Muharrem Sfarqa: Çmimi "Ora e Presidentit" - Akademik Mark Krasniqit
| E Diel, 04.03.2012, 08:55 PM |

Çmimi "Ora e Presidentit" - Akademik Mark Krasniqit

 

Nga Muharrem Sfarqa

 

Çmimin tradicional "Ora e Presidentit", të cilin e jep për çdo vit në Ditën e Presidentit, nëndega e LDK-së së NRë-së përmes aktivit të Ahenit me rrethinë e në përkujdesje të degës së LDK-së për Gjermani, kësaj radhe do t’i jepet akademik Mark krasniqit

Profesor i Univeristetit të Prishtinës, studiues i spikatur i etnologjisë, veprimtar i palodhur i çështjes shqipare, me vite të tëra udhëheqës i demokristianëve të Kosovës, në tri mandate, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, akademik Mark Krasniqi, autor i më se njëzet botimeve letrare – shkencore, është dëshmia më besnike e vizionit për liri, pavarësi dhe demokraci si dhe e rrugës dhe filozofisë rugoviane.

Dega e LDK-së për Gjermani, duke njohur, respektuar dhe nderuar përkushtimin atdhetar e shkencor si dhe human të akademik Mark Krasniqit, si dhe duke përfillur dëshirën e anëtarësisë së LDK-së, po edhe kriteret rreth dhënies së këtij Çmimi, që simbolikisht titullohet „Ora e Presidentit“, pa dilemë ka bërë zgjedhjen e duhur.

Akademik Mark Krasniqi, si një bashkëpunëtor besnik dhe krah i djathtë i Presidentit Rugova, jo vetëm i qëndroi pranë por edhe e mbështeti prijësin historik të shqiptarëve të Kosovës, në momenetet më delikate të historisë dhe lëvisjes për liri, pavarësi e demokraci, nën emeblemën e LDK-së

Çmimi „Ora e Presidentit“, i cili para pak ditësh ju komunikua akademik Mark Krasniqit, nga një delegacion i Degës së LDK të Gjermanisë, që udhëhiqej prej Muharrem Sfarqës, kryetar i nëndegës së NRW (dhe zëdhënës i degës) si dhe sekretari i po kësaj nëndege, Muharrem A. Gashi, do t’i jepet nga kryetari i LDK-se Dr. Isa Mustafa në një ceremoni solemene që do organizohet në selinë e LDK-së në Prishtinë, ndërkaq, mirënjohja e këtij Cmimi,  profesorit të nderuar do t`i dorëzohet në manifestimin solemn në kështjellën e Stolbergut në Gjermani, pikërisht më 24 maj 2012-të.

Më parë me këtë Çmim janë nderuar veprimtarët dhe atdhetarët e dëshmuar të çështjes shqiptare, z. Anton Kolaj ( ish nënkryetar i LDK-së) Sabit Rrustemi (shkrimtar dhe veprimtar i shquar i LDK-së) si dhe akademik Idriz Ajeti ( studjues i gjuhësisë shqiptare si dhe kryetar i parë i Kuvendit të Republikës së Kosovës, gjatë viteve 90-ta) .

 

Biografia e akademik Mark Krasniqit

 

Lindi më 19 tetor 1920 në fshatin Gllaviçicë (Shëngjon) afër Pejës. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, kurse më 1941 gjimnazin në Prizren. Prej vitit 1941-1943 ka studiuar letërsinë në Universitetin e Padovës (Itali), e prej 1946- l950 ka studiuar gjeografinë e etnografinë në Universitetin e Beogradit. Më 1945-1946 ka qenë gazetar-redaktor i gazetës Rilindja në Prizren, bashkë me Esad Mekulin e Omer Çerkezin, kurse prej vitit 1947-l949 ka punuar në Radio-Beograd (Redaksia e emisioneve në gjuhën shqipe) gazetar-redaktor.Prej 1950-1961 ka punuar në Akademinë Serbe të Shkencave në Beograd asistent, pastaj bashkëpunëtor shkencor. Ka diplomuar më 1950 në Beograd, kurse më 1960 ka doktoruar në Universitetin e Lubjanës. Prej 1961-1981 ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës, kur pushteti antishqiptar serbo-komunist e përjashtoi nga procesi mësimor. Ka qenë disa herë prodekan e dekan i Fakultetit Juridik-Ekonomik. Ka qenë nënkryetar e kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kryetar i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1970) dhe kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (1993), si dhe në disa mandate, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ka botuar më se 20 libra shkencorë, letrarë, publicistikë e tekste shkollore dhe ka përkthyer disa romane e përmbledhje poezish nga serbishtja e sllovenishtja në gjuhën shqipe.



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: