Fahri Xharra: Na dhe e kaluara e jonë e heshtur
| E Diel, 19.02.2012, 08:59 PM |

Na dhe e kaluara e jonë  e heshtur

 

“Mjerimi ne mendje është mjerimi më i rëndë” - Viktor Ygo

 

Nga Fahri Xharra

 

Heshtja e të së kaluarës sonë ,heshtja e të bëmave mbi ne, ishin të qëllimta.  Ishin “kujdestarët” që kujdesëshin që ne mos të dijmë se çka po ndodhë me ne. Ishin “ kujdestarët” që na  e mëshefëshin të kaluarën që për hirë të asaj ose kësaj të mos dijmë se çka është  bër mbi ne.Garantuesit e heshtjës historike gjithmonë në një mënyrë apo tjetër na e pasqyronin vetëm atë, që neve na mbetnin shumë gjëra të  pa ditura.’ S`donin që ne të kemi një krenari nga e kaluara edhe pse  ajo ishte një përulje,një shembje e mllefeve shekullore mbi ne.Thjesht ,kujdesëshin që mos të  kemi  se çka të mbajmë në mend.Apo që mos të kemi se çka të  bartim te brezat e rinj.

 

Nëse në botë flitej e shkruhej drejt për ne, neve nuk na mundësohej të kishim qasje në këto shkrime. Arsyet ishin të ndryshme, por të gjitha me një qëllim: “shqiptarët nuk guxojnë të shkollohen, janë raca më e zgjuar e Ballkanit dhe nëse ata e njofin të kaluarën e tyre, paraqesin rrezik.”

 

” E kisha rastin që fatbardhësisht apo fatëkeqësisht , gjat kohës sa zgjatëte  lufta (1912), të vizitoja Uskubin (Shkupin),disa ditë pas luftës së Kumanovës.Më bëhëshin pengesat artificiale që unë mos t`i vizitoj ato anë,nga një ndërgjegje jo e pastër  e atyre që i bënin ata gjëra. Një gjeneral (serb ) që unë e njihja që më parë kur e muarr vesh cakun e udhëtimit tim me një armiqësi të pa mëshefur më tha se nuk kisha arësye që unë të vizitoja Shkupin. Por kur  e pa vendosmërinë time atëherë më tha se do të të shoh gjëra të pa këndëshme ,por  që nuk mund të iu ikësh ( Lev Trotsky:’ Luftat Balkanike 1912-1913)  Pra ishin”gjëra të medha” stetërore të cilave nuk mund të iu ikësh. Dikush duhej të kishte shënime mbi ato tmerrre .Kush? Forcat ushtarake?  Qeveria serbe?  Po që po .

Por ,na jo, as në kohën kur ato kanë ndodhur e as deri më tani . E ne nuk guxonim të dinim . neve na mashtronim me gjëra tjera më të “këndëshme”.

 

“ Tmerret ,vazhdon Trotsky , filluan të shihen po sa iu afruam Kumanovës. Çdo gjë rreth nesh ishte në flakë.Fshatra të tëra shqiptare ishin shndërruar në gërmadha zjarri e shkrumbi. Kjo më ishte përshtypja e parë e vërtetë e një shktatërrimi të pamëshirëshëm të parë në një zonë lufteje. Vatrat ,pasurija e krijuar nga etërit ,gjyshërit e stërgjyshërit zhdukeshin nga flakët. Kjo pamje e zjarreve na përcjelli deri në Shkup.Posa zbrita nga vagoni,natë ,askund asnjë njeri i gjallë: përveq zërava të dehur të ushtarëve.  dhe kësaj skene që e pashë.

Katër ushtarë i mbanin bajonetat në të gatshëm,kurse në mes  dy shqiptarë shumë të rinj me plisat e tyre në kokë. Komitagjinjt (çetnikçët)  në dorën tjetër e mbanin shishen e rakisë dhe jepnin urdhër : “Për tokë shtrihuni!” dhe shqiptarët binin në gjunj dhe ngritëshin në urdhërin tjetër.Disa herë.

Pastaj çetniku i dehur duke iu kërcnuar dhe sharë i shponte me majën e thikës  herë në fyt e herë gjoks: duke i urdhëruar që të pinin raki nga shishja e tij . Të dehur nga fuqia e armës dhe nga rakija e gjaku ,argëtoheshin duke luajtur me ta .”Ata  janë Arnaut” më thoshte shoqëruesi,” dhe së shpejti do t`i prejnë” . (Lev Trotsky )“

 

Por   edhe kur na jepet mundësia që ta dijmë ,ta njofim dhe ta bartim tek brezat e rinj të vërtetën tonë historike ,ne i kemi edhe sot  ato grupe “intelektualësh” ato grupacione  joqeveritare të cilat kujdesën që vëmendjen e botës te bartin tjetërkah  mu  andej  nga botës i vjen për të vjellur. Kemi vetëdije ne?

 

Gjatë okupimeve sërbe të territorëve shqiptare ,gjithëmonë është përcjellur një qëllim ,spastrimi etnik dhe asimilimi i shqiptarëve me forcë. Edhe sipas planeve të Garashaninit ,i ngjajshëm me Megali Idean greke ,ishte grumbullimi i të gjithë serbëve dhe krijimi i jë ekspansioni  tokësorë për që gjëja të gjejnë përsëri ,

” Madheshtinë Serbe Mesjetare” ,e cila nuk ka egzistuar asnjëherë.

Përderisa serbet ia  japin dhe ia kanë dhënë vetës ” të drejtën historike”mbi tokën shqiptare , ne nuk kemi pasur mundësi të flasim sepse  kemi qenë në mbrojtje të ndereve të huaja .Dhe krenohemi me këtë besnikëri. Krenohemi me këtë besnikëri dhe thurrim lavde.

Edhe tani , për inat të së vërtetës historike ne mundohemi të bejmë diçka . Të bëjmë mu atë për të cilën serbët kanë luftuar në luftën e tyre diplomatike dhe e kanë arrijtur që ta bindin botën se na  nuk jemi ata që jemi, por që jemi të atillë si  që po tregohem.

Në shpalljen e Pavarësisë – 1912 ,Serbia punonte kundër nesh . E ne i kishim haxhiqamilët që dilnin në mbrojtje të” babës “. Edhe sot kur po krenohemi me Pavarësinë e shtetit të dytë shqiptar ,prap neohaxhiqamilët thirren ,çirren ,trumbetojnë për një të kalur të errtë . E duan ringjalljen e asaj që ka vdekur që moti.E duan ringjalljen e të njejtës, të  së cilës ne këtë vit ia festojmë 100 vjetorin e vdekjës.

 

Duke e heshtur të kaluarën tanë ,e mbjellim dyshimin te të tjerët se i turpërohemi asaj. Duke i heshtur tmerret e përjetuara i themi botës se nuk na dhimbst asgjë nga e kaluara e jonë. Duke dalur me qëndrim  të njejtë haxhiqamilian ,qëndrim njëqindvjeqar ,nuk bëjmë gjë tjetër  vetëm se  e trashim teorinë e armiqëve, se na jemi  po ashtu dhe po ata si që  iu kanë thënë të tjerët për ne.

 

Nëse  i posalinduri nuk lyp me vajin e tij për të pirë ,  edhe nënës  më të kujdesëshme nuk  i bje ndërmend që ti jep gjinj. Ai fëmij mbetet gjithmonë i uritur. Ai fëmij nuk zhvillohet . Ai fëmij vdes.



(Vota: 6 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: