Krasniqi, Kampion Europe në WBO
| E Diel, 08.01.2012, 07:08 PM |

 

Haxhi Krasniqi mbron titullin evropian në kategorinë WBO. Në Magdeburg të Gjermanisë, boksieri shqiptar fitoi ndaj francezit Hakim Zuliaka në një ndeshje që u duk e humbur për të.

 

Zuliaka u shfaq më agresiv në pjesën më të madhe të sfidës duke e sulmuar vazhdimisht Krasniqin, ndërkohë që ky i fundit kërkonte ta mbante larg kundërshtarin e tij.

 

Kjo situatë u pa deri në raundin e 12 ku sfida mori një kthesë totalisht në favor të boksierit shqiptar. Në këtë fraksion të ndeshjes, 24 vjecari shfaqi të gjithë forcën e tij duke i dhënë kundërshtarit të tij goditje të njëpasnjëshme duke e mundur atë me Nok-Aut teknik, që do të thotë edhe konfirmim si kampion Evrope për të.

 

Kjo ishte fitorja e 37 e Krasniqit në karrierën e tij në 39 ndeshje të zhvilluara gjithsej, ndërkohë që Zuliaka shënoi disfatën e e tij të tretë.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: