Hilmi Saraçi: Kur mungon angazhimi dhe përgatitja, dëmi është i gatshëm
| E Shtune, 21.04.2012, 10:45 AM |

Kur mungon angazhimi dhe përgatitja, dëmi është i gatshëm

Nga Hilmi Saraçi

Korrupsioni si imrovizim në Qeverinë e Kosovës

Në kohet e fundit kanë lindur mjaft mendime të llojeve të ndryshme dhe paqartësi, sidomos në luftimin e korrupsionit.Disa analiza dhe komentime politike për korupsionin sikur nuk pushojnë, si pengesë dhe  dukuri  e përfshirë në disa nivele (të larta) të pushtetit. Kjo ka arritur  të flitet më tepër pas  rastit “Mustafi”,i cili në vend që ta luftojë korrupsionin për të cilin  ishte i angazhuar dhe  i thirrur , ai  ishte “i mbështjellur” vetë me korrupsionin. Prandaj nuk është e rastit që  drejtohet gishti edhe në Qeverinë e Kosovës, për mungesen serioze të luftës kundër korupsionit që më shumë u dëshmua si  improvizim se sa qasje reale, sidomos tani me rastin e prokurorit Mustafi. Ky rast flet se i korruptuari nuk mund të luftojë dhe të zvogëlojë  korupsionin se si vetë  krijimi i Taskë Forcës Antikorrupsion mund të jetë  terësi e radhës edhe për këshillin Antikorrupsion që po e dëshiron presidentja Jahjaga…

Taskë Forca sikur ishte një angazhim i Qeverisë në krye me  z. Hashim Thaçi në luftën kundër korrupsionit, por zëvendeskryeministri Kuqi arsyetohet se Qeveria nuk ka të bëjë me përcaktimin e emrimeve të këtij organi kundër korrupsionit … Por kjo tani shihet qartë në bazë të rezultatëve që ka dhënë kjo njësi speciale e formuar. Shefi i kësaj  njësie speciale Mustafi rezulton i arrestuar për zhvatje, shantazh dhe përfshirje në afera  korruptive , të cilat e kanë  dëmtuar shtetin e Kosovës. Fatkeqësisht kjo është një dëshmi e angazhimeve joserioze të Qeverisë në luftën kundër korrupsionit.”… Korrupsioni jo vetëm  që nuk mund të luftohet nga të korruptuarit, por pikërisht këta bëhen pengesë kryesore  e jetëgjatësisë  dhe lulëzimit të tij. Sidoqoftë, nese kjo është e vërtetë- sepse plasimi mediatik dhe politik herë herë  është bërë  traditë  të ne të bëhet senzacional- atëherë kjo do të duhej të nxiste  nëvojën për rizgjim moral të kësaj shoqërie-ndjeshmërinë  kundër të keqës së përgjithshme dhe rilindje  qytetare morale…”

Vija kufitare me Serbinë dhe angazhimi i Policisë së Kosovës

Problemet kufitare me Serbinë, mosdefinimi i vijës kufitare ndërshtetërore ishte  dhe  do të jetë pengesë kryesore  për përcaktimin e vendit të arrestimit të dy policëve të Kosovës kohë më parë. Për këtë KFOR-i  ka marrë përsipër që të përcaktojë vijën kufitare  duke mos sqaruar se a është ky process i demarkacionit. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KFOR-it Dan Harvel. Roli i KFOR-it është të përcaktojë lokacionin e vijës se kufirit. Policia e Kosovës dhe Policia e Serbisë, së bashku apo të pavarura  , do të hetojnë  ku , pse ,kur dhe si ndodhi incidenti.kur u kidnapuan dhe u burgosen dy policë të Kosovës. “Ne do të asistojmë për të definuar se ,  ku është vija kufitare , pra  lokacionin, vendin e incidentit.  Kjo do të definohet në bazë të hetimeve  të EULEX-it dhe PK-së- ka deklaruar Harvel…

Kuvendi paralel Komunal në veri të Mitrovicës ka kërkuar nga  ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq që gjandarmëria serbe të mos vazhdojë të bllokojë rrugët alternative në pikat kufitare  Jarinjë dhe  Bërrnjak. Ata kanë vlerësuar se gjendja e sigurisë është  gjithënjë e më e komplikuar dhe kërrcënon përleshje të qytetarëve  serbë me përfaqësues të Bashkësisë  Ndërkombëtare, por edhe me shqiptarët “...

Kosova ka demarkacionin me Shqipërinë  dhe Maqedoninë, e një proces të tillë e ka nisur edhe me Malin e Zi… Rrembimi dhe burgosja e dy policëve të Kosovës 120 m. brenda kufirit tregon qartë se Serbia nuk është për zgjedhjen e problemeve me dialog në mes të dy shteteve. Ajo (Serbia) si gjithnjë po krijon situate konfliktuoze jo vetëm me skenarin për burgosjen e policëve të Kosovës , por edhe në shumë fusha të tjera duke cenuar pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës. Mendoj se rasti i policëve është mjaft serioz, sepse Serbia ka bërë një vepër të ligë dhe poshtëruese ndaj policëve të Kosovës , respektiisht ndaj shtetit të Kosovës. Mendoj se bashkësia ndërkombëtare më në fund duhet të kuptojë së me Serbinë është vështirë të zgjidhen problemet me dialog, pa një presion serioz,  prandaj mendoj se duhet të jemi të përgatitur edhe ndaj situatave të tjera që mund të shkaktohen nga Serbia, sidomos në veri të Kosovës ku gjendja është mjaft e acaruar dhe e paqartë tani kur serbët me strukturat e tyre paralele (ilegale) po përgatiten për mbajtjen e zgjedhjeve ilegale që ka organizuar Serbia. Megjithse Bashkësia ndërkombëtare është deklaruar kundër mbajtjes se këtyre zgjedhjeve, Qeveria (Policia e Kosovës) në këtë rast duhet të jetë e përgatitur dhe të veprojë vendosshmërisht (më profesionalizëm) komfor ligjit dhe kushtetutës dhe të pengojë mbajtjen e tyre në territorin e shtetit të Kosovës…Këtu bashkësia nderkombëtare duhet të veprojë dhe të pengojë këto zgjedhje dhe të evitojë problemet që mund të krijohen…

Boris Tadiqi dhe zgjedhjet presidenciale

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq , ka dhënë dorëheqje duke deklaruar se ka vendosur ta shkurtojë mandatin e tij presidencial, në mënyrë që të bëhet e mundshme  mbajtja e zgjedhjeve  presidenciale në Serbi me 6 maj (2012) . Dorëheqja e Tadiqit mendoj se  është  vlerësim politik mbas të cilit kanë ardhur në  konstatim se është e rëndësishme rimarja e postit të presidentit. Ai (Tadiqi)  deklaroi para gazetarëve  se do të kandidohet për zgjedhjet presidenciale dhe se prêt fitore ..”Propozoj që  ne të vazhdojmë  drejt integrimit evropian, t’i ruajmë interesat legjitime  të Serbisë  në Kosovë. Serbia  nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës dhe do ta mbajë  procesin e  negociatave ..”-ka thënë Tadiq.  Pra Tadiq ka dhënë dorëheqje sepse ka vlerësuar se prap mund të marrë postin e presidentit të Serbisë dhe nese është ky vlerësim i tij  do të shohim a është i saktë a po jo. Kjo nuk do të thotë  heqje dorë  nga procesi i vazhdimit të dialogut, por përkundrazi kjo do të thotë  se Tadiq dëshiron të jetë  garantues i këtij koncepti edhe në pesë vitet e ardhshme , pasi eventualisht të zgjedhet në postin e kryetarit të ardhshëm të Serbisë. Mirëpo mendoj se dorëheqja e Tadiqit mund të sjellë një humbje  të tij në zgjedhje  dhe nga kjo  mund të vijë  një situatë  diskutabile për dialogun  Kosovë- Serbi . Prandaj është kërkesë e  bashkësisë ndërkombëtare që dialogu të vazhdojë me Tadiqin si president i Serbisë.Në garë për president janë edhe Tomosllav Nikoliq dhe Ivica Daçiq dy nacionalistë dhe shofenistë të mdhej të cilët nuk ndryshojnë nga politika e Millosheviqit. Daçiq  më në fund tregoi se është një kundërshtar i madh ndaj shqiptarëve dhe pavarësisë së Kosovës. Ai sipas planit të përpiluar më parë rrembeu dhe arrestoj dy policë të Kosovës brenda kufirit të Kosovës (130m.) duke menduar që në prag të zgjedhjeve të fitojë mbështetje për zgjedhjen e tij president i Serbisë,  Për kidnapimin dhe burgosjen e dy policëve të Kosovës është bërë mjaft fjalë, por  mendoj se në këtë fushë nuk kemi qenë sa duhet të kujdesshëm dhe të përgatitur profesionalisht në rate të tilla , kur më parë kishte paralajmërime nga Daçiq se do të merren masa ndaj qytetarëve të Kosovës si kundërpërgjigje për arrestimin e katër serbëve që banin materjali zgjedhor për zgjedhjet ilegale në shtetin e Kosovës…. Daçiq këtë e realizoi lehtë pasi policët tanë nuk ishin të përgatitur dhe të shkathët në raste të papritura ..Për disa dobësi në Policinë e Kosovës duhet të bisedohet dhe  të merren masa për evitimin e tyre, për ndryshe mungesa e organizimit dhe angazhimit profesionalt do të na kushtojë shtrenjtë në të ardhshmen…

Shkuarja e  e kryeministrit Thaçi në një takim me sekretaren shtetërore, Hillari Klinton dhe me personalitete të tjera të SHBA-ve ka pasur për qellim mbështetjen ndaj pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës si dhe  marrëveshja që është arritur me dialogun me Serbinët të shkojë deri në fund, pasi që në kohët e fundit sikur ka marrë rrjedha të padëshiruara…

A duhet të vazhdojë dialogu me Serbinë

Për këtë arsye partitë politike  nga radhët e opozitës kanë kundërshtuar vazhdimin e dialogut me Serbinë duke theksuar  se dialogu Kosovë- Serbi ka qenë në rrezik qysh  pas fillimit të tij, për shkak se nuk ka dhënë  asnjë rezultat për qytetarët e vendit.. Partia opozitare Vetvendosja (më e zëshmja) ka deklaruar se nuk janë me rëndësi zgjedhjet në Serbi , pasi ato janë punë e brendshme e ati shteti. “ Për ne ka rëndësi qasja  e politikës serbe ndaj Kosovës, e cila deri tash nuk ka ndryshuar shumë nga ajo e kohës së Millosheviqit”. Boris Tadiq e ka përdorur dialogun me Kosovën për interesa të shtetit të tij, por këtu shtrohet pytja  pse  Qeveria e Kosovës është treguar e paaftë (tolerante) dhe pse Brukseli mbeshtet politikën e dhunshme  të Beogradit në kurriz të Kosovës . Prandaj Vetvendosja  bën thirrje  që dialogu me Serbinë të ndërpritet pasi është një gabim i madh që ka filluar Kosova dhe nuk ka nevojë  të bëjë koncesione  të mëtutjeshme “…

Mirëpo SHBA-ja fuqimisht  i mbështet bisedimet që janë duke u zhvilluar me Republikën e Serbisë , të ndërmjetësuara  nga BE-ja  dhe “jemi të knaqur me marrëveshjet e arritura . Kjo shkon në të mirë të  dy vendeve , të cilët janë  të gatshme  për të gjetur kopromise në rrugëtimin përpara “(Klinton)…



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: