Fatime Kulli: Vesel Limaj, një talent i rrallë në stadiumet e Gjermanisë
| E Marte, 28.02.2012, 08:58 PM |

Futbollisti shqiptar, 15 vjeçar, një fenomen, është golashënuesi më i mirë në Gjermani

 

Vesel Limaj, një talent i rrallë në stadiumet e Gjermanisë

 

Intervistoi Fatime Kulli

 

Interesi për një futbollist 15 vjeçar që po çudit stadiumet e Gjermanisë me talentin e tij, më “imponoi” të lidhem nga afër me këtë djalosh, për të mësuar më shumë për të sotmen dhe të ardhmen e këtij futbollisti fenomen.

 

Po kush është për lexuesin Vesel Limaj? Po jua sjell nëpërmjet kësaj interviste për ju!

 

Vesel Limaj i lindur me 1.12. 1996 në Freising në Bayern të Gjermanisë. Hapat e parë në futboll i ka marrë qysh në moshën 5 vjeçare në Fc. Neukölln Liechtenberg47 BF. Dynamo dhe prej janarit 2012, në Tenis Borusia Berlin për U17 në Bundesligen Gjermane.

Pozicioni në futboll, qendërsulmues, është një ndër golashënuesit më të mirë për moshat. Ka shënuar 33 gola në sezon. Për momentin është mbi këqyrjen e shumë ekipeve, por interesi më i madh për të, është Lazio Rom VFB Shtutgarti. Mësimet i vijon në shkollën Mildred-Harnack Oberschule në Berlin, në klasën e 9. Futbollisti shqiptar Vesel Limaj, është një talent i rrallë që shihet në stadiumet Gjermane.

 

Pyetje: Vesel, jeni shquar si golshënuesi më i mirë (për moshat), në Gjermani. Si filloi karriera futbollistike për ju si qendër sulmues, dhe, a e ndjeni ju madhështinë e të qenurit futbollisti më i mirë për bashkëmoshatarët tuaj, jeni vetëm 15 vjeç?

 

Vasel Limaj: Po, unë kam filluar të luaj me topin që në moshën 5 vjeçare, dhe, mbi këqyrjen e lojës sime, ideja e trajnerit tim qysh në atë moshë, luaj në pozicionin sulmues dhe shquhen si golashënuesi më i mirë, në tërë zezonin, deri më tani.

 

Pyetje: Sa orë në ditë stërviteni dhe çfarë kushtesh keni për stërvitje?

 

Vasel Limaj: Unë stërvitem 5 herë në javë, kushtet për stërvitje janë shumë të mira, kuptohet, terrenet sportive janë jashtë zakonisht të mira dhe dy orë në dit stërvitje në 5 ditët e javës.

 

Pyetje: Kush është trajneri juaj dhe çfarë vlerësimi ka ai për ju?

 

Vesel Limaj: Trajnerët e mi, janë: Dominik Ludwig edhe Dominik Reinhardt. Dy trajnerët, kanë vlerësim shumë të mirë për mua, janë të kënaqur me lojën time që tregoj në fushë dhe më nxisin më shumë moralisht, për cilësinë futbollistike.

 

Pyetje: Kush ju mbështeti financiarisht për stërvitjen gjatë këtyre 10 viteve?

 

Vesel Limaj: Gjatë këtyre 10viteve, babai im i dashur Bali Limani, ka bërë një sakrificë shumë të madhe, duke paguar shpenzimet financiare për përgatitjen time sportive, nga buxheti familjar dhe Dashurije Alijaj.

 

Pyetje: Ju jeni shqiptar nga Kosova, a ka pasur ndopak racizëm për ju, duke patur parasysh, se ju jeni më i mirë se moshatarët e tu futbollist gjerman, në skuadër?

 

Vesel Limaj: Po, unë jam shqiptar nga Kosova, por i lindur dhe rritur në Gjermani. E ndërsa pyetjes suaj për racizëm, ndaj meje si shqiptar, unë them, po, ka pasur. Qysh në moshë të vogël dhe deri më tash, kam pas oferta edhe prej disa klubeve të tjera, në Gjermani, Austri. Deshi Zoti, falë talentit, (jam në qendër të vëmendjes në opinionin sportdashës) ... i kam kapërcyer.

Interesi më i madh tani për tani, është Lazio Rom VFB Shtutgarti.

 

Pyetje: Çfarë numri mbani në bluzë, 10, apo...?

 

Vesel Limaj: Deri më tash, fanella ime mban numrin 9. Me kalimin tim tek Tennis Borusia Berlin në Bundeligën Gjermane. Tani, të shoh çfarë numri do më afroi trajneri, pasi, sipas krerëve të Klubit, unë meritoj të mbaj fanellën me numrin 10.

 

Pyetje: Kur të jesh në skuadrën e të rinjve, a do të pranosh të jesh pjesë e ekipit kombëtar për Shqipërinë kuq e zi, pasi Kosova ende nuk është federuar nga FIFA?

 

Vesel Limaj: Kam shumë dëshirë, është ëndrra më e madhe për çdo futbollist që ka një origjinë shqiptare, që unë, shpesh e shoh në gjumë, veshur me ngjyrat KUQ E ZI.  Kombëtarja Shqiptare është ëndrra ime!

 

Pyetje: Çfarë ambiciesh keni ju për tu bërë një futbollist i madh?

 

Vesel Limaj: Ambiciet e mia janë: Të bëhem një futbollist me emër të madh, të nderoj veten, familjen time, Kosovën dhe Flamurin Kuq e Zi.

 

Pyetje: A e ëndërron të marrësh trofeun e golashënuesit më të mirë në Gjermani?

 

Vesel Limaj: Aktualisht, unë kam shënuar 33 gola në sezon, kam marrë shumë trofe si golashënuesi më i mirë, gjithashtu, edhe si lojtari më i miri në ndeshje.

 

Pyetje: Përveç futbollit, ju në çfarë klase dhe shkolle jeni duke mësuar,dhe, si jeni me mësime?

 

Vesel Limaj: Mësoj në shkollën Mildred-Harnack-Oberschule, në klasën e 9 (nëntë) cikël fillor quhet këtu, dhe me mësime deri më tash, jam me rezultate shumë të mira.

 

 

Pyetje: Cila është ëndrra juaj për studime të më tejshme, përveç futbollit?

 

Vesel Limaj: Përveç futbollit, ëndrra ime është që të studioj për drejtësi.

 

 

Pyetje: Cili është idhulli juaj në futbollin botëror dhe Kujt doni t’i ngjasoni?

 

Vesel Limaj: Idhulli im është Kombëtarja Kuq e Zi, që unë, në një të ardhme, të vesh fanellën KUQ e Zi, si Lorik Cana e Hamdi Salihi dhe të luaj në kampionatet botërore. Por, më për pëlqen shumë, të bëhem një futbollist si, Cristiano Ronaldo, ky është ideali im, për futbollin.

 

Pyetje: Po talenti juaj Vesel, a po paralajmëron se po vjen një Yll, edhe në futbollin shqiptar?

 

Vesel Limaj: Unë besoj e shpresoj se do ia dalë mbanë, vetëm me punë.

 

Ju urojë shumë suksese në udhën që keni nisur!

 

Faleminderit shqipe!



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: