Fritz Radovani: 22 Mars 1992 - 20 vjet mashtrimi i popullit shqiptar
| E Enjte, 22.03.2012, 08:04 PM |

22 MARS 1992 – 20 VJET MASHTRIM I POPULLIT SHQIPTAR

 

Në 100 vjetorin e Pavarsisë...

 

E  DUAM  SHQIPNINË  SI  GJITHË  EUROPA !..”

 

Nga Fritz RADOVANI

 

Një « anderr » sa e gzueshme aq edhe e trishtueshme per Popullin Shqiptar!

Data 22 Mars 1992: Mbasi u zhvilluen zgjedhjet e parakohshme, njoftohet se me një rezultat të thellë kishte fitue PDSh. Rotacioni i rezultatit ishte 90 %. Në krye vjen një qeveri e “djathtë”. Parlamenti i ri zgjedh President të Republikës z. Sali Berisha, i pari i zgjedhun në mënyrë demokratike. Protestat antikomuniste marrin fund. U tha, po dhe u shkrue me shkronja të mëdha se Revolucioni antikomunist “triumfoi”.

Edhe na Shqiptarët me gjithë Europen Lindore besuem se do të ishte e vertetë!

Premtimi i parë i PDSh, para se të merrte pushtetin, ishte se Qeveria e re do të fillonte proceset gjyqësore kundër udhëheqjes së PPSH per vrasjet e 2 Prillit 1991 në Shkoder, dhe njëkohsisht vrasësit e 47 vjetëve të qeverisjes komuniste me në krye terroristin Ramiz Alia do të pergjegjen para gjyqit “me akuzën për Gjenocid ndaj popullit shqiptar”. Do të fillonin edhe proceset gjyqësore kundër ish-ushtarakëve, ish-punonjësve të Sigurimit të Shtetit etj. që ngarkoheshin me vrasje dhe terror ndaj Popullit Shqiptar.

Ish të persekutuemit dhe të perndjekunit politik të Shqipnisë, jo vetem do të kishin trajtimin njerzor, por edhe do të ishin bashkqeverisës së Shqipnisë “demokratike”...

U shperndanë disa “letra me vlerë” dhe disa shuma lekësh nga 2000 lekë për çdo të pushkatuem, (shumë të cilën unë nuk e kam pranue, pa më tregue ku janë Eshtnat), tue u “harrue” fare persekucioni 47-vjeçar i “luftës së kllasave”, perderisa në të njajten kohë, iu rriten pensionet dhe ua dhuroi edhe apartamentet shteti vrasësve dhe oficerëve...

Kudo parullat “Liri, Demokraci!” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, po priteshin me u ba “realitet”...në Shkoder, Kavajë, Tiranë, Korçë, Berat e gjithë Shqipninë, atëherë kur filloi me u shkrue nder mure parulla e ré “prit gomar sa të dalin bari!”...

Shpallja e parë e kësaj “parullë” ishte porsa bashkvuejtësit u quejtën me termin e ri “bashkfajtorë”, ndoshta, kjo nga angazhimi i shumë agjentave të sigurimit në organet e reja të partive dhe të shtetit të ri rreth të cilit u gjetën edhe hetues kriminelë, si “shoku” i njohun Sabri Godo ... që u vesh edhe me epitete tjera, që janë turpi i “demokracisë”...

U miratue një ligj për ata që do të zgjidheshin kjoftë edhe nder organet lokale, që para se me u ngarkue me një detyrë, me u paraqitë nga i propozuemi “pastertia e figurës”, gja që “garantonte” para zgjedhësve “hapjen e dosjeve”... Në të vertetë kjo “u zbatue” e u ba e “besueshme” me zgjedhjet e të gjithë deputetëve tue fillue nga kryetari i Kuvendit të ri Popullor, Pjeter Arbnori, e deri tek Gramoz Ruçi me shokë, ku të gjithë bashkë ishin jo vetem bashkvuejtës dhe bashkfajtorë, por edhe bashkpuntorë të sigurimit komunist...

Të parët njerëz që kanë tregue rrugën e vërtetë në të cilen duhet vendosë pa asnjë kusht dhe lëshim Demokracia në Shqipni janë kenë Don Simon Jubani, Prof. Arshi Pipa dhe At Daniel Gjeçaj. Don Simoni e ka shpallë botnisht “programin” në fjalen e mbajtun në Vorrezat e Rrëmajit me 11 Nandor 1990, ora 11.00, kur ka thanë Meshen e Parë, me të cilen Ai solli Lirinë e Fesë, kusht i domosdoshem për vendosjen e Demokracisë.

Prof. Arshi Pipa, profeti i vërtetë i t’ardhmes Demokratike, shumë shpejtë mbas Don Simonit, nga stacioni i “Zërit Amerikës”, ka ba thirrje per rrëzimin e monumentit të diktatorit mu në qender të Tiranës, akt pa të cilin “nuk vendoset Demokracia”...

At Daniel Gjeçaj, me daten 22 Mars 1992, në radio “Vatikani”, ka lexue Ai vetë “Programin e Qeverisë së Ré Demokratike”, prej ma shumë se 16 pikash, kushte që jo vetem ishin të domosdoshme po të detyrueshme për me vendosë Demokracinë e vertetë në Shqipninë e porsazgjueme nga robnia e dhuna komuniste.

Asnjë nga thirrjet dhe kerkesat e Këtyne Burrave nuk janë marrë parasyshë!

Nuk bahet fjalë per zbatimin, të pakten e një prej pikave të kërkasave të Tyne.

Me miratimin e BSPSH së Shkodres, para fitores së zgjedhjeve të 22 Marsit 1992, kam paraqitë unë zyrtarisht në Kryesinë e BSPSH në Tiranë, tek Kryetari z. Gëzim Shima, në prani të z. Eqrem Kavaja, kërkesen e zgjedhjes për President të Republikës së Ré Shqiptare, të Shqiptarëve të Nderuem dhe të njohun zotnijëve  Prof. Arshi Pipa ose Prof. Sami Repishti dhe per Kryeminister zonjen Prof. Nermin Vlona, aso kohe në Itali.

Edhe kerkesa e BSPSH u shue me vendimin e turpshem, të zgjedhjes së personave që kohët e fundit kanë jetue 20 vjet pashkëputje në Shqipninë e rrethueme me tela e ferra.

Fatkeqёsisht Kёta, nuk ishin komunistё tё kovertuem, per tё cilet ka folё nё mes tё Tiranёs nё vitin 1999, presidenti çek, z. V. Havel...

E verteta asht se trashigimtarët e rijë të qeveritarëve komunistë, perveç pasunimit personal në kolltukët qeveritarë, që këte e kemi traditë që në vitin 1925 me A. Zogollin, Enver Hoxhen, Ramiz Alinë etj., kanë ba disa ndryshime të dukshme, që asht vështirë me t’i rrokë edhe mendja e kokës...Enver Hoxha, djali i bylykbashit turk të Gjinokastres, apo Ramiz Alia, djalë turkoshakut në Bosnje, kishin të drejtë me u krenue me veprat e tyne tradhëtare dhe terroriste ndaj Popullit Shqiptar... Ata u sollen aty per atë qellim.

Sot, në 20 vjetorin e 22 Marsit 1992, kur shpejt do të festojmë edhe 20 vjetorin e “antarësimit” në “Konferencen Islamike”, askush nuk mund të “akuzojnë” as dr. Sali Berishen, as “dr. prof.” pasues presidentë e kryeministra, si mashtrues, hajdutë apo tradhëtarë të Popullit Shqiptar, mbasi të gjithë, njeni mbas tjetri, sa “bijtë e Stalinit”, sa “vëllezer me serbët e Titos”, sa “vëllezër me motrat kurva” të demokracive popullore apo të Kinës... e tash së fundi “vëllezer gjaku me turqit”...çka i lidhë “këta kafshë t’egra” perveç vjedhjes, krimit të organizuem, mbushjes së xhepave dhe shkatrrimit kombtar me

Shqipninë e Gjergj Kastriotit!?...

 

Melbourne, 21 Mars 2012.



(Vota: 7 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: