Zeqir Lushaj: Bora= shqetësime… dhe frymëzime!
| E Shtune, 25.02.2012, 05:57 PM |

BORA = SHQETËSIME… DHE FRYMËZIME!

 

(Cikël poetik, me 8 vjersha dhe 8 foto: - nëpër borë!)

 

Nga: Zeqir Lushaj

 

=Brenda 2-3 ditësh u gjendën të mbuluara me sasi të mëdha bore rreth

106 komuna e bashki të vendit, me rreth 800 mijë banorë. Një situatë

kjo e paparë prej tre dekadash, -tha zoti Berisha në Dibër=

 

-Me mendje dhe me zemër, gjatë këtij moti të zorshëm,

përditë, ndjehem mes njerëzve të mi e miqëve të dashur,

veçanërisht, në Alpet e ashpra, por të  bukura të Veriut-

 

1. PËRSHËNDETJE, VËLLEZËR

 

Përshëndetje, të dashur vëllezër,

Me dimrin dhe borën, në dyluftim,

Psikologjikisht, jam bashkë me ju,

 

Ju lutëm, të mos keni asnjë dyshim.

…!

Edhe këtu në USA, punohet fort,

Në motin me borë, acar e ngrica,

Nuk është liria, një diçka ideale,

Kundërshto shtetin,ngrit dy gishta!

 

…E di se atje, ju, nuk besoni lehtë,

(Në metropolin e varfër=Shqipëri),

E sot, ndoshta, ju bind, (sado pak),

Redaktori i ZSH-,me këtë fotografi!

 

Plot 15 vjet, që Unë, punoj kështu,

(Vetëm, për të ndrequr “biografinë”),

Si thoni: -Ç’provë duhet tjetër,

Që “RINOVIMI”, të bindi Partinë?!

…!

Unë nuk di, - i dashur lexuesi im,

Të flas, as të shkruaj më ndryshe,

Harpagonët e Tiranës, (kuq e blu),

Me mendësi turkoshake-disfatiste!

./.

 

2. DALLGET

 

-Fletë ditari, USA, 12 dhjetor 2010-

 

….!

1.

Fishta:

“…Rreh shtërgata e kërcet era,

Ushtojnë malet, me t’hi mnera…!”

 

2.

Kadare:

“…kur dallgët politike,

Ngriheshin sa një mal…”

 

…!

 

Në këtë fillim-dimri,

Nga banesa ku jetoj,

Po  percjell një ditë dallgaçore,

…Në buzë-breg Atllantik!

 

(Dallgët natyrore, të Fishtës),

Duke lexuar lajmet në Internet,

(Nga Kadarea), rijetoj motin politik.

 

…!

Bashkë me stresin e gurbetit,

(Me zemër, kah’ Shqipëria),

Dallgët, (natyrore e politike),

Sot…, po i përjetoj të dyja…!

./.

 

 

3. PEIZAZH BJESHKE

 

- Skicë -

 

Delet, i ndjell,

Tek kullosin në lëndina,

Me dorë, krypën,

Ju hedh nëpër gjollë,

 

Ato,

Vijnë me vrap,

Nëpër gurët e bjeshkës,

Lëpijnë me shije,

Krypën, shtypur hollë!

 

Pastaj tufa,

M’ballin e merr shpatit,

I orkestron, ogiçi me këmborë,

 

Nga vapa,

E ndjekin hijen e shkëmbit,

Shpejtojnë të freskohen,

Në ortekun me borë!   *

./.

* Shumë ortiqe bore në Alpe nuk shkrijnë as gjatë verës.

 

 

4. E DUAM QAFËN E MALIT

 

Të duan udhëtarët nga gjithë Shqipëria,

Që kalojnë në Ty dita–ditës,

Tek i thonë me dashuri njëri–tjetrit:

– Kjo rrugë çon, në Tropojën e dritës!

 

Të duan fabrikat, kombinatet,

Në Shkodër, Laç e Tiranë,

Për lëndën e bukur të drurit,

Për pishat dhe ahet e paanë.

 

I duan barinjtë kullotat e tua,

Ku ruajnë dele, dhi edhe lopë,

Larg ju duket deri të vij Maji,

Në bjeshkë, të dalin me kullotë.

 

Sa të duan Ty, edhe fëmijtë,

Lulebjeshke mbledhin në shpatet,

Të duan klimën dhe Ujin e Ftoftë,

Që me kërkënd tjetër nuk matet.

 

Sa  të kujtojmë në ditët e dimrit,

At’herë tek Ti, është më vështirë,

Të duan shumë edhe shoferët (!),

Tek ngjitin skodat me zinxhirë.

 

Të dua edhe unë, për gjithë të mirat,

Por, diçka më tepër ndjej për Ty,

Nga këtu, përpara më shpalosen,

Bjeshkët e vendlindjes, në Veri!

./.

Qafë-Mali, dhjetor, 1981

 

 

5. GJALLË SE GJALLË

 

-Shi…, breshër…, borë…, diçka si në andërr-

 

1.

Bjen shi…,

Me sheka!

Unë, në Prrue të Shkallës,

Me dhi !

 

Një thes,

Kapulec, mbi krye,

Në një zgurliq gështenje,

Palohem…, rri!

 

2.

Bjen kokrriz, (sa grushti),

Në bjeshkë.

Dhitë e mia,

Turren drejtë shpellës…!

 

Trokaça e cjapit,

Ma nxjerr gumin,

Dallgët…, janë:

-Poezia e bjeshkës!

 

3.

Bjen një ortek bore,

…Më merr me vete!

Valbona , (e harlisur),

Më nxjerr në zall!

 

…!

Të gjitha stinët,

Më godasin,

E Unë…, prap…,

Gjallë se gjallë!!

 

./.

 

 

6. POROSI NGA FIERZA

 

Poezia,

Është e bukur,

Dhe,

Ka shumë vlerë,

Por,

Një pretendim,

Duhet të ketë, përherë:

 

Kur,

Ta lexojë punëtori,

Të thotë me krenari:

 

–Këtu, flitet për mua,

Dhe, për shokët e mi!

 

Kështu,

Na thanë punëtorët,

Në Fierzë, tek tuneli,

 

Në mes borës e ngricës,

Dhe gjëmonte marteli!

./.

 

 

7. DOKTORR-BLINI

 

-Skicë…, dimnore-

 

…Frynë Veriu,

I hollë-brisk,

Borë- meqavë,         *

 

…Si ,

N’Kodër të Çuklës,

Tu Blini i Grisë, ma…!

 

Turra e druve,

Të duket larg në oborr,

Në oxhak, cungla,

(Cungla bungu) - avulla…!  *

…!

 

E , dikur vonë…,

Mbas vegshit me fasule,

E lojës së kapuçave,

 

…Pak, para se të flini,

Një çaj aromatik, me emrin:

-Doktorr Blini!

./.

*meqavë = borë që e sposton era, andej-këndej.

*avulla… = flakë, përpjetë.

--------------------------------

 

8. LETËR E HAPUR, NGA “KASOLLJA E FTOFTË”

 

-NJË SQARIM, MIGJENIT, në këto ditë shkurti, 2012-

 

…!

Të tregoj Unë,

O i dashur,

O  i dashur Migjen,

 

Pse,

Pse ky pushtet,

Nuk të don Ty?

 

…!

Ti, Ti-vet,

Je fajtor,

Vepra Jote,

 

Vepra Jote,

Asht’,

Kundër Tij!!

./.

-------------------------

shkurt 2012



(Vota: 20 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: