Joseph S. Nye: Fuqia e grave udhëheqëse
| E Diel, 19.02.2012, 06:45 PM |

Fuqia e grave udhëheqëse

 

Nga Joseph S. Nye

 

A do tё ishte mё paqësore bota, nëse e sundonin gratë? Një libër i ri sfidues, nga psikologu i Universitetit të Harvardit Steven Pinker thotë se përgjigja e kësaj pyetje është "po". Në “Engjëjt e Mirë të Natyrës Sonë”, Pinker paraqet të dhëna, tё cilat  tregojnë se dhuna njerëzore edhe pse ekziston akoma mes nesh , ka filluar tё jetё gradualisht nё rënie. Për më tepër, thotë ai, "nëse i hedhim një sy historisë, gratë kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë  një forcë paqësore. Lufta tradicionale është njё “lojё” burri: Krye-Gratë e fiseve, kurrë nuk janë bashkuar për të bastisur fshatrat fqinjë. Si nëna, gratë kanë stimuj evolutive për tё ruajtur kushtet paqësore, në të cilat  do të “ushqejnë” pasardhësit e tyre dhe për të siguruar që gjenet e tyre të mbijetojnë në gjeneratën e ardhshme. Skeptikët menjëherë përgjigjen se: Gratë nuk kanë hapur kurrë luftë, thjesht sepse mundësitë e tyre  për tё  ardhur në pushtet kanё qenё tё pakta. Në qoftë se ato ishin tё fuqizuara si udhëheqëse, kushtet e një bote anarkike do t’i detyronin  të ndërmerrnin të njëjtat vendime luftënxitëse  me burrat.  Margaret Thatcher, Golda Meir dhe  Indira Gandhi  ishin gra të fuqishme dhe secila prej tyre  i drejtoj vendet e tyre drejt luftës. Por është gjithashtu e vërtetë se këto gra arritën pushtetin duke luajtur sipas rregullave politike të "botës së një burri". Ishte suksesi i tyre në përputhje me vlerat mashkullore, tё cilat  i mundësuan edhe arritjen nё krye tё qeverisjes e tё pushtetit. Në një botë, në të cilën gratë  posedojnë një pjesë proporcionale të pushtetin (një gjysme) në pozicione drejtuese, atëherë ato mund të silleshin ndryshe. Pra, kjo pyetje është bёrё njё nocion edhe mё i gjerë : A ndikon përkatësia gjinore në udhëheqje? Në bazё tё stereotipave, studime të ndryshme psikologjike tregojnë se burrat “rëndojnë” në pushtetin e komandës, ndërsa gratë janë bashkëpunuese dhe nё një mënyrë intuitative arrijnë tё kuptojnë fuqinë e butë tё tërheqjes dhe bindjes. Amerikanët kanë tendencë për të përshkruar udhëheqjen me stereotipa të vështira meshkujsh, por studimet e lidershipit tё  kohëve të fundit paraqesin një sukses në rritje, për atë që një herë e një kohё  u konsiderua si "stili femëror". Në informata të bazuara në shoqëri, rrjetet janë duke zëvendësuar hierarkitë dhe punëtorët  e kualifikuar nё atë fushё janë më pak të respektueshëm. Menaxhimi në një term mё të gjerë të organizatave po ndryshon në drejtim të "lidershipit të përbashkët" dhe një” lidershipi tё shpërndarë”, me drejtues në qendër të një rrethi më tepër sesa në majë të një piramide , siç edhe ka qenё. Ish-CEO i Google, Eric Schmidt tha se atij i duhej tё "llastonte" punonjësit e tij.

 

Edhe ushtria po përballet me këto ndryshime. Në Shtetet e Bashkuara, Pentagoni thotë se komandantët qё udhëheqin stërvitjet dhe trajnimet nё Ushtri, "bërtasin mё pak", sepse brezi i sotëm i përgjigjet më mirë instruktorëve, të cilët luajnë "një rol të tipit këshillues" . Sukseset ushtarake kundër terroristëve kanё nevojё për ushtarë qё fitojnë zemrat dhe mendjet, jo vetëm për tё “thyer” ndërtesat dhe trupat. Ish presidenti amerikan George W. Bush një herë e përshkroi rolin e tij si "vendimtar", por ka shumë më tepër për udhëheqjen moderne se kaq. Udhëheqësit modern duhet të jenë në gjendje të përdorin rrjetet, të bashkëpunojnë dhe të inkurajojnë pjesëmarrjen. Tipi i Grave jo-hierarkike dhe aftësitё relative “ushqejnë” një nevojë të udhëheqjes në botën e re të njohurive të bazuara në organizatat dhe grupe dhe na bёjnё tё ditur se mesatarisht, burrat janë më pak të përgatitur për të përmbushur këto detyra. Në të kaluarën, kur gratë luftuan për kryesitë e këtyre organizatave, shpesh  u nevojitej tё adoptonin një "stil mashkullor", duke bёrё një “shkelje” të normës më të gjerë sociale të femrës, pra "mirësisë"... Tani, duke marrë parasysh revolucionin e informacionit dhe demokratizimit qё kërkon  edhe më shumë pjesëmarrje nё udhëheqje, "stili femëror" është duke u bërë një rrugë drejt një  udhëheqje më efikase. Për tё udhëhequr me sukses, meshkujt jo vetëm që do tu duhet të vlerësojmë këtë taktike tek koleget femra , por gjithashtu do tu duhet tё mësojnë tё zotërojnë disa nga këto aftësi. Kjo është një tendencë, POR (ende jo) një fakt. Gratë ende mbeten mbrapa në pozita udhëheqëse, duke mbajtur vetëm 5% tё pozicioneve të larta në korporata dhe një minoritet në pozicionet e legjislaturës sё zgjedhur (për shembull, vetëm 16% në SHBA,  në krahasim me 45 % në Suedi). Një studim i 1.941 “sundimtarëve” tё vendeve të pavarura gjatë shekullit të njëzetë, zbuloi vetëm 27 gra, afërsisht gjysma e të cilave arritën tё vinin nё pushtet, por si të veja apo si bijat e një sundimtari mashkull. Më pak se 1% e “sundimtarëve” tё shekullit të njëzetë ishin gratë, të cilët e fituan pushtetin me forcat e tyre. Pra, duke pasur parasysh urtësinë konvencionale në studimet e reja tё  lidershipit, tё cilat i përkasin epokës se informacionit dhe qё do të thotë hyrja nё “botën e gruas”, atëherë shtrojmë pyetjen: Pse nuk po bëjnë diçka gratë, pse çdo gjë vazhdon tё jetё e njëjta? Mungesa e eksperiencës, përgjegjësitë kryesore të kujdestarit, stili i negocimi dhe plani i vjetër i diskriminimit ndihmojnë për të shpjeguar hendekun gjinor. Rrugët tradicionale të karrierës, si dhe normat kulturore që ndërtuan dhe përforcuan ato, nuk i kanë lejuar gratë të fitojnë aftësitë e kërkuara për pozitat udhëheqëse e të larta në shumë kontekste organizative. Hulumtimet tregojnë se edhe në shoqëritë demokratike, gratë përballen me një rrezik më të lartë shoqëror sesa burrat, kur  përpiqen për të negociuar për burime tё tilla karrierë siç është  kompensimi. Gratë nuk janë përgjithësisht të integruara mirë në rrjetet mashkullore që dominojnë organizatat dhe stereotipat gjinore ende i pengojnë gratë që përpiqen tё kapërcejnë pengesa të tilla. Ky paragjykim ka filluar të “rrezohet”në shoqëri të bazuara nё informacion, por do tё ishte e gabuar ta identifikonim këtë lloj tё ri lidershipi si "bota e një gruaje". Edhe stereotipat pozitive kanё njё efekt negativ mbi  gratë, burrat, dhe një udhëheqje efikase. Udhëheqësit duhet të shihen më pak si komanda heroike e mё shumё si një inkurajim nё pjesëmarrjen e një organizatë, grupi, vendi, apo rrjeti. Pyetjet e stilit, kur duhet përdorur forca e rёndё dhe e butë, janë po aq të rëndësishme si për burrat ashtu edhe për gratë dhe nuk duhet të “zbehen” nga stereotipat tradicionale gjinor. Në disa rrethana, burrat duhet të veprojë më shumë "si gratë"; në disa raste të tjera, gratë do të duhet tё veprojnë pak si “burrat”. Zgjedhjet kyçe rreth luftës dhe paqes në të ardhmen, nuk duhet të varen nga gjinia, por mënyra sesi liderët do tё jenё tё aftё për tё kombinuar pushtetin e fortё e tё butё, si synim  krijimin e strategjive të “zgjuara”. Si burrat ashtu edhe gratë do të jenё ato qё do tё ndёrmarrin këto vendime. Pinker, ndoshta ka tё drejtё kur thotë: Aty ku ka dhunё mungon fuqizimi i grave.

 

Joseph S. Nye, Jr, ish-Sekretari i Mbrojtjes amerikane, është profesor në Harvard dhe autori i librit tё kohëve tё fundit “E Ardhmja e Pushtetit”


Shkupi Press

(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: