Kujtim Kurti: Reagim ndaj analizes se Institutit GAP
| E Shtune, 17.03.2012, 04:34 PM |

Reagim, ndaj analizes se Institutit GAP ne temen "Impakti ekonomik i DokuFest-it" te dt.04.3.2012 para perfaqesuevsve te Mediave.

 

Me dt.04.mars 2012 ne ambientet e Restuarant "Rings"-ne Prishtine,para gazetareve te nderuar, u prezantua Analiza "Impakti ekonomik i Dokufest-it",nga Instituti per Studime te Avancuara (GAP),ne bashkpunim me festivalin e filmit dokumentare dhe te shkurter-DokuFest,dhe perfaqesuesve te Kuvendit Komunal te Qytetit te Prizrenit.

 

Ne kete prezantim para mediave moren pjese,drejtori ekzekutive i Institutit (GAP)-z.Agron Demi,drejtori ekzekutive i DokuFest-it-z.Aliriza Arneliu,dhe perfaqesuesi i Kuvendit Komunal te Prizrenit-z.Kujtim Gashi,ku prezantuan te "dhenat" per Impaktin ekonomik te DokuFest-it,per qytetn e Prizrenit dhe ekonomin kosovare ne pergjithesi,duke u bazuar ne te "dhenat" e grumbulluara gjate festivalit te fundit te DokuFest te mbajture nga 23-31 korrik 2011,nga ku Instituti (GAP) ne bashkpunim me perfaqesuesit e DokuFest kan manipuluar me te dhenat qe jane prezantuar nga te dyja palet,ne bashkpunim me Kuvendin Komunal te qytetit te Prizrenit,rrethe analizes "Impakti ekonomik i Dokufest-it",per periudhen 4 vjeqare 2011-2014.

 

Ne kete prezantim te analizes te "Impakti ekonomik i DokuFest-it"nga (GAP),jane permbledhur ne 3 pika:

-Permbledhja Ekzekutive

-Metodologjia

-Historiku i DokuFest-it

 

Nga ku,ne 3 pikat e cekura nga Instituti (GAP) eshte manipuluar me te dhenat,qe jane arritur gjate Festivalit te filmit dokumentare gjate kohes qe eshte mbajtur nga 23-31 korrike 2011.Ne kete analize,Instituti (GAP) paraqet se jane" rralizuar perfitime nga DokuFest ne vleren e 3.1 milion eurove,nga brutto produkti vendore(GDP),kurse nese llogariten shpenzimet per konsum,Impakti vjetore arrin ne 3.8 milion euro,dhe prap sipas Institutit (GAP),ne peridhen e ardheshme 4 vjeqare,Impakti ekonomik i DokuFest-it ne GDP-ne,e vendit do te jete 17.5 milion euro,ndersa nese llogariten shpenzimet e konsumit,atehere kjo vlere arrine ne 21.9 milion euro"

 

Ne vazhdim te analizes nga Instituti (GAP) jepen te dhenat e numrit te vizitoreve qe kan shiquar filmat e Festivalit te DokuFest-it,ku sipas tyre kane arritur te shesin deri ne 10.000 bileta,per 230 filma qe jane shfaqur nga 55 shtete te Botes,nga dt.23-31 Korrik 2011,dhe nga kjo ka dalur" llogaria" e vleres se 3.1 milion eurove,dhe te konsumit te 3.8 milion eurove,nga Instituti (GAP) ne Bashkpunim me drejtuesit e DokuFest-it.

 

Instituti (GAP) ne bashkpunim me DokuFest,me qellim ju ka ikur nje analize te detajuar,te ardhurave qe jane rralizuar gjate kohes se mbajtur te Festivalit DokuFest nga dt.23-31 korrik 2011,dhe ka argumentuar te dhena te manipuluara para opinionit te gjere,dhe mediave kosovare,me qellim te mashtrimit te sponzoreve qe financojne qdo vite Festivalin DokuFest.

 

Ne kete analiz,nuk jane parqitur te dhenat e Buxhetit te DokuFest-it,qe financohen nga Sponzoret,Donatoret si dhe nga ndihma e Kuvendit komunal te Prizrenit,nuk jane paraqitur fitimet e sponzoreve gjate festivalit te Dokufest-it,nuk jane paraqitur fitimet nga shitja e biletave te DokuFest-it,nuk jane parqitur te dhenat e adminstretes tatimore qe kane rralizuar te hyra brutto-netto,gjate kohes se eshte mbajtur festivali i DokuFest-it,si dhe nuk jane paraqitur fitimet netto-bruto te punes organizative te vet DokuFest-it.

 

Si me poshte po japim analizen e, OJQ-"Levizja per perparimin e Turizmit"-LPT te cilet e kemi monitoruar Festivalin e Dokufest-it,gjate kohes 23-31 korrik 2011,nga ku paraqesim te dhenat reale te perfitimit,qe eshte rralizuar ne ekonomin e qytetit te Prizrenit.

 

1.Organizatoret e festivalit DokuFest,qe 10 vite panderprere organizojne mbajtjen e festivalit te filimi qdo here ne muajin korrik,kur eshte fluksi me i madhe i bashkeatdhetareve qe vijne nga diaspora per Pushime,nga ku kjo eshte pjesa 90% qe rralizon te hyrat me te mdhaja ekonomike gjate muajit korrik.

 

2.Gjithe kontingjenti i dhomave te hoteleve dhe moteleve ne qytetin e Prizreni me rrethin eshte 400 shtreter nga qmimi miniman per dhome 40 euro,dhe me shtepi private per banim afer 100 shteter,me qmim dikund 20 euro per dhome.

 

3.Nga 230 filma nga 55 shtet te botes qe jane shfaqur ne 7 kinemat e improvizuara nga organizatoret e DokuFest-it,gjate dt. 23-31 korrik 2011,del se jane vizituar vetem nga 1000 vizitore ne dite gjate gjithe kohes sa eshte mbajtur festivali i DokuFest-it.

 

4.Nga 10.000 biletat e shitura,gjate dt. 23-31 korrik,del se qdo dite kan vizituar filmat qe jane shfaqur dikund 1000 vizitore,nga ku 800 vizitore kan qene te stafit filmik,stafit te sponzoreve,stafit te ambasadave dhe stafit te Dokufest-it,ndersa 200 te tjere nga Prizreni dhe qytet e tjera te Kosoves,nga ku numri vizitoreve per qdo film qe kan shikuar nuk ka kaluar numrin 30,duke llogaritur edhe tempertaurat e larta ne muajin korrik.

 

5. Buxheti i DokuFest,qe eshte financuar nga sponzore dhe donatore per vitin 2011,ishte rreth 320.000 euro dhe 36.000 euro ndihme nga kuvendi komunal i Prizrenit.

 

6.Shpenzimet brutto,gjate gjithe kohes sa mbahet DokuFest-i,nga buxheti i organizimeve dhe publikimeve si dhe pagesa ndaj aktivisteve te DokuFest-it,eshte 110.000 euro,nga Buxheti i tyre vjetore i vitit 2011 dikund te 356.000 eurove,te financuar nga donatorte, sponzoret,si dhe komuna e Prizrenit

 

 

Duke llogaritur numrin e vizitorve nga biletat e shituara,si dhe hargjimet e tyre personale te qdo vizitori nga te dhenat qe ka arritur ti mbledhe LPT-ja,del se ekonomia e qyteitit te Prizrenit,gjate gjithe kohes nga dt.23-31 korrik 2011 sa eshte mbajtur Festivali i DokuFest-it,ka pasur te hyra ne vleren e 800.000 eurove,dhe Jo ne vleren e 3.1 milion eurove sikur eshte paraqitur para opinionit nga Instituti GAP.

 

Nga ku vet Instituti GAP,ka ra ne kundershtim me te dhenat e qe i ka paraqitur para opinionit,duke dhen vlera te manipuluara te perfitimit ekonomik te qytetit te Prizreni,nga ku nuk eshte llogaritur numri i vizitoreve,perfitimet e hoteleve nga vizitoret,perfitimi i caffe-resturant nga vizitoret,perfitimi i sponzoreve nga vizitoret,perfitimi i aviokompanive nga vizitoret,qe gjithsej nuk kalojne vleren e 800.000 eurove qe ka perfituar qyteti i Prizrenit nga 10.000 vizitoret e DokuFest-it, gjate dt. 23-31 korrik,nga ku ky Institut jep vlere te manipuluar qe nuk perputhet me te hyrat netto-bruto qe jane rralizuar ne qytetin e Prizrenit.

 

Nga ku ketu ,Instituti GAP me qellim jep vleren e manipuluar te 3.1 milon eurove , qe eshte futur fitimi qe rralizojne sponzoret qe financojne DokuFest-in,gjate kohes kur ata reklamojne produktet e tyre e qe nuk ka aspak lidhje me fitimet qe rralizon qyteti i Prizrenit gjate DokuFest-it,fitimet qe rralizohen nga te hyrat e bashkatedhetarve tane nga Diaspora qe qendrojne ne Prizren ne muajin korrik,dhe fitimin e rralizuar nga 10.000 vizitoreve qe kan vizituar DokuFest-in,e qe nuk arrin me shume se vlera e 800.000 eurove te hulumtuar nga LPT-ja.

 

Duke reaguar ndaj vlerave te manipuluar nga,Instituti GAP vlen te cekim se ketu synohet mashtrimi i sponzoreve dhe donatoreve,duke rritur vleren reale,ne vleren e manipuluar,me qellim te perfitimit te donacioneve,dhe te interesit te perfitimit nga sponzoret,dhe asnsjelltas me organizatoret e festivalit DokuFest.

 

Ndersa sipas perfaqesuesit te Kuvendit Komunal te Prizrenit z.Kujtim Gashi,qe eshte permbledhur ne analizen e Institutit GAP,jepen te dhena te gabuara,citat:

 

"DokuFest e ka shendrruar Prizrenin jo vetem ne nje qytet kulturore por edhe turistik,qe sjell numer te madhe te vizitoreve nga mbare Bota,nga ku te hyrat me te mdhaja jane gjate muajit korrik,gjate gjithe kohes se mbajtjes se DokuFest-it"

 

Ketu z.Kujtim Gashi,jep te dhena te gabuar para opinionit publik,duke ditur shume mire se qyteti i Prizrenit nuk ka nje Kino te vetme keto 12 vitet e fundit, qe eshte ne funksion te prezantimit te filmit dhe te zhvillimit te kultures ne qytetin e Prizrenit,e si mund te jete nje DokuFest qe mbahet nje jave ne vite,prezantues i kultures ne qytetin e Prizrenit,ku filmat e saj shfaqen ne Kino te improvizuar.

 

Ne kete argument te tije ai supozon se DokuFest,e ka shtuar numrin e Turisteve gjate muajit Korrik,ku bashkatdhetaret tane nga Diaspora i fut ne grupin e Turisteve,dhe keshtu menjanone me qellim numrin e 10.000 vizitorve te DokuFest-it,duke e zavendesuar me perfitimet qe arrihen nga bashkatedhetaret gjate muajit korrik,ne llogarin e vleres se manipuluar nga Instituti GAP

 

Nga ku duhet te permendet se OJQ-"Levizja per perparimin e Turizmit"-LPT,e themeluar ne prill te vitit 2011,ka pasur ne dispozicion gjithe stafin e saj ne sherbim te turisteve qe kane vizituar Prizreni gjate gjithe kohes sa eshte mbajtur festivali i DokuFest-it,me Zyren Turistike te vetemen e ketilloji ne Kosove,apo "Tourist Information",nga ku te gjithe vizitoreve te Dokufest-it,te cilet kan qene te intersuar te informohen me kulturen dhe historine e lashte te Prizrenit,akomodimin me hotele dhe shtepi private,i ka kryer me sherbim Falas,dhe me vetfinancim.

 

Nga ku organizatoreve te DokuFest-it,ju ka ofruar bashkpunim pa ndonje kompenzim financiar por vetem inicative vullnetare qe vizitoret e DokuFest-it te informohen ne menyre profesionale,por kjo kerkese e LPT-se eshte refuzuar dhe injoruar nga oragnizatoret e DokuFest-it.

 

Nga keto te dhena te manipuluar nga Instituti GAP me analizen "Impakti ekonomik i DokuFest-it"ne bashkpunim me Festivalin e filmit DokuFest,si dhe te Kuvendit Komunal te Prizrenit,jepet nje imaxh negative,sponzoreve dhe donatoreve,Ambasdave ne Kosvove,dhe qytetareve te Prizrenit.

 

Kujtim Kurti

Drejtor Ekzekutiv

OJQ-"Levizja per Perparimin e Turizmit"-LPT



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: