Arben Llalla: Mirënjohje për Naum Dishon dhe ish-diplomatin grek Ikonomu Kamarinos
| E Shtune, 25.02.2012, 05:58 PM |

Mirënjohje për Naum Dishon dhe ish-diplomatin grek Ikonomu Kamarinos

 

Nga Arben LLALLA

 

Me rastin e 98 vjetorit të shpalljes së Autonomisë së Vorio Epirit dega e shoqatës së Rinësë Vorio Epiritote është mbledhur në Patra të Greqisë për të festuar këtë përvjetor. Në tubim kjo shoqatë nderojë me Mirënjohje të shumë kërkuarin nga policia shqiptare Naum Dishon, vllehu i cili akuzohet për përdhunimin e varreve në Boboshticë të Korçës. Kjo mirënjohje ju nda të arratisurit nga drejtësia shqiptare me motivacionin për përhapjen e greqizmit dhe patriotizmit grek që ka treguar në veprimtaritë e tija. Gjithashtu mirënjohje ju nda ish-Konsullit të Përgjithshëm grek në Korçë Theodhoros Ikonomu Kamarinos i cili është bërë i famshëm për deklaratat se Korça banohet nga shumicë e minoritetit grek. Për këtë deklaratë dhe për veprimet e tjera jashtë protokollit diplomatik Ikonomu Kamarinos është vlerësuar kohëve të fundit me shumë mirënjohje nga shoqatat e ekstremistëve grek që duan ti bashkëngjitin Greqisë Jugun e Shqipërisë.

Mirënjohjen në emër të Naum Dishos e tërhoqi i autorizuari i tij Lefter Prifi i cili e di vendndodhjen sekrete të Naum Dishos që i fshihet drejtësisë shqiptare.

E reja e këtij aktiviteti ishte se diplomati grek nuk e kishte veshur xhupin e tij të famshëm gjatë tërheqjes së mirënjohjes, por xhupi qëndronte i varur në karrigen e tij. Ky është një rast i veçantë ku ky diplomat grek shfaqet me kostum.



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: