Lutfi Alia: Agnes Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza (I)
| E Diel, 04.03.2012, 08:02 PM |

AGNES GONXHE BOJAXHIU –  NËNË TEREZA

(1910 – 2010)

 

Nga: Prof. Dr.  Lutfi ALIA
-Lutfi Alia, eshtë mjek ne Centro Prevenzione Oncologica te  qytetit Siena –Itali-

 

Pas shumë vite kërkesash insistuese personale dhe zyrtare, më së fundi, në gusht të viti 1989 Agnes Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza, e realizoj deshirën e madhe, si u shpreh para largimit: “vizitova vendin tim të dashur Shqipërinë dhe takova popullin tim”. Nobelistja me famë botërore Nënë Tereza, është personaliteti i parë shqiptar, që i parapriu dhe i hapi rrugën integrimit të vlerave kulturore të shumë personaliteteve të tjera shqiptare, që do t’i rikthe-heshin publikut tonë disa vite më vonë si Martin Camaj, Isuf Luzaj, Xhim Belushi, Sten Dragoti etj.

Për opinionin shqiptar dhe të huaj, vizita e Nënë Terezës - misonare katolike dhe humanitare e shquar (bamirëse) ishte befasuese, duke menduar se regjimi komunist, të dyja këto i kishte të ndaluara,  por nga ana tjetër ardhja e Nënë Terezës ishte mirësia dhe sinjali i parë i ndryshimeve pozitive, që do të përfshinin jetën shqiptare, madje kjo vizitë i parapriu lirisë të besimeve fetare, që u shpallën një vit më pas dhe ndryshimeve të medha politike e sociale, që e çuan Shqipërinë në rrugën e demokracisë.

Opinioni zyrtar i kohës e konsideroj “vizitë private”, apo “vizitë jozyrtare”, por për mendimin tim, pavarësisht nga motivimi burokratik, ardhja e Nënë Terezës ishte rikthimi ne vendin e vet, ardhje ne “gjini” dhe pse për shumë vite kjo e drejtë i ishte mohuar me justifikime absurde politike dhe pa asnjë bazë morale e njerëzor.

Duke pranuar ardhjen e Nënë Terezes, regjimi konservator i kohës bëri një hapje të ndrojtur, për t’i treguar opnio-nit të brendshëm dhe atij të jashtëm se po ndryshonte. Vizita e Nënë Terezës u prezantua me lajme të kontrolluara, duke i servirur popullit vetëm takimet me zyrtarët e regjimit, vizitën ne varrezet e dëshmoreve dhe  per “te shpetuar shiprtin e tyre mëkatar”, njoftuan shkurt vizitën në varret e nënës Drane dhe motrës Age, në varrezat e Tiranës, ku e shoqëroj Marie Kraja dhe vizitën ne spitalin onkologjik, e shoqeruar nga Dr Adelina Mazreku.  Kuptohet se gjithëçka ishte organizuar brenda kornizave të burokracisë komuniste, një vizitë protokollare, me pak publik të zgjedhur, por kjo hapsirë zyrtare ishte tepër e ngushtë për dimensionet gjigande të Nënë Terezës.

Ndryshe nga pala pritëse, Nënë Tereza mbante qendrim të thjeshtë, pa asnje lloj formalizmi, pa sjellje artificiale dhe e çpenguar nga zyrtarizmi, çka e rriste edhe më shumë madhështine e shpirtit te saj fisnik. Në takimin me presi-dentin R. Alia, gjatë gjithë kohës, Nënë Tereza i a mbajti duart shtërnguar, i foli hapur me dashuri nëne, duke e quaj-tur “biri im”, ndërsa presidenti u mundua të tregohej miqësor, por nuk harroj dhe ta genjejë, duke i thënë se në Shqipëri nuk ka të varfer e as të braktisur dhe kësisoj i mohoj kërkesën, për të hapur ne atdhe, shtëpinë e misionit të bamirësisë, ndërkohë, që ajo i kishte hapur në 96 vende të botës, madje dhe në vendet më të zhvilluara si USA, Anglia, Kanada, Itali, Franca etj. Propoganda e kohës e mbajti te fshehur këtë rrethanë, ndërsa në takimin e R. Alise me intelektualet e kryeqytetit, Ismail Kadare, protestoj ashpër duke thene: “i thatë gënjeshtra një plake të shkretë”.

Nënë Tereza pothuajse nuk njihej në Shqiperi, ndersa figura e saj kishte pushtuar mbarë botën, jo vetëm si misio-nare katolike, por dhe si bamirëse e Missione of Charity, si personalitet i shquar i veprimtarive humanitare. Qendra e aktivitetit të saj është Kalkuta, ku ndodhet “Shtepia e Nënës”, ku në krah të portës është vendosur një tabelë druri me shkrimin “Mother Theresa – IN/OUT”. Në këtë shtepi, që dikur ishte një nga tempujt më të lashtë hindu, kishin shkuar ta takonin Mbreteresha e Anglise, Presidenti e kryeministri i Hindise, dy presdenta të SHBA, (George Bush, Jimmy Karter), principesha Diana, Yaser Arafat e shumë e shumë personalitet të tjera boterore. Me veprën dhe shpir-tin e saj humanitar, Ajo e kishte rrokur tërë botën, ishte bërë qytetarja më e nderuar. Në se do ta përmbledhim në pak fjalë veprën e Nënë Terezës, do të perkufizohej perkushtim në besimin katolik, në dashurinë për njeriun dhe shpresë për të varfërit e të vuajturit e kësaj bote të pamëshirëshme.

Dante Aligieri ka thene: “... e para e intelektit të njeriut është dashuria, të gjitha të tjerat vijnë pas”. Pikërisht dashuria për njeriun dhe në veçanti për njeriun që vuan, ishte e mishëruar ne perfeksionim te Nënë Tereza, duke i u përkushtuar me pasion sublim njeriut të varfër, të semurë, të vuajtur, te braktisur, jetimeve, të gjithe nevojtarëve pa dallime etnike dhe feje. Ajo u shërbeu me pasion  të gjithë atyre, që jeta dhe shoqëria i kishte braktisur, u sherbeu me përkushtim, u kujdes me devotshmëri për t’i shëruar e ju dha dashuri, gëzim e shpresa. Këtë misionare të dashurisë, bota e nderoj dduke e quajtur Nëna e dashurisë.

Gjatë ditëve të qendrimit në Shqipëri, mass media shqiptare shpërndante lajme të shkurtëra, të thata, pa komente. Aktiviteti i parë publik ishte takimi ne një nga sallat e Piramidës, ku merrnin pjesë të gjitha përfaqesit diplomatike të akredituara në Tirane, intelektuale dhe funksionarë shteti. Në këtë “vizitë”, Nënë Tereza shoqerohej nga gazetarja Janette Petriè, autorja e shumë dokumentareve për jeten dhe veprën humanitare të Nënë Terezës, madje një nga këto dokumentare u shfaq ate ditë, çka ndihmoj të njihej madhështia e figurës të shqiptares më të madhe të planetit. Si ndodhte në atë kohe, gazetaren amerikane Janette Petriè nuk e perfilli askush, madje e “harruan” e ajo, bashkë me dy motra të Nënë Terezës, me vështirësi gjetën vende ne rradhën e fundit të sallës.

Pas perfundimit të ceremonisë, Nënë Tereza u rrethua nga trupa diplomatike, madje shtyheshin e nuk i linin rradhë njeri tjetrit, për ta takuar e për ta pershendetur. Shumica e pjesmarrësve u larguan, ndërsa unë dhe Prof. Ylli Popa pritëm ta takonim e ta përshendesnim. Më se fundi u afruam dhe Prof Ahmet Kamberi (Minsitri i Shendetësisë, që e shoqeronte) na prezantoj. Prof Ylli Popa i tha: “... ky gjoks i vogël, mban brenda një zemër të madhe, ku merr dashuri e ngrohtësi e gjithë bota”.  Unë isha tepër i emocionuar e kur ma dha dorën i a mora e i a putha e me pas e përqafova e i thashë: “jam shqiptarime  i lumtur, se kam përqafuar Nënën e mbarebotes”.

Gjatë qendrimit në Tiranë, Nënë Tereza i respektoj rregullat, që kishte përcaktuar protokolli zyrtar, por shteti nuk e respektoj e nuk i plotesojë asnjë nga kërkesat e saj. Ajo nuk kërkoj favore, as privilegje, as dhurata, thjeshtë propo-zoj të hapte dhe në vendin vet, shtëpinë e Misionit Bamirës (Missionaries of Charity), ashtu si i kishte hapur në 96 vende të botës. Në asnjë vend tjetër nuk e kishte refuzuar, askush nuk i a kishte mohuar kerkesen modeste per hapjen e shtepive te bamirësise, ishte hera e parë, që ballafaqohej me një qendrim te tillë mosperfillës dhe fyes, por ajo nuk shprehu zemërim e paknaqësi, madje as nuk u dekurajua, përkundrazi kjo ngjarje i dha forca e kurajo, per t’i zgjidhur vetë të gjitha punët, si veproj në udhetimet e më pasme.

Do te theksoj nje fakt me rëndësi të veçantë, që shpreh madhështinë e figurës të Nënë Terezës, tolerancen e saj,  shpirtin mëshiremadh e pajtues, duke i falur shtetarët shqiptarë për padrejtesitë që i kishin bërë, duke i mohuar takimin me nënën dhe motrën, i fali e i ftoj që të shikojmë përpara, drejt një të ardhme të re. Kësisoj pranoj ftesën të hante darkë me N. Hoxhën, e cila e gënjeu se në Shqipëri nuk ka të varfër, ndërsa kur Komiteti i çmimit Nobel e ftoj në darkën zyrtare, të organizuar për nder të saj, e refuzoj duke u thënë: “Nuk mund të pranoj një darke te tille, perderisa njerezit vuajnë dhe vdesin nga uria...dua te jem e varfër si janë ata”.

Me 8 gusht Nënë Tereza u largua nga Shqipëria duke marrë me vete nderimin, respektin dhe dashurinë e popullit te saj dhe një qylym të vogël me motive shqiptare (dhuratë e puntorëve të Artistikes – Migjeni), që e përdori përherë në dhomën e lutjeve, deri në ditët e fundit të jetës.

Në dhjetor të 1990 Nënë Tereza u rikthye ne mëmëdhe. Të nesërmen e mbërritjes, në pasdite, një trokitje e butë në portën e zyrës (në katin e gjashtë të ndertesës pa ashensor), më nxiti te ngrihem e ta hap derën. Mbeta i befasuar. Para meje ndodhej Nënë Tereza me gjithë madheshtinë e saj dhe me 80 vitet e një jete impenjative mbi supe. Me dy pëllëmbët e duarve të bashkuara para gjoksit, me një vështrim të butë e një buzeqeshje të ëmbël, me përshendeti ne shqip: “Mirëdita, a pranon miq?” E përqafova dhe duke i thënë Welcome (një gabimi i im padashje, pasi duhej t’i pergjigjesha ne shqip) e ftova bashkë me Janette Petriè, Motrën Agnes (kosovare) dhe pesë Motrat e tjera. Porosita të na sillnin kafe dhe uje, por Nënë Tereza pranoj vetem uje.

Nuk mund ta imagjinoni sa gëzim ndjeja për këtë vizitë të paprtiur, nderuese e të mirë pritur. Biseda u zhvillua në një atmosferë tepër miqësore, sikur njiheshim prej vitesh. Nënë Tereza ishte mjeshtria e komunikimit. Me lehtësinë më të madhe bisedonte me një kryetar shteti, me një mbret, me intelektualin, me punëtorin, me fshatarin, por ne veçanti me të semurët dhe ata që vuanin. Ajo është mishërim i figurës të dashuruar me njerëzimin. Tërë jetën i u  përkushtua mbrojtjes të jetës dhe të dinjitetit njerëzor, të cilën e konsideronte të shenjtë. Kjo është thelbësore në jetën e aktivitetin e Nënë Terezës, e cila gjeti në humanizmin e shenjtëruar të Krishtit një provë të padiskutueshme, dashurinë për njeriun e varfër apo të pasur, të aftë apo me kufizime shëndetësore, të çdo lloj etnie apo feje.

Me kishte sjellë disa nga poezitë e saj të famëshme, që këndoheshin si lutje në kishat e gjithë botës. Në veçanti kujtoj poezinë “Jetoje jetën”.

Jeta është mundësi, përfito nga ajo.
Jeta është e bukur,adhuroje.
Jeta është ëndërr, jetoje.
Jeta është sfide, perballu me te.
Jeta është loje, luaje.
Jeta është detyre, plotesoje.
Jeta është e shtrenjte, vleresoje.
Jeta është pasuri, ruaje.
Jeta është dashuri, shijoje.
Jeta është mister, zbuloje.
Jeta është dhimbje, sfidoje.
Jeta është k
ëngë, këndoje.
Jeta është tragjedi, shmangiu.
Jeta është fat, p
ërfito.
Jeta është aventur
ë, kujdes.
Jeta është shum
ë e çmuar, duaje.
Jeta është luft
ë, mesohu dhe me të.
Jeta është jetë, lufto për të..."

Me një veshtrim të butë e magjepës, filloj të më tregojë planet për hapjen e shtëpive të bamiresisë në Shqipëri. Nënë Tereza shquhej për inciative dhe aftësi organizuese, si e kishte treguar me misionet, që kishte ngritur në të gjithë botën. Gjithëçka e zgjidhte vetë, me urtësi e me guxim. Kështu veproj dhe në Tiranë. Kësisoj, kur erdhi heren tjetër, mori një shtepi përdhese me oborr të vogël, në një kthinë të rrugës “Siri Kodra”. Aty u sistemuan motrat dhe misioni i parë i Nënë Terezës. Një nga dhomat e kishin sistemua ne kapella ku kryheshin ritet fetare.

Kudo mbretëronte thjeshtësia, pastërtia dhe rregulli deri në perfeksionim. Në oborrin e ngushtë, një djalë tiranas, kishte ndërtuar një guvë të vogël, ku ishte vendosur shtatorja e Shën Mërise, e rrethuar me vazo lulesh të freskëta. Në sheshin para misionit, për ditë kishte njerëz, popull i thjeshtë dhe intelektuale, plot njerëz, të krishterë, muhamedanë, bektashi e ortodoks, por dhe të huaj. Të gjithë kërkonin ta takonin Nënë Terezen, por njekohësisht kërkonin dhe materiale fetare, që në ato vite mungonin. Këtë qendër bamirësie e vizitova shume herë.

Gjatë bisedës, Nënë Tereza më tregoj se kishte sjellë disa pako me medikamente dhe kërkoj nga unë ta ndihmoja t’i shperndante, aty ku ndjehesh më shumë nevoja. Në këtë kohë, kishim mungesa serjoze për ilaçe, por në çast mendova t’i dërgoja në disa spitale rurale, ku gjendja ishte kritike dhe kësisoj i sugjerova t’i dërgonim në spitalet e Krastes të Martaneshit, të Kurbneshit, të Tropjës e në Has të Kukësit. Ndërkohe i thashë se do të vija në dispozicion mjetet e transportit, por Nënë Tereza më tha se kishin makinat e tyre dhe ilaçet do t’i dërgonin në destinacion me motrat e misionit. Një tjetër surprizë, nga ato që bente vetëm një si Nënë Tereza Bojaxhiu.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: