Si po krijohen dy kampe tradicionalët dhe radikalët myslimanë?
| E Enjte, 15.03.2012, 08:44 PM |

Detaje ekskluzive se si në Kosovë po krijohen dy kampe të myslimanëve, tradicionalët dhe radikalët.

“Bota sot” ka siguruar dokumente dhe të dhëna ekskluzive, të pa publikuara.

Ambasadat e huaja në Kosovë janë në alarm nga vahabistet, dhe radikalët e “Vëllazërisë Myslimane”. Detaje të dokumentuara për zgjedhjet e fundit të mbajtura pak ditë më parë anekënd Kosovës në Këshillat lokale të Bashkësisë Islame të Kosovës. Lista e kryeimamëve të rinj dhe atyre që u përjashtuan anekënd Kosovës. Sa vota morën këta?

A janë zgjedhjet në Bashkësinë Islame të Kosovës në kundërshtim me kushtetutën e BIK? A po e vjedh përmes manipulimeve Naim Tërnava vullnetin e votuesve të Bashkësisë Islame? Përse dhjetëra imam anëkënd Kosovës po përgadisin aktpadi për ta dorëzuar në prokurori dhe në EULEX kundër manipulimeve dhe mos transparencës së bërë nga Naim Tërnava dhe grupi i tij? Kush po i zhduk paratë e BIK-ut? Cilat janë xhirollogaritë bankare të BIK dhe sa fonde i ka BIK? A është Naim Tërnava në kërkim të pushtetit absolut dhe privilegjeve financiare? Përse krizat e fundit në BIK rrezikojnë Kosovën nga organizimet paralele të radikalëve islamik? Si janë manipuluar zgjedhjet në BIK nga grupimi i Naim Tërnavës. A pritet që Tërnava ta ndryshojë kushtetutën e BIK për t’u rizgjedhur sërish në postin e njëjtë? A janë familjarët e Naim Tërnavës aksionarë në biznese të mëdha dhe në ndërtimet e larta në Prishtinë? Si është punësuar Hysni Beka - dhëndëri i Naim Tërnavës pas respektuar rregullat në BIK dhe si është emëruar Pajazit Tërnava kryeimam i Fushë Kosovës? Cilët janë hoxhallarët politik e partiak që bëjnë propagandë për partitë e tyre në pushtet dhe në opozitë? Cilat janë organizimet paralele të radikalëve islamik në Kosovë? Cilët janë imamët myslimanë dhe ligjërues me diploma universitare të paverifikuara ? Cili është reaksioni i Shoqatës Sindikatale të BIRK të udhëhequr nga prof. Idriz Bilalli? A është i mundshëm krijimi i një federate të myslimanëve shqiptar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi?

 

Këto dhe detaje të tjera të dokumentuara do të mund të lexoni nesër në “Bota sot”.

 


Bota sot

(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: