Arben Llalla: Ministria e jashtme Greke thërret ish diplomatin e saj Theodhoros Ikonomu
| E Diel, 25.03.2012, 05:59 PM |

Ministria e jashtme Greke thërret ish diplomatin e saj Theodhoros Ikonomu -Kamarinos për Apologji të deklaratës së tij për minoritetin grek në Korçë

 

Nga Arben LLALLA

 

Sipas disa informacioneve kofidenciale ministria e jashtme greke pasi ka marrë disa letra anonime për deklaratat e bëra para një viti nga ish-Konsulli i përgjithshëm grek në Korçë Theodhoros Ikonomu-Kamarinos se “Po, ekzistojnë grekë në Korçë. Po, vllehët janë grekë. Grekë, mos u trembni nga regjistrimi i popullsisë të shpallni origjinën reale dhe të gjithë atyre që janë në dyshim dhe me frikë dhe pyesin veten jam me siguri grek, ju them një gjë, shkoni në varreza dhe shikoni varrezat e etërve dhe gjyshërve tuaj dhe gjuhën në të cilën janë shkruar dhe merrni vendimin tuaj. Janë në gjuhën greke. Ky është Vorio Epiri. Në Vorio Epir eksitojnë grekë, kjo vërtetohet dhe do vërtetohet më tepër kur të regjistrohet popullata dhe këtu duhet të funksionojnë të drejtat e minoritetit. Kurajë, shpresë dhe betejë”. Kjo deklaratë u bë me rastin e 20 vjetorit të themelimit të organizatës OMONIA në shkurt 2011 dhe shkaktojë reagime të shumta në Shqipëri në drejtim të Konsullit dhe ministrisë së jashtme greke. Më 27 Prill 2011 ministria e jashtme greke hapi konkurs për vend të lirë në Konsullatën greke në Korçë, bëhej fjalë për postin e konsullit të përgjithshëm Theothoros Ikonomu. Sipas dokumentit të më poshtëm Athina zyrtare shfaqi shqetësimet e saj nga deklaratat e diplomatit dhe me njëherë kërkojë zëvendësimin e tij. Atë kohë nuk u vërtetua asnjëherë se diplomati Ikonomu u tërhoq nga Athina si pasojë e deklaratave provokime, por për opinionin u tha se i mbarojë mandati diplomatikë. Ai u tërhoq disa ditë përpara se ti mbaronte mandati zyrtar duke mos i lënë për të shfrytëzuar të drejtën për të kërkuar edhe një vit zgjatjen e qëndrimit të tij si kryediplomatë në Konsullatën e Korçës.

Fill pas largimit për në Greqia diplomati grek Ikonomu u vlerësua me disa mirënjohje nga shoqatat dhe organizata OMONIA, degës së Korçës për deklaratën e greqizmit të Korçës dhe Jugut të Shqipërisë.

Pas kaq kohësh dhe duke parë se diplomati në fjalë po shkel rregullat e diplomacisë shtetërore greke duke dhënë intervista dhe marrë pjesë nëpër aktivitete që organizojnë shoqata joqeveritare të cilat në programet e tyre kanë shpalljen e Autonomisë së Vorio Epirit ka bërë që Athina zyrtare ta thërrasë për këshillime dhe ndoshta ta detyrojë Theothoros Ikonimu të jetë më i përmbajtur për termin Vorio Epir sepse ky term në marrëdhëniet zyrtare shtetërore është i ndaluar.

 

Faks-dokument i ministrisë së jashtme greke 27 Prill 2011 ku kërkohet tërheqja e diplomatit grek Theodoros Ikonomu

 

Konsulli Theodhor Ikonomu dhe Vangjel Dulen

 



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: