Shqipnia duhet me dalë Shtet në vete “por (gjithmonë “por”) duhet lanë një korridor Rusisë për me dalë në Adriatik...”

Edhe Mali i Zi u shtynte me marrë Shkodren e Vermoshin që mos me i thanë kush “a po e lëshon edhe Hotin, Gruden e Tivarin..?” Ndonse, nuk kishte kush me i thanë!

Serbia knaqej me Kosovën së ciles ia kishte marrë doren... tue shkue deri poshtë në Maqedoni, e bashkë me “vllaun e gjakut” grekun, kishin ba pazarllekun e njohun për Çamërinë dhe Vorio – Epirin...Ata vazhdonin me mendue se janë në mallin e vet. Sa mos me ia prishë qejfin Austrisë dhe Vatikanit ishte lanë një copë tokë djèrr e papunueme ku do të zhvillohej “cirkus” modern i shek. XX, në mes të gladiatorëve sllavo – aziatikë që me mjeshtrinë e tyne të njohun të pushtimit, dhunës, terrorit, vrasjes, torturës, burgjeve dhe kampeve të shfarosjes...do të ekperimentonin me mjetet ma primitive dhe moderne Genocidin sllavo – aziatik komunist për zhdukje me mjetet ma mizore papërjashtim Atdhetarët Shqiptar dhe Klerit Katolik, që, në asnjë kohë nuk janë pajtue me politikën e shkombëtarizimit të Trojeve tona prej të gjithë fqinjëve papërjashtim, tue përfshi edhe politiken e Italisë, që gjithmonë ka mbështetë interesat sllave kunder nesh, me përjashtim kur ka pasë interesin e vet të shtrimjes në Ballkan në vitin 1939 – 1943.

Mbas formimit të Shtetit të brishtë shqiptar të vitit 1912, periudhat ma të njohuna dhe të gjata të qeverisjes janë koha e qeverisjes së Zogut dhe e  komunizmit sllavo aziatik të dy sulltanëve terroristë Hoxha e Alia. Nëse A. Zogut i munguen mjetet për qeverisje diktatoriale, ndonse mbështetej nga jugosllavët e italianët përkundrazi Enver Hoxhës, ju krijuen të gjitha kushtet me qeverisë me terror dhe gjakderdhje, vetem me ruejtë coptimin e Trojeve në interes të fqinjëve që e sollen në pushtet dhe me shpartallue perfundimisht çdo shkëndi Atdhetarizmi, mjete me të cilat i sigurohej përjetsisht kolltuku i tij. Tashti nuk ka ma mëshehtësi as në dokumentat e Jaltës, ku Ruzvelti bani krushqi me Stalinin tue i lanë Europen Lindore nën sundim. Na mbetem jetima në brefotrofin jugosllav nën kujdesin dhe adaptimin e “druzhe” Titos, kur edhe ai ishte në vathen e “baba” Stalinit. Italia edhe pse humbi luften doli ma e fitueme se na...Vertetë ishte e mbushun me komunista, po shumë shpejt iu imponue sistemi demokratik. Ndaj Shqipnisë u tregue mike se na la në Tiranë sa me i pa sherrin me arrestime e grupe “spijunazhi” ambasaden e vet. Nuk dihet asnjë rasë që Italia “demokratike” e mbasluftës së Dytë Botnore, të kenë protestue kjoftë edhe me një notë të ambasadës së saj në Tiranë, ndaj qeverisë sonë kundër vrasjeve të disa Atdhetarëve dhe Klerikëve Katolik të pafajshem, të akuzuem si “agjenta” të Italisë. Asht i njohun fakti që Mehmet Shehu, ka vra mbi 120 ushtarë italianë tek Ura e Mifolit në Fier, e i ka hjellë në lum ai kufomat e tyne, mbasi i therte me thikë...

E asht ajo Itali, në vitin 1961, kur prishen mardhanjet e udhëheqësve të Tiranës me sovjetikë, që siguron këthimin e tyne nga aeroporti i Romës. Franca ose “shtrati i nxehtë” i terroristit Enver Hoxha, as nuk ka pse diskutohet mbasi Parisi jo vetem u ba qendra e rezervave bankare të komunistëve tanë, por edhe njihej prej kohe si mbështetëse e politikës sllavo komuniste me masonët e vet në Ballkan. Kështu pra, Shqiptarët ishin në një thertore europjane ku kasapët anadollakë venin gishtin tek dashi ma i majmi dhe në pak ditë i vihej etiketa “armik i popullit” thesit që shkarkohej me karro në Zallin e Kirit.

Vetem periudha e shkurtë e pushtimit nazist ka kenë koha e vetme e bashkimit të Trojeve Shqiptare, ndonse askush nuk e zën me gojë...edhe pse i perket Historisë sonë... Asht ba traditë me zhdukë anët pozitive të fakteve edhe kur zhvillimet e ngjarjeve nuk përputhen me kohën për të cilen flasim ose shkruejmë, pamvarësisht si asht e verteta.

Kjo asht një fatkeqësi që po pason nga një kohë në tjetren tue u ba mjeti ma i saktë në doren e fallsifikatorëve të historisë në sherbim të pikpamjeve politike. Në kjoftë se fashizmi ose nazizmi i kanë sherbye çeshtjes sonë kombëtare shqiptare kjoftë edhe për interesat e tyne, na duhet të themi të verteten para faktit që pushtuesit e huej né na kanë sherbye ma shumë se udhëheqësit e Shtetit Shqiptar, në të gjitha kohët dhe ma shumë se të gjithë fqinjtë që na kanë rrethue ndër shekuj, të cilët kanë shikue plaçkitjen, coptimin dhe shkombëtarizimin e Shqipnisë dhe të Trojeve të tona, që padrejtësisht sundohen prej tyne edhe sot tue kenë të banueme gjithnjë nga popullsi autoktone Shqiptare me gjuhë e zakone të tonat. Një element që ka ndihmue shtetet sllave me zotnue sundimin mbi Shqiptarë asht kenë mungesa e aftësisë së vetë Shqiptarëve, me u rikthye në besimin e të Parëve dhe jo me qendrue në besimin e pushtuesit turk, e shpesh nga injoranca besimin tue zevendsue edhe me kombësinë turke, gja e cila me dashje ose padashje ka ndihmue anmiqët e shqiptarëve me e përdorë këte fakt në favorin e tyne, tue i paraqitë gjithnjë Europës se gjoja kerkojmë coptimin e Shqipnisë, për “mos me lejue formimin e një shteti të fuqishem anadollak islamik në Ballkan”. Politika e qendrimit në islamizem e nxitun prej “kujdo” dhe e mbështetun gjithnjë nga disa anadollakë shqiptarë, i ka sherbye gjithmonë coptimit Trojeve tona, kjoftë edhe tue u shperdorue nga sllavët fqinjë...Shpesh ata kanë ba edhe dëbime masive tue shfrytzue rasen. Nuk mjaftohemi me ato fanatikë që kemi e që i kemi pa sherrin gjithnjё po tashti janë hapë dyer e dritare katërkapakësh e prej kah nuk po hyjnë vehabistë, muhaxhirë...ndonse thonë se janë të pasun, shihi brakeshat!

Na gjithmonë kemi thanë se rraca shqiptare asht e squtë, por në këte pikë ka dalë ma e çmenduna në Botë. Nuk ka asnjë shtet as komb në glob që pushtuesit dhe dhunuesit të Atdheut dhe të Fesë i thotë paturpsisht “vëlla gjaku”, përveç mbeturinave të turqëve në Ballkan,  që karroca e plehut t’Azisë i ka grumbullue dhe i ka shkarkue në Tiranë!

Ndoshta mund të pasunonim pak ma shumë pushtetarët sikur të përpunonim këte pleh që na ka mbulue dhe t’a eksportonim në Europë dhe SHBA, mbasi tashti nuk kemi nevojë as për “viza” as per korridore... Kohёn e fundit me Topa e Berisha, per hirё tё disa “vёllezerve tё gjakut” fiset tyne tё ndersyeme me turqё po “mohojnё” edhe identitetin!

Nuk duhet të vonohemi... po vjen koha qё plehu në Europë po shperndahet falas!


Melbourne, Prill 2012

(Vota: 17 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: