Pse harrohet Dega e LDK-së në Zvicër nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bern?!
| E Diel, 04.03.2012, 07:33 PM |

Drejtuar stafit të ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern-z. Naim Malaj

 

Pse harrohet Dega e LDK-së në Zvicër nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Bern?!

 

Reagim i Degës së LDK-së në Zvicër lidhur me anashkalimin e kësaj Dege me rastin e pritjës që është organizuar nga ambasadori z. Naim Malaj në 4 vjetorin e shpalljës së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2012

 

Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër në mbledhjen e vet të rregullt të mbajtur më 25.02.2012, përveç çështjeve organizative të Degës, debatoj edhe lidhur me anashkalimin e kësaj Dege me rastin e pritjës që është organizuar nga ambasadori z. Naim Malaj në 4 vjetorin e shpalljës së pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2012.

Nga diskutimet e të gjithë anëtarëve të kryesisë u konstatua se të gjithë e dijmë se mërgimtarët shqiptarë, veçanërisht ajo e këtyre 150 viteve të fundit, ka qenë ndërtues dhe shtyllë me rëndësi e platformës politike për lirinë dhe pavarësinë e tokave shqiptare, me theks të veçantë të pavarësisë së Kosovës. Mërgata shqiptare ishte promovuese e diplomacisë kombëtare si dhe mobilizuese e potencialit njerëzor,kadrovik dhe financiar kombëtarë në drejtim të sensibilizimit të kancelarive ndërkombëtare për njohjen e të drejtës për liri dhe pavarësi nacionale. Por, i gjithë ky angazhim dhe organizim nuk do të kishin kuptim dhe vlerë pa organizimin dhe koordinimin e forcave mobilizuese në Kosovë. Në këtë drejtim mërgimtarët kanë meritat e veçanta në veprimtarinë kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës çoft ajo edhe e pjesëshme. Kryesia e Degës së LDK-së në Zvicër konsideron se Injorimi i skajshëm që i bëhet degës së LDK-së në Zvicër nga ana e ambasadorit të Republikës së Kosovës në Bern z . Naim Malaj me rastin e pritjës së organizuar me rastin e 4-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nuk do koment. Shtohet pyetja: A është ambasada institucion privat që të ftohen “jaranat dhe jaraneshat “ apo manifestim shtetëror? Të injorohen subjekte siç është Dega e LDK-së apo LAPSH-i në Zvicër (Lidhja e arsimtarëve dhe prindërve shqiptarë) , të dyja me një traditë të organizimit 22- vjeçar si dhe subjekte tjera që kësaj radhe nuk po i përmendim. Përvoja e vendeve me një diplomaci të zhvilluar na tregon se diplomatët duhet të jenë në shërbim të vendit që përfaqsojnë, të popullit e jo vetëm të miqëve, jaranave e jaraneshave. Pse ende Ambasadori vazhdon të shikoj këtë degë në baza të ideologjisë së partisë nga e kanë emëruar ambasador?

Është dega dhe nëndegët e saj që për vite të tëra e kanë mbajtur në këmbë shpirtin patriotik te mërgimtarëve në këtë vend por edhe të Kosovës. janë veprimtarët e kësaj partie që më shumë se kushdo tjetër i trandën metropolet më të mëdha botërore për kauzën e shenjtë kombëtare dhe sot anashkalohen nga ambasada e shtetit të vet...!. Edhe pse Dega e LDK-së në Zvicër sa herë që ka organizuar një manifestim kulturor, kombëtar apo përkujtimor në listën e saj të ftesave për respektin që ka ndaj institucioneve të të

Republikës së Kosovës dhe ambasadës si pjesë e këtyre institucioneve, Ambasadori është rradhitur ndër të parët. Dhe përgjigjia e ambasadorit Malaj ishte e zakonshme “Për shkak të agjendës nuk kam mundësi të marrë pjesë në tubimin Tuaj “ por nuk e pa të arsyeshme asnjëherë të dërgoj një përfaqësues të ambasadës. Athua vallë kujt i shërben kjo ambasadë? ... A është e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës apo përfaqëson interesat e grupacioneve. Ne nuk dëshirojmë të besojmë se ambasadori është i prirë apo i orientuar për qëndrime klienteliste apo ideologjike, që nuk i shërbejnë aspak shqiptarëve në Konfederatën Helvetike, madje e shëmtojnë imazhin dhe misionin e një ambasadori, si përfaqësues i Republikës së Kosovës.

Sektori për informim i Degës së LDK-së në Zvicër

 

Për ribotim-Kadri Mani

/etnike@gamail.com/



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: