Kthehet në Atdhe nëntetar Aleksandër Peçi
| E Enjte, 15.03.2012, 08:59 PM |

 

 

Mbërriti në aeroportin "Nene Tereza", rreth ores 14:30 të së enjtes, nëntetari Aleksandër Peci, i cili u plagos rëndë më 20 shkurt të këtij viti, gjatë sulmit të një ushtari afgan mbi komandot e NATO-s, në Kandahar, incident ku humbi jetën edhe kapiten Feti Vogli.

 

Në aeroportin “Nënë Tereza”, veç familjarëve, 24-vjeçarin e priten edhe disa personalitete të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

 

Peci kthehet në atdhe pas rehabilitimit të plotë në një Spital Ushtarak në Gjermani.

 

Rreth ores 14.55, Peci zbriti nga ambulanca qe e shoqeroi pas uljes se avionit dhe zhvilloi nje takim te shpejte me familjaret e tij.

 

Prej andej, ambulanca e transportoi ate ne Spitalin Ushtarak ne Tirane, per nje kontroll te gjendjes shendetesore.

 

"I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Kapiten Fetim Voglit. Gjendja ime shëndetësore është e mirë", u shpreh mediat Peci, pas një kontrolli që kreu në Spitalin Ushatarak.

 

Vogli, kapiteni që humbi jetën në Afganistan

 

Kapiten Feti Vogli humbi jetën në Kandahar të Afganistanit, ku gjatë një shkëmbimi zjarri u plagosën edhe dy ushtarakë të tjerë, nëntetar Aleksandër Peci dhe një ushtarak amerikan.

 

Një sërë oficerësh të lartë të ushtrisë shqiptare parakaluan përpara arkivolit me trupin e pajetë, por edhe efektivë të forcave të ndryshme të ushtrisë, kolegë, personalitete të jetës politike e fetare, qytetarë të ndryshëm ne ceremonine funerale organizuar ne Tirane.

 

"Kapiten Vogli u sakrifikua në altarin e lirisë për vendin e tij, në betejën për vlerat më të mëdha njerëzore. Ai dha një kontribut të madh si përfaqësues i shtetit shqiptar në luftën për paqen dhe sigurinë në botë. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij", deklaroi ne ceremoni gjeneral Gjunkishi.

 

Në Varrezat e Dëshmorëve, emri i kapiten Voglit u thirr 3 herë nga komandanti i batalionit të operacioneve speciale Dritan Demiri, në një ceremoni të dhimbshme, që njihet si ceremonia e apelit të fundit.

 

Flamuri që mbulonte arkivolin me trupin e pajetë, i mbështjellë, iu dorëzua babait të kapitenit të vrarë.

 

Nën shoqërinë e bandës së ushtarake, efektivët e batalionit të operacioneve speciale ku bente pjesë kapiten Feti Vogli e mbajtën trupin e shokut në krah deri në banesën e fundit.

 

Feti Vogli u shpall Dëshmor i Atdheut dhe Presidenti i Republikës i dha atij “Medaljen e Artë të Shqiponjës”. Trupi i tij mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza” rreth orës 03:00 të mëngjesit të ditës së premtes, i mbuluar me flamurin kombëtar.

 


Top Channel

(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: