Hilmi Saraçi: Problemi i veriut të vendit të zgjidhet sa më parë, derisa nuk është bërë vonë
| E Marte, 17.04.2012, 04:38 PM |

Problemi i veriut të vendit të zgjidhet sa më parë, derisa nuk është bërë vonë

Nga Hilmi Saraçi

Veriu i Kosovës gjithnjë është  një problem dominant për qytetarët që jetojnë në këtë hapsirë, respektivisht në Republikën e Kosovës.Ky problem duhet të  zgjidhet sa më parë derisa nuk është bërë vonë. Mjaft kohë ka kaluar duke u përmeqatur me këtë problem të pazgjidhur. Me maltretime, rrahje, djegëje, përzënje nga shtëpia,poshtërime dhe vrasje të shqiptarëve. Këto sikur po vazhdojnë dhe nuk po dinë të ndalen .Për të gjitha këto ,sikur kurkush nuk merr masa të duhura, komfor  ligjeve dhe kushtetutes se miratuar në Parlamentin e Kosovës. Luftimi i krimit të organizuar , kontrabandës dhe dukurive të tjera negative është akt i domosdoshëm njerëzor dhe human.Kriminelet dhe kontrabandistët (serbë) janë të njohur në këtë pjesë të vendit, prandaj më në fund ka ardhur koha që të merrem masa ndaj tyre.  Për të gjitha këto jemi edhe ne fajtor, pasi që nuk kemi besuar që kjo sjellje kriminale dhe anarki institucionale dhe shtetërore do të vazhdojë dhe do të marrë kahe të përmasave të gjëra që 13 vite. Bashkësia ndërkombëtare ka qenë tolerante dhe  nuk ka qenë sa duhet e angazhuar për ta luftuar seriozisht krimin e organizuar, kontrabandën dhe dukuritë negative , sidomos strukturat paralele (ilegale), si njëra ndër më të kqijat për dëmtimin dhe cenimin e shtetndërtimin e Kosovës.

Dialogu në mes të Beogradit dhe Prishtinës mund të dështojë

Tani  disa plane strategjike për të ndërmarr hapa të duhur konkret për zgjedhjen e veriut të Kosovës sikur po hasin në pengesa, sidomos nga strukturat ilegale të përkrahura dhe të orkestruara  nga Serbia . Dialogu i filluar me Serbinë  nuk po tregon rezultate të pritura . Marrëveshjet e arritura nuk po zbatohen. Lëvizja e lirë e qytetarëve dhe qarkullimi ndërkufitar ka marrë kahe të papritura  dhe po shkon drejt dëmtimit të  dialogut të  filluar. Njëherë ngjau rrembimi dhe poshtërimi i dy policëve  të Kosovës brenda kufirit 120 m. dhe më vonë  burgosja e qytetarit tonë të sindakatës dhe të qytetarëve  të tjerë të pafajshëm siq është Mark Kasnjetini. Prandaj dialogu në mes të Beogradit dhe Prishtinës mund të deshtojë…. Mirëpo rruga e vetme për të biseduar me Serbinë është aksioni mbarëkombëtar. Çdo lëshim apo luhatje do të sillte  pasoja  fatale dhe një dëm të madh historik. Me Mitrovicën sot është në provë shteti i Kosovës dhe kombi shqiptar . “Çdo kush që është sjellë mirë  me Serbinë, prej politikanëve  shqiptarë  e ka bërë Serbinë  më të keqe” - ka thënë Kurti. Prandaj nuk është e drejtë dhë as e dobishme  që t’i bëjmë koncesione edhe më tutje Serbisë . Shteti i Kosovës dhe i Shqipërisë  duhet të bashkëpunojnë  në funkcion të faktorizimit të kombit shqiptar në Ballkan. Kjo sikur nuk ka  treguar angazhim të duhur. Të gjithë shqiptarët kodo që janë kanë kontribuar për Republikën e Shqipërisë dhe më vonë për Republikën e Kosovës . Prandaj këto dy shtete ua kanë borxh  ndihmen e pakursyer të gjithë shqiptarëve kurdoherë që u shkelen të drejtat, siq po ngjan tani me shkeljet e të drejtave me shqiptarët në veri të Kosovës.  Koncesionet që po i bëhen Serbisë në dialog tani po pasohen edhe me indiferencën ndaj sulmeve  terroriste të saj, prandaj shqiptarët duhet t’i kthehen vetës në mënyrë që të përforcohen dhe  me perëndimin të krijojnë  marrëthënie partneriteti e jo servilizmi”.. Vrasja e Selver Haradinit dhe plagosja e antarëvë të familjes se tij, tregon se forcat kriminale serbe në veri nuk dinë të ndalen. Problemi kryesor atje (në veri) është se nuk ka qasje jo vetëm Qeveria, por edhe  faktori ndërkombëtar. Në atë pjesë  qytetarët janë të zaptuar nga një grup i kriminelëve dhe çdo afrim me Qeverinë e Kosovës pa heqjen e atyre zaptuesve, do të ishte rrezik për ata qytetarë që do të bashkëpunonin. Pra, “na duhet të vendosim rendin dhe ligjin, të krijojmë  mundësi që qytetarët të mendojnë  dhe të veprojnë  lirshëm”(Hajredin Kuçi), Prandaj antarët e Komisionit për Punë të Brendshme kanë kërkuar nga Qeveria që të ndërmarrë hapa konkret për të siguruar jetët, pronën dhe lëvizjen e lirë në komunat Leposaviq, Zubin –Potok, Zveçan dhe në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, në mënyrë  që të parandalohet vendosja e ligjit në duar të individëvë…

Masa “intervenuese” e Bajram Rexhepit dhe deklarata e Avni Kastratit

Qeveria e Kosovës, respektivisht ministri i Punëve të Brendshëm , Bajram Rexhepi pas ngjarjes tragjike sikur  “mori” masa intervenuese dhe përcaktoi pikat në vendin të “Tre rrokaqejt” me dy policë. Mendoj se ai (s ) ka qenë i vetdijshëm se me dy policë nuk sigurohet pika e sigurimit për qytetarër të “Tre rrokaqejtë”, por si duke ai  ka menduar se më mirë të “ndjeken” dy policë (nese vie deri të pengimi i tyre) se të pengohen më shumë policë që do t’i dërgonte. Kjo do të ishte një “koritje” më e vogel në krahasin me dhjetra të tjerë policë.. Dy policët tanë u larguan posa erdhen kriminelet me turmen e organizuar. Ata (dy policët) tani ishin  vetëm si vrejtues ndaj “përplasjes” së “shtëpizës” që e kishin si vendqëndrim për sigurimine terrenit të “Tre rrokaqejtë”.. Kjo tregon se mungoi strategjia, angazhimi profesional dhe vendosshmëria në rastë të tilla që fatkeqësisht nuk janë të rralla…

Kryetari i Mitrovicës z. Avni Kastrati pas kësaj ngjarje tragjike pati porositur që qytetarët vetë të angazhohen dhe të mbrojnë pragun e shtëpisë.Kjo porosi nuk u pritë mirë nga kryeparlamentari Jakup Ktasniqi se “ qytetarët duhet të mbrohen nga institucionet tona shtetërore…” Pati reagime edhe të tjera pro dhe kontra këtij mendimi. Unë mendoj se porosia e z. Kastrati ishte në një farë forme e arsyeshme, sepse kush cenon pragun e shtëpisë , dihet çka duhet bërë. Përkundër asaj se shteti është ai që duhet mbrojtur qytetarët.  Kjo deri me tani fare pak ka qenë e pranishme nga Qeveria e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare, sidomos në veri të vendit. Mbrojtja e pragut të shtëpisë është e shejtë dhe për ruajtjen e saj duhet me u flijuar. Kjo edhe ka qenë dhe duhet të jetë  traditë e shqiptarit.Prandaj shqiptarët nuk duhet të presin deri sa të  vijnë organet e rendit dhe të sigurisë për të ndërmarrë masa, por duhet të jenë të përgatitur dhe të organizuar për çdo eventualitet. Bllokimi i rrugve të tri fshatrave të shqiptarëve në komunën e Leposaviqit ka nxitur nga kjo deklaratë që të vetorganizohen dhe të zhbllokojnë këto rrugë. Në këtë iniciativë KFOR-i amerikanë duke parë iniciativen e qytetarëve shqiptarë për vetorganizim dhe për të zhbllokuar këto rrugër, ka ndihmuar që të zhbllokohen këto rrugë që ishin të bllokuara për tri fshatrat shqiptare , prandaj kjo tregon se nuk duhet të rrimë duarkryq dhe vetëm të vrojtojmë se çka po ndodhë rreth nesh…

Veriu i Kosovës nuk duhet të lihet pasdore

Megjithatë normalizimi i matejshëm i marrëdhënieve  të Beogradit me Prishtinën është imperative i kohës ,por duhet pasur kujdes gjatë vendimeve të marra gjatë dialogut… “Mbetet kusht politik për Serbinë që të vazhdojë rrugën e integrimeve  evropiane “ (Stefan Fyle). Mirëpo sa është e vetëdijshme Serbia që në këto çaste të angazhohet seriozisht dhe kështu të ndihmojë në rend të parë vetvetën dhe bashkëqytetarët e saj të cilët të instrumentalizuar nga vet Serbia janë verbuar dhe nuk shohin se një ditë kjo veprimtari e tyre kriminale, shofeniste dhe antinjerëzore do të dëmtojë në rend të parë ata ,sidomos ata që vrapojnë kah zaptimi dhe cenimi territorial i një shteti tjetër dhe kah diskriminimi i të drejtave të të tjerëve, siq ngjau me Millosheviqin dhe bashkëmendimtarët e tij…

Sipas Florian Biber, ekspert i njohur i çështjeve politike të Evropës, Prishtina  dhe Beogradi mund të flasin për veriun pas finalizimit të procesit elektoral në Serbi” . Mirëpo lufta për pushtet në Serbi si duket ka filluar me ardhjen e Nikoliqit në Kosovë (veri), Ai me paraqitjen e tij para qytetarëve , përkrahës të tij ka sjellë dilema dhe vështirësi për zgjidhjen e problemeve në veri të vendit, prandaj është dashur të pengohet ardhja e tij dhe të tjerëve që kanë për qellim acarimin në këtë pjesë të vendit. Ndoshta pasiviteti i organizatave  ndërkombëtare  në veri është pjesërisht  për shkak të dilemave  të tyre  për atë  që duhet bërë . Për të arritur çfarëdo ndryshimi rrënjësor në veri- kërkohet bashkëpunimi i shumë faktorëve , e posaqërisht kërkohet bashkëpunimi dhe dialogu me qytetarët në veri, por jo edhe me strukturat paralele (ilegale) , të cilat nuk duan të bashkëpunojnë dhe të pranojnë realitetin e pavarësisë së Kosovës…

Më në fund duhet konstatuar se vriu i Kosovës nuk duhet të lihet pasdore , por atje duhet vepruar me kapacitete të bashkërenditura  të të gjitha institucioneve  të Kosovës. Duhet që mekanizmat e sigurisë t’i marrin gjërat shumë më seriozitet se deri me tash dhe të mos lejojnë  hapsirë dhe mundësi që segmente jashtë institucionale të ndërrmirren veprime të tilla, të cilat pastaj do të sillnin situatën edhe më të nderë  se sa që është  edhe sot”. Pranda mendoj se pjesëtarët e ROSU-së duhet të jenë vigjilent kësaj radhe  gjatë ndërhyrjes në veri, pasi që operacioni i 25 korrikut (2011) pati pasoja  me humbjen Enver Zymerit. Është momenti i fundit për të shtrirë  legjitimiteti edhe në veri, por gjithnjë në koordinim dhe bashkëpunim me bashkësinë ndërkombëtare, sidomos me SHBA-në….



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: