Fritz Radovani: Cili asht ma turk se turqit?...
| E Marte, 10.04.2012, 05:35 PM |

CILI  ASHT  MA  TURK  SE  TURQIT ?...

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Gjithmonë ai që rrin ma afer flamurit të “vëllezërve të gjakut”, mbasi jo vetem tregon kombësinë e vet por edhe vigjilencen për ruejtjen e betimit të vet revolucionar ashtu si miku i tij Fatos Nano, kur betohej: “Për nder të flamurit!”, a ju kujtohet kur tregoi në Zvicerr se “njeriu ka një babë e ky babë ishte Enveri!”…shumica e shikuen të çuditun e ky u betue se baba i tyne ishte sulltan Enveri…Sa i gëzuem ishte aty edhe Hashimi.

Kjo foto e Hashim Thaçit me Erdogan, asht një kujtim me të vertetë me vlerë të madhe.

Takim burrash të shtetit…Po se të cilit shtet nuk po e merr vesh as dreqi …

Kush mundet me thanë se kjo nuk asht ba në Stambollë? – Askush, Sikur t’ishte ba në Prishtinë do të ishte edhe flamuri me parcelen e maruanës në tè…Ai nuk asht!

Mungon edhe sfondi me shkronjat arabe të pashallarëve të Kosovës. Të gjitha të dhanat na çojnë në Ankara! Me siguri këta nuk kanë nevojë as për perkthyes! Ndoshta kur asht kenë i vogel mund ti kenë thanë e ama Hashimit: “Folsh me gishta!”.... A veni ré se nuk ia lëshon doren! Nuk kam pa asnjë foto kur janë takue për heren e parë. Do t’ishte interesant me dijtë kur janë takue se cilin zakon kanë ndjekë, mbasi udhëheqësit e të gjitha vendeve orjentale puthen e rroken me ia pasë lakmi edhe gratë...

Më kujtohet kur ka shkue heren e parë J.Arafati në USA, një gazetar shpjegonte sesi presidenti Klinton kishte qendrue rreth 10 orë para takimit tue mendue sesi me shpetue nga puthjet e tij...që i vazhdonte sa në një faqe në faqen tjeter sa me u fshi me peshqirin e tij, se nuk mund të delte para publikut tue i shndritë fëtyra nga pështyma...

Asht një sukses i politikës së qeverisë kosovare krejt i paparashikuem. Me na pasë thanë dikush para vitit 1999 se të gjithë këta kosovarë që janë në Tiranë të dëbuem nga Millosheviqi ka me i shpetue me luften e vet dhe ushtrinë e tij Hashim Thaçi, që flenë e çohet në shtëpijat e blokmenëve të Tiranës, do t’ ishim çue në mengjes heret me shkue me e pa kur delte me shetitë me udhëheqësit e Tiranës komuniste, për me i vrejtë se si merrshin e jepshin njeni me tjetrin tue ba planin se si me thye frontin Serb...e secili tue mendue mënyren si me zanë gjallë Millosheviqin për me e çue në Stamboll!

Askush nuk mundet me e kuptue sa hallin e paska pasë kryeministri i Tiranës, as nuk mund të kuptohet kurrë prej nesh gjendja e Pandeli Majkos, kur ishte mjedis dy a tre zjarresh, atij serb, amerikan po, edhe grek në anen tjeter...Veç fati i tij mos me i shkue kurrë mendja se tanë përpjekja e tij dhe e shokëve qeveritarë, asht tue u ba me ia përgatitë taven kosovare “vëllezërve të gjakut turk”... se, në rrezik me i luejtë mendja e kokës...

Aty nga viti 1950, kur radio “Shkodra” vente muzikë të kerkueme, një qytetarë në Shkoder kerkonte të njajten kangë. Edhe radio ia plotsonte deshiren dhe e transmetonte. Mbas tre a kater herësh filloi me ju krijue dyshimi se mos ky person e kerkon me njëfarë dreqnije atë kangë. Vune me ruejtë kutijat e postës në Pjacë për me mujtë me e gjetë kerkuesin e kangës, por mbet i padijtun. Nuk e kapne... Me ditë se Radio Prishtina transmeton muzikë të kerkueme edhe unë kishe kerkue kangën e atij shkodranit të vjeter: “Shumë durojmë e s’ po pelcasim!”... Asht edhe paksa si muzikë turke!!

 

 


Mars, 2011.

(Vota: 11 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: