Zeqir Lushaj: Dhuratat e miqëve, na gëzojnë (XX)
| E Marte, 20.03.2012, 08:57 PM |

NGA KRONI I TRADITËS

“HAJDE HAJDE, KOHË E VJETËR,

SI ARBNIJA, KUND S’KA TJETËR…!”

Veçojmë tri vjersha nga ky libër modest, por simpatik

 

TRADITA

N’kullё të lashtё,

Ne kemi odë.

Nё odё  kemi,

Ballё oxhaku,

 

Mbi oxhak,

Asht’ njё kavall,

I bje me gishta,

I urti ...Plak.

 

Melodija...,

Si bukë-valë,

Vjen me mall,

E vjen me vajë.

./.

ANDRRA E SHPRESËS

E tash Fishtё,

Pusho n’qetёsi,

Kur t’bje hymni,

Pёr Arbnorinё,

 

E shenjtё,

Do ta këndojmё,

Me atë lahutё,

Amanet ,

T’bardhave brezni.

Moj Shqipёri,

Mbetsh bekue,

A t’ka mbetë ,

Një zog drangue.

 

Veç diçka i ra n’mend,

I ndihmon Zoti ynë,

Gjithçka nё jetё ,

E ka t’filluet!

./.

Flia

Njё zanё ishte e martuar me njё bari.

Bariu i ruante delet.

Njё ditё nё mal iu dёftua Hyu.

Kёrkoi nga bariu njё flijim dhe i tha:

Unё ju dua shumё dhe ju ruaj – ç’ka do tё bёnit ju pёr mua?

Bariu kur u kthye nё shtёpi e mori thikёn me e pre dashin.

Zanёs iu dhimbs e i tha:

Pse po e prenë?

Bariu pёrgjigjet:

E bёjmё fli pёr Zotin.

Zana i thotё: E bёj unё njё fli .

Nёse nuk i pёlqen Zotit atёherё, preje dashin.

Zoti erdhi nё sofrёn e tyre e shijoi njё petull.

Pёr herё tё parё rrodhi njё lot hyjnor.

Me pёlqen flija se i keni dhёnё formёn e diellit.

Unё gjithmone do t’ua jap dorёn.

Mendohet mbi 10.000 vjet,tё ekzistencёs sё flisё.

Forma e gatuarjes sё saj kurrё nuk ndryshon,

me saç, mblatimi i hirit tё zjarrit dhe brumit.

-----------------------------

Një fragment nga Poema Shportat e Princit

 

***

Mbas një viti,

çiftit të ri,

u fal Zoti

një fëmijë.

 

Janë gëzue,

verë e shend,

e ja lanë,

emrin Shpend.

 

Shkoi një kohë,

e vite shkuen,

në atë vend,

ku ishin ra,

 

E bajka mbreti

një punë,

zanatçinjtë,

për me i pa.

 

Në pallat i ftoi,

Suvenirë,

I duhen,

kishin ardhë shumë,

 

Reklamonin,

Punën,

e me ta Lauri,

ishte përzie,

Vinte i fundit,

në pallat me hy.

 

Kjo mbretëri,

ishte fqi,

me mbretërinë,

e atit të tij.

 

Një arkë të bukur,

e thurë mirë,

bisht të thikës,

e vë në zjarr,

 

e mbasandej,

në kapak të saj

i dha vulë,

me allë të zjarrtë

(se ne bisht,

të thikës së tij,

e mban kodin,e fshehtë,

për me pa çdo,

mbretëri...,

origjinën e tij)

 

Erdhi dita,

festë pallati,

ulë në fron,

mbreti rri,

 

Kanë mbarue,

Ceremonia,

rend po hyjnë,

zanatçinjtë,

 

E në fund,

i ardhka rendi,

për me hy,

Princi i ri.

 

Vë pallton,

mos m’u njoftë,

prijka nusja,

me gjithë djalë,

 

E mbas saj,

vjen Lauri,

qesin hapat,

shumë ngadalë.

 

Ngrit në kambë Mbreti,

E puth fëmijën,

e merr shportën,

është shtangue,

 

E sheh vulën,

lëshon sytë Laurit,

ky heq pallton,

e janë kuptue.

 

Për at hir,

për Perendi

Lauri

je ti!?

 

Afrohet,

mirren ngrykë,

lot të shumta

derdhin të dytë  .

 

Falë zotit,

o princi im,

ti je djalë

i shokut tim.

 

Jemë mërzitur,

krejt çka qemë,

n’darsën tande,

pa mend mbem,

 

Tash me dasëm,

kam me të çue,

atit tënd,

me i tregue.

 

Tri ditë e net,

Çmallen,

i tregon,

princi ngjarjen,

 

Niska dasëm,

me ushtri ,

për me shkue ,

te shoku i tij.

***

Si redaktor i ZSh-së, dhe sot, edhe si redaktor i librit Shportat e princit, e uroj nga zemra poetin kosovar Ymer Azemi. Me shumë dashuri e kam parë librin e Tij, në dorëshkrim, dhe me kujdes, kam nderhyrë për ndonjë redaktim. I jam mirënjohës edhe per faktin se ,Ymeri ma ka derguar librin e Tij në Amerikë, me një kushtim  ndaj meje, në shenj mirënjohje për punën time modeste. Ec e mos thuaj pastaj që, dhuratat e miqëve, na gëzojnë!

Urime edhe Kadri Manit, si ndërmjetësi dhe lokomativa e kësaj pune të frytshme.
Libri është diçka mes përrallës tradicionale, mes legjendave kreshnike, mes folklorit të pafund, dhe është krejt në tabanin tonë kombëtar. Letërsia shqipe, ka nevojë për këtë stil krijimi.
Libri lexohet me endje nga të gjitha moshat, dhe shumë e shumë vargje të mbesin në mendje.
I urojmë Ymerit edhe vepra të tjera në të ardhshmen.

 

HAJDE HAJDE, KOHË E VJETËR,

SI ARBNIJA, KUND S’KA TJETËR…!”

 

(Për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në NJ,USA)



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: