Elvi Sidheri: A po shpërthen vërtetë FYROM-landi (Maqedonia)?
| E Shtune, 28.04.2012, 04:39 PM |

A po shpërthen vërtetë FYROM-landi (Maqedonia)?

Nga Elvi Sidheri

Dikur, njëherë e një kohë, në fushat rreth Vardarit të sotëm, apo në Pelan antike, Stobin apo Pellagoninë e lashtë, një popull i vogël sa edhe kurajoz, ia dilte të shfaqej i fuqishëm mbi të gjithë fqinjët e tij dhe me një sforcim gati mbinjerzor, me në krye një Prijës legjendar shkonte me fitoret e tij zhurmëmëdha deri në kufijtë e fundit të njohur të tokës së atëhershme.

Ata ishin Maqedonasit, njerëz për të cilët mijëra vite pas zhdukjes së tyre totale nga faqja e dheut (por kurrsesi  “JO” nga historia e njerëzimit), spekulohet rëndom dhe shpiken në mes të ditës hipoteza nga më të pabesueshmet.

Pse ndodh kjo gjë?

Pse shpirtërat e atyre banorëve të dikurshëm të asaj toke dhe kockat e tyre që përveçse në nëntokën e Republikës së tashme Ish-Jugosllave, prehen deri në Indinë e Largët, nuk lihen të qetë edhe pas kaq kohe?

E qartë që për të gjitha këto gjëra dhe pikëpyetje, ka më shumë se një shpjegim, arsye që në të vërtetë nuk janë aspak të vështira për t’u gjetur dhe rrjedhimisht edhe për t’u shtjelluar.

Sepse diku rreth 14 shekuj më parë, një murtajë e madhe që mjeksia moderne (historia domethënë) do t’a kishte quajtur me siguri si Virus-Sllavensis-PseudoMakedonensis, vërshoi si llum i pandalshëm që u largua nga anët e veta andej nga veriu e lindja e Europës dhe u lëshua si ortek shkatërrimtar duke përmbytur një e nga një tokat kryesisht Ilire që gjente përpara.

Pjesëza sllave që u ngulit në Maqedoninë antike, ishin ca fise të shumta me emra të habitshëm që koha në përgjithësi edhe i ka harruar, derisa në krye të tyre dhe të “kolegëve” të tjerë sllavë që kishin pushtuar dhe rrafshuar Trakinë, erdhën ca Turko-Mongolë edhe më të egër se vetë sllavët tanë për të cilët po flasim.

Këta turq të vjetër që quheshin Bullgarë, ishin jashtëzakonisht gjakatarë dhe ia dolën pa shumë mundime që sllavët e gjorë të cilët prej ca vitesh po ia shteronin gjakun Ilirëve, Maqedonëve dhe Trakëve vendas, t’i nënshtronin pa shumë probleme dhe njëkohësisht rrezikuan edhe vetë Bizantin ndërsa legjendat dhe jo vetëm ato, tregojnë se Khanët e tyre pinin verën pa pikë brerje ndërgjegje në kafka njerzish.

Bullgarëve të ashpër, sllavët s’kishin ç’u bënin dot, por ua morën në kthesë siç thotë populli, pasi numerikisht ishin shumë më të tepërt se turkomanët që vinin nga shumë më larg dhe mbi të gjitha ishin ende pararojat e para të valëve të mëvonshme të një grupi tejet më të madh dhe të rrezikshëm turqish Osmanë kësaj rradhe, me të cilët rajoni ynë do kishte “nderin” të njihej mirë ca shekuj më pas.

Kështu sllavët e parëndësishëm që ishin shtrirë për së mbari në territoret e Maqedonisë, në njëfarë pike ia arritën që me një goditje të zhduknin gati përgjithmonë banorët e vërtetë Maqedonas dhe ndërkohë edhe të mundnin numerikisht Bullgarët të cilët i qeverisnin dhe t’i asimilonin ata duke i kthyer në sllavë.

Në këtë mënyrë Bullgarë u quajtën me vitet që kalonin, të gjithë sllavët e jugut të rajonit tonë dhe ata u dalluan nga sllavët e tjerë që patën sulmuar dhe pushtuar një pjesë të madhe të gadishullit.

Bullgarët u dalluan si popull i suksesshëm në kohët e errëta të mesjetës europiane.

Ata ngritën perandori të mëdha, luftuan me shpirt Bizantin, zgjeruan dominionet e tyre shpesh duke hyrë thellë në territore arbërore dhe po ashtu me ndihmën e misionarëve bizantinë, krijuan kulturën e shkruar sllave me shkrimin cirilik në Lychnidin e pushtuar Ilir, që sllavët kishin nisur t’i thoshin Ohrid.

Shteti i tyre pati ulje e ngritje, derisa Turqit e rinj që u hodhën si bisha të uritura mbi Ballkan (fjalë kjo me shumë mundësi me origjinë Bullgaro-turke), i mundën dhe e pushtuan vendin e tyre i cili pas shumë shekujsh në zenitin e forcës dhe ekspansionit, ra në një gjumë të thellë letargjik.

Koma historike nga e cila gati me “dhunë” e zgjuan Rusët aty nga vitet 1870, kur Bullgarët i konsideruan si urën e tyre më të përshtatshme për t’u hedhur në Ballkan dhe më pas për të kapur Stambollin dhe ngushticat aq të dëshiruara nga Carët.

Rusëve me kohë iu ishte mbushur mendja se Bizantin e trashëgonin ata dhe prandaj edhe veten mbretërit e tyre e quanin Car (Caesar në origjinal prej Jul Çezarit) dhe kryeqyteti i perandorisë së kalbëzuar osmane, ishte qartësisht objektivi i tyre madhor.

Në mes të këtyre makinacioneve politiko-ushtarake, bullgarët u gjendën të detyruar të përdoren për “qëllimet më të larta” të rusëve dhe deri diku pa e dashur vetë, u çliruan sidoqoftë nga zgjedha osmane.

Ata bullgarë që mbetën të paçliruar nga osmanët, ishin sllavët me identitet përjetësisht të dyzuar të Maqedonisë së dikurshme!

Ata nuk u çua t’i çlironte kush dhe vetë s’kishin fuqi të çliroheshin, kështu që për momentin e lanë atë punë për kohë më të mira.

Por krijuan lëvizjet e tyre të modelit VMRO, që në të vërtetë ishte si fillim VMORO (ВЪТРЕШНА МАКЕДОНО-ОДРИНСКА РЕВОЛЮЦИОННА ОРГАНИЗАЦИЯ ose Vatreshna Makedono-Odrinska Revolucionna Organizacija, apo Organizata e Brendshme Revolucionare e Maqedonisë dhe Edrenesë).

Historia moderne e pas 1945-ës Maqedone e njeh këtë organizatë si puro maqedonase dhe ndër të tjera për të përforcuar këtë “faktifikim” identitar të saj, ka hequr qëllimisht nga emri i organizatës, pjesën Odrinska, pra e Edrenëse.

Pse ka ndodhur kjo?-Sepse ajo do dëshmonte një karakter më të gjerë pan-bullgar të lëvizjes, siç edhe ishte, pasi në të përfshiheshin pretendimet për të çliruar popullsinë bullgarofone të Edrenësë.

S’po hy më pas në detaje interesante si për shembull që ndër miqtë më të afërt të liderit të VMORO-së dhe kryengritjes së Ilindenit, që për disa ditë pa një luftë të përbashkët të Bullgarëve, Shqiptarëve dhe Vllehëve kundër osmanëve, Goce Dellçevit pra, një nga bashkëpuntorët më të afërt të çetës së tij dhe një nga ata që bashkë me të vdiqën në betejën e tij të fundit, ishte një shqiptar i quajtur nga populli Evstati Arnautçeto, pra Evstat Shqiptari!

Historia maqedone që sot mësohet në shkolla edhe nga shqiptarët e Republikës Ish-Jugosllave, fakte të këtij tipi që flasin për bashkëpunimin e hapur të shqiptarëve gjatë kësaj kryengritje për të tjera pa ndonjë vlerë vërtetë të rëndësishme në historinë çlirimtare të popujve të Ballkanit ndaj turqve, gjëra të tilla i fsheh paturpësisht!

Kryengritja e Ilindentit kishte si epiqendër në Krushevën, qytet kacavarrur majë malit, ku deri në regjistrimet e 1900-ës, kishte akoma qindra shqiptarë të krishterë rezidentë, bashkë disa mijëra bullgarë e vllehë.

Pastaj s’më mbetet veç të kujtoj fjalët e dikujt, që dikur më thoshte se ndërsa në Krushevë kishte nisur “epopeja” revolucionare e Ilindenit, shqip ditës së Shën Ilias, turqit që garnizonin e kishin të stacionuar në Manastir, si fillim mezi e morën vesh lajmin e më pas iu deshën ca kohë derisa arritën aty lart, kështu u bënë edhe 7 ditët e “republikës se Krushevës” që sot e kësaj dite aq shumë glorifikohet nga historianët pa histori të Ish-Republikës Jugosllave.

Më tej ajo tokë u tentua të merrej nga Bullgaria e cila me grykësinë e saj, në vend të zgjerohej, u rrudh territorialisht dhe Maqedonia ra në duart e gjakosura serbe.

Serbët siç dihet për fallsifikime historike shquhen dhe sa hap e mbyll sytë zonën e sapopushtuar e emërtuan romantikisht “Serbia Jugore”.

Car Dushani dikur kishte pushtuar edhe atë tokë dhe kjo mjaftonte për të ngritur tak-fak arsyetimin historik të pushtimit.

Me të njëjtën arsye ushtarët serbë që ia dolën të arrinin Durrësin dhe detin Adriatik në lëmshin e Luftës së Parë Botërore, thuhet se bërtitën “Drach”, erdhëm në qytetin e Dushanit!

S’ka burim historik që të pohojë pushtim më të gjatë se 3 vjet të Perandorisë së Dushanit në zonat arbërore, por aq bën, për serbët kjo del e tepron për të ngritur mite e legjenda!

Me idenë e Serbisë Jugore sido që të jetë, s’ishin dakort as Shqiptarët që u ra të jetonin në atë territor dhe as Bullgarët që tashmë me dhunë u shndrruan brenda natës në Serbë Jugorë.

Shqiptarë e Bullgarë deri në 1940-ën nuk u morën me njëri-tjetrin por edhe kur s’bashkëpunuan, sidoqoftë luftën e drejtuan kundër armikut të përbashkët serb.

Kryengritësit shqiptarë dhe bullgarë para dhe pas thërrmimit të pushtetit osman dhe pushtimit të ri serb, kishin bashkëpunuar me njëri tjetrin, në fillim kundër turqve dhe më pas kundër serbëve.

Këtë e dëshmojnë lidhjet mes Hasan Prishtinës.Ibrahim Temos, Dervish Himës me krerët e VMRO-së si Vanço Mihajllov e Todor Aleksandrov (ky i fundit i denoncuar tashmë botërisht si filo-bullgar nga maqedonasit modernë, pasi maqedonas s’e bënë dot) dhe shpesh edhe grupet komite të përbashkët të të dyja kombësive në zonat e Kosturit, Dibrës apo Kërçovës.

Por pas 1945, sllavët e Maqedonisë e cila ndërkohë ishte ngritur bujarisht në stadin e Republikës Federative në kuadrin e Jugosllavisë së re, u bënë si gjithë sllavët e tjerë kur kanë të bëjnë me shqiptarët.

Tashmë që problemi me serbët dhe tentativën e tyre pët t’i serbizuar Bullgarofonët vendas, që zgjati nga 1912-a deri në 1940-ën, ky problem pra pati kaluar dhe këta sllavë ishin transformuar papritmas në një specie të re të padëshmuar askund historike, në “Maqedonas”, tani rradha u vinte shqiptarëve!

Tito si njeri me mend në kokë e kishte kuptuar se Bullgarët të njohur si kokëfortë (qoftë edhe këta bullgarët më të butë të perëndimit), nuk mund të ktheheshin lehtë në tjetër gjë, ndaj dhe u kishte dhuruar sllavëve vendas teorinë e identitetit të ri.

Ju jeni Maqedonas more kopukër, s’jeni bullgarë e as serbë, keni historinë tuaj, të cilën s’e ka shkruar askush, por që ju mund t’a krijoni vetë nga e para dhe mos harroni se këtë histori e keni më të bukur dhe të pasur se bullgarët të cilët janë të përzierë me turko-bullgarët e dikurshëm, kurse ju jeni sllavë por vini sidoqoftë nga Aleksandri dhe maqedonasit antikë!

Kështu në pak rrjeshta mund të përshkruhet ideja e re rilindase identitare e maqedonasve dhe Maqedonisë.

Pastaj gjërat s’kishin si mos rridhnin vaj, gjuha ishte e thjeshtë të bëhej, mjaftonte ngritja në nivel zyrtar (me shkronja cirilike serbe sidoqoftë) e dialektit perëndimor të bullgarishtes dhe riemërtimi i saj si gjuhë Maqedonisht.

Përcaktimi që gjithçka kishte ndodhur në territorin aktual të republikës përgjatë gjithë historisë së njerëzimit (nga paramajmuni e këtej), është dhe ka qenë Maqedonase!

Sa maqedonas antikë, Ilirë, Bullgarë, Grekë e Hebrej, pa asnjë lidhje të vetme me hibridët maqedono-sllavë të sotëm, e pësuan nga kjo gjë, duke u rekrutuar pa i pyetur kush në armatën delirante të Maqedonizmës së re, një Zot e di?

Ata janë shumë, janë heronj, njerëz të thjeshtë, shkrimtarë, mbretër, perandorë e artistë, zdruktharë, këngëtarë e bamirëse të mëdhaja që i njeh gjithë bota (por jo si maqedonas për fat)!

Me pjesë historie nga çdo fqinj rreth e rrotull, është arritur të krijohet një copë gjithë arnime ku rri e shkruar ajo që njihet si Historia e Maqedonisë dhe që bukur pasqyrohet në secilin botim të Enciklopedive të rrjedhura ashtu si edhe trutë e historianëve ish-republikas që i përpilojnë.

Kështu, në këtë formë rri akoma në këmbë, a mbi patericat e Perëndimit që vazhdon t’a mbajë ngritur dhe s’e lë të bjerë, Republika eksperimentale pa emër të përcaktuar dhe aq më pak ndonjë identitet të vërtetë.

Pse ajo ekziston ende, a falë idesë gjeniale të Titos në 1945-ën për t’i bërë sllavët vendas popull e vendin e tyre republikë, a se akoma dikush gabimisht mendon se ajo përbën ndonjë lloj shteti “tampon” ndaj hegjemonive rajonale?

Pra vend as Grek, as Shqiptar, as Bullgar e as Serb, tip Belgjike e cila vetë për nivel europian është po aq e dështuar megjithë mirëqënien e saj të lartë ekonomike dhe intelektuale, mes ndarjeve të forta që ka mes frankofonëve dhe flamandofonëve, a është kjo arsyeja pse ka një shtet Ish Republikë Jugosllave, vështirë të kuptohet!

Për të arritur tek shpërthyeshmëria e Maqedonisë aktuale, do thënë se kjo gjëndje aty s’ka filluar sot.

Ajo ishte të paktën dy herë afër, por një herë në fillim të viteve 90-të, pas pavarësisë me referendum, nuk ndodhi se Millosheviçi ishte shumë i zënë me zjarrvënien në Kroaci e më pas në Bosnje dhe ndoshta edhe se serbë në Ish-Republikë ka pak rreth Kumanovës dhe një ndërhyrje për ta s’justifikohej dot.

A sepse sidoqoftë Sllobo e dinte mirë se kjo Maqedoni siç e njohim, është kryekëput një artificë historike e vetë Serbisë, nën petkun Jugosllav dhe prandaj serbët nuk e ndjenë nevojën të merren me të.

Së dyti FYROM-i siç njihet ndërkombëtarisht, desh plasi totalisht në 2001-shin, kur shqiptarët u organizuan në guerrilje shumë të suksesshme dhe ia dolën që në disa muaj luftë në pjesën veri-perëndimore të vendit, të thyenin sistematikisht ushtrinë e dobët maqedonase, e cila megjithë ndihmat serbe e ukrainase, dështoi rregullisht në objektivat e saj për t’a shuar kryengritjen.

Si “triumf” të asaj lufte, sllavët e ashtëquajtur maqedonas, mbajnë mend vetëm ndonjë pamje të një ministri të tyre (tashmë në burg), që pozon me krenari mbi një të moshuar shqiptar në Luboten, pasi trupat e tij Tigra a Luanër, kanë vrarë ca civilë të paarmatosur, pasi s’kishin ku të shfryheshin tjetër për humbjet e njëpasnjëshme në fushëbetejë!

Po aq ata mund të “krenohen” me vullnetarët e tyre trima që dogjën ndonjë dyqan boshnjakësh në Prilep a përfituan nga rasti të shkrumbonin shtëpitë e shqiptarëve të mbetur në Manastir, por të cilët kur vinte puna për t’u nisur për aty ku vërtetë luftohej, preferonin të vazhdonin të digjnin prona të pambrojtura shqiptare në qytetin e tyre, më mirë sesa të rrezikonin lëkurën në front.

Ajo luftë mbaroi me një fitore ushtarake të padyshimtë të guerriljes shqiptare, me një betejë heroike pak kilometra larg Shkupit ku shqiptarët për ditë të tëra u rezistuan me sukses të rrallë sulmeve të dëshpëruara të gjithë fuqisë së zjarrit maqedonas dhe nga ku guerrilasit shqiptarë dolën triumfatorë në autobuzët e NATO-s, me të cilët parakalonin para sllavëve të hutuar dhe botës që i shihte të dilnin me nder nga beteja.

Pasoi një Marrëveshje e ngatërruar paqeje, që shqiptarëve u dha shumë të drejta, që s’ishin konçesione nga sllavët, por të drejta elementare që u ishin mohuar prej dhjetëvjeçarësh.

Ajo marrëveshje i mundësoi vendit të mbijetonte dhe të shihte një mundësi ekzistence në të ardhmen.

Por sllavët vendas s’ishin të qetë dhe pasi masivisht u sulën të rizbulonin identitetin bullgar nëpërmjet dhjetëra-mijërave pasaportave Bullgare, nga ana tjetër nisën të gërmojnë thellë nëntokë për të gjetur një tjetër origjinë shumë më antike, atë Maqedonase origjinale, të Aleksandrit të Madh.

Kështu njëkohësisht mohuan gjakun, gjuhën që flasin dhe ADN-në e tyre sllave dhe si rast unik iu veshën me zell historisë së një populli të “ZHDUKUR”, që në atë territor pati jetuar 2000 vite më parë.

Në pastë popull që mund të lavdërohet më ndonjë lidhje me maqedonasit e lashtë, ata jemi në shqiptarët.

Sepse maqedonasit jetonin në një zone mes Ilirësh, Thrakësh e Dardanësh, pra mes vëllezërish e kushurinjsh të gati një gjuhe, duke ditur se sipas shumë burimeve edhe Thrakët flisnin një gjuhë të ngjashme me Ilirishten, paraardhësen e Shqipes.

E vetë Aleksandri ishte nga e ëma Olimpia (Myrtali), me origjinë Ilire-Epirase, por edhe i ati i tij Filipi kishte për nënë një Ilire tjetër.Euridikën nga fisi i Lynkestëve.

Jo pak prova këto që neve na nxjerrin me më shumë lidhje me maqedonasit e lashtë se këdo tjetër.

Sllavët janë maksimumi ata që maqedonasit autoktonë të lashtë i shfarosën me ardhjen e tyre në ato troje!

Po aq mundet që Saksonët e Anglisë të jenë Keltë vendas, apo Bullgarët e Bullgarisë të jenë Trakë vendas, e deri tek Largqoftë Sllavët e tjerë, siç edhe guxojnë të pretendojnë tani, të jenë ndopak Ilirë sepse kanë zënë toka dikur Ilire!

FYROM-i sot po rrezikon të shpërthejë pikërisht sepse sllavët vendas, nuk kanë identitet dhe këtë e kërkojnë nga munden, ata po ashtu janë mësuar keq si të përkëdhelur në ish –Jugosllavi, kur nga asgjëja atyre iu dhurua një histori dhe një atdhe më vete.

Më pas u përkëdhelën nga bota që i njohu dhe i mbështeti si një pseudo oaz paqeje dhe bashkëjetese.

Kur ky miklim nisi të mungojë, edhe ata filluan të kruhen e skërmiten me kë të munden.

Dhe tjetra është se pikërisht kjo mungesë e theksuar identiteti bën që në Ish-Republikën aktuale, të fryjnë erëra të shumta nga çdo anë dhe sllavët të gjenden mes fushave magnetike Serbe, Bullgare dhe Greke, që i shtyjnë dhe i tërheqin sipas dëshirës!

Ata si njerëz pa identitet të përcaktuar, thithin ajër të ndryshëm dhe s’dinë të vendosin se kujt i përkasin më, duke futur këtu edhe shpikjen e tyre të Sllavit maqedonas.

Në këtë baltovinë të madhe, është e lehtë që ndrydhjen e tyre t’a shfryjnë tek armiku i preferuar, pra shqiptari, i cili ndërkohë do ketë bërë mirë të ketë kuptuar se gjërat kanë ndryshuar dhe dhëmbët e Ish-Republikasve të FYROM-landit, kanë rënë prej kohësh, që para 2001-shit dhe s’kafshojnë dot më e as proteza dentare s’ka kush ju jep më, se kryesisht miqve serbë këtu e ca vite u janë thyer edhe dhëmbët e tyre bashkë me nofullat dhe as për vete nuk kanë gjetur dot protezat e duhura.



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: