Hilmi Saraçi: Rrjedhat e protestave me Albin Kurtin në krye
| E Hene, 16.01.2012, 08:01 PM |

Rrjedhat e protestave me Albin Kurtin në krye

 

Nga Hilmi Saraçi

 

Lëvizja Vetvendosje me Albin Kurtin kaherë ka pasur një qëndrim të veçantë ndaj ecurive të shtetndërtimit të Kosovës..Veprimtaria e saj në shumë fusha të jetës ka qenë e dalluar sa i përket reagimeve dhe kritikave  ndaj qeverisë së Kosovës dhe faktorit ndwrkombwta. Në këtë fushë pas veti  pati (dhe ka) mjaft simpatizues dhe përkrahës ,Janë të njohura angazhimet e Albin Kurtit në shumë fusha edhe më herët për ta përmirësuar dhe ndryshuar gjendjen e krijuar në Kosovë, sidomos pas zgjedhjeve parlamentare , shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe aprovimit të kushtëtutës së Kosovës. Të gjithë kemi menduar se pas kësaj (shpalljes së pavarësisë dhe aprovimit të kushtetutës) do të zbatojmë kushtetutën dhe ligjet e aprovuara dhe do të shkojmë përpara më shpejtë duke flakur (menjanuar)  dukuritë negative: krimin e organizuar, korrupsionin , kontrabandën e shumë anomali të tjera të pranishme gjatë kësaj periudhe  Kjo  ka të bëjë  më tepër për situatën e krijuar dhe gjendjen e papërspektiv në veri të Kosovës. Në këtë pjesë të vendit edhe pas shpalljes së pavarësisë dhe aprovimit të kushtetutës dhe ligjeve , shumë pak është arritur , sidomos për ruajtjen e  integritetit (sovranitetit)  të Kosovës .Ka munguar angazhimi në luftimin e krimit të organizuar, kontrabandës, korrupsionit, anarkisë shtetrore ….

 

Protestat e dhunshme të serbëve dhe gjendja pa përspektivë në veri të Kosovës

 

Kanë kaluar 11 vite të çlirimit, megjithatë në këtë  pjesë e vendit (në veri të Kosovës) Qeveria e Kosovës nuk ka çasje të domosdoshme  në zbatimin e kushtetututës dhe ligjeve të miratuara në Kuvendin e Kosovës.Vrasja e shqiptarëve , përzënja nga shtëpitë  dhe banesat e tyre, përzënja e gjyqtarëve shqiptarë nga gjykata , kallja e  objekteve kufitare , strukturat paralele , të përkrahura dhe të instaluara nga Serbia , se fundi barrikadat për pengimin e lëvizjes dhe qarkullimit të lire, sidomos të policëve doganor në pikat kufitare me Serbinë, janë disa nga të cilat nuk kemi gjetur dhe nuk po gjejmë mënyrë dhe forcë për eliminimin e tyre. Protestat e dhunshme të serbëve nuk kanë të ndalur. Ata përkundër disa masave të marra nga KFOR-i , EULEX-i ,ende barrikadojnë rrugët dhe pengojnë qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve…

Gjatë përpjekjes për të pasur çasje në dy pikat kufitare në veri të Kosovës , Policia Speciale e Kosovës  mëgjithë suksesin e arritur , pati një të vrarë  (Enver Zymerin). Vrasësi edhe pse dihet ai ende është në liri, Protestat e serbëve gjithmonë ishin dhe janë të dhunshme , por policia e Kosovë sikur nuk ka pasur çasje, kurajo (guxim) dhe strategji për ta realizuar një angazhim kushtetutar për të marrë masa ndaj të gjithë atyre që krijojnë dhunë , plagosin, vrasin.dhe ushtrojnë pushtetin me strukturat paralele me aprovimin dhe financimin  e Beogradit… Ndërsa gjatë protestave të LVV janë mjaftë të angazhuar dhe të ashpër. Në këtë fushë angazhimi i Faktorit  Ndërkombëtar (UNMIK-t, EULEX-it) sikur ka munguar për zgjidhjen e problemeve të pranishme në këtë pjesë të vendit tonë . Këto angazhime për ta ndryshuar gjendjen në këtë pjesë të vendit sikur po ndihmojnë edhe vizitat e zyrëtarëve të lartë të Serbisë, në krye me Tadiqin  i cili gjatë vizitës për krishtlindje të ortodokse në Kosovë pati deklaruar se “:kjo është tokë serbe… dhe kurrë nuk do të zhbëjë strukturat paralele “…Ndërsa nuk u lejuar vizita e Ministrit për Diasporën z. Makollit në Luginën e Preshevës. Në këtë drejtim qeveria duhet të mendojë kur ka të bëjë me viziten e zyrëtarëve të lartë të Serbisë  dhe të jetë më vigjilent ndaj vizitave të tilla , sepse zyrtarët e lartë të Serbisë nuk janë të fjalës. Ata vetëm nxisin urrejtje dhe destabilizim, pra të zbatohet reciprociteti…

 

LVV-ja me Albin Kurtin gjithmonë ishte e zëshme ndaj

dobësive dhe mangësve në Qeverinë e Kosovës

 

.Përveç  problemeve në veri të Kosovës, në përgjithsi në Kosovë  është e pranishme gjendja e vështirë :varfëria e madhe , papunësia ( si pasojë e privatizimit të objekteve , sipërmarrjeve dhe fabrikave shoqërore, ku mbeten pa punë më mijëra punëtorë si dhe gjendja e vështirë e penzionistëve të cilët këto ditë kanë nënshkruar një peticion për marrjen në shqyrëtim ligjor statusin e tyre si pensionistë.

Për të gjitha këto , në eleminimin e tyre dhe përmirësimin e gjendjes së krijuar  LVV-ja në krye me Albin Kurtin ka qenë më e zëshmja  dhe  ka arritur deri dikund të ndikojë në përmirësimin e angazhimit për ta ndryshuar gjendjes e papërspektiv në Kosovë  Në këtë fusha janë të njohura protestat e LVV kundër qeverisë dhe Bashkësisë Ndërkombëtare, sidomos ndaj UNMIK-t , EULX-it të cilët nuk janë angazhuar sa duhet,(në kohën e duhur), por sikur kanë qenë tolerant dhe  të shurdhet ndaj veprimtarisë kriminale dhe pushtuese të Serbisë në veri të  Kosovës. LVV, me Albin Kurtin  gjatë kësaj kohë nuk kanë qenë  vetëm vezhgues pasiv të situatave  si disa parti të tjera opozitare ,por kanë reaguar dhe reagojnë gjithnjë ,duke organizuar protesta kundër qeverisë dhe Bashkësisë Ndërkombëtare (UNMIK-t, EULEK-sit). Mirëpo gjat këture reagimeve dhe protestave LVV  shpeshëherë nuk ka qenë e kujdesshme dhe e vetdijshme për disa veprime të pakopntrolluara  dhe të paharmonizuara sa duhet , komfor kushtetutës dhe ligjeve të aprovuara ,prandaj për këto arësyera ka pasur rrjedhime të dëmshme gjatë këtyre protestave ….

 

Reciprociteti me pelqimin e Kuvendit të Kosovës

 

Shumë kush kemi menduar se LVV me Albin Kurtin këto angazhime me protesta kundër Qeverisë  dhe faktorit ndërkombëtar po i zhvillon me qellim që sa më lehtë të hyjë në parlament si parti. dhe    dëgjohet zeri për të gjitha këto që pengojnë shtetformimin e Kosovës – integritetin dhe sovranitetin, në veçanti. Këtë edhe e ka arritur me një elektorat mjaft të gjerë  Tani LVV, si parti opozitare e dytë.në parlament, deputetet e saj gjithmonë janë të parët që ngrisin zërin kundër mangësive dhe angazhimeve të pamjaftueshme të qeverisëe , prandaj reagimi dhe kritika ndaj qeverisë është vazhdimisht e pranishme edhe në parlament  Prandaj mocioni i LVV  për reciproritet me Serbinë  është pranuar nga deputetët me shumicë votash. Mirëpo kjo u kundërshtua nga Qeveria e Kosovës , e cila  mendon se nuk do të ndihmonte por do te sjellte dëm për Kosovën. Për një  demostratë e tillë. Qeverinë e Kosovës e  kanë përkrahur  faktorii ndërkombëtar si dhe ambasada amerikane , sepse qarkullimi i mallrave dhe lëvizja e lirë është një e drejtë e pranueshme, jo vetëm parimisht, prandaj paten sygjeruar që kjo pretest most ë mbahet , pasi që kjo ngjan me protestat e serbëve në veri që barikadojnë qarkullimin dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve …

 

Protesta doli e dhunshme  me të rrahur dhe të lenduar

 

LVV-ja për këtë arsye me kohë paralajmëroi për zbatimin e vendimit të Kuvendit te Kosovës dhe me datën 14 janar organizoi  protesta  për ndalimin e mallrave të Serbisë në dy pika kufitare në shënjë recipriciteti në:Merdar dhe Dheu i Kuq,  Për këto (organizimin e protestave) pati mjaft debate dhe mendime pro dhe kundër. Mëgjithate LVV me Albin Kurtin organizoi protesta duke angazhuar protestues edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia.Mendoj se kjo nuk ishte me vend dhe e menqur , sepse të  organizoshë protestues nga shtetet të tjera nuk është aq e menqur, sepse përkundër qellimeve dhe mendimeve të mira të LVV në këtë organizim në protesta kanë mundur të hyjnë dhe të

inflirtohen edhe të  tjerë që nuk kanë qenë të interesuar për zgjidhjen e problemeve por më tepër “banë zot llugë”,..

 

Kjo protestë nuk ka qenë e nevojshme të mbahet në këtë kohë

 

Prandaj protesta e të shtunës doli e dhunshme , me të rrahur dhe të lenduar nga të dy anët.Në të dy anet, si nga protestuesit ashtu edhe nga policiae Kosovës, ka pasur nguti dhe paqartësi në masat e marra. Mendoj se ndalja e protestuesve, kontrollimi dhe marrja  e batanijeve dhe gjësendeve të këtij lloji në autobus nga policia , disa kilometra larg pikave kufitare , nuk ishte e domosdoshme  dhe e menqur, sepse këtu edhe kishte filluar provokimi për të nxitur revolt të protestuesit , përkundër thirrjes se Albin Kurtit se këto protesta janë paqësore dhe nuk kanë të bëjnë me kurfarë dhune dhe pengimin e qarkullimit të lirë të qytetarëve , se kanë për qellim ndaljen e mallrave të Serbisë që hyjnë në Kosovë, me produkte të dyshimtë dhe të dëmshme për prodhuesit vendor. Mirëpo kjo sikur nuk ishte e pranueshme nga të dyja palet. Mendoj se kjo protestë nuk ka qenë e domosdoshme të mbahet në këtë kohë , kur dialogu me Serbinë me ndjermetsimin e faktorit ndërkombëtarë duhet të vazhdojë , kur tani jemi afër realizimit të liberalizimit të  vizave dhe pjesëmarrjen nëpër takime dhe debatime rajonale për Kosovën. Serbia nuk po u përmbahet marrëveshjeve të arritura , prandaj LVV ka të drejtë të reagojë dhe të protestojë për reciprocitet, por më parë këto të jenë të pranueshme dhe të harmonizuara komfor ligjit me partitë tjera opozitare, të cilat një angazhim të LVV për një protestë të tillë  nuk e kanë përkrahur, mandje edhe faktori ndërkombëtar ka kundërshtuar.

 

Policia nuk ka qenë në nivelin e duhur të përgjegjësisë

 

Mendoj se policia nuk ka qenë në nivelin e duhur të përgjegjësisë . Këto treguan edhe skenat mjaft shqetësuese gjatë arrestimeve, ngrehja zhag dhe prongosja e disa protestuesve (udhëheqsve) vetëm sa kanë irrituar dhe shqetësuar qytetarët gjatë përcielljes në ekranin televiziv Njëri nga udhëheqësit protestues të LVV përkundër lutjes që ta zgjidhin se vetë do të hyej në makinën policore se nuk po mundet të marrë frymë i prongosur , sikur kjo lutje as që u muarr në konsideratë. Ka pasur edhe skena të tjera  të papranueshme nga protestuesit të cilët gjuanin me gurë në drejtim të policisë, të cilët disa prej tyre u lënduan , përkundër sygjerimeve të Albin Kurtit se një gjë të tillë nuk duhet ta bëjnë …

Kjo protestë e këtij lloji e papranuar nga qeveria, nga disa parti opozitare dhe faktori ndërkombëtar si dhe nga shumë qytetarë , mëgjithatë ka tregua se nuk duhet të jemi shumë tolerantë ndaj disa fushave që pengojnë dhe dëmtojnë imazhin e shtetit të Kosovës Për të gjitha këto fajtore është  Serbia , Prandaj protestat e e LVV duhet të jenë mësim se një ditë duhet policia e Kosovës të veproj edhe ndaj protestuesve të dhunshëm serb në veri të Kosovës komfor kushtetutës dhe ligjit në fuqi.,  siq u veprua ndaj protestave të LVV në krye me Albin Kurtin…



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: