Kolë Tahiri: ''Takimet'' e mija me Lahutën e Malësisë dhe autorin e saj
| E Diel, 26.02.2012, 05:05 PM |

Dukuri etno-psikologjike  në Lahutën e Malësisë të Gjergj Fishtës.

 

«Takimet» e mija me Lahutën e Malësisë dhe autorin e saj.

 

-Disa të dhëna që flasin për popullariteti e Lahutës Malësisë në trojet shqiptare gjatë periudhes së sistemit  monist-

 

«Me të drejtë thuhet që, një popull karakterizohet, jo aq fort nga njerëzit e tij të mëdhenj se sa nga ajo, se si sillet ndaj tyre ».  Nitçe

 

Nga Prof. as. Dr. KOLË TAHIRI

 

a). Viti 1950. Befasi rrezatuese.

 

Pas mbarimit te shkolles fillore ne Shkoder, ndodhesha me pushime verore ne lartesite e malit te Kores Merturit, ne thellesi te Bjeshkeve te Nemuna. I ndjeri, Mark Qerimi, bari delesh me jep nje liber te vogel. Porosia: Te ruhej me kujdes dhe pas dy ditesh t’ia ktheja po atij. Kalonte ai liberth(blen) i vogel doremedore midis brinjeve. Ashtu, pa titull dhe pa autor.

E lexova ate me «etje», kuriozitete dhe kenaqesi shpirterore. Per mua ky liber ka qene nje befasi rrezitese, nje «shkreptime» ne qiellin pa re.

Fragmente te veçanta te tyre kengeve u ruajten ne kujtese time tere jeten dhe me kenaqesi ua recitoja  te tjereve.

Shume kohe me vone pata mesuar se ai liber, i ndare ne blena, ose i plote qarkullonte, ne ilegalitet ne tere territoret shqiptare, sidomos ne Shqiperine Veriore, ne Kosove, Mal te Zi, Maqedoni e territore te tjera te banuara nga shqiptaret.

 

b). Vitet ’70-80. Çaste kënaqësie estetike.

 

Gjate atyre viteve, ne Tirane punonim se bashku me profesorin shkodrane z. Shefik Osmani. Pas orarit te punes benim se bashku, nje pjese te rruges se kthimit per ne shtepite tona. Me habisnin entuziazmi e pasjoni, me te cilin ky intelektual recitonte fragmente te tera nga Lahuta e Malesise. Pelqente, sidomos portrete te tilla si ai i shkodranit Oso Kuka, Ali Pashe Gucise, Abdyl Frasherit etj. etj, Profesori mirrte zjarr, kur riprodhonte skenen e hedhjes ne ere te kulles se barotit nga Oso Kuka, apo skena te tjera luftimesh. Ne kishim besim te ndersjellte tek njeri-tjetri, prandaj benim riprodhime te tilla emocionale, qellimisht ne rruge, ne bulevard, atje ku nuk degjoheshim nga te tjere.

Keto recitime linin te kuptoje, se sa ishte pelqyer Lahuta ne Shkoder nga inteligjenca dhe populli i Shkodres, si ruhej ajo ne kujtesen e qytetareve dhe se prej andej ajo kishte «pushtua» fushat e malet, ishte perhapur ne mbare trojet tona.

Rast tjeter me nxenesit e shkollave te mesme te qytetit :

- Ish- profesori i letersise, shkodrani Vehbi Troshani shkon si mik ne shtepine e ish nxenesit te vet, Zeqir Lushaj, ne fshatin Gri te rrethit Tropojes. Ja dialogu, ne mirebesim midis tyre.

Ish-nxenesi :  / - Te tregoj diçka,  si profesor kujdestar,/, /-Sot, si mik shtepije, kie per te me fale : !/ , /- Ne konvikt ne Shkoder…, ilegalisht, /, /- Kam studjuar Fishten…, fjaleperfjale! /

Profesori : / …. !,/, /- Me shikoi, buzeqeshur - nder sy,/ , /-…….. / , /- Foli ngadale, siç e kish zakonin : / , / , /- Ti kujton se …, Une nuk e di !? /.   (Poezia eshte shkruar ne vitin 1969.)

 

- Gostivarasi Myrteza Bajraktari, ish-diplomat dhe publicist me tregonte se ne Shqiperine Lindore (Maqedoni), Lahuta, jo vetem lexohej, mesohej permendesh dhe percillej midis te rinjeve e te moshuarve, por edhe mbrohej, me çdo kusht qe te mos binte ne duar te UDB-se! Dihen raste, kur  per te shpetuar blenet e ketij libri qe rezikoheshin te kapeshin, ato lexuesit i kane lagur me uje, bere si brume dhe i kane gelltitur.

 

c). Viti 1985. Habi dhe shpresë e mbetur në sirtar.

 

Aty, nga viti 1985, nje dite, ne Biblioteken Kombëtare, dekani i Fakultetit Histori-Filologji, profesor Ali Xhiku, me befasoi me pyetjen : A ka qene lexuar dhe a pelqehej Lahuta e Malësis në Tropojë e krahina te tjera veriore?!

Dekani, me origjine gjirokastrite, studjues i historise se letersie shqiptare, qellimisht nuk me ftoi qe te uleshim per kafe, por po bisedonim, ne ecje e siper gjate hollit te bibliotekes. Ne keto rrethana, jo vetem shpreha te verteten, por edhe i recitova disa fragmente per t’i treguar se si ruhej ajo ne kujtesen e njerezve si dhe ndikimin e saj.

Studjuesi nuk beri asnje koment dhe pyetjes time, se perse ky interesim iu pergjigj : «Kot, ashtu per kuriozitet !». Por, ai intersim nuk ishte thjesht «kuriozitet», ashtu kotsekoti. Duke i ditur interesat e tij studimore kuptova, se ne qarqet e larta letrare, kishte nisur te diskutohej per Fishten dhe vepren e tij. Kjo do te thoshte, se kishin nisur te «pikonin akujt», gje qe paralajmeronte shpresa, shpresa te cilat ende nuk jane bere realitet ne qendrimin ndaj poetit te madh kombetar. A nuk eshte per t’u habitur!

 

d). 1997. Enigmë e krenari.

 

Ne vitin 1997, gjendesha per specializim ne Universitetin Katolik te Luvenit (Belgjike). Aty, nje studjues, midis te tjerash me tregoi, se ish profesori i atij universiteti, filozofi dhe kardinali belg Merkier(Mercier) kishte pritur delegacionin shqiptare te Konferences se Versajes, te vitit 1919, te kryesuar Imzot Bumçin dhe sekretar At Gjegj Fishten. Dy misionaret shqiptar- delegat i ishin lutur kardinalit qe te nderhynte tek miku i vet Klemanso(Clemanso), ish kryetar i konferences dhe njeherit kryeminister i Frances ne ate kohe. Kerkonin ndimen e tij per te ndaluar padrejtesine, qe po u behej shqiptareve duke u shkeputur Korçen e Gjirokastren, territore shqiptare prej shekujsh. Kardinali u kishte dhene fjalen se do te jepte ndihmesen e vet.

Per kete, ne arkivin e filozofit gjendej edhe korrespondenca e tij me At Fishten.  Ky ishte lajm i ri, natyrisht i mire, por vazhdon te mbetet enigme, sepse arkivi eshte shume i madh dhe lypsen kerkime te gjata per te rene ne kete korrespondence.

Kjo me gjalli krenari dhe interes shkencor, por ajo korrespondence prêt te zbulohet ne te ardhmen.

Po ne ate vit, ne nje takim themelues te Lidhjes Shqiptare ne Bote te organizuar nga vellezerit Kuzhneni, me banim ne Zagreb, midis pershendetjeve te ndryshme u duartrokit fort nje burre i moshuar, i cili recitoi, me nje gegerishte perfekt vargje te tera nga Lahuta e Malesise. E veçanta e ketij recitimi ishte, se ky emigrant politik ishte me origjine nga Lunxheria e Gjirokasters, mbante mbiemrin Pango.

 

Emigracioni i vjeter shqiptare ne Belgjike e ruante me dashuri ne mendje dhe zemer Lahuten e Fishtes, jo me pak enthuziast dhe admirues te kesaj vepre ishin emigrantet e ardhur nga Kosova e vise te tjera shqiptare  te ish Jugosllavise. Ajo barte copeza te shpirtit shqiptare, perbente deshmi identiteti etnik.

A nuk ishte kjo, deshmi e shkelqyer e popullaritetit e shtrirjes, ne territoret mbareshqiptare dhe ne emigracion e vepres se Fishtes ?!

Fatmiresisht, ne Universitet, biliotekat dhe arkivat e Belgjikes «flejne», mbase edhe qindra dokumente te tjera te rendesishme per Shqiperine dhe lidhjet e saj me mbreterine e Belgjikes dhe Europen e koheve te shkuara.

Fatkeqesisht, studjuesit shqiptare, deri me sot, fare pak u jane afruar ketyre dokumenteve.

 

dh). Viti 2010. Mirenjohje dhe krenari.

 

Ne nje takim perkujtimor, me rastin e 70-vjetorit te vdekjes se at Gjergj Fishtes organizuar nga Shoqata e te Perndjekurve Politik shqiptar ne Bruksel, na nderoi me pjesemarrjen direkte edhe albanologu i shquar Robert Elsie i cili ne bashkepunim me z. Janic, ka perkthye  Lahuten e Malesise ne gjuhen angleze.

Nje mbrekulli e vertete.

Perveç kenaqesise qe me shkaktoi takimi i pare me te kete njohes te thelle te gjuhes shqipe dhe perkthyesit te talentuar me gezoi fakti se institucionet e Prishtines kishin treguar shenja mirenjohje per kete perkthues dhe bashkeperkthyesin e tij. Ndersa Tirana zyrtare dhe akademike, me sa duket ende nuk eshte kujtuar per kete albanolog qe i ka bere nje sherbim te tille letersise dhe kultures shqiptare ne bote.

A nuk kishte te drejte Shekspieri kur theksonte: «Kryekrimi i krimeve eshte mosmirenjohja » ?

 

Per, me se 65 vjet kam qene, nje prej deshmitareve okular te popullariteti te jashtezakonshem se Lahutes se Malesise dhe te ndikimit thelle edhe, mbase unikal ne zemrat dhe mendjen e shqiptareve brenda dhe jashte kufijve te sotem shteteror gjate sundimit te diktatures sllavo-komuniste.

 

Lind pyetja : Si shpjegohet nje popullaritet kaq i pazaknte i kesaj vepre dhe ndikimi i saj i jashtezakoneshem dhe pushtimi i zemrave dhe mendjeve te shqiptareve per gjate me se 100 vjeteve ?! Perse, kjo veper admirohej aq shume nga komuniteti shqipfolese kudo ai jetonte ?

Eshte veshtire te gjendet nje shpjegim me i sakte se, ai qe jep albanologu Maksimilian Lambertz, perkthyes i Lahutes ne gjermanisht : « …Lahuta e Malesise e Gjergj Fishtes,… asht pasqyra, magazina e kopja besnike e jetes, e shpirtit, e deshireve e perpjekjeve, e luftes dhe dekes se Shqiptareve : … ».

Binomi franceskan shqiptar(«Atme e Fe») paraqitur mrekullisht ne Lahuten e Malesise,  bazuar ne ngjarjet reale historike te fundshekullit XIX-te dhe forma artistike e perkryer, shprehur me nje gjuhe tejet te pasur popullore eshte ngulitur thelle ne vetedijen e kombit. Merite e veçante e kesaj kryevepre eshte se ajo u drejtohet ndjenjave te thella dhe emocioneve te shqiptareve.

Jane keto disa prej aresyeve te cilat me shtyne, me rastin e nje pervjetori te nisja punen per trajtimin e pamjeve etno-psikologjike ne Lahuten e Malesise, kesaj perle te letersise sone kombetare.

Te marresh inisiativen per te trajtuar dukuri etno-psikologjike nga Lahuta e Malesise do te thote te kapesh pas nje tematike, qe shtrihet ne kufinjet e shpirtit iliro-arbero-shqiptare, teme kjo, pakufimerisht e gjere.

Keto shenime, me sa di une, perbejne, nje nder perpjekjet e para te kesaj natyre, nga qe psikologjia etnike ne trojet tona, si shkence e mirefillte psikologjike sapo ka nisur te inicohet, si sfere e veçante e psikologjise sociale te shqiptareve.

Ne rast, se ndeshim dukuri etno-psikologjike shqiptare edhe tek banore te territoreve fqinje me vendin tone, behet fjale per ndikime direkte te kanuneve, komunikimeve, maredhenieve shoqerore e ekonomike, menyres se jeteses te  popullsive shqiptare. Studjues te ndryshem, p.sh., pranojne, se ne kohet e hereshme, ne nje pjese te territoreve te Malit Zi njihej e zbatotohej me shume Kanuni i Leke Dukagjinit se sa ai serb i Stefan Dushanit. Ky fenomen kerkon spjegime te metejshme, por, tashpertash nuk perbejne objektin tone te studimit.

Ne te njejten kohe ne krahinat prane kufijeve te sotem shteteror ndeshen pakica te popullsive shqiptare te asimiluara nga fqinjet, siç eshte rasti i Fisit te Vasoviçeve, ne Mal te Zi, etj.

Po keshtu,  paraqet interes hulumtimi i ruajtjes se veçansive etno-psikologjike te origjines se tyre nder ato pakica te vogla etnike, te cilat jetojne brenda kufijve tone shteterore. Ne disa raste ato jane integruar ne shoqerine shqiptare ku jetojne prej shekujsh. Ndersa, kur pakicat etnike kane qene kompakte, si p.sh., ne disa fshatra te Dropullit, Prespes, Shisitavecit etj. ato  kane ruajtur, ne nje fare mase traditat, zakonet e veçorite e tyre etnike, madje edhe zhargone te gjuheve te origjines, te cilat i perdorin si gjuhe shtepije.

Nuk perjashtohet mundesia qe keto dukuri etnike, te cilat mund te ndeshen tek etni te tjera te Ballkanit, qofte edhe ne forme mbeturinash tradicionale te fshehin edhe nje origjine te perbashket, si, p.sh., ilire, thrake apo ndonje tjeter.

Ne keto shenime fillestare, me dukuri(pamje) etno-psikologjike kuptohen, ata perberes psikike, te cilat ndeshen, ne forme te dallueshme te shqiptaret, d.m. th., dukuri qe shenojne veçansi specifike shpirterore te cilat lidhen me identitetin etnik te shqiptareve. Ketu perfshihen tradita, zakone, doke, mitologji, besime, mentalitete etj., te cilat lidhen direkt me boten shpirterore te shqiptareve.

Veçansite shqiptare te dukurive etno-psikologjike shprehen edhe ne origjinen dhe lashtesine e ruajtjes se tyre.

Kur behet fjale per dukuri etno-psikologjike shqiptare nuk do te thote, se ato gjenden vetem tek shqiptaret. Jo, ato ndeshen edhe tek etni te tjera, sidomos ato ballkanie, por  per shqiptaret ato perbejn veçansi; identitet etnik, shprehen ne menyre specifike, shfaqen si elemente psikik mbizoteruese, perbejne ate qe i dallon shqiptaret nga te tjeret, pasqyrojne thelbin e shpirtit, identitetin e tyre te trasheguar brezpasbrezi, shprehin deshirat dhe aspiratat e tyre.

Nuk duhet harruar se ne psikiken njerezore, ne mendjen e shpirtin njerezor, kur behet fjale per etnicitet e popujve gjerat nuk ndahen me thike. Per me teper, kjo bie ne sy tek bashkesite etnike qe jetojne ne territore te aferta, me kushte jetes e nivele qyteterimi te peraferta, siç jane rajonet e Ballkanit.

Keshtu, p.sh., dihet se virtyti i Nderit ndeshet edhe tek bashkesi te tjera njerezore, por, kur eshte fjala per shqiptaret ajo ka shkelqim te spikatur, shpreh origjinalitet, shfaqet ne forma disi specifike, shquhet per veçansi, intesitet te reagimeve, shpesh te tepruara qe i dallon ata midis kombesive te tjera, andaj eshte pranuar te specifikohet si  Nderi Shqiptar.

Ne permbajtjen e ketij koncepti perfshien edhe krenaria, sedra, « dy gisht fetyre», dinjiteti, fytyra e burrit, marrja(turpi), prestigji, pavaresia etj. Dukuri etno-psikologjike komplekse, shqiptare. Ai shtrihet edhe ne nderin e familjes, fisit, krahines per te arritur tek nderi i flamurit, kombit.

Virtyti i Nderit pershkon tejemane Lahuten e Malesise te Fishtes. Nderi perben, nje nder motivet kryesore i cili i shtyn shqiptaret te ngrihen ne beteja kunder pushtuesvet te huaj dhe  mbeshtetesve te tyre, kushdoqofshin ata. T’u referohemi disa shembujve.

Ne kengen e dyte te Lahutes, sundimtari i Shkodres, ne rrethanat politike e ushtarake te kohes te cilat i qene krijuar te Semurit te Bosforit nuk kishte rrugedalje per te perballuar sulmet malazeze ndaj tokave shqiptare, veçse te kerkonte ndihmen e shqiptareve. Per kete Avdi Pasha(veziri) i drejtohet nderit, krenarise, sedres, « thembres se Akilit » te shqiptareve. Keshtu, perhapet lajmi se ai paska thane :

-  / « paska mbete Shqipnia n’ vasha,/ , / - qyshe s’leka mbrend nji djale, /, / - n’ate Vranine mue sot me m’dale, /…

Per me teper, Pashai justifikohet se ai nuk kishte djale. Prandaj vihet ne kerkim te shqiptareve.

 

- « - e n’ Shqipni nji djale drague,/, /- t’cilit mos t’i dhimet jeta,/, /- per Daulet e trojet t’ veta,/, /- fort kerkova e s’ mund e gjeta. » .

 

Reagimi i shqiptareve ndaj ketij cenimi te nderit, krenarise e sedres se tyre eshte i menjehershem. Madje, trimi shkodrane, Oso Kuka  mendon qe t’a vras pashain,

 

- / Por i urti kurr nuk ngutet,/ ,  / - prej burrnise e jo prej tutet. /…

 

Por, Oso Kuka e paralajmeron pashain qe mos t’a thoshte dy here ate fjale, te pavertete :

 

- /- pse n’ Shqipni ka djem si Zana ; /,  /- qi per Mbret e tojet t’veta, /,  / - nuk u dhimbet gjaja as  jeta./

Heroi, Oso Kuka i pohon pashai, se atje ku i lype besa e burrbia, shqiptaret,

- « Marre vetit kurr s’i lame ! ».

Ne nje kenge tjeter, motra vajton vellain te cilin e ka vrare banda malazese. Me t’a marre vesh kete lajm, Oso Kuka i drejtohet çetes se vet :

- / Hani, djem ! e iu vrafte buka ! /, /…. !,  / - po s’u muer sot gjaku i Avdis ;/,  / - po s’iu kthye ndera Shqipnise./

Dikund tjete, Mar’ Lula i Shales deklaron ne kuvendin e Lidhjes se Prizrenit :

-  /…  un luftoj veç per liri,/,  / - per erez(nderin) tem e per Shqipni:/.

Ne betejen e pergjakshme te Ura e Sutjeskes, Ali pashe Guxia, ne luftim e siper u drejtohet luftareve malesor :

-/ « Bini, burra, bre ! ku u kam ?/, /- se ne Shkjau na ka marrue,/,/- arme e fetyre na i ka zezue, /, / - Sadri Cu’n per pa pagu’,/ ,

/ - dy per nja, si e kem kanu ».

 

Ne Kuvendin e Prizrenit shfaqet rilindasi i Deres se Frasherllinjeve.

- / Ai asht trimi Frasher Begu,/, / - qi gjithkund, ku ku e qiti shtegu,/ , /- i la name ai Toskenise,/, /- faqe t’ bardhe i la Shqipnise /.

Vend te veçante ne Lahute… ze qendresa e Tringes, vajzes shqiptare. Ajo ka mbetur e veteme ne shtepi  me vellain ne prag te vdekjes nga plaget marr ne lufte me malazezet. Trigna e rrethuar nga Shkijet duhet te mbroje jeten e vellait dhe nderin e vet. Mue tash Shkjau po me mbyte vellain, vajton ajo ..; -/ mue tash po m’verbon t’ dy syte,/, /, - /rob tue m’marrun n’ Mal te Zi /, - /me turpnue po, un, nane e tate,/, - /nane e tate n’vorr me i korite,/,  - / me nxi fetyren vellaut te ngrate,/, -/ marre fisit un me i qite !...  (Te gjitha nenviziet K.T.)

Pra, kudo ne Lahute… flitet per vendosmerine, per gatishmerine e shqiptareve per te lufttuar per liri, per nderin, erzin(turpin), fetyren, nderin vetiak, nderin e prinderve, vellait, per nderin e fisit e te Shqiperise, per te mos u korite, per te mos u marrue etj.. As ne varr shqiptari nuk pranon mungesen e nderit. Nderi qendron mbi gjitheçka, mbi jeten dhe vdekjen.

Kategorite LIRI dhe NDERE  tek shqiptaret e Lahutes jane te pandar. Ato historikisht kane sherbye si idale madhore te shqiptareve.

Keshtu, karahas lirise vleresohet nderi, nderi vetiak, nderi i prinderve, vellait, i fisit, te te pareve, trojeve shqiptare, nderi i shqiptarit, atdheut etj.

Dukuri e mirenjohur e pershkruar nga te huajt eshte Karakteri Shqiptar me cilesite e tij volitive si forca, qendreueshmeria, guximi, trimeria, burreria, shpirti liridashes, kryengrites e i panenshtruar etj.

 

Te huajve u ka rene fort ne sy, sidomos Besa Shqiptare, e cila shfaqet, bie ne sy ne marredheniet dhe komunikimin midis njerezve, duke sherbyer edhe si kontrate verbale, se ciles shqiptaret i permbaheshin rigorozisht. Besa duke qene veti karakteri dhe ndjenje komplekse shoqerohet me bujarine, mikpritjen, ndoren(marrjen e mikut ne mbrojtje), nderimin e gaishmerine per t’a ndihmuar tjetrin ne rrezik a nevoje etj. Si e tille besa njihet, nga te huajt, si dukuri tipike etno-psikologjike, aq sa edhe eshte futur ne fjalorin e disa vendeve.

Pra, kemi te bejme me  tipare etno-psikologjike te shqiptareve.

Midis tyre shtyllen vertebrore te Kodit Moral e perben Nderi Shqiptar.

Ketu nuk behet fjale per veshtrimin, vetem ne rafshin sinkronik(historik), por edhe per theksime, nuancime te dukshme, ngjyrime, mveshje te veçanta te cilat vrehen edhe ne ditet tona(diakronik). Natyrisht, eshte fjala per doza e shtrirje te ndryshme, sipas krahinave, moshave, kohes historike e madje sipas seksit e secilit individ. Per shembull, ne te folurit verbal permenden : mençuria romake, pabesia osmane, dinakeria greke, brutaliteti sllavo-serb, kokefortesia bullgare, koketrashesia, perçarja e individualiteti shqiptare etj.

Ja nje batute miqesore midis dy shokesh emigrant : Shqiptari pyet hebreun :

- « A e dini ju, se etninen hebraike nuk e don askush, ne bote ?!

- « Hebreu pergjigjet :« E dime. Per ne ka rendesi qe duam njeri-tjeterin. Ndersa, ju shqiptaret beni te kunderten, e urreni njeri tjetrin». No koment !

Sido qe te jete, perjashto armiqet dhe keqdashesit tane, tek shqiptaret mbizoterojne tipare dhe vityte pozitive, te mirenjohura si karakteri, besa shqiptare, mikpritja etj..

Kjo nuk do te thote, se keto veti jane prone vetem a atyre etnive te cilave u atribuohen, por se ato, tek disa, historikisht  kane spikatur me teper, jane shprehur ne menyre te veçante, kane lene vulen, gjurme ne karakterin e kombit.

Dy bartesit kryesor te dukurive etno-psikologjike shqiptare ne Lahuten e Malesise jane:

a) Shqiptaret me shpirtin dhe kulturen e tyre te lashte. Perfaqesues tipike paraqiten heronjet historike si : Marash Uci, Oso Kuka, Cun Mula, Abdyl frasheri, Ali Pashe Guxia,  Ded’ Gjo’ Luli, Mar’ Lula i Shales, Prel Tuli i Merturit etj. Te besueshem jane edhe personazhet artistike etj.

b) Gjuha popullore me pasuri leksikore te jashte zakoneshme si :

- Fjalori popullor i pa pare, shprehjet frazeologjike fantastike, fjalet e urta perla, fjalet e moçme(te ralla) shqiptare etj. Te gjitha keto me prejardhje etnike. Ato burojne nga kthjellesia e mendjes popullore dhe shpirti i lashte e i paster etnik shqiptar.

Si dukuri, etno-psikologjike shqiptare, me te veçanta, ne vepren e Fishtes, te pranuara dhe adhuruara nga opinioni mbareshqiptare mund te permendim disa si:

- Shpirti liridashes, luftarak e i  panenshtruari shqiptareve me menyrat e shprehjes se vet.

- Nderi, sedra, krenaria vetiake, familjare e deri ai kombetar etj..

- Tiparet volitive te karakterit shqiptare : vendosmeria legjendare, qendresa epike, guximi, trimeria, burreria, gatishmeria per vetmohimi etj.

- Virtytet morale si : Besa, fjala e dhene, mikpritja, miku, ndorja(marrja ne mbrojtje e mikut), bujaria, ndershmeria, sinqeriteti, solidariteti, ndermjetesia, toleranca nderfetare, mirenjohja etj.

- Ritet e vdekjes e varrimir. Vajtimi i grave etj.

- Lidhja vetmohuese moter - vella.

- Mendesite mitologjike te ruajtura nder shqiptaret, deri ne mezin e shekullit XX- te

-  Kulti dhe nderi i armes te shqiptaret.

- Hyjnizimi i traditave patriarkale. Amanet e Ali Pashe Gucis, Marash Ucit dhe Dede Gjo’Lulit. Amanetin shqiptare nuk e trete dheu.

- Kushtrimi luftarak, vajtja ne lufte dhe tradita e organizimit luftarak popullor.

- Ndermjetesia,  trajtimi i te vrareve dhe roberve te luftes.

- Besa mund(nderpret) gjakmarrjen ne kohe lufte.

- Tradita shqiptare e qendrimit ndaj gruas ne lufte.

- Kumbaria e probatinia funksionojne edhe ne betejen per jete a vdekje me armikun.

- Shkembimi i dhuratave edhe ne kushtet e luftes.

- Menia shumeshekullore e shqiptareve me shkje, mllefi, shpagimi, inati e hakmarrja shqiptare kullojne gjak e lot etj. etj.

- Ne mjafte raste poeti i referohet veseve negative shqiptare si : pabesise, korruptimit me prona e para, shitjes se shpirtit tek te huajt etj.

Ne Lahuten e Malesise  shpalosen dukshem disa veçori shqiptare te cilat do t’i quanim «Trille Shqiptare» si :

1. Guximi per t’u ngritur kunder me te medhenjeve, kushdo qofshin ata, madje edhe krajlat dhe mbreti,

2. Gatishmeria per mos t’u ndenjur vendimeve te te te medhenjeve, madje per t’i poshteruar per t’i poshteruar e hedhur poshte ato.

3. Prirja per te kerkuar ndihme e perkrahje, vetem nga me te medhenjet.

4. Deshira per te kerkuar e lidhur miqesi me te medhenjet e globit, mundesisht superfuqite,

5. Dashuria etnike(kulti i armes) per armen, perdorimi, zbukurimi, nderi i armes dhe qitja pushke ne raste fitoresh, lindje, dasem, festa etj.

Keto perbejne vetem nje pjese, pjesen me dukeshme qe shprehin mentalitete, ide, mendime, emocione, ndjenja te thella, norma e parime  te botes se mbrendeshme shpirterore, te shqiptareve.

Ato jane paraqitur ne forme te larte artistike nga Fishta.

Trajtimi i kesaj tematike, i ngjarjeve dhe personazheve te seciles kenges, perben objektin e trajtimeve tona ne vazhdim, duke i pare ata, kurdohere ne kendveshtrimin etno-psikologjik.

 

-Bruksel, shkurt, 2012-

 

(Për ZemraShqiptare, nga redaktori ynë në USA, Zeqir Lushaj)



(Vota: 8 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: