Hilmi Saraçi: Etika e kritikës dhe e polemikës
| E Enjte, 05.01.2012, 08:05 PM |

Etika e kritikës dhe e polemikës

 

Nga Hilmi Saraçi

 

Kritika dhe polemika (politike, kulturore , letrare , shkencore e të tjera) në shtypin tonë dhe media të tjera elektronike, në kohet e fundit kanë marrë hov dhe sikur nuk dijnë ta ndalin turrin, më tepër,duke etiketuar dhe fyer , pa ndonjë arsye të veçantë, Për këtë çasje   pa dyshim mbajnë pergjegjesi edhe mediat si ato të shkruara , ashtu edhe ato elektronike që nuk pritojnë të pranojnë këto lloje të kritikave dhe polemikave, pa hyrë në rrjedhat që sjellin këto (kritika dhe polemika) në opinionin e gjerë lexues dhe dëgjues.

       

 Paraqitje pa koncept të shëndoshë profesional dhe intelektual

 

Kohë më parë u paraqiten disa kritikë dhe polemistë të cilët edhe më heret janë të njohur për nënçmimin dhe çvlerësimin e të tjerëve pa argumente të nevojshme, sidomos të motivuar nga mangësit, në kohet e fundit në adresë të Qeverisë së Kosovës , si dhe  për mangësitë në veprimtarinë ASHAK-së dhe antarëve të saj.  Këto kritika dhe polemika kanë lindur edhe më herët, por tani me një angazhim që nuk është për t’u pëlqyer dhe përkrahur . Në adresë të dobsive në Qeveri , ka pasur, si zakonisht ,disa kritika, që të shumten janë reale dhe të pranueshme për opinionin, por nuk është i pranueshëm të paraqitemi pa një koncept të shëndoshë dhe intelektual para ekranit televiziv, siq ngjau me  Gjergj Dedajn i cili u përpoq ta kritikojë qeverinë në krye me  Hashim Thaçin , se “nuk frikohet ta kritikojë kryeministrin” se ai (Dedaj) “e ka bërë herët operacion frikën…” e shumë mendime të tjera primitive, joparimore dhe joprofesionale ndaj Hashim Thaçit si kryeministër. Mirëpo reagimi i  R. G. ishte mjaft i ashpër dhe fyes për Gjergj Dedajn  të cilin e quan ”rrenc “dhe “palaqo” e shumë etiketime  të tjera që nuk duhet të shqiptohen nga një intelektual, ani se Dedaj ka merituar një kritikë të tillë që i bëhet.

           

Rexhep Qosja nuk e ka harruar zanatin e vjetër

 

 Në këtë fushë herët dallohet emëri i Rexhep Qosjes, sidomos në librin “Morfologjia e një fushate” në të cilën përdori një fjalor mjaft të vrazhdër dhe fyes ndaj disa personaliteteve letrare dhe shkencore pa nevojë. Për këtë libër pati mjaft reagime dhe polemika. Ai (Qosja) si duket nuk e ka harruar zanatin e vjetër, por në vazhdimësi është duke u marrë dhe duke vjellë helm ndaj të tjerëvë që nuk mendojnë si ai.Mëgjithse ka merita të dalluara si shkrimtar, studiues i historisë së letërsisë shqipe dhe veprimtar, ai është duke lojtur një valle që nuk i ka hije. Qosja këtë e ka zanat, në veprimtarinë e tij, të kritikojë  dhe të nënçmojë të tjerët që mendojnë ndryshe, “sepse vetëm ai di”, prandaj për shkak të angazhimit të tij për të kritikuar, polemizuar dhe për të nënçmuar të tjerët, kanë lindur disa reagime dhe polemika që nuk sjellin dobi , por që iritojnë lexuesin dhe dëgjuesin.              

 

Çasje të hershme kritike ndaj ASHAK-së dhe antarëve të saj

 

Në vitin që lamë pas u botua kompleti prej 30 librave nga opusi i veprimtarisë së Rexhep Qosjës, sponsorizuar nga Qeveria e Kosovës, me shpenzime mjaft të mdha . Pas botimit të këtij kompleti linden disa reagime në adresë të Qeverisë si sponsor, sidomos nga ASHAK-ja e cila në reagimin e saj kritikon qeverinë dhe e nënçmon veprimtarinë e antarit të saj, Rexhep Qosjës. Ai (Qosja) kaherë ka pasur çasje kritike ndaj ASHAK-së, të shumten e kohes nuk është i pranishëm në këtë “shtëpi”, nuk konsultohet dhe as nuk degjohet zëri i tij si antar i “familjes” akademike, ndersa për ta marrë rrogën është i rregullt, prandaj në disa shkrime dhe intervista televizive polemizon dhe “hudhë gur e dru” ndaj “shtëpisë” së tij dhe antarëve të “familjes” që punojnë zhvillojnë veprimtarinë akademike, sidomos ndaj Dr. Isa Mustafës, të kaluaren e tij si i angazhuar në sistemin komunist me pozita mjaft të larta…Për ta sqaruar se ai (Isa Mustafa ) nuk ka merita për antar të ASHAK-së. Ai (Qosja) në këto shkrime dhe polemika televizive, ASHAK-në e quan akademi të LDK-së, ku Isa Mustafa është kryetar. Pastaj e quan ASHAK-në pa kritere të duhura profesionale , pasive në fushën  gjithëpërfshise të veprimtarisë së saj. Megjithse janë të pranishme disa mangësi që edhe unë mendoj se duhet të përmiresohen në të ardhmen, por mendimet e Qosjes në shumë fusha të veprimtarisë së ASHAK-së nuk qendrojnë.  Pranimi i antarëve në këtë institucion të lartë nuk është bërë   në baza partiake dhe politike , siq thot Qosja. Ndoshta është dashur që të pranohen disa antarë të fushave të nevojshme shkencore e të tjera dhe të freskohet Akademija me antarë të rinj.

 

Vlerësime dhe krahasime mjaft banale dhe primitive

 

Qosja për veprat e tij thot se “janë margaritarë” dhe ata (të akademisë) që flasin ndryshe për veprimtarinë e tij i fyen rënd se “ derri nuk dinë t’i dallojë margaritarët, por gjatë ushqimit i gëlltit si ushqimin tjetër…” një krahasim  mjaft banal dhe primitiv që e ulë autoritetin e personalitetit të tij si akademik, intelektual, në radhë të parë . Qosja  duhet të dijë se si bëhet pranimi i antarëve  në ASHAK , si janë kriteret që duhet të perfillen dhe se nuk ka të bëjë me përcaktimin politik dhe partiak gjatë pranimit të antarëve të saj. Kjo edhe nuk është e qendrueshme. Ata (akademikët) kanë të drejten që të pranojnë , të përkrahin dhe të vlerësojnë sipas rregullave dhe parimeve ligjore akademike.  Ata që i plotësojnë kushtet pranohen dhe antarësohen si akademik, prandaj nuk është kurfarë lëshimi nese shumica prej tyre  kanë mendime të mira edhe për LDK-në, sidomos për Ibrahim Rugovën, njërin ndër personalitetet  të shquara për pavarësinë e Kosovës, ndaj të cilit Qosja është përpjekur dhe përpiçet edhe tash ta njollosë personalitetin e tij. Ai (Qosja) mendon që në ASHAK të dominojë Partia Demokratike e Kosovës, pasi kjo parti i pëlqen, sepse ata nga kjo parti janë sponzorues  të botimit të kompletit të veprave të tij dhe të privilegjeve të tjera , prandaj ai (Qosja ) kërkon që ASHAK-ja  të ndryshojë në bazë të ligjit që kishte për t’u aprovuar në parlamentin e Kosovës. Kjo nese do të ishte në dobi të ASHAK-së, nuk duhet të kundërshtohet.

 

 “Revulicioni i vonuar” i Rexhep Qosjes dhe përkrahja e Partisë Socialiste të Shqipërisë

 

 Për Qosjen nuk vlejnë Ismail Kadare, Sali Berisha, dy personalitete të shquara, gjithashtu për kombin shqiptarë, të cilët i kritikon dhe i nënçmon pa fije turpi, me një fjalor të ashpër dhe të pabazuar dhe mjaft denigrues. Si Ismail Kadaren ashtu edhe Sali Berishën i quan “të përgdhelur të Enver Hoxhës”.Ky mendim i tij nuk qendron dhe është mjaft kundërthënës. Ai (Qosja) trazirat e vitit 1997 në Shqipëri i ka përkrahur duke i quajtur ”revulucion i vonuar”, përkundër asaj, që u vranë shumë njerëz të pafajshëm dhe u shkatrruan pa meshirë gati të gjitha institucionet kulturore , historike, shkencore të Shqipërisë nga kriminelët , të ndikuar, sidomos,  nga Partia Socialiste, e cila në këtë kohë mori pushtetin, për të cilën parti Qosja ka simpati dhe  mbështetje të  madhe ndaj saj (Edi Kristaq Ramës). Ai (Qosja) për socialistët thotë se janë më të ngritur dhe më të formuar si ideator dhe intelektual se Partia Demokratike e Shqipërisë, në krye me Sali Berishën. Kjo nuk qëndron, sepse dihen idet dhe rrjedhat e dëmshme kombëtare të PS-së në krye me Edi Kristaq Ramën dhe të tjerë bashkëmendimtarë të tij ..

        

Sali Berisha dhe Ismail Kadare dy personalitete  të mëdha të kombit shqiptar

 

 Sali Berisha (Partia Demokratike) është njëri që demokratizoi Shqipërinë duke flakur sistemin birokratik dhe totalitar të Enver Hoxhës. Kontributi i tij patriotik dhe kombëtar është i madh. Ai  për zhvillimin demokratik dhe ekonomik të Shqipërisë ka merita të veçanta. Mjafton të përmendet autostrada  që lidh Shqipërinë më Kosovën . Këtë projekt madhështor PS-ja në krye me Edi Ramën u munduan ta pengojnë dhe ta ndertojnë në drejtim të Greqisë. Sali Berisha ka dhënë kontribut të madh për pavarësinë e Kosovës. Në këtë fushë zeri i tij u dëgjua dhe degjohet kudo ndër takime dhe konferenca botërore për çështjen e Kosovës.Ndersa veprimtaria letrare dhe shkencore e Ismail Kadaresë është e pakrahasueshme. Veprat e tij (Kadaresë) janë përkthyer në shumë gjuhë të botës duke u propozua edhe për Nobel për letërsi, prandaj emëri i tij na bënë që të krenohemi.Të kritikoshë (të nënçmoshë) Kadarenë dhe Sali Berishën, siq angazhohet Qosja është një turp i llojit të veçantë për kombin shqiptar..

         

Gazeta “Bota Sot” shquhet për kontributin e madh kombëtar

 

Qosja kritikon edhe  mediat, sidomos gazetat që nuk e përkrahin mendimin e tij, por e kritikojnë qëndrimin e tij, sidomos gazeta “Bota sot” të cilën e quan “gazetë fashiste”, ndersa njërin kryeredaktor e etiketon me një të kaluare ,  si antar i lartë i partisë komuniste të Jugosllavisë. Ky (kryeredaktori) i “Bota Sot”  paska bërë kritika në adresë të tij (Qosjes)…, prandaj ai mundohet të revanshohet dhe ta nëpërkëmbë  personalitetin e tij prej kritiku.Mirëpo është e papranueshme  të quhet “Bota Sot” gazetë fashiste siq e quan Qosja. Gazeta “Bota Sot” dallohet nga gazetat të tjera  për kontributin e dhënë në fushën politike , kulturore, letrare, shkencore dhe kombëtare…



(Vota: 27 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: