Fahri Xharra: Gënjejnë që të mashtrojnë apo popujt që e vjedhin historinë
| E Enjte, 15.03.2012, 07:58 PM |

Gënjejnë që të mashtrojnë apo popujt që e vjedhin historinë

 

E gjithë kjo e ka çka po ndodhë në Maqedoni e ka edhe mënyrën shqiptare të përgjegjës së qytetëruar . Si ? Plisi i bardhë . Plisi i bardhë është harruar. E kemi harruar Plisin e bardhë që edhe Pirroje e bartëte , edhe Odiseu  ,por edhe Aleksandri i Madh. Bota  pa dashtas ka filluar të harron se aty jetojnë shqiptarët në tokat e veta “

 

Nga Fahri Xharra

 

Ardhacakët sllav ,si serbët ashtu edhe sllavomaqedonasit për të “bindur” vetvetën dhe botën për gjëja origjinën e tyre të” lashtë” e në të njejtën  kohë për t`u treguar një “autoktoni”  shërbehen me shumë metoda ;  e që të gjithat themelohen në principin e rrenës.Jo që e them unë por ata vetë e marrin si krenari ,virtytin e gënjeshtrës historike:”  “Gënjejmë që ta mashtrojmë vetveten, ta ngushëllojmë tjetrin, gënjejmë nga dhembshuria, gënjejmë që të mos kemi frikë, të trimërohemi, ta fshehim varfërinë tonë, gënjejmë për shkak të ndershmërisë sonë. Gënjejmë për liri. Gënjeshtra është formë e patriotizmit dhe inteligjencës sonë. Gënjejmë në formë krijuese, imagjinuese dhe inventive”.( kështu thoshte Dobrica Qosiqi ,akademik i besueshëm  dhe kreativ serb).

E bota iu ka besuar, dhe ende iu beson. Ndoshta bota e dijnë të vërtetën ,por diçka nuk është në rregull kur iu besohet aq shumë sa që edhe e” vërteta “ krijohet dhe besohet nga rrena. Mua s`më kishte bër përshtypje se rrejnë dhe përvetësojnë të huajën ,sikur mos ta kishim ndier këtë në lëkurën tonë. Ata aq shumë “tregojnë” dhe çpifin dhe rrejnë sa që i kanë bindur edhe popujt e tyre për një të qenëme që kurr nuk ishte. Serbët me dokrrat e reja të” Akademisë së tyre të Shkencave “ po e bindin popullin e vetë që janë Ilir ,se janë në tokën e tyre të lashtë por në të njejtën kohë duke ia mohuar vehtës të vërtetën e një ardhacaku nga stepat e pas Uralit; kurse sllavët e Maqedonisë që rastësisht historija i ka përplasur në këto toka e rrejnë vehtën se janë trashëgimtarë të Maqedonasve të Aleksandrit të Madh. E bota qëndron duarkryq dhe ndoshta edhe pajtohet. Por si i thonë një fjalës heshtja është pranim. Lind pyetja,pse historiografia Europiane nuk reagon?Si mundet që Shkenca historisë Europiane të heshtë pas këtyre gënjeshtrave dhe përvehtësimeve të pa tyrpshme?  Por ndoshta presin nga ne . Mund të thonë se shqiptarët sot i kanë dy shtetet e tyre ,i kanë historianët e vetë , i kanë Akademitë e veta  ; dhe ata le të përgjigjen, ata le ti kundërvehen këtij tërbimi historik që nuk po ka të ndalur  me shekuj. Ndoshta edhe presin që të shofin se a jemi pjekur në atë masë, aq sa të jemi të aftë të kundërvehemi dhe të përgënjeshtrojmë , të përgenjeshtërojmë  apo  jemi aq të ndërthurur në interesa personale politike sa që nuk na bën  përshtypje se çka po na vidhet. E ku është roli i intelektualit këtu? I intelektualit tonë.?

 

“ Tani për tani është e pamundur studimi i të kaluarës së shqiptarëve me metoda arkeologjike ngase  nuk ka gjurmë për to.Kjo s`është e jashtëzakonshme, sepse shqiptarët e sotëm janë një përzierje e komponenteve të ndryshëm etnike gjegjësisht kulturave të ndryshme. Janë blegtorë të ardhur dhe kështu në mënyrë arkeologjike janë të pa diktueshëm ( që nuk vërehen). Gjurmët e tyre duhet kërkuar nëpër varrezat e tyre nëpër bjeshkë e vështirë që gjindet diçka e mirëfilltë” (Vesna Peshiq : Shqiptarët Ilir të rrejshëm). Slobodan Jarçeviq:  “S`ka pasur dyndje të sllavëve në Balkan- ata janë banorët e parë të Balkanit dhe Panonisë “ shkruan:  Ajo çka është e rëndësishme për popullin serb,e për këte duhet edhe pasur kujdes,përveq tjerëve edhe faktori shtetëror dhe pushtetarët, është që e vërteta për të kaluarën e formëson sjelljen e individit,kolektivit dhe kombit.”     E shifni  ,kush qenka i ardhur këtu e kush i vendit?

 

Por  jo. Studiuesi gjerman Johan Gfon Hani, që në fillim të veprës së tij Studime shqiptare botuar më 1854, ku e shtron çështjen e prejardhjes së shqiptarëve dhe thotë: Meqë shqiptarët  nuk janë sllavë dhe nuk lidhen ngushtë me ndonjë nga popujt e tjerë që njohim,  meqë burimet që kemi nuk flasin për ndonjë shtegtim tjetër (veç  atij sllavit) i cili të ishte aq i madh  ,duhet pranuar  se shqiptarët e sotëm janë banorët e hershëm parasllav të atij vendi.

 

“  Edhe Shën Jeronimi i shekullit 4. ps.k. i cili e perktheu Biblen nga hebraishtja ishte Serb, sipas dr. Doretiqit   Janë shumë   shkrues jo serb që e kanë vërtetuar prejardhjen serbe të Shën Jeronimit. Është   intersant të ceket që profesor dr Gjorgje Jankoviq,arkeolog,i cili i ka hulumtuar varrezat e shekullit 4.-6.ps.k. në Dalmaci,Bosanska Krajinë,Hercegovinë dhe në Serbinë Perendimore,ka vërtetuar se ato janë serbe. Nëse arkeologu Jankoviq,në rrethinën e Bosanska Grahovës ka gjetur varreza serbe të fillimit të shekullit 4. ps.k.,dhe në rrethinën e këtij qyteti serb     në Bosanska Krajinë ka lindur Shën Jeronimi në vitin 330 apo 337 ps.k.atëherë vërtetohet e vërteta për përkatësinë serbe të këtij të Shenjti .”  Dhe ,na ?

 

“Gjeografi më i  madh  i kohës, akademiku i dëgjuar aleksandrian Klaud Ptolemeu, qysh në shekullin II (125-161) dëshmon se në Maqedoninë mestokësore janë qytetet  Arnisa e taulantëve, Elima e elimiotëve, Amantia në Orestis, Albanopolis i albanëve, Orma, Europus dhe Apsalus të almopëve. Këto fakte i mbështet edhe studiuesi i mirënjohur Muzafer Kortuki ku thotë se Albanët, ishin aty me siguri edhe disa shekuj më parë për të qenë i shënuar në hartën e këtij gjeografi antik . ( Edibe Selimi –Osmani)

 

Dr. Don Gaspër Gjinit, Ipeshkvia Shkup Prizren nëpër shekuj ,ku ndër të tjerat shkuan se: Dardania ishte një krahinë e veçantë kishtare dhe administrative. Selia  e parë ipeshkvnore në Dardani, me sa dihet deri më tani ka qenë  në qytetin e Scupit.. Ilirët (shqiptarët) kanë filluar të kalojnë në krishterim shumë herët. Madje, dihet se edhe  Shën Pjetri dhe Shën Pali, apostuj të Krishtit, pra, bashkëkohës të tij, kanë predikuar fenë e re ndër shqiptarët në Iliri.

Filozofi Maksimnga Tiri, i cili jetoi në kohën e Antonomit në librin e tij  A duhet t’u ngrihen perëndive shtatore, përmend se Peonët, fis ilir në Maqedoninë e sotme , e adhurojnë diellin në formën e një disku të vogël, të ngritur mbi një shtyllë të gjatë.

E pyesim  Mirjana P.Mirçevskën, se cili popull në Maqedoninë e sotme është më i hershëm ata me vepër që nga vitet 1210 në gjuhën shqipe me alfabet latin ose gramatika e Bllazhe Koneskit e vitit 1945?

 

Ja se çka shkruan Zonja Edith Durham në librin e saj “Brenga e Ballkanit”: “… e vërtetë është se dialekti i sllavishtes maqedonase nuk është as serbisht e as bullgarisht por midis, ndërmjet, ashtu si është vetë ai”.

“… Këta sllavishtfolës, në krahinat që i vizitova unë, janë më të ulëtit dhe më mendjecekëtit e të gjithë popujve të Ballkanit, ose në çdo vend tjetër, ata janë populli më i urryer i racës njerëzore. Më të paaftë se popujt tjerë dhe kanë rënë shumë më poshtë se popujt tjerë. Disa mendojnë se kjo çështje, denigrimi i tyre ka ardhur nga shtypja. Unë mendoj se ky shkak është pjesërisht i saktë. Ata kanë vuajtur më shumë se janë më të pazotët”.

 

Çka  duhet më tepër të thuhet e të bisedohet për këta hajna të historisë sonë? Pse na duhet  që vazhdimisht të jemi të zgjuar dhe si bariu të ruajmë livadhet tona dhe kopenë tonë nga ujqit e tërbuar. ?

 

Është për tu habitur se si Sllavo-Makedonia nga një realitet fiktiv ,nga një imagjinatë gllabëruese e serbëve , bullgarëve  dhe grekëve u krijua si “shtet “ e në dëm të tokave t`tona.   E ata në pafytyrësi (me aprovimin në heshtje të shqiptarëve)  krenohen me një të kaluar e cila aspak nuk iu përket.  Përveq falsifikimit të historisë ,shqiptarët duhen të durojnë edhe provokimet e njëpasnjëshme të qeverisë maqedone  ,që nëpërmjet  inskenimeve të ndryshme të bandave huligane e ç`orienton vëmendjën e botës.

 

Ku jemi ne?

 

Fahri Xharra

12.0312



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: