TraboiniFilm: At Martin Gjoka - Simfoni 1919
| E Diel, 25.03.2012, 04:55 PM |

AT MARTIN GJOKA OFM (20  prill1890- 3 shkurt1940) - hapi i pari shtegun e artit muzikor shqiptar, krijuesit i të parës simfoni shqiptare "Dy lule në vorr të Skanderbegut" (1919) si dhe krijuesi i operas shqiptare "Juda Makabe" me libret të Gjergj Fishtës kompozuar në vitin 1917. Për 50 vjet është thënë se opera e parë është krijuar në kohë të Partisë, por e verteta është ndryshe. Madje shumë prej pjesëve muzikore apo këngëve të Martin Gjokës se ndaluar, kanë arrit të futën në repertore pa emrin e tij.

E kemi "takue" të madhin At M. Gjoka, tek filmi "Skënderbeu", ku kompozitori Ç. Zadeja, shfrytëzon me mjeshtri temën e këngës së Gjokës "Kenkan mbushun malet me borë". At Martin Gjoka edhe pse vdiq në moshën 50-të vjeçare, në moshën më prodhimtare për një kompozitor, na ka lënë një pasuri të madhe muzikore në të gjitha gjinitë.

Simfonia që paraqitet në këtë film është ekzekutuar nga Orkestra e Operas nën drejtimin e Eno Koços në vitin 1986.Filmi i realizuar nga Kolec Traboini është mbështetur në librin e Robert Prennushit mbi At Martin Gjokën OFM.

 



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: