Agron Shabani: Fazën e hershme e foshnjerisë ose adoleshëncës sonë shpirtërore, intelektuale dhe profesionale...
| E Merkure, 29.02.2012, 07:58 PM |

Duke menduar në higjienën, etikën dhe estetikën e preferuar shpirtërore, intelektuale , profesionale  dhe patriotike të personit ose individit :

 

Në përpjekje e sipër për ta kapërcyer fazën e hershme të foshnjerisë ose adoleshëncës sonë shpirtërore, intelektuale dhe profesionale...

 

Nga Agron Shabani

 

Të gjithë jemi deshmitar të ndryshëm okular, konfidensial, diskrescional dhe të tjerë të zhvillimëve, procesëve dhe fenomenëve me të reja politike, shtetërore, nacionale dhe të tjera nepër të cilat po kalojnë shteti dhe shoqëria e gjithëmbarshme në vendin tonë në këtë periudhë të fluidshme, furioze dhe tepër hektike të konsolidimit të përgjithshëm dhe tranzicionit. Ndërkohë që e ashtuaquajtura " fusnota" kontraverze, enigmatike dhe tepër simptomatike e nënshkruar ose miratur ditë me parë nga ana e Edita Tahirit dhe delegacionit kosovar në takimin e Brukselit me palën serbe, sigurisht se ka nxitur debate, reagime dhe kundëreagime të fuqishme në tërë hapësirën shqiptare. Bëht fjalë këtu për një "fusnotë" ose "aneks shtesë"  ndaj të të ashtuquajturës "kushtetutës së Ahtisarit"  e cila dorën në zemër për nga substanca ose përmbajtja e saj nuk është asgjë me pak dhe asgjë me shumë se kjo e fundit.  Mbase, nga "Plani" ose "kushtetuta" e Ahtisarit e cila në strukturën ose substancën e saj edhe ashtu lë për të deshiruar shumë përsa i përket pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit të mirëfillët  dhe substacilal në kontekstin e njohur teritorial, shtetërorë dhe politik të Republikës së Kosovës. Se këndejmi, e ashtuquajtura "kushtetuta e Ahtisarit" në pjesën kryesore ose substanciale të saj është produkt ose rezultat i pritshëm ose i pashmangshëm i antagonizmave, divergjencave, disonancave dhe diskrepancave të njohur politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike dhe të tjera të faktorit ose lidershipit shqiptarë para, gjatë dhe pas luftës së njohur çlirimtare dhe patriotike në Kosovë.Përkatësisht,i fraxhilitetit, inkompabilitetit dhe heterogjentitetit të pafalshëm ose historik të faktorit të atëhershëm politik dhe ushtarak në vendin tonë menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë.Prej nga ku rrodhën edhe paradokset, anakronizmat, anomalitë, destruksionet dhe dekonstruksionet e mevonshme shtetërore, nacionale, politike, administrative, juridike dhe të tjera.Dhe, së bashku me këto të fundit edhe bisedimet e atëhershme të Vjenës dhe e ashtuquajtura "kushtetuta" e Ahtisarit etj. E miratuar dhe aprovuar asokohe nga i ashtquajturi "ekipi i unitetit" i cili dikur me vonë do ta quante ose vetëshpallte vetën si "grupi i elefantëve". Që e dekoduar dhe deshifruar me leksikun ose "gramatikën" e reagimëve ose reaksionëve të sotme ndaj paradokseve, anomalive ,anakronizmave , demagogjive, hipokrizive  dhe destruksionëve të mesipërme politike, shtetërore, administrative, juridike dhe të tjara: Kjo donë të thotë se fajin dhe përgjithesinë kryesore për këtë situatë  duhet kërkuar, jo vetëm ke Hashim Thaçi dhe kabineti i tij. Por, edhe  tek "grupi i elefantëve"  në bisedimet e atëhershme të Vjenës mbi statusin e Kosovës!?  Për të mos thënë këtu  tek "gruupi i aligatoreve" të atëhershëm shtetërorë dhe politik që i sollën mbi sipërfaqe edhe paradoksët,  padrejtësitë,anakronizmat dhe anomalitë tjera infantile dhe kontraproduktive në këtë kontekst.Për të cilat kam (/kemi) shkruar edhe me herët. Atya janë edhe shpifjet, akuzat, kurthat, intrigat, dredhitë, inskenimet,insinuatat, kriminalizimet ose penalizimet e ndryshme "senzacionale" dhe "bombastike" të qaqrqëve dhe strukturave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare kundër Hashim Thaçit dhe ish pjesëtarëve ose jkomandantëvë të tjerë me në Zë të UÇK/së për qëllime dhe projekte të ndryshme konspirative, dekonspirative, komplotiste dhe të tjera në këtë vorbullë që iu shkojnë gjithmonë për shtati projektëve dhe planimetrive të njohura hegjemone,militare, imperiale, koloniale ose gjysëmkolonialiste të Beogradit, Moskës dhe aleatëve të tyre natyrorë ,historik ose ideologjik kundër vendit dhe popullit ose kombit tonë. Për të gjitha këto unë përsonalisht kam  shkruar disa herë me radhë.Dhe,jo vetëm unë. Por, asnjëherë pa ia mohuar të drejtën tjetrit për të shkruar, menduar,gjykuar, analizuar,reflektuar ose komentuar ndryshe kundër Thaçit ose dikujt tjetër në këtë sfond.Por, me forcën e argumentit dhe jo me argumentin e forcës. Gjegjësisht, me paranoja, pragjykime, fobi, ego, libido, epshe, emocione ose egomani të ndryshme iracionale, imagjinare dhe fiktive kundër dikujt tjetër që të ngjajnë në sëmundje të njohura shpirtërore, mentale ose psiko-fizike. Kjo gjithmonë duke u mbështetur në faktin tashmë të njohur se në"kosmosin" ose "botën e brëndshme" shpirtërore dhe imagjinare-fiktive të personave ose individëve të ndryshëm me të meta ose aftësi të përkufizuara mentale ose psikofizike gjithmonë ose vazhdimisht ndodhët apo ekziston " ai" ose një "dikush tjetër" si armik, si rival, oponent ose kundërshtar i tij ose grupit dhe organizatës së tij kundër të tjerëve !(...). Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu edhe egomaninë e tij imagjinare dhe fiktive të stërmbushur ose mbingarkuar me "forcë" ose "energji të madhe" iracionale dhe tepër negative ndaj tjetrit ose ndaj mjedisit të caktuar shoqërorë ose qytetarë. Nesje!...

 

Thuhet se Fusha kryesore e një intelektuali,krijuesi, gazetari, publicisti,poeti,shkrimtari ose artisti të mirëfillët dhe ekselent janë koha, njerëzit, populli(kombi) dhe atdheu i tij. Respektivisht, edukata,kulutura,arsimimi dhe aftësitë e tij  intelektuale dhe profesionale në këtë sfond.Ndërkaq, kredoja,besimi, ideali dhe vizioni i tij kryesorë janë arritjet,zhvillimët dhe përparimet e gjithëmbarshme të njerëzve, popullit (kombit) dhe vendit të tij përkatës ose respektivë. Në këtë frymë artisti,krijuesi ose intelektuali i mirëfillët, ekselent dhe profesionist me të njejtën bukuri dhe dashur që e do Zotin, jetën, botën dhe shpirtin e vet i do njerëzit, popullin(kombin) dhe atdheun e tij.

Kjo donë të thotë se intelektualet e mirëfillët dhe ekselent nuk e shajnë, nuk e urrejnë, nuk e ofendojnë dhe s´e paragjykojnë askënd. As shtetin, as qeverinë, as grupin, as personin ose individin. Askënd pra. Qofshin madje ata ose ato në oponenca ose opzita të ndryshme politike,partiake ose ideologjike me ta apo me partinë ose organizatën e tyre përkatëse ose respektive.Duke e ruajtur dhe mbrojrur tjetrin nga vetëvetja, krijuesit, artistët dhe intelektualët e shquar dhe profesionist e mbrojnë vetën dhe kredon e tyre krijuese dhe artistike nga të  tjerët. Gjegjësisht,  nga fosilizimet, instrumentalizimet, komercionalizimet ose ideologjizimet e ndryshme në kohë dhe hapësirë.Në këtë menyrë ata bëhen si peshku i cili edhe pse jeton në ujëra të njelmëta ose të tharta, gjithmonë e ruan mishin të freskët dhe të shijshëm. Në të kundërtën, atmosferat ose situatat e ndryshme negative, violente,infantile ,paradoksale ose anakronike së bashku me anomalitë,patologjitë ,destruksionet ose dekonstruksionet e ndryshme individuale dhe kolektive krijohen pikërisht me anë të klanizimëve,fosilizimëve, privatizimëve, komercionalizimëve,instrumentalizimëve dhe monopolizimëve të ndryshme të politikës së gjithëmbarshme shtetërore dhe nacionale nga ana e kujtdoqoftë në këtë kontekst.Përkatësisht, me komercionalizimin, relativizimin, privatizimin dhe monopolizimin e moralit të përgjithshëm shtetërorë ose qytetar që në instancë të fundit është makjavelizëm i mbyllur ose egocentrik.Në këtë formë  edhe gjuha e njohur e dashurisë së lartë krijuese, artistike dhe profesioniste nuk është gjithmonë e njejtë ose e barabartë me gjuhën e laikëve ose diletantëve të ndryshëm në kohë dhe hapësirë.Duke menduar këtu në moralin (etiken) , estetikën dhe higjienën e njohur shpirtërore, intelektuale dhe profesionale të gazetarëve,publicistëve, krijuesve ose artistëve të tjerë fushash dhe zhanrësh të ndryshme .

 

Etika dhe Estetika...

 

Se këndejmi,  të ngritura, mbështetura dhe projektuara ( ku me pak e ku  me shumë)  mbi motive,premisa, kontura ,ambiente,vizione, ideale, atmosfera ,mite,epose,legjenda ose fenomene të ndryshme njerëzore,natyrore, organike,panorganike,kozmagorike, panteiste, metafizike,ontologjike,epistemologjike, sociopsikologjike dhe të tjera.Respektivisht, mbi ngjarje, zhvillime, simbole,figura ose personalitete të njohura monumentale, lapidare dhe emblematike të shtetëve ose shoqërive të ndryshme përkatëse ose respektive. Siç dihet, etika dhe estetika si nocione, madje si kuptime , kategori ose disiplina të posaçme të artit dhe filozofisë:Parasegjithash ndodhën të ngritura dhe projektuara mbi substancën dhe fundamentët (bazamentët) me të shëndetshme, me eksplorative, me humane dhe më dialektike e pozitiviste të  filozofisë së përgjithshme ose ordinare .Dhe, mbase mbi të bukurën, mbi të vërtetën,mbi të veçantën,mbi të përzgjedhurën, të posaçmën, sublimën, artistikën,madhështorën,historikën,patriotikën dhe kështu me radhë.E thënë dhe dëshifruar ndryshe kjo donë të thotë se një krijues ose artist i mirëfillët (ekselent ) dhe profesionist në kuptimin e plotë të fjalës : Të tërin profesionin, vokalin, kohezionin, artin dhe talentin e vet i ngritë dhe projekton mbi gamën dhe substratin e gjërë të ligjëve, premisave, simboleve,idealeve,vizioneve dhe fenomenëve të mesipërme njerëzore, shoqërore dhe natyrore të popullit (kombit) dhe atdheut të tij.Dhe, mase  në ravijezimin, konturimin, profilizimin, identifikimin,sintetizimin,shquarjen, eksplorimin, konvencionalizimin dhe artikulimin e njohur etik dhe estetik të asaj që është e bukur dhe me vlerë të posaçme shkencore dhe artistike. Respektivisht, shtetërore, nacionale dhe historike. Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu ( ndonëse, me një theks të posaçëm) edhe studimet,kritikat dhe analizat e njohura etike dhe metaestetike të shijes, formës, strukturës (substancës) ose përmbajtjes së bashku me praktikën dhe teorinë e njohur shkencore dhe filozofike mbi ngritjen, projektimin(projeksionin), shquarjen dhe artikulimin e vlerave të posaçme dhe të përgjithshme profesionale dhe artistike në kontekstin emesipërm të fjalës. Aty janë edhe studimet dhe analizat e njohura të strukturave ,elitave ose superstrukturave të njohura intelektuale dhe profesionale së bashku me studimet dhe analizat e thella të ritmëve, trendëve, standardëve,levizjeve dhe tendencave të ndryshme tredimenzionale, shumëdimenzionale, matriksiale etj.Madje, të ngjarjeve,zhvillimëve ose dinamikave të ndryshme lineare, sublime,relevante,konfidensiale,furioze,eklektike,ataraktive, inkarnative etj. Të procesëve, zhvillimëve, deformimëve,anomalive,patologjive dhe fenomenëve të ndryshme violente,infantile, destruktive, dekonstruktive, reaksionare, anakronike dhe të tjera. Dhe kështu me radhë. Në këtë menyrë kuptimi, esenca dhe rëndësia e gjithëmbarshme e etikës dhe estetikës së njohur krijuese dhe profesioniste ndodhën të mbështetura , projektuara dhe konstruktuara pikërisht mbi substratin, konstruktin, enkodimin dhe antinomin e njohur shkencorë dhe humanist. Përkatësisht, në studimin, analizën dhe kritikën e njohur shkencore dhe pedagogjike. Në këtë frymë të qenurit (prezenca) këshillat e ndryshme dhe rezistenca e çfarëdollojshme e intelegjencës ose elitës së njohur shkencore, intelektuale, politike,  gazetareske,publicistike,profesionale,artistike,akademike  etj.E kanë peshën dhe rëndësinë e posaçme në etapa ose periudha të ndryshme diskursësh, ekskursësh ,dilemash,fenomenësh ose turbulencash të ndryshme shtetërore, nacionale,politike,kulturore, historike dhe të tjera.Në këtë prizëm i kemi edhe ndarjet ose klasifikimet e njohura shkencore dhe filozofike të etikës së përgjithshme shkencore,profesionale,shtetërore,qeveritare, politike, diplomatike,kulturore,informative, artistike etj. Mbase, mbi bazën e punës dhe angazhimit praktik.Gjegjësisht, eudaimonizmin,hedonizmin dhe utilitarizmin.Mbi kriteriumet e njohura të obligimit dhe përgjithësisë morale dhe ligjore.Gjegjësisht, etikën autonome dhe heteronome.Mbi kriteriumin e raportëve ose marëdhënjëve të njohura vertikalo- horizontale ( në relacionin e njohur shteti-qeveria-shoqëria-personi ose individi). Gjegjësisht, etikën individuale, etikën kolektive, etikën profesionale dhe etikën sociale. Etikën e rastëve ose situatave të ndryshme akute ose kronike, etikën e ekzistencialiste,etikën materiale, etikën formale, etikën normative, etikën funksionale, etikën profesionale, etikën strukturale,etikën deontologjike, etikën ontologjike, etikën fetare ose religjioze, etikën kulturore,etikën diskriptive, etikën empirike,metaetikën ose etikën e njohur të filozofisë së përgjithshme dhe asaj praktike e kështu me radhë. Në anën tjetër ndërkaq, Çfarë (çka) duhet ditur? (lëxo:Kritika e unit të ndërgjegjshem ose unit  të shëndoshë); Çfarë (çka)  duhet bërë ? (lëxo:Kritka e unit të përgjithshëm ose praktik) dhe Çfarë (çka) duhet besuar dhe shpresuar? (lëxo: Kritika ndaj forcës së gjykimit): Janë këto ato tre pyetjet ose kërkesat e njohura dhe kryesore në kuadrin e "Idalizmit kritikë" të Immanuel Kantit, Sen Simonit dhe filozofëve ose mendimtarëve të tjerë në kontekstin e njohur filozofik. Gjegjësisht, gneseologjiko-ontologjiko-epistemologjik rreth asaj se çka (çfarë) dhe kush është në të vërtetë njeriu? Ndonëse, pa i harruar këtu edhe ato tre pyetjet ose kërkesat e njohura ose kryesore : Çfarë( çka) guxojmë të dijme?; Çfarë (çka) guxojmë të besojmë dhe Çfarë( çka) duhet të bejmë për të mirën e gjithëmbarshme të shtetit dhe shoqërisë sonë? Në këtë kontekst të mesipërm filozofik apo etiko-metaestetik si të thuash të të gjitha kahet, orjentimet ose drejtimet e mundshme  shoqërore,filozofike,sociale,societale dhe të tjera në instancë të fundit ndodhën të përmbledhura, ravijezuara, konturura, sintetizuara,profilizuara dhe konvencionalizuara me ato dy drejtimet e njohura shkencore dhe filozofike.mbase, në drejtimin e njohur idealist dhe në drejtimin materialist. Respektivisht, në Idealizem dhe Materializem.Ndërkohë që nga Idealizmi dhe Materializmi rrjedhin dhe zhvillohen si të thuash të të ligja luftërat ose konfliktët e ndryshme klasore, sociale, konceptuale, ideologjike dhe të tjera në të gjitha shtetët ose shoqëritë u mundshme njerëzore ose qytetare.

 

Sociopsikologjia dhe Antropologjia e Përgjithshme ose Kulturore....

 

Sipas konceptëve, pikëpamjeve, teorive,idealeve dhe vizioneve të njohura qytetare dhe liberaliste të shtetëve dhe shoqërive të konsoliduara parlamentare dhe demokratike: të të gjithë njerëzit ose qytetarët e mundshëm të një vendi a të një shteti në instancë të fundit janë miq, partner,klient, participant, aspirant dhe aleat të përbashkët dhe konstruktivë në të mirëm e gjithëmbarshme të shtetit dhe shoqërisë së tyre përkatëse ose respektive. Kjo duke filluar që nga presidenti ose presidentja e vendit, kryeministri ose kryeministrja dhe deri tek qytetarët e rëndomtë. Në këtë sfond njerëzit e njohur të letrave, artit, kulturës ose gazetarisë së shkruar dhe asaj elektronike gjithmonë angazhohen për një shtet ose shoqëri të pastërt, të ndërgjegjshme dhe të shëndoshë në kuptimin e plotë të fjalës.Dhe, mbase për një shoqëri të lirë, të pasur, të drejtë ose të barabartë për të gjithë në të gjitha fushat ose drejtimet e mundshme. Të çliruar nga skamja, neuroza,psikoza,depresioni, anomalitë dhe patologjitë e ndryshme individuale ose kolektive. Gjegjësisht, objektive dhe subjektive dhe kështu me radhë.Për një jetë të udhëhequr nga ideali, respekti,dashuria, mirëkuptimi, ndërshmeria,toleranca, solidariteti dhe harmonia e gjithëmbarshme shoqërore ose qytetare. Për njeriun e lirë në kuptimin e plotë të fjalës. Për lirinë,idealet, vizionet, qëllimet, reflektimet, ëndërrat, pritjet,aspiratat, spontanitetin, individualitetin, integritetin, dinjitetin, edukatën, arsimimin dhe ekskluzivitetin e tij. Në këtë frymë integriteti moral i personit ose individit së bashku me  lirinë e njohur shoqërore ose qytetare  në njerën anë , gjegjësisht , integritetin dhe sovranitetin e përgjithshëm shtetërorë, nacional dhe politik në anën tjetër. Paraqesin si të thuash çelësin ose formulën kryesore të shtetëve të zhvilluara qytetare dhe demokratike gjithandej globit.Por, pa i harruar këtu edhe edukatën,kulturën,arsimimin, demokracinë , gjegjësisht, pluralizmin e njohur politik, dialogun, konsenzusin, kompromisin,kauzalitetin e njohur shtetërorë, nacional,  politik dhe historik së bashku me të të ashtuquajturin universalitetin global ose globalitetin universal në kontekstin e njohur të të drejtave dhe lirive të njohura njerëzore dhe qytetare ose shtetërore dhe nacionale në të gjithë botën.Ndaj, mu për këtë edhe evolucioni dhe zhvillimi i përgjithshëm i edukatës, kulturës dhe vetëdijës së njohur shtetërore, nacionale, politike dhe historike tek njerëzit ose popujt e ndryshëm anëkënd globit ngritën dhe përparojnë mbi bazat e njohura të "konsenzusit dhe kompromisit" të njohur të August Commtit, "Vetëdijes kolektive" të E. Dyrkhemit, "Aksionëve  dhe vetëdijes individuale" të Max Weberit, "Karakterit referent të veprimit ose reagimit" të T. Parsonit, "Karakterit nacional dhe historik" të Meadovit, "Karakterit Antropohistorik, Antrogjeografik, Antropogjenetik etj." të  A. Gobinos, R. Chemberleinit etj. Ndonëse, duke i vëçuar këtu edhe aksionet ose reaksionet( reagimet) e ndryshme individuale ose kolektive të ndara dhe klasifikuara sipas konceptëve dhe teorive të njohura shkencore dhe filozofike të Max Weberit, Sigmund Freudit, Karl Gustav Jungut etj.Përkatësisht, në levizjet, aksionet ose reagimet e logjikshme dhe racionale në raport me qëllimet ,idealet,vizionet ,kërkesat ,aspiratat ose interesat e njohura individuale dhe kolektive; levizjet ,aksionet ose reagimet e njohura shkencore, intelektuale dhe patriotike në raport me aspiratat dhe interesat e njohura shtetërore, nacionale, politike,historike, gjeografike etj.Aksionet ose reagimet e njohura tradicionale, evolutive dhe empirike, aksionet ose reagimet e njohura logjike dhe intelegjente, aksionet ose reaksionet e ndryshme emocionale, iracionale, fiktive, imagjinare dhe të tjera për të cilat kam (kemi) shkruar edhe me herët.Të thëna dhe përmbledhura në vija të trasha ose në linja të përgjithshme këto do ishin disa nga parimet dhe premisat me të rëndësishme ose kryesore në kontekstin e asaj që u cek dhe trajtua me sipër. Ndonëse, gjithmonë duke menduar në edukatën ,kulturën, higjienën ,etikën dhe estetikën e preferuar shpirtërore, intelektuale dhe profesionale të personit ose individit.Në fuund të fundit është e drejtë e patjetërsueshme (sovrane) dhe tepër legjitime e akëcilit (secilit) prej nesh për ti vërejtur, studiuar, analizuar dhe kritikuar të meat ose dobësitë e ndryshme institucionale, konstitucionale, shtetërore, nacionale,politike dhe të tjera të lidershipit të përgjithshëm të vëndit ose shtetit tonë.Qoftë madje ai ose ajo presidenti apo presidentja e vendit, kryeministri apo kryeministrja dhe kështu me radhë. Ama, pa të keq ndaj askujt, por gjuha e vrazhdë- rixhide dhe infantile-patologjike e (  "komentatorëve" ose skribomanëve të ndryshem "universal", anonimus ose klandestinë) ndaj kryeministrit Thaçi ose ndaj kujto tjetër atje në këtë kontekst nuk i ndihmojnë dhe nuk i bëjnë nderë askujt. As shtetit, as pushtetit politik (udhëheqjes politike) të vendit tonë , as grupit ose individit dhe aq me pak idealeve, vizioneve dhe interesave të përbashkëta në sfondin e lartëpërmendur global ose universal. Jo. Tëndencat ose përsiatjet e këtilla groteske, rixhide, infantile, paradoksale, kontraproduktive  dhe tepër dubioze e anakronike me tepër të ngjajnë në sloganet ,recidivet dhe fiksionet e dikurshme autoritare dhe totalitariste nga kthetërat e të cilave një pjesë e konsiderueshme e shtetit dhe shoqërisë sonë akoma nuk janë liruar (çliruar)  tërësisht edhe përkundër asaj se në të shumtën e rastëve janë viktimë e tyre. Përkatësisht, viktima të një të të ashtuquajture "kulture dhe  gazetarie të standardizuar" forumiane dhe kabinetike të liderëve ose partive të ndryshme-shtet dhe shtetit-parti.Gjithnjë pa të këeq këtu ndaj elitës së njohur shkencore, intelektuale, kulturore, informative dhe politike në vendin tonë.Respekt.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: