Lutfi Alia: Agnes Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza (III)
| E Marte, 06.03.2012, 08:03 PM |

AGNES GONXHE BOJAXHIU – NËNË TEREZA

(1910 – 2010)

 

Nga: Prof. Dr. Lutfi ALIA

-Lutfi Alia, eshtë mjek ne Centro Prevenzione Oncologica te qytetit Siena –Itali-

 

Në gusht të vitit 1992, Nënë Tereza erdhi përsëri në Shqipëri. Vazhdonte aktivitetet e saj me intensitet, takonte mijëra njerëz të thjeshtë dhe punonte pa pushim për fuqizimin e shtëpive të bamirësisë, që ishin plot me njerëz, të gjitha besimeve fetare, të shtresave të varfëra dhe me persona të papërkrahur nga shteti dhe nga shoqëria.

Nënë Tereza ishte e dashuruar me njerëzit. Ishte vetë e para që perkujdesej për të sëmurët, ishte dora saj e butë, që përkdhelte pleqt e braktisur, që ushqente të pamundurit dhe lebrozët, u shërbente me një devocion të admirueshem e mbi imagjinatën tonë, i shëronte të sëmurët me dashurinë, me atë shikim të ëmbël e të qeshur, me përkedhelje e me përkujdesjen e veçantë, që i u a ka transmetuar, ose me saktë, i u a ka ngulitur dhe mbi 4000 motrave të misionit të saj bamirës, që ishte shtrirë në 120 vende të botës.

Dua te theksoj nje aspekt të veçantë dhe pse i njohur, madje i dokumentuar dhe me filmime. Nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston në botë mjek, infermjer apo person, që të perkedheli, t’i lajë e ti veshi leprozët, madje i vizitojnë me doreza e me maska dyfishe. Pjesa më e madhe e shoqërisë i përbuz këta të sëmurë dhe i izolon, por mos harroni se vetëm Nënë Tereza u ka shërbyer me dashuri, i ka përkedhelur, i ka përqafuar, i ka ushqyer, i ka larë, i ka veshur, i ka ndihmuar të shtrihen në shtrat, u ka lehtësuar dhimbjen, i ka kuruar, u ka dhënë shpresa. Nënë Tereza nuk u sëmur kurrë nga bacili tepër ngjitës i leprës, perkundrazi i shëroj të sëmurë me perkujdesje hyjnore. Kjo është një mrekulli.

Në këtë kohë, rezidenca e Misionit të bamirësisë ishte transferuar ne rrugen e Elbasanit, në vilën e ish kryetarit të bashkise. Kur them vila, dua të them ndërtesa dy katëshe, por jo vila e mobiluar, pasi Nënë Tereza nuk pranonte lluksin. Aty nuk kishte mobilje të rënda, nuk kishte qylyma, tapete, kolltuqe e pasqyra, por vetëm ambjente të thjeshta me tavolina e karrike dhe një pasterti e rregull shembullor, ku punonin pa pushim motrat e ardhura nga të gjitha vendet e botes, si dhe një motër shkodrane. Në dy dhoma te katit te dyte kishte sistemuar dhe grate e moshuara te marra nga azili dhe tre femijë sakata, që i kishte marrë nga spitali i Shkodrës.

Gjatë tre viteve në Shqipëri, aktiviteti si misionare e krishterë dhe kontributi humanitar i Nënë Terezës, tashmë ishin bërë pjesë e kulturës shqiptare. Jeta dhe vepra e saj ishte inkurajim dhe frymëzim për shumë shqiptarë.

Në muajin gusht 1992, në sallën e leksioneve të Pallatit të Kongreseve, u organizua një konferencë për nder te Nënë Terezës, ku mori pjesë Presidenti i Republikes Sali Berisha dhe Nunci Apostolik i Vatikanit I. Dias. Presidenti Berisha i uroj ditlindjen Nënë Terezës, e përshendeti dhe e përgëzoj për kontributin si misionare në ripërtritjen e besimit e të kulturës së krishterë ne Shqipëri dhe për punën vetmohuese të misionit bamirës, që i kishte hapur dyert për të gjithë nevojtarët, pavaresisht nga përkatesia fetare.

Kur mbaroj aktiviteti, të gjithë e takuan dhe përshendeten Nënë Terezën, mes tyre dhe disa përfaqesues shoqatash humanitare të huaja (italiane, angleze, gjermane etj), të cilët pas prezantimit, i treguan se kishin ardhur me ndihma për popullin shqipëtarë. Fjala e parë e pergjigjies e Nënë Terezes ishte mirënjohja: “falimnerit” (shprehur ne dialekt) dhe me pas u tha: “nuk i a zgjidhim problemet popullit shqiptarë duke i dhuruar një peshk, sa për të shuar urinë, ne duhet t’i japim mjetet e nevojshme e ta mesojmë të peshkoj vetë e perditë”. Ky ishte mesazhi i Nënë Terezës për gjithë ata, që donin te kontribuonin për atëdheun e saj të dashur. Deshiroj te rikujtoj, se gjate kohës të qendrimit në Shqiperi, Nënë Tereza pershendeste ne shqip: “miredita, mire mbrema, tunjatjeta (per tungjatjeta), falimneres (per faleminderit), a pret miq” etj.

Gjatë viteve 1991 - 92, në Shqipëri kishin hyrë me qindra misione fetare (ndërtonin kisha, xhami e teqe), shoqata jo fetare, shoqata humanitare (ndanin stoqet e magazinave të botës), organizata joqeveritare (premtonin shumë e nuk bënin pak), struktura qeveritare (bënin politikë) dhe shumë shoqata artistike e kulturore. Të gjithë ishin shprehur për të ndihmuar shqiptarët, por asnjë prej tyre nuk arriti të bëjë atë që kishte bërë Nënë Tereza Bojaxhiu, asnjë prej tyre nuk fitoj besimin e respektin e popullit dhe as famën e Nënë Terezës dhe të misionit të saj bamirës. Për të vleresuar forcën vepruese e konkretizuese të Nënë Terezës, mençuria popullore shqiptare krijoj një shprehje të veçantë: “Këte e bën vetëm Nënë Tereza”. Pra popoulli e identifikonte si forca që bënte të pamundurën, bënte mrekullinë.

Shembulli i jetës dhe i kontributit fetar e bamirës i Nënë Terezes, u be frymëzues e kësisoj në shumë vende të botës filluan të themelohen shoqata me emërin e saj. Në fakt, Nënë Tereza, ka kundershtuar me insistim përdorimin e emërit te saj nga shoqata e orrganizata te ndryshme dhe vetem kur ajo ishte e bindur për rolin humanitar të vërtetë ka pranuar. Ne Tirane, aktorja M. Ljarja kish mbledhur një grup të gjere aktivistesh, që impenjoheshin në veprimtari shoqërore, kulturore e humanitare dhe propozoj, që kjo shoqatë të merrte emërin e Nënë Terezës. M. Ljarja erdhi disa herë e kësisoj u detyrova ta takoja Nënë Terezën dhe t’i lutem ta pranonte këtë propozim. Pas nje hezitimi e medyshje, kur pa insistimin tim, e dha miratimin dhe bekimin, kësisoj dhe në Shqipëri u themelua Shoqata Nënë Tereza.

Me 25 prill të vitit 1993, në ditën e festës të Zonjës të Këshillit të Mirë të shqiptarëve, Papa Gjon Pali i II, vizitoj Shqipërinë. Në të gjitha aktivitet e organizuara gjatë vizitës, Papa Gjon Pali i II e mbajti pranë Nënë Terezën, veprim që nuk e kishte kryer me asnjë figurë tjetër të kishës katolike, as me kryetare shtetesh dhe në asnjë vend tjetër të botës. Ky nderim dhe respekt i Papa Gjon Palit të II, për Nënë Terezën, u bë objekt i një diskutimi me dy miqt e mi gazetar, Shaban Sinani dhe Naim Zoto, që punonin ne gazeten “Shqip”, një gazetë, e cila për sa kohë funksionoj, ishte më korrekte, më profesionale dhe më me kulture për kohën.

Nga biseda jonë rezultoj një fakt tjetër i çuditshem. Në pesë vjet, që Nënë Tereza vinte në Shqipëri, asnjë gazetar i shtypit dhe as i televizionit, nuk e kishte intervistuar. Ndonëse duket e pabesueshme, në fakt ishte e vërtetë. Televi-zioni jipte lajme për disa aktivitete të Nënë Terezës, më pak shkruanin gazetat e mbi te gjitha nuk i kishin kërkuar e nuk ishte botuar asnjë intervistë. Atëhere Shabani më kërkoj t’i propozoja Nënë Terezës,  një intervistë për gazetën “Shqip”. Shkova në selinë e misionit në rrugën e Elbasanit dhe takova Nënë Terezën dhe Janette Peteriè. U a tregova qëllimin e vizitës. Nënë Tereza po më vështronte me atë shikimin e butë e miqësor dhe pas një çasti, me tha:

Dakort, po ku i ke gazetaret?”.

Nuk e prisja këtë gadishmëri e përgjigjie të shpejtë, pasi e dija mirë, se kur flitej për aspekte të tilla, që kishin te benin me ekspozimin në shtyp të personalitetit e të veprrimtarise se saj, Nënë Tereza nuk pranonte, madje i ka refu-zuar me rreptësi keeto kerkesa. Ashtu si unë dhe shumë persona të tjerë, që kanë jetuar e punuar me Nënë Terezën janë deshmitar, si i ka refuzuar intervistat dhe me gazetarë të shquar të shtypit botëror.

“T’i sjell nesër, por më thuaj orën kur ke pak kohë të lirë”, i u pergjigja menjëherë për të mos humbur këtë shans.

“Dakort,  ju pres nesër në orën 11.00”, më tha Nënë Tereza.

Ika shpejt e i a komunikova këtë lajm të bukur Shabanit dhe Naimit. Të dy filluan të organizohen për takimin, por dolën disa probleme të vogla e të vështira. Nuk kishin regjistrues të zërit, nuk kishin aparat fotografik. U impenjuam tërë pasditen duke kërkuar. Gjetëm regjistruesin, por ishte pa bateri e do të duhej të përdorej kordoni i karikimit, që ishte i shkurtër. Më së fundi gjetëm pjesë për ta zgjatur. Të nesërmen në mëngjez takuam një djal kosovar (Xh. Herri, punonte në një shoqatë bamirëse gjermane), i cili na vuri në dispozicion aparatin fotografik, madje na shoqëroj me veturën e tij, se ne nuk kishim makinë. Ai mori dhe dy arka me sapune tualeti, që i u a dhuroj motrave, që sigurisht më shumë vlerësonin këtë lloj dhurate, se sa t’i u çoje një duzinë me torta. Nënë Tereza na priti në dhomën e saj, një mjedis ku mbreteronte thjeshtesia dhe rregulli, nje krevat, nje tavolinë dhe karriket. Shabani e përgatiti regjistratorin e po bëhej gati t’i bënte pyetjet, kur Nënë Tereza e parapriu:

Une mendoj të mos bëjmë intervistë, nuk kam asgjë të veçantë për të treguar për veten, unë jam si një pikë uji në oqean. Dëshiroj, që nëpërmjet jush t’i transmetoj një mesazh popullit shqiptar”.

Shabani e priti me entusiazëm këtë propozim e menjëhere  i a afroj regjistratorin dhe e ftoj të fliste.  Në dhomë pasoj një heshtje e shkurtër e më pas zeri i saj i ëmbël e me tonalitet kumbues, rrodhi lirshëm. Më dukej sikur thirrja e Nënë Terezës u përhap në eter ndër gjithë shqiptaret, që prisnin këshillat e saj te çmuara. Mesazhi ishte i shkurter, por me argumenta për aktualitetin, ishte mësim për të gjithë. Në diskutime publike, në takime dhe në forume nder-kombetare, Nënë Tereza kishte thënë disa herë: “kontributi im ka vlera sa një pikë uji në oqean”, çka deshmonte jo per modestine e vepres se saj, për humanizmin, përkushtimin e pasionin e veprimtarisë si misionare bamirëse, i tregonte botes se çfare oqeani me halle duhet te perballoj njerezimi, per te zgjidhur varferine e padrejtesite shoqerore.

Mesazhi u botua i plotë, me 30 prill 1993, në gazetën “Shqip”, me titull të madh “E doni atdheun duke dashur njeri tjetrin: Mesazh i Nënë Terezës, drejtuar popullit shqiptar ”. Ky mesazh eshte ribotuar disa herë në gazeta të tjera, andaj nuk do të zgjatem,  por dëshiroj te riprezantoj vetem disa pasazhe të shkurtëra.

- “Dashuria fillon nga shtëpia, nga familja. Kur njerëzit rrojnë në paqe midis tyre, kur janë te lidhur e mirëkuptohen,

kur ushqejnë dashuri per njeri tjetrin dhe Zoti ju do shumë e i u mbron nga të keqiat”.

- “Frut i dashurise eshte mendimi per te bere mire, frut i bamiresise dhe i humanizmit, eshte paqja, ja perse bota

duhet t’i falet dashurise.”

- “Te falenderojme Zotin, per fuqine q i u fal shqipetareve per te dashur dhe ndihmuar njeri tjetrin. Shqiperine do ta

beje pajtimi i te gjithe shqiptareve.

- “Une lutem perhere per popullin e varfer te Shqiperise, per popullin e Kosoves qe vuan”. etj, etj.

Pasi perfundoj regjistrimi i mesazhit, bëmë disa fotografi dhe filluam te bisedonim shtruar. Si kuptohet në këto situata rrethi i bisedës ishte i gjërë dhe argumentat të shumëta. Nënë Tereza foli për gjendjen në Shqipëri, por dhe për  Kosovën. “E dua shume Shqiperine, prandaj vi shpesh bashkë me motrat e mia, që  percjellin dashuri dhe kujdes ne te varferit. Kam shume dhimbje ne zemer, kur shoh vuajtjejet e popullit kosovar.”

Ndërkohe që po bisedonim, hyri një nga motrat e i tha se kishte ardhur V. B (shefi i protokollit i nje institucioni), i cili  kerkonte me insistim ta takonte Nënë Terezën. Ne menduam se tani do të mbyllej me kaq takimi, por ndodhi e papritura. Nënë Tereza i tha prerë: “I thuaj se jam ne takim me miqt e mi. Ne se i kane thene te me takoje, duhej te me telefononte me pare, qe dhe une te programoja kohen. Ne se nuk ka nxitim te presi, ose te vij nje dite tjeter”.

Po të kish qenë dikush tjetër, do të na kishte përzënë menjëherë, por Nënë Tereza ishte nga ata burrnesha, që respektonte dinjitetin e njerëzve te thjeshte e nuk bënte diferencime e as nuk krijonte privilegje në raporte shoqerore dhe zyrtare. Biseda jonë vazhdoj dhe rreth një orë e kur dolëm Janette Petriè, që na shoqëroj tha “keshtu eshte zakoni i juaj, ta shoqerojme mikun deri te porta”. Pra ne ishim miqt e Nënë Terezës.

Mesazhi i Nënë Terezës u prit shumë mirë nga populli, që e admironte, e dëgjonte dhe respektonte fjalën e saj të mençur, ndersa politika mbajti qëndrim indiferent. Asnjë nga gazetat e tjera nuk reagoj, përkundrazi vazhdonin t’i mbushnin faqet me kronikat e politikës së egër. Ishte koha kur Shqipëria grindej me veten. Tranzicioni po hynte në fazën e egërsimit. Askush nuk dëgjonte zërin e arsyes, as mesazhin e Nënë Terezës. Situata dominohej nga perballje forcash, ne luftë të egër per pushtet e askush nuk shihte nga populli. Duke reflektuar për këtë mesazh, mendova se keshillat e Nënë Terezes, do te ndikonin të zbutej sadopak polemika dhe të vështronin më shumë për unitetin kombë-tarë e zhvillimin e ekonomik të vendit të rrënuar, por nuk ndodhi kësisoj.  Rikujtova luftën ne Liban në 1975, kur OKB dhe diplomacia ndërkombetare nuk arrijti të ndaloj luftimet, qe shkaktuan mijera viktima ne popullaten civile,  ndersa ndërhyrja e fuqishme e Nënë Terezës, me mesazhin derguar dy forcave nderluftuese, u degjua e u respektua nga të dy palët ne armiqësi, që i ndërprene luftimet dhe bënë armpushim. Kjo nuk ndodhi ne Shqiperi.

Në nëntor të vitit 1993 unë ika në Itali. Largimi nga Shqipëria, ishte vendimi më i veshtirë e më i dhimbëshëm në jetën time, por i detyruar. Në këtë kohë, shume kolegë e “miq”, morën detyra e poste të rendesishme, por kur shihnin kerkesën time për punë (isha shkakrkuar nga detyrat e nuk me pranuan ne fakultet), refuzuan sepse nuk mund të dilnin kunder “partisë”, kunder “zerit te mases” dhe vendimit te agjenatve te sigurimitt komunist  (qe organizuan mbkedhjen per te me hequr te drejten e punes), qe kishin nderruar flamurin e ishin bere militante e drejtues te PD. Kishte te drejte Volteri: “Zot me ruaj nga miqt, se ruhem vetë nga armiqt”. Prita shumë dhe gjatë, por nuk gjeta zgjidhje, madje ata që i kisha respektuar, i kisha ndihmuar e përkrahur më harruan e më braktisën shpejt.

Në Itali arrijta ta gjej veten, fitova konkursin zyrtar për të punuar ne Institutin e Anatomisë Patologjike të Universitetit të Sienës.  Një ditë shtatori të viti 1994, pata një telefonate, që më solli gëzim të veçantë. Ishte Janette Petriè, fliste nga Roma, ku ndodhej bashkë me Nënë Terezën dhe me ftonin të shkoja t’i takoja, pasi te nesërmen do të niseshin për në SHBA. I premtova so do të shkoja, por harrova se atë ditë ishte greva e përgjithëshme e trenave dhe e autobuzave. Unë nuk kisha makinë. Pas shumë prpjekjesh Genci (im bir) takoj shokun e tij Ruzhdi Çeliku, i cili më çoj në Romë me makinën e tij. Kisha një ndjenjë gëzimi të rrallë për këtë takim, sidomos me gezonte fakti se Nënë Tereza nuk më kishte harruar, më kishte kërkuar në Tiranë e me gjeti dhe në Itali. Ky respekt i Nënë Terezës me ripërtriu e më dha forca te reja.

Kur mbërrijtëm në Rome, na doli një problem tjetër. Nuk mbylleshin dyert e makinës, keshtu Ruzhdiu bëri dhe një sakrificë tjetër, u detyrua të më presi në makinë. Shkova në Vatikan, në adresën që me kishte dhënë Xheni dhe u takova me Nënë Terezën. Kësaj rradhe, dukesh e lodhur e pak e hequr, por plot vitalitet e dinamizëm si gjithmonë. Me konfidoj se nuk ndjehej mirë me shëndet dhe se merrte mjekim. Po të mos me kishte treguar, sinqerisht ju them,  nuk do ta besoja. Ndejtëm deri vonë duke biseduar. Më tregoj se kishte shkuar në shtëpinë time e kishte folur me Dritën e ajo i kishte treguar ku ndodhesha dhe i kishte dhënë numurin e telefonit në Siena. Në darkë vonë i kerkova leje të largohesha. U perqafuam me shumë dashuri e mall. Me pershendeti e ma perseriti disa herë “Zoti të bekoftë biri im”. U mallëngjeva shumë. Ishte takimi dhe perqafimi i fundit. Nuk do te takoheshime më, por disa herë folëm në telefon gjatë kohës që ndodhej në SHBA.

Në se bejmë një retrospektivë të veprës të Nënë Terezës, gjithkush e kupton, se ajo ka bërë për njerzimin, për njerëzit e thjeshtë e të vuajtur në 120 shtete te botës ku vepronte misioni i saj, më shumë se të gjithë shenjetorët e tjerë, ka bërë jo një mrekulli, por shumë mrekullira, nga ato që do ta kishin zili të gjithë shenjtorët se bashku.

Vepra e Nënë Terezës është: besim me zemër, dashuri për njerëzit që vuajnë, shpresa dhe bamirësi hyjnore. Nënë Tereza mbetet perjetë misionare katolike, misionare e bamirësisë, "Nënë e të varfërve", “Nëna e dashurisë”, simbol i mëshirës dhe i solidarietetit për mbarë botën dhe personifikim i dashurisë për njeriun e vuajtur.

Deshirroj t’i mbyll keto kujtime modeste me vlerësimet e disa personaliteve për Nënë Terezën:

Papa Gjon Pali II: “Nëna Tereza, eshte shembulli i transformimit njerëzor të dashurisë së Zotit”;

Bill Clinton: “Vigane e shekullit tonë”;

Prof. Sali Berisha: “Bija më e shquar e kombit tonë”;

Ismail Kadare: “Bota dhe populli ynë mbetën jetim pa të”.

Zhak Shirak: “Sot botes i mungon nëna”;

Toni Bler: “Shpirti i saj do të rrojë si inspirim për të gjithë ne”;

Dr. don Shan Zefi: “Shenjtore e ditëve tona”;

Dr. don Lush Gjergji: “Ajo ishte dashuria në vepër”;

At Zef Pellumbi: “Nena e shekullit, që i bindi me dashuri njerëzit të besojnë Zotin”;

Imzot Mark Sopi: “Do të mbetet në kujtim të përhershëm, deri sa të ekzistojë njerëzimi”;

Imzot Rrok Mirdita: “Nëna Tereza ishte princesha e dashurisë”;

Sabri Koçi (kryetar i Komunitetit Islamik shqiptar): “Vdekja më e rëndë për kombin tonë”.

Bekim Fehmiu: “Pas Skënderbeut u largua edhe Nëna Tereza”;

 


(Për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në USA, Zeqir Lushaj, Mars 2012)

(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: