Shuhet në moshën 85-vjecare Artisti i Merituar, Enver Dauti
| E Shtune, 18.02.2012, 05:09 PM |

Është shuar në moshën 85-vjecare Artisti i Merituar, Enver Dauti. Ai ka qenë një prej themeluesve të Estradës së Tiranës dhe Teatrit Kombëtar, si dhe një prej aktorëve më të njohur të skenës dhe ekranit shqiptar.

 

Dauti ka realizuar role të shumta në estradë ku ka prezantuar mbi 400 karaktere dhe ka punuar edhe si moderator i shumë prej shfaqjeve. Karriera e tij profesionale në skenë filloi në vitin 1957.

 

Ne kinematografi  ka debutuar me rolin e tij të parë si Bardhoku në filmin “Toka Jonë” në vitin 1964. Më pas ai ka performuar edhe një sërë rolesh në kinema, ndër të cilët mund të përmenden, ai i kuzhinierit në filmin “Lulëkuqe mbi mure”, si roli i tij më i spikatuar apo ai i Kopit te  “Cirku në Fshat”. Filma të tjerë në të cilët ka luajtur janë, “Koncert në vitin 1936”, “Prita”, “Rrugicat që kërkonin diell”, “Fejesa e Blertës” etj. Roli i tij i fundit ka qenë në filmin e vitit 1998, “Kolonel Bunker”.

 

Enver Dauti lindi në Tiranë në prill të 1927-s. Ai ka dhënë një kontribut të vecantë në pasurimin e artit shqiptar dhe ka qenë i respektuar si artist nga kolegët dhe publiku i cili e ka ndjekur atë nga ekrani apo në skenë përgjatë karrieres së tij të suksesshme artistike.

 

Megjithëse në përgjithësi ka performuar role dytësore, është dalluar për karakterin dhe shpirtin e tij si artist dhe njeri.

 


Top Channel

(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: