Halil Gashi: Kur loti ngrinë në qepallë
| E Premte, 27.01.2012, 08:58 PM |

Në skenën e tearit Istref Begolli në  Pejë  mbrëmë u shfaq drama

 

KUR LOTI NGRINË NË QEPALLË

 

Mbrëmë në Tetarin e qytetit “Istref  Begolli” në Pejë u shfaq drama  ” Kur loti ngrinë ne qepallë” Baladë  për vllezrit Gërvalla dhe Kadri Zeka të autorve  Nimon Muçaj dhe Jahi Jahiu sipas shkrimeve të  Ismail Kadaresë dhe  Jusuf Gërvallës . Në ketë mbrëmjë vertet  Loti ngriu në qepallë edhe në skenë , por edhe në sallë, në veqanti në sytë e bijës se Jusufit - Donikës e cila se bashku më nënën Suzanën  dhe familjar të tjerë edhe njëherë u përballën më ndjenjat e forta të dhëmbjës për humbjen e Jusufit , Barrdhit dhe Kadri Zekës.

 

Nga Halil Gashi

 

Pejë, 17 janar - Më rastin e shenimit të 30 vjetorit të vrasjes se Vllëzerve  Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe  Kadri  Zeka  në Untergrupenbach të Gjermanisë  dhe në kudër të manifestimeve të Flakës se janarit, ky përvjetor jubilar në Pejë u shenua më aktivitete të shumta të cilat kulmuan në mbrëmjën e 17 janarit në Sallën e Tetarit të qytetit Istref  Begolli, ku këtë mbrëmjë u shfaq Drama  “ kur Loti ngrinë në qepallë “  Baladë  për vllezërit Gervalla të autorve Nim Muçaj  dhe Jahi Jahiu . Ky i fundit bëri edhe regjinë  e kësaj drame .

Për herë të parë viejnë  në skenë  para publikut pejanë  Jusuf e Barrdhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka në një format tjetër , Jusufi nga ai djaloshi i dashur në mëndjën e  rinisë Pejane  më gitarë në dorë , tani na vie para publikut si veprimtar i shquar dhe më vizion të qartë për lirinë e trevave shqiptare që gjindëshin nën ombrellen e asaj Jugosllavie . Edhe Kadriu e Barrdhi ia mbanin ison  Jusufit në keto ideale për të cilat edhe ranë në altarin e lirisë më 17 Janar të vitit 1982 .

Nimon Muçaj  dhe Jahi Jahiu më kte tekst Dramatik janë angazhuar që të ndriqojnë shumë çka nga jeta e e këtyre tre pishtarve të lirisë , të ndriqojnë shumë çka edhe nga vrasja e tyre , si edhe të prezentojnë qëndresën e kombit tonë përmes nënës  Ajshe,  Suzana e Tushe Gërvallajt sidhe të Bacës Mustafë në ato momentë të rënda të tragjedisë se përjetuar më humbjen e më të dashurve të tyre.

Drama e përmbushur më  shumë skena të ngjarjeve në retrospektivë nga ana e regjisorit  Jahiu Jahiu , ndoshta ka patur për qellim që të pasuroi si lojën skenike ashtu edhe kuptimin e plotë për shikuesin, megjithëatë si duket ishte pak e mundimshme por  edhe lodhshme si për shikuesin ashtu edhe aktoret, ngase transformimet psiqike  dhe skenike aq te shpeshta nuk ishin aq të lehta. Nxjerrja nga jeta dhe sjellja në jetë e protagonistëve përmes nje balerine sado që kishin simbolikën domethense megjithëatë nganjherë dukëj e shpeshtë. Megjithë atë mendojë se Autoret e tekstit dhe regjisori ia dolen më sukese të sjellin para publikut porosinë e dramës “Kur loti ngrinë në qepallë “ ngase ai ngriu edhe në binë edhe në sallë në veçanti në sytë e bijes se Jusufit , Donikës e cila ishte nën emocione të forta për babain e sajë të humbur në femijërinë e sajë

Avdi Gërvallla i cili solli në skenë rrolin  Jusuf  Gërvallës gjithsesi se pati një punë të veshtirë, emocionet e forta që të sjelli sa më fuqishëm personalitetin e xhaxhit të tijë Jusufit  e bënë atë shumë të përgjegjëshem që  gjithsesi nuk e lejuan të jetë më i shlirshëm në skenë ashtu sikuse ishte Jusufi për ata që e njohin nga afër.. Kënga dhe kitara e tijë ishin arma më e fortë e Avdiut i cili ia doli që të preformoi në nivel një personalitet të fuqishëm  sikur se ishte ai i Jusufit.

 

Rudina Zhara e cila në skenë solli personalitetin e Suzana Gervallës , bashkëshortës se Jusufit , gjithsesi se e pati dy heë më veshtirë, ngase aty në rreshtin e parë në sallë ishte  Suzana Gërvalla e vertetë dhe që të dyja ajo në skenë dhe ajo në sallë ishin nën emocione të forta .Rudina Zhara skaliti në kte rol  në mënyrën më të mirë të mundshme trë atë tragjedi  që mund ta ketë përjetua një grua  në mergatë e cila humb burrin dhe kunatin. Ishin rrenqthse skenat ku ajo shprehte tëra atë peshë të rëndë të asaj tragjedie.  Poashtu mbrslënse ishte edhe skena kur ajo dhe kunata e sajë Tusha të cilën e interpretoi bukur Doruntinë Gërguri ndrronin nga një qizme në atë natë të acart të janarit të vitit 1982.

Poashtu e fuqishme dhe emocionuese  ishte edhe skena kur Mustafa në interpretim të Rrustem Latifaj i sjell kumtin e mortit Nënës Ajshe në interpretim te Muradije Muriqit  për vrasjen e bijve të sajë . Qe të dy ketopërsonazhe  fuqishëm  pasqyruan qëndresën e   Nënës dhe të popullit të Kosovës .Pasqyruan fuqishëm dhëmbjën por edhe qëndresën e ati brezi të shqiptarve kur ishte veshtirë të jesh shqiptar dhe ishte veshtir të baje kapuq të barrdhë siq thoshte  Rrustem Latifi në rrolin Sadriut.

Labinot Lajqi në rrolin inspektorit  Miler në hetimin e tijë për vrasjen  e vllezerve Gervalla dhe kadri Zeka të interpretuar  më përkushtim të lartë sjell në skenë nje hetues tipik i cili  lenë të hapura shumë mundësi për ketë vrasje pista të cilat shpiejnë të sigurimi i shtetit Jugosllave UDBE-ja e atëhershme.

Edhe aktoret e tjerë si Armend Baloku në rrolin Bardhoshit,  Luan Daci në rrolin Kadriut,  Belinda Kastrati në rolin e nënës se Kadriut,Besarta fejza në rrolin e motrës  Marta, Liridon Nikqi në rrolin e dr. Karl, Myrvete Kurtishi në rroline zonjës Zigrrid, Nimon Muqaj në rrolin e dr. Vidiqit i cili vret në operacionin e dytë Jusufin ,            si dhe udbashi   Behar Zenelaj dhe kryeudbashi  Blerim Kelmendi më interpretimet e tyre artistike në nivel bënë që kjo shfaqje të duartrokitët gjatë nga publiku Pejanë .

Edhe kori edhe trupa e baletit pasuruan lojen skenike të kësaj shfaqjeje . Në realizimin e sukesëshem kontribuan edhe  Elvina Berberi më kostumografi, Ali Thaqi  mjeshter i efektve të dritës , BekimDreshaj efektet e muzikës  dhe Liriana Nimani me grimin e aktorve.

Nimon Muçaj drejtor i tetarit të qyteti Istref Begolli pas shfaqjes tha se Drama “Kur loti ngrinë në qepallë me 18 janar do të shfaqët në skenene Tetarit kombëtar në Prishtinë,më 22 Janar në Gjilan në kudër të Flakës se janarit, më 26 janar në Shkup , kurse më 16 shkurt në Tiranë . Pra  Jusuf e Barrdhosh Gërvallë e Kadri Zeka edhe një herë do të prezentohën gjithandej kah janë trevat shqiptare , duke përmbushur kështu një ënërr dhe ideal që kishin për bashkimin e këtyre trevave.



(Vota: 4 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: