Hilmi Saraçi: Konsolidimi dhe forcimi i shtetit
| E Marte, 10.01.2012, 08:01 PM |

Konsolidimi dhe forcimi i shtetit

       

Nga Hilmi Saraçi

 

Megjithë punën dhe përpjekjet e Qeverisë për të ndryshuar gjendjen e vështirë në shumë fusha të jetës, kjo sikur ende nuk është duke shkuar në drejtim të duhur, respektivisht në luftimin dhe menjanimin e dobësive të pranishme. Kjo do të arrihet vetëm me një angazhim serioz të Qeverisë dhe  të gjitha  institucioneve  tjera  që veprojnë  në betejen për rend dhe ligj .Fitorja  në betejen kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është me rëndësi të veçantë. Kjo nënkupton konsolidimin dhe forcimin e shtetit .Kryeministri , Hashim Thaçi  ka paralajmëruar këto ditë se do të ndërmarrë masa ndaj përfaqësuesve të resorëve qeveritare që nuk i plotësojnë  me kohë detyrimet që kanë . Sipas disa burimeve , zhvillime konkrete do të ketë në fillim të muajit shkurt, pikërisht kur  mbushet një vit i formimit të koalicionit qeverisës . Si duket në këtë kohë Thaçi do të paraqesë një qëndrim për secilin resor qeveritar duke u përpjekur të bëjë një reformatim në qeveri për të cilin është rekomanduar nga lartë (raporti I progresit ndërkombëtarë për Kosovën në të cilën apostrofohen shumë mangësi në institucione, sidomos në Qeverin e Kosovës).  Këtë qëndrim e ka forcuar edhe deklarata e ministres për integrime evropiane , e cila ka theksuar se monitorimi dhe zbatimi i planit të veprimit ka filluar, ndërsa raporti i parë  do të publikohet në shkurt të vitit 2012.”

       

Memorandumi në mes të MFSK-së - MPB-së dhe reformatizimi

 

 Në këtë fushë memorandumi i nënshkruar në fund të vitit të kaluar në mes të  Ministrisë së Forcës së Sigurisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, siq flitet nuk e ka pëlqimin e kryeministrit Hashim Thaçi dhe nese aty konstatohet se ka diçka joligjore , atëherë ai memorandum do të anulohet., sepse “memorandumi nuk mund të nënshkruhet pa pëlqimin e kryeministrit, se memorandumet e tilla  vetëm bëjnë  zhurmë dhe nuk e ndryshojnë  gjendjen…”(Hajredin Kuqi). Me këtë memorandum Forca e Sigurisë se Kosovës në rast nevoje , mund të angazhohet edhe në punë policore . Mendoj se këtu nuk ka kurgjë të keqe sepse kjo do të ndihmonte dhe do të koordinonte shumë punë në fushën e sigurisë dhe lirisë së qytetarit. Mendoj se për këtë (memorandum) ka pasur njohuri kryeministri , Hashim Thaçi...

Për ecurinë e nënshkrimit të këtij memorandumi ministri i Forcës e Sigurisë  së Kosovës , Agim Çeku ka sqaruar se kjo (memorandumi) është bërë me dijen edhe    NATO-s  si dhe ekspertëve të tjerë të kësaj fushe  në Qeverinë e Kosovës. Mirëpo nese konstatohet se kjo marrëveshje është joligjore, mendoj se kjo mund të ketë mbështetje me rastin e reformatimit ku do të bëhen disa ndryshime në qeveri, sidomos  kur disa ministra mund të largohen dhe të emrohen në vende të tjera…

                    

Dialogu i ardhshëm dhe vizita e Tadiqit

         

Kosova dhe Serbia do të vazhdojnë  bisedimet gjatë janarit për energjetikën, telekomunikacionin dhe përfaqësimin e Kosovës në nisma rajonale. Data e saktë  e takimit të radhës akoma nuk është e njohur, por të dyja palët, Prishtina e Beogradi kanë konfirmuar se dialogu do të vazhdojë . “Besoj se edhe gjatë muajit shkurt mund të kemi edhe një raundë tjetër bisedimesh për çështjet si transporti rrugor dhe hekurudhor, transporti ajror, kompenzimi i dëmeve  të luftës, demakracioni i kufirit, çështja e të pagjeturve  dhe çështje të tjera  që kërkojnë zgjidhje “- ka thënë Edita Tahiri, kryenegociatore e Kosovës. Megjithatë mendoj se Kosova gjithnjë do të jetë problem të cilën Beogradi dhe Prishtina  duhet ta zgjidhin në procesin e  gjatë të  emancipimit në raportet reciproke .Në këtë fushë Serbia, megjithëse deklarohet për dialog për zgjidhjen e këtyre çështjeve mjaft të vështira dhe  të arrihet një marrëveshje me rezultate të pritura (konkrete), ajo (Serbia) nuk është e fjalës, sidomos tani pas vizitëz dhe fjalimit të Tadiqit në Kosovë me rastin e krishtlindjeve ortodokse . Ai (Tadiqi) megjithse paska premtuar se nuk do të flasë për çështje politike, ai prap nuk e mbajti fjalën, por foli me gjuhën e urrejtjes duke u zotua para qytetarëve (serbë) se “kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës …dhe kurr nuk do të bëj zhbërjen e strukturave paralele në veri të Kosovës…”,  se Kosova është e Serbisë…” , prandaj vizita e tij ka rrjedha dhe ndikime negative në bisedimet e ardhshme. Kjo nuk është hera e parë, sepse edhe në vizitat e mëhershme ka vepruar kësi soji:ka nxitur urrejtje dhe destabilizim në vend, prandaj nuk është dashur që të lejohet vizita e tij. Qeveria si gjithnjë nuk është vigjilente dhe e vendosur  për të vepruar kur është fjala e vizitave të  zyrëtarëve të lartë të Serbisë. VV  dhe qytetarët me të drejt kanë reaguar me protestat e organizuara  kundër ardhjes së Boris Tadiqit dhe zyrëtarëve të tjerë të Serbisë… Vallë a është dashur që të pritet me lule?...Për viziten e Tadiqit është fajtor edhe faktori ndërkombëtar i cili ka bërë trusni në Qeverinë e Kosovës për viziten e Tadiqit në Kosovë. Prandaj faktori ndërkombëtar duhet të jetë më i qartë sa i përket dialogut dhe marrëveshjes në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

          

Pa normalizimin e marrëdhënjeve  me Kosovën ,  Serbia kurrë nuk mund të jetë pjesë e BE-së

 

Kryekomandati i KFOR-it në Kosovë gjenerali Erhard Drevs nuk beson që marrëveshja  ndërmjet Kosovës  dhe Serbisë  për menaxhimin e integruar të kufijve mund të realizohet brenda 6 apo 8 muajve  të ardhshëm siq mendohet ,duke shtuar se KFOR-i do të angazhohet edhe në të ardhshmen në veri si në mbarë Kosovën, për sigurinë dhe lirin e qytetarve të Kosovës. Kjo sikur nuk po ndërmirren masa të duhura për menjanimin e barrikadave dhe mundësinë për qarkullimin e lirë të qytetarëve në këtë pjesë të vendit (veri). Ai (Drevs) ka theksuar se lajmet për zvogëlimin e forcave të KFOR-it amerikane në Kosovë, janë  plane të  vjetra”.

Zëvendësndërmjetësi i OKB-së për statusin e Kosovës , Albert Rohan, ka vlerësuar se pa normalizimin e marrëdhënieve  me Kosovën, Serbia kurrë nuk mund të jetë  pjesë e BE-së,  sepse çështja e njohjes së Kosovës do të mbetet e hapur dhe do të shtrohet më së largu nëse një ditë Serbia  do të jetë e gatshme  për t’u antarësuar në BE. .. Ministri i brendëshëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka pranuar se për Kosovën sërbët duhet të flasin vetëm me SHBA-të  “Unë  ua kam thënë  këtë amerikanëve-njerëz hajde  të përcaktojmë  se cili është interesi jonë i përbashkët”…

           

Përpjekjet e zyrëtarëve serbë për të ndikuar në “frontin e gjerë  të aleatëve në BE” 

            

Prandaj zyrëtarët më të lartë  të Serbisë ka ditë që  i kanë filluar komunikimet intensive  me zyrëtarët e shtetevë më me ndikim evropiane .Sipas shtypit serb, përpjekjet e Beogradit pasaçërisht janë drejtuar  në tubimin e  një “fronti të gjerë  të aleatëve  në BE, në mënyrë  që një numër i madh shtetesh antare të bindin Gjermaninë  të lëshojë pe në qëndrimin e saj të fortë ndaj statusit të kandidatit të Serbisë. Kështu përfaqësuesit e shtetit të Serbisë  janë në lidhje  të vazhdueshme  me bashkëpunëtorët e  kancellarës gjermane  Angela Merkel. Mirëpo Daçiq dhe të tjerët zyrtarë të lartë të Serbisë janë të  vetëdijshëm se përpjekjet ambicioze, dominuese ndaj Kosovës tani e përgjithmonë kanë përënduar dhe për zgjidhjen e problemeve në Kosovë dhe në Botë, amerikanët e kanë fjalën kryesore- ata janë    anën e të drejtës ndërkombëtare, në anën e Kosovës…Amerikanët, nuk do të largohen nga Kosova për një kohë, siq bëhet me dije deri në muajin qershor të vitit të ardhshëm (2013). SHBA-të nuk planifikojnë ta ndryshojnë numrin e trupave  të tyre  të angazhuara  në misionin e NATO-s në Kosovë. Mirëpo vendimi për tërheqjen  e trupave  amerikane  mund të merret në çdo kohë, por deri kah mesi i vitit të ardhshëm   do të vazhdojnë  të qëndrojnë në Kosovë . Mësohet se aktualisht në  kuadër të KFOR-it janë të angazhuar 745 trupa amerikane me bazë në Kampin Bonsteli në afërsi të Ferizajt…



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: