Aurel Dasareti: Mënyrat e trajtimit të konflikteve, sjellja dhe pasiguria në punë
| E Marte, 14.02.2012, 07:59 PM |

Mënyrat e trajtimit të konflikteve, sjellja dhe pasiguria në punë

 

Nga Aurel Dasareti, Arizona (specialist i shkencave psikologjike)

 

Unë mund ta ndryshoj sjelljen time, por jo tënden. Unë jam unë e ti je ti. Unë kam “realitetin tim” e ti ke tëndin. Unë marrë përgjegjësinë për veten time dhe kam besim se ti marrësh përgjegjësinë për veten tënde. 

·         Unë praktikoj liri veprimi.

Mundohu që të jesh i besueshëm, nëse merr informata që ti e kupton se janë të destinuara vetëm për veshët tuaj.

·         Unë kam të drejtë të them JO

Cilat janë nevojat tua? Ku janë kufijtë tuaj? Si i shprehën ti nevojat dhe kufijtë tuaj ndaj njerëzve të tjerë?

·         Unë flas për veten time

Thuaj “po” kur ka baza të arsyeshme për te, - shmangu “njeri”, “një”, “ti” dhe “ne”kur flasësh për veten tënde

·         Unë kam të drejtë për të treguar ndjenjat

Ndjenjat që shprehen dhe pranohen, kanë një tendencë për të ta ulur forcën . Ndjenjat që shtypen mund të çojnë në largpamje, zili, depresion dhe sëmundje.

·         Unë jam këtu dhe tani

Ne nuk mundemi ta ndryshojmë të djeshmen. E nesërmja është vetëm një ëndërr. Ne jetojmë tani dhe këtu.

·         Unë i shikoj interpretimet dhe besoj në përgjigjen

Shumë konflikte burojnë nga keqkuptimet dhe keqinterpretimet

·         Unë marrë përgjegjësinë për veten dhe e mësoj veten

Merr përgjegjësi, dhe ti e forcon veten tënde. Fajësoj  të tjerët, dhe ti e dobëson veten tënde.

·         Unë flas ME – jo PËR

Mundohu të flasësh mirë për njerëzit tjerë. Nëse ke për të thënë diçka të pafavorshme, thuaja atë personit për të cilin bëhet fjalë.

·         Unë u shmangem frazave “unë ndjejë se...”

Ndjenja “se” nuk është ndjenjë, por një interpretim (kuptimi, imagjinate, mendimi, perceptimi).

·          Unë e them atë që mendoj dhe nuk i përsërisë argumentet

Ai që i përsëritë argumentet e veta i dobëson ato, (për shembull) politikanët. Pranoje se të tjerët nuk pajtohen me ty. 

·          Unë e them atë që kam nevojë, në vend që të kritikojë

“Ti më mungon” pranohet më mirë se “ti kurrë nuk je i pranishëm”.

·          Unë u shmangem përdorimit të burimeve anonime të jashtme

“Shumë”, “disa”, “më shumë” janë burime të jashtme, të paqarta. Nëse ti nuk guxon të flasësh në emër tënd, atëherë heshtë.

·          Unë kam të drejtë të pyes, por nuk kam të drejtë të kërkojë përgjigje

Është e sjellshme të përgjigjesh kur dikush flet me ty. Se si do të përgjigjesh varet prej teje. “Nuk kam dëshirë të flas për...” është gjithashtu një përgjigje. Merre përgjegjësinë për përgjigjen tënde, mos e fajëso atë që të pyet. 

·          Unë kam të drejtë të gaboj

Gjithë njerëzit gabojnë. Ne mund të mësojmë nga gabimet tona, - dhe nga pranimi i gabimeve tona.

·          Unë qëndrojë jashtë konflikteve të të tjerëve

Konfliktet kanë të bëjnë me emocionet, - jo çka është e drejtë dhe kush ka të drejtë. Unë nuk mund të zgjidh konfliktet e njerëzve të tjerë., por lehtë mund të derdhë benzinë mbi zjarr nga përzierja.



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: