Terrorizmi nuk njeh kufij
| E Shtune, 18.02.2012, 05:24 PM |

Nga “SETimes”

 

Reagimet ndaj vendimit për shtetasin gjerman të lindur në Kosovë Arid Uka, 22 vjeç, për vrasjen e dy aviatorëve të SHBA-së që niseshin për në Afganistan në aeroportin e Frankfurtit vitin e kaluar, ka qenë jashtëzakonisht mbështetës. Shumë në Kosovë thonë se vendi duhet të rrisë vigjilencën e tij për të penguar veprime të tilla terrorizmi.

Uka, i cili lindi në qytetin etnikisht të ndarë të Mitrovicës në veri të Kosovës, por u rrit në Gjermani, u kërkoi ndjesë familjeve të viktimave këtë verë, duke thënë se ishte ndikuar nga propaganda islamike në internet përpara sulmit të tij të 2 marsit ndaj një autobusi të Forcave Ajrore të SHBA-së.

“Ajo që bëra ishte gabim, por nuk mund ta zhbëj atë që bëra”, - tha ai më 31 gusht në një deklaratë pasi u lexua padia në gjyqin e tij në një Gjykatë të Lartë shtetërore në Frankfurt.

Uka u dënua me burgim të përjetshëm të premten (19 shkurt).

Gjykata në Frankfurt e shpalli fajtor për dy akuza vrasjeje. Ai u gjet gjithashtu fajtor për tre akuza përpjekjesh për vrasje e dëmtim trupor të rëndë për plagosjen e dy punonjësve të tjerë të shërbimit dhe vendosjen në shënjestër të një të treti përpara sesa pistoleta 9 mm e tij u bllokua.

“Jam i kënaqur. Jam në paqe. Është hequr një peshë e madhe nga supet”, - tha Xho Alden, vëllai i viktimës Nikolas Alden në sallën e gjykatës pas dënimit të së premtes, sipas Fox News.

Nexhmije Hasani-Gashi, kreu i Nismës Dialogu Ndër-Fetarë në Kosovë, një OJQ vendase në Prizren, tha për SETimes se ka një mesazh nga veprimi.

“Terrorizmi nuk ka kufij. Ai është pjesë edhe e vendeve më të vogla. Ky veprim nuk do të ketë ndonjë pasojë në marrëdhëniet e Kosovës me SHBA, as në qëndrimin e njerëzve këtu, por më shumë masa duhen marrë për të luftuar fondamentalizmin brenda Kosovës,” - thotë Hasani-Gashi.

Ferdie Bajraktari, 35 vjeç, një mësuese në Prishtinë, tha për SETimes se ishte e kënaqur me kohëzgjatjen e dënimit.

“Është keq të dëgjosh se një patriot i yti vret njerëz të pafajshëm sepse mund të ishte motivuar nga propaganda. Pjesa më absurde është se këta ushtarë amerikanë kanë kontribuar në paqen e Kosovës sot”, - tha Bajraktari.

“Institucionet duhet të shohin për të parandaluar veprime të tilla”, - tha për SETimes Sahit Krasniqi, 66 vjeç, një polic në pension nga Prishtina.

Raporti i Departamentit të Shtetit të SHBA-së për Terrorizmin në Vende më 2010 tha se, Kosova ka bërë përparim në luftën e saj kundër terroristëve, por duhet edhe më shumë.

“Ndërsa Njësia Kundër Terrorizmit e Policisë së Kosovës është ende duke zhvilluar aftësinë e saj për të kryer operacione të efektshëm kundër terrorizmit, është e nevojshme që të ketë bashkëpunim e bashkërendim të efektshëm mes departamenteve brenda policisë së Kosovës”, - vuri në dukje raporti.


Gazeta Shqiptare

(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: