Boks, fiton Qato
| E Shtune, 24.03.2012, 03:33 PM |

Boksieri shqiptar me banim në Angli, Kreshnik Qato ka fituar sërish në ndeshjen e zhvilluar në qëndrën Troxy në Londër.

 

Ish-kampioni i botës shqiptari Kreshnik Qato ka mundur letonezin Ruslan Pojonisevs, në një mbështetje mjaft entuziaste të tifozëve të tij kuqezinj nga shqiptarët e Britanisë.

 

Kundërshtari i tij është 28 vjecar, pese vjet më i ri në moshë se Qato me një bilanc prej 28 ndeshjesh, 13 fitore, 18 humbje dhe 1 barazim.

 

Më parë, Kreshnik Qato kishte mundur anglezin Terry Carruthers vitin e kaluar. Ndeshja e zhvilluar në Londër me gjashtë raunde me nga 3 minuta për Qaton shërbente për t’u ringjitur në ranglistën botërore të boksit.

 

Qato ka zhvilluar 34 ndeshje, 26 fitore dhe 8 humbje. Shqiptari Kreshnik Qato ish-Kampion i Botës garon në këtë sport si profesionist që prej 10 vitesh. Boksieri shqiptar, 33 vjecari Qato, konkuron në peshën e mesme 72.6 kg.

 

Në renditjen botërore Kreshnik Qato është i 140 nga 1250 boksierë.

 

Ndërsa në Britani ai është i 6 në peshën e tij nga nga 123 boksier. Fitorja e sotme përmirëson ndjeshëm renditjen e tij dhe përbën një mundësi tjetër për të konkuruar për një titull botëror, edhe pse vitet kalojnë.


Top Channel

(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: