Pëllumb Gorica: Fokusimi i vlerave tregues kreativ
| E Merkure, 01.02.2012, 09:05 PM |

FOKUSIMI I VLERAVE TREGUES KREATIV

 

NGA PËLLUMB GORICA

 

Në lodrimin e fjalëve për artin, botimet, për poezinë… shkrimtarët, poetët, studiuesit, me filtrin letrar dhe vlerën e pamatë krijojnë një botë ekzistenciale të veçantë. E  thënë në mënyrë të moderuar, i shëndërrojnë estetikisht në diapazone këndjellëse të niveleve  universale e pasurore të shpirtit.  Shpalosja e në segmentin e organizimeve, i japin artit  frymëmarrje figurative, hapësira dijesh, njohje, përvojë krijuese, inspirim, konfiguracion. Kjo i ngjan një uragani, ku troshitja hepohet në segmentin e duhur të përvijimit proverbial. Mpaken vlerat, kur korsia e duhur ngushtohet. Koha kërkon që të rendim drejt mendësive të reja dhe fokusimit evident profetik, si një tregues dhe energji kreative.

Në respekt të vlerave të padiskutueshme, poetët, shkrimtarët, studiuesit dhe artistët e Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” Albania, konkretizuar me zbulesën e elementëve të shumtë të talenteve të rinj, të artit të së ardhmes, produktojnë mendim inteligjent, pa u ndalur në stacionet mediokre, me apelin drejt një botë me virtyte të larta krijuese.

Natyrisht,  kuvendet e fjalës janë vezullime drite në qiellin letra dhe çdokush  i pranishëm nuk ngopet me mbresa. Ditë më parë, i konceptuar me një këndvështrim të ri, me elementë realizues të spektaklit artistik, e organizuar në nivelin e një bashkebisedimi e produktiviteti letrar zgjoi interes në qytezën “Andon Poçi” të Gjirokastrës banuar nga komuniteti vlleh. Eveniment interesant edhe për nga pjesëmarrja. Kryetema letërsia, libri, kultura u demostruan në një ambient të këndshëm relaksues e të paparashikueshëm arti, një tempull skulpturor pikturim guri “Tradita”, realizuesi i saj, anëtari i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Pegasi” Albania, mjeshtri i pikturimit në gur, Dhimitraq Zharkalli, njëkohësisht gazetar dhe organizator evenenimentesh artistike. Me pasionin fisnik, frymëzues të artit ,të vlerave arkitektonike murale ai ka krijuar një afresk madhështor me gur me motive ndërthurje elementësh si: gjelbërimi, ngjyra, forma, moderniteti, antikiteti, tradita e popullit. Ajo që duhet theksuar është se janë përdorur 28 milionë gurë! Një mrekulli për Ginnes.

Me ndjenjën e natyrshme të admirimit poetët, shkrimtarët, studiuesit, artistët nga treva të ndryshme, të cilët morën pjesë në këtë eveniment, krijuan një atmosferë poetike, impresione të copëzuara ndjesish të dlirëtësisë shpirtërore, ku më shumë se çdo gjë shëndriti si diamant arkitektura e fjalëve. Natyrisht dhe fjala e parë në këtë takim mbresëlënës ishte mesazhi që përçon libri në kulturën e shoqërinë tonë, por edhe në jetën e krijuesëve. Kënaqësia shpirtërore që ndjenin shprehej edhe në fytyrat e qeshura. Energjia krijuese shpërtheu me emocion vargje, këngë, skulptura fjalësh plot dimension shpirtëror të poetit, shkrimtarit, estetit Kristaq F. Shabani I.W.A, W.P.S, baritonit të talentuar Xhelal Angoni, filologut Duro Shehu, studiusit Pëllumb Gorica,poetëve Perikli Shuli, Muharrem Guçe, Aleksandra Shabani, gazetarit Dhimitraq Zharkalli.

Duhet përmendur fakti, që programatorët e këtij evenimenti kishin fokusuar një objekt të rëndësishëm “POETËT E KOMBIT APELOJNË”,  me një larmitet poetiko-festiv. Kjo dinamikë e bëri të gëzueshëm festën edhe me kumbimet e urimeve vlerësuese. Presidenti i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve, zoti Kristaq F. Shabani përjetoi atë ditë një gëzim dhe vlerësim të madh mes miqve krijues dhe pjesëmarrës në këtë celebrim dinjitoz. Instituti Amerikan i Biografive e vlerësoi me motivacionin “NJERIU i VITIT 2011. Vlersim i lartë për letërsinë shqipe e më gjërë për meritat krijuese universale e të pakursyera, të përkushtimit të tij për artin, kulturën dhe letërsinë jo vetëm shqiptare, por dhe në kuadrin botëror.

Vend i rëndësishëm iu dha në këtë event kreativ të shpërfaqur edhe promovimit të librit publicistik "Epope vllahe mbi pentagram drite” të autorëve Dhimitër Basho dhe Thanas Kapurani, duke dhënë një kontribut në analitikën e komuniteteve që jetojnë në Shqipëri.

Bashkëbisedimi i krijuesve për këtë libër interesant, me një komunikim inteligjent, u përvijua me motivimet, të cilat po eklpolorohen me botime mbresëlënëse që ushqejne dhe kultivojne brezat. Duhet thënë se në këtë prezantim nuk u ndoq praktika e deritanishme e prezantimeve në Shqipëri, por një analitikë e gjallë dhe dinamike me gjetje të spikatura. Shumë dashamirëse këmbimi i mendimeve intelektuale të Kristo Stojës, Manol Bashos, Sheh Hysen Hormovës, Selfo Allkajt, Isuf Çelës, Marenglen Koçiut, Ëngjëll Shametit, Islam Kalemit, Vilson Topullit etj., të cilët theksuan mesazhin se duhet t’i ruajmë dhe pasqyrojmë trashëgimitë kulturore dhe historike, por edhe t’i promovojme ato.

Botimi "Epope vllahe mbi pentagram drite” është shkruar me shumë kulturë, njëkohësisht cilësor në ndërtim e përmbajtje, stil të rrjedhshëm dhe të pasur gjuhësor. Një sintezë e një pune hulumtuese disavjeçare të autorëve, që, në kontekstin historik të kohës, është një domosdoshmëri për historinë, virtytet, cilësitë, festat, gëzimin dhe dhimbjen, botën e pasur shpirtërore me ngjyrime emocionale të komunitetit vllehë. Janë analizuar me një këndvështrim objektiv faktet e shumta me dokumentacion arkivor, duke ju dhënë fuqinjohje, pa e shtrembëruar realitetin, por edhe kujtime të rrëfyera me trishtimin dhe gëzimin e dritësinë e tyre. Evokime episodesh mbresëlënëse, skicime të kaluarës së largët që, në aspektin e rëndësishëm përbëjnë shpalosje vlerash, ku çdo brez me akumulimet e thesareve të paçmuara e të qenësishme, ka dhënë kontributin. Testament për brezat, të cilët do të vijnë me vlera që, në kohën e sotme, po shkojnë në venitje.

Festa e bukur letrare e motivuar me ndjenjën e këndshme të krijuesëve dhe vlerave u  konkretizua profetikisht gëzueshëm.



(Vota: 7 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: