Milazim Kadriu: U përkujtuan 6 dëshmorët e UÇK-së të ZOLL-it
| E Diel, 25.03.2012, 05:59 PM |

U përkujtuan 6 dëshmorët e UÇK-së të ZOLL-it që ranë në ditën e fillimit të bombardimeve të NATO-s

 

Nga Milazim KADRIU

 

Në 13-të vjetorin  e rënies së dëshmorëve të kombit të ZOLL të UÇK-së Sabit Rrahimi, Bedri Ahmeti, Ismet Asllani, Fatmir Selmani, Hamdi Sejdiu dhe Ragip Ademi u organizuan manifestime përkujtimore. Në këtë ditë kur forcat e NATO-së filluan bombardimet ndaj caqeve serbe në të gjitha frontet e luftës u zhvilluan beteja të ashpra në të cilat ranë edhe shumë dëshmorë të kombit. Kështu Sabit Rrahimi, shef i shërbimit informativ pranë  Brigadës 152 “Shaban Shala” ra heroikisht në fshatin  Dobërdol derisa ishte në frontin  e luftës për të penguar forcat serbe që të depërtojnë nga fshati Dumnicë. Bedri Ahmeti, komandant kompanie pranë  Brigadës 151 “Zahir Pajaziti” ra në fshatin e lindjes në Llapashticë ku ishte gjatë tërë luftës. Ismet Asllani, shef i logjistikës së  Brigadës 153 “Hyzri Talla” ra në afërsi të Lipjanit, ndërsa dëshmorët Fatmir Selmani, Hamdi Sejdiu dhe Ragip Ademi ranë në Tashefc në afërsi të kufirit Kosovë-Serbi prej nga tentonin të depërtojnë forcat serbe që të hyjnë në Kosovë. Në shenjë përkujtimi për këta dëshmor u bën homazhe dhe u vendosen kurora lulesh në vendet e rënies dhe pranë varreve të tyre në Dobratin,  Llapashticë, Prapashticë,  Repë dhe  Zhiti. Në këto manifestime morën pjesë shumë qytetar të Llapit e më gjerë si dhe familjarë të dëshmorëve,përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtar të dëshmorëve dhe atdhetar tjerë. Me këtë rast u evokuan kujtime për jetën dhe veprën e dëshmorëve të kombit.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: