Se shpejti do te nise aktivitetin Bashkimi i Gazetareve Shqiptare...
| E Hene, 19.03.2012, 07:59 PM |

BASHKIMI I GAZETAREVE SHQIPTARE

 

Duke vleresuar gjendjen skandaloze ne te cilen ndodhen punonjesit e medias shqiptare, si dhe kthimin e nje sere organizatave te deklaruara se mbrojne te drejtat e gazetareve, ne perfitues benifices te drejtuesve te tyre;

 

Se shpejti do te nise aktivitetin Bashkimi i Gazetareve Shqiptare, nje strukture sindikaliste qe ka si objekt mbrojtjen e te drejtave te te gjithe gazetareve qe e ushtrojne aktivitetin e tyre ne territorin e shqiperise. Perkunder organizatave ekzistuese qe e kane neperkembur kete destinim Bashkimi Gazetareve do te jete konseguent ne objektivin e tij, nuk do te kthehet ne mjet perfitimi individual, sikurse ka ndodhur me te meparshmet organizata, por edhe me me te fundit, Unionin e Gazetareve, qe eshte kthyer ne strukture perfituese e drejtuesit te saj te pazevendesueshem,A.Cipa.

Bashkimi i Gazetareve do te jete pike bashkimi e te gjithe gazetareve qe sherbejne neper mediat e djathta e te majta, ne te pavarurat e te varurat, pasi mbi gjithcka ai ve te drejtat e gazetareve dhe jo te njesive politike e pushteterore, apo private, qe disponojne keto media.

Bashkimi i Gazetareve do te jete oponence konstruktive me strukturat e shtetit per te arritur objektivat e veta,por edhe bashkepunues e ne papajtueshmeri me joshjet e perfitimet individuale.

Ne ndryshim nga Unioni i Gazetareve (te cilin drejtuesi i saj, i veteshpallur e mban peng qe prej disa vitesh duke mos bere asnjehere zgjedhje te rregullta, por me vetem nje grup miqsh e shokesh), drejtimi i Bashkimit te Gazetareve do te behet nga nje grup te perzgjedhurish nepermjet te gjitha standarte qe njeh demokracia. Ne grupin drejtues do te jene prezent perfaqesues te mediave por edhe te gazetareve ne profesion te lire e atyre te dale ne pension. Ne perfaqesim do te ruhen raportet e grupmoshave profesionale me qellim krijimin e unitetit, pa te cilin nuk mund te arrihen objektivat.

Perdorimi i BGSH per qellime perfitimi si dhe influence individuale, ne statutin(qe do te publikohet me pas) do te percaktohet si veper e denueshme penalisht. Detyrimi i rotacionit do te jete nje tjeter pike e statutit etj...

Aktualisht, grupi themelues i Bashkimit te Gazetareve Shqiptare po punon per finalizimin e dokumentacionit dhe shume shpejt do te ndermarre aktin e legalizimit.

 

Grupi themelues i Bashkimit te Gazetareve Shqiptare



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: