Festë madhështore me rastin e katër vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës në Stuttgart
| E Hene, 05.03.2012, 05:37 PM |

Ju ftojmë të merrni pjesë në programin festiv me rastin e katër vjetorit të Pavarësisë së Rep. së Kosovës!

Shkolla shqipe „Migjeni“ Stuttgart, shkolla shqipe e Ruit- Ostfilndernit dhe shkolla shqipe e Stuttgart- Freibergut në bashkëpunim me këshillat e prindërve të këtyre shkollave, do të organizojnë një mbrëmje festive-kulturore dhe familjare në Stuttgart.

Në këtë mbrëmje do të paraqiten nxënësit e shkollave shqipe me program të pasur kulturo-artistik, si valle, këngë, recitime dhe humor; por nuk do të mungojnë as suprizat në këtë mbrëmje festive- familjare!

Kurse pjesa e dytë e programit është e rezervuar për këngëtarin e mirënjohur Bujar Osaj i shoqëruar me sint nga vëllezërit Gjocaj. Enkas për këtë mbrëmje në skenë do të vij Butrinti i Vogël nga„Përalla me tupan- Vala Mala Show“ i cili me humorin e tij do ta madhështoi këtë mbrëmje festive.

Shpresojmë se do të kaloni çaste të këndëshme.

 

Programi festiv do të mbahet më 10.03.2012 duke filluar prej orës 18:00.

Adresa :Sängerhalle Untertürkheim

Lindenschulstraße 29

70327 Stuttgart

 

Për më shumë informata kontaktoni:

 

Tel:             0162 5636070       Tel: 01628731470

Me respekt,

këshilli organizativ



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: