Revista "Shqipëria etnike" Nr. 4/2011
| E Hene, 02.01.2012, 09:02 PM |

SHQIPËRIA ETNIKE

Revistë e pavarur tremujore:
informative-kulturore-politike
Për:
-Shqipërinë Etnike në kufijtë e saj
-Riatdhesimin e Shqiptarëve
të dëbuar me dhunë
-Luftëtarët e Rënë të Kombit Shqiptar
Viti XI nr. 3/2011 Korrtor-Veror-Frytor 2011
Çmimi: për Mërgatë: 5 CHF, 3 €, 3 $
për Vend: ( Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 1.50 €
Prokredit Bank- Prishtinë-(Kadri Osmani)
Nr. i llogarisë:1110162085000136
Drejtor: Fazli Maloku

Kryeredaktor: Idriz Zeqiraj
Zv.Kryeredaktor: Zeqir Lushaj
Redaktorepërgjegjëse: Ajshe Rexhbogaj

Zv.Redaktorepërgjegjëse: Zyrafete Manaj

Redaktore: Fatjeta Muçolli
Lektore: Jeta Bytyçi
Redaktorteknik: Besnik Mehmeti
Anëtarë Nderi në Redaksi:
Rexhep Bunjaku, Ibrahim D. Hoxha,
Fetah Berisha dhe Ramadan Rexha
Simboli: Qamil Nivokazi
Adresa:
"Shqipëria Etnike"
c/o Kadri Osmani            
Rr. “Hasan Jashari” p. n.
10000 Prishtinë
etnike@gmail.com
Redaksia ka të drejtën e redaktimit
e të lekturës të punimeve
Shkrimet dhe fotografitë mund
të kthehen: me kërkesën dhe
shpenzimet e autorit.

_________

Numri i parë i revistës tonë

"Shqipëria Etnike" doli më 10

Qershor 1999: në 121-vjetorin e Lidhjes

Shqiptare të Prizrenit 1878-1999; prandaj

kjo Lidhje është busulla jonë orientuese

 

KRYEARTIKULLI

 

VITI  2011-VAZHDIMËSI E STËRKEQJES TË KOSOVËS

 

Nga Idriz ZEQIRAJ

fisnikzeqiraj@hotmail.de

 

Viti 20011 shënoi përkeqësimin e përgjithshëm të jetës në Kosovë. Rënia ekonomike u shoqërua me rënien morale, frustrimin e skajshëm, si rrjedhojë e një udhëheqjeje hiç profesionale, tërësisht korruptive, fort inkriminuar, mospërfillëse dhe fodulle. Ngjarjet më të shënuara të vitit ishin zgjedhjet parlamentare; dëshmi dhe fakte të tjera për krimet e ShIK-ut; aktualizimi i Veriut të Mitrovicës; bisedimet serbo-shqiptare; shpërfillja dhe injorimi i institucioneve nga qeveria dhe të tjera.

 

Manipulimi i zgjedhjeve parlamentare

 

Zgjedhjet parlamentare të këtij viti do të mbahen mend për blerje dhe vjedhje masive të votave nga partia në pushtet si dhe nga simotra e saj e majtë në opozitë. Risia e këtyre zgjedhjeve ishte votimi i porositur për kandidatët e veçantë, duke eliminuar kandidatët edhe brenda partisë. Mbizotëroi preferenca për t`i veshur me kostumin e deputetit SHIK-asit aktiv, të cilët, me aplikimin e një plani supërkriminal, të hartuar, që në nismë të luftës, në koluaret dhe zyrat komuniste të Tiranës, për ta marrë pushtetin dhunshëm, përgjakën Kosovën, pa kursyer as komandantët e luftës, politikanët e shquar opozitarë dhe veprimtarë.

E majta e Kosovës, e prirë nga PDK-ja, e ardhur në pushtet me kulaç e kërbaç, vazhdon ta mbajë pushtetin të "fituar" dhunshëm, me blerje dhe vjedhje të votave. Fushata me dreka dhe darka për kolektiva punuese në arsim dhe gjetkë, u financua nga paraja shtetërore. I kudondodhur në këto tavolina të begata ishte edhe kryeministër Hashimi. Denoncimi dhe kundërshtia ndaj një fushate bizare, u tejkalua me përçmim, përtallje dhe mospërfillje totale. Në saje të vjedhjes masive të votave, partisë në pushtet iu dha mundësia  e zgjatjes të sundimit dhe të konsolidimit të mëtejshëm të pushtetit të saj hiç meritor dhe tejet skandaloz.

 

Shpalosja e krimeve të SHIK-ut

 

Thonë se edhe gjaku flet një ditë. Mund të vonojë dyzetë ditë, dyzetë javë, dyzetë muaj e, ndoshta, edhe 40 vjet. Por, gjaku humbës nuk mund të jetë. Kur në një seancë kuvendore të Parlamentit të Kosovës, më 2009, deputetët e LDD-së, Gani Geci dhe Adem Salihaj kërkuan dëgjimin e një kasete të ish-SHIK-asit Nazmi Bllaca, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i cili, padyshim, është pjesë e kontigjentit të organizatës ilegale kriminale të SHIK-ut, injoroi dhe refuzoi dëgjimin publik të kësaj kasete, e cila denonconte dhe dëshmonte krimet e ShIK-ut, madje me autorë emërorë.

Përgjatë vitit 2011 ish-SHIK-as dhe viktimat e tyre të mbijetuara, denoncuan dhe dëshmuan nëpër seanca gjyqësore, me maska dhe pa ato fare, si Ymer Ymeri, vëllai i Haki Ymerit, i ekzekutuar  nga SHIK-u, për burgun në Cahan të Kukësit, ku u dënuan krimineli SHIK-as Sabit Geci dhe banda e tij. Vlen të theksohet se ndërkohë që opinioni u bind katërçipërisht për krimet e kësaj bande SHIK-ase, grupe rrugaçërore të studentëve, anëtarë të rinj të SHIK-ut, të komanduar nga veteranë të SHIK-ut, protestonin turpshëm rrugëve të Kosovës, me slloganet fort të kompromentuara: "Lironi çlirimtarët", "Lironi heronjtë"! Vërtet, botës kurrë nuk i kanë munguar maskarenjtë, ndërsa Kosova jonë ka supërprodhim të tyre.

Hasan Zeneli, shok armësh i Zahir Pajazitit, solli fakte të bollshme se SHIK-u, duke mos ia arritur qëllimit për ta bindur Zahirin t`i lërë të qeta forcat armike serbe dhe ta atentatojë Presidentin Rugova me shokë, e vuri në pritë Zahirin bashkë me Edmondin dhe Hakifin. Luftëtari Hasan Zeneli, duke mos e fshehur urrejtjen e hapur për njerëzit e SHIK-ut, shpjegoi bindshëm qëllimet makabre të kësaj organizate kriminale. Në intervistën e tij të gjatë, të botuar për disa ditë radhazi në gazetën "Bota sot", dëshmoi se SHIK-u, duke pasur objektiv parsor goditjen e Presidentit Rugova dhe të bashkëpunëtorëve të tij, harroi armikun serbo-sllav dhe sabotoi luftën. Zoti Zeneli ishte aq i qartë dhe bindës në rrëfimet e tij, sa që askush nga 30 mijë anëtarët e SHIK-ut, me pararojën e tij lehëse OVL-në, nuk mori guximin e përgënjeshtrimit.

"Njerëzit e SHIK-ut janë bubërreca dhe jo luftëtarë",- përçmonte neveritshëm ushtari i lirisë - Hasan Zeneli.

Gamën e denoncimeve dhe të dëshmive të krimit të SHIK-ut, e shpalosi përgjakshëm drejtori i burgut rural të Kleçkës të Lipjanit, dëshmitari "X", për t`u mësuar pas vdekjes si Agim Zogaj. Procesi gjyqësor i rastit Kleçka, përfundimisht e hapi "kutinë e Pandorës". Shqiptarët në përgjithësi, ata të Kosovës në veçanti, për atë që kishin dyshimin e bazuar më parë, tashmë, mësuan të vërtetën absolute: E majta e përgjaku Kosovën, për ta marrë pushtetin dhunshëm nga LDK-ja.

Deklarimet e dëshmitarit "X", përkatësisht Agim Zogaj, i pasuar nga dëshmitari fort i saktë dhe shumë dinjitoz, edhepse vrasës me porosi, Nazim Bllaca, sheshuan të vërtetën e madhe se skena aktuale politike e Kosovës është e stërkequr, e përgjakur, thellësisht kriminale. I akuzuari i parë Fatmir Limaj është mjaft i qartë kur thotë se "për arrestimin e Blerim Kuqit dhe të tjerëve në Kleçkë, pyesni Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së". Thënë troç, vendimet janë eprore, ndërkohë që, aktualisht, akuzohen vetëm zbatuesit! Dhe, eprorët e djeshëm, për habinë tonë, vazhdojnë të jenë edhe eprorë të sotëm! Rast unik në hapësirat botërore.

"Ne veteranët e UÇK-së jemi tepër të indinjuar me rastin e transmetimit të intervistës se Nazim Bllacës në emisionin e quajtur "Drejtësia në Kosovë", në RTK në vigjilje të festave të Nëntorit". Kjo organizatë e SHIK-ut, e cila, fiktivisht, pretendon t´i përfaqësojë luftëtarët e lirisë, me kreun uzurpator, dikur, të burgosur për vrasjen e një familjeje të tërë shqiptare, e konsideron "denigruese, fyese dhe tendencioze kundër UÇK-së dhe kombit shqiptar" intervistën e Bllacës. Kur horrat dhe maskarenjtë flasin në emër të UÇK-së dhe të kombit shqiptar!!!

Nëntori ka vetëm një festë - Ditën e Flamurit Kombëtar. 28 Nëntori 1944 nuk është festë, sepse komunizmi ishte shumë më i egër se fashizmi dhe shkaktoi shumëfish më shumë viktima, vuajtje dhe mjerime për shqiptarët e Shqipërisë londineze. Imponimi, së fundi, i një ditëlindjeje të një çetaniku, për ta bërë festë dhunshëm, është përtallje edhe e festës të Flamurit. Cinizmi dhe rrugaçëria e stalinistë-enveristëve të rinj të Kosovës nuk njeh cak. E keqja bëhet edhe më dramatike kur soji i tillë është në kupolë të shtetit.

Ish-SHIK-asi Nazim Bllaca, nga një vrasës i porositur, me dëshmitë e tij tërësisht të sakta, në denoncimin e krimeve seriale të organizatës zëkeqe SHIK, po bëhet një luftëtar - hero, në zbulimin e kriminelëve, të cilët i shkaktuan Kosovës 1.300 vrasje, kuadro të luftës, të politikës, veprimtarë kombëtarë, disa syrësh janë dekoruar "Hero i Kosovës" dhe të tjerët do të jenë, përjetësisht, dëshmorë të lirisë dhe të demokracisë. Tashmë, para kombit shqiptar po shpaloset krimi i madh, i bërë në emër të luftës, por, gjithësesi, në shërbim të Serbisë pushtuese. Kombi i detyrohet shumë dhe i është për jetë mirënjohës dëshmitarit trim Nazim Bllaca. Banda uzurpatore e kreut të OVL-së, është kontigjente e krimit, për rrjedhojë, një ditë do të jetë efektive e burgut dhe në shenjestër të kanunit.

Ashtu si pushteti qendror, edhe ai lokal, është i flamosur dhe i inkriminuar në përmasën e mosdurimit të mëtejmë. Dëshmitë e Lajçit, kunatit të Xhabir Zharkut, janë tmerruese: "Të burgosurit i çoni afër pikave serbe dhe i vritni, duke hapur lajmin se i vrau policia". Një praktikë e tillë, tashmë, është e njohur edhe për dhjetra burgje të tjera të ShIK-ut. Dhe, megjithatë, ende nuk ka reagime të organeve përkatëse!

Që nga presidentja e vendit, kryeparlamentari, kryeministri, kryeprokurori, ministri i drejtësisë, ministri i brendshëm dhe deri tek policia e gjykatat çirrën e manipulojnë me sllogane premtuese: "Zero tolerancë për krimin e organizuar dhe korrupsionin". Gënjeshtra dhe vetëm gënjeshtra. Deri më tani historia nuk njeh ndonjërin të këtë luftuar kundra vetvetes. Rasti i gjyqtarit Rrahman Ratkoceri, në gjykimin e grupit kriminal të Llapit, flet më shumë se mijëra premtime dhe përlavdërime të pushtetarëve tanë, varrmihës të së vërtetës, të drejtësisë.

 

Veriu i Mitrovicës  -  pengu i pavarësisë

 

Edhe pas 12 vitesh çlirim, Veriu i Mitrovicës mbahet i pushtuar nga Serbia. Në gjysmën e dytë të vitit 2011 u aktualizua kjo pjesë e ndarë e Kosovës. Shou i policisë të Kosovës tërhoqi vëmendjen e qendrave të vendosjes. Mburrja qeveritare se, tashmë, Kosova kontrollon kufijtë e saj, doli huq. Realisht, Kosova nuk ka qasje  në Veriun e Mitrovicës dhe përlavdërimet e Hashímit, Editës, Hajredinit, Bajramit me shokë, janë sa cinike, aq edhe amorale, sepse fshehin gjendjen faktike për Veriun e pushtuar nga bandat e Serbisë.

Edhe reciprociteti ndërshtetëror, i shpërfaqur me aq bujë, ishte i turpshëm për pushtetarët tanë. I vetmi reciprocitet ka qenë java e ndalim-hyrjeve të mallrave nga Serbia. Për kalimet e transporteve nga Kosova në Serbi, janë përdorur metoda të palejueshme dhe poshtëruese, duke paguar gjobat përkatëse tek strukturat paralele e kriminale serbe brenda Kosovës, kryesisht, në Graçanicë dhe Çagllavicë! Raporti i reciprocitetit është mjeran dhe supër qesharak. Shifrat janë rrëqethëse, opinioni është i informuar dhe fort i zemruar. Shqiptarët nuk ka nevojë t`i gënjejë askush, sepse ata vetëgënjehen.

Krimet në Kosovë, mosfunksionimi i ligjit, i organeve të drejtësisë, moszbardhja e qëllimshme e krimeve numerike, janë alibi e mjaftueshme dhe faktike e Serbisë për ta mbajtur Veriun e Mitrovicës të pushtuar. Që nga viti 1999 Kosova vazhdon të jetë e monitoruar nga ndërkombëtarët. Pavarësisht elozheve kortezike, ata shohin një shtet rakitik, që nuk funksionon, që nuk ecën, por, zvarritet.

Çuditërisht, viti 2011 kulmoi jo në luftimin e krimit, jo në avancimin e drejtësisë dhe të shtetit ligjor, por në mbrojtjen fanatike të krimit dhe të kriminelëve. Partia në pushtet i bëri deputetë ata që drejtësia ndërkombëtare i akuzon për krim të organikzuar, madje me dosje te hapura dhe voluminoze. Qëllimi është qartësisht i lexueshëm. Duke qenë të koracuar me imunitetin e deputetit, ata janë të paprekshëm nga ligji, pavarësisht se janë urdhërdhënës të vrasjeve seriale politike!

Aktualisht e majta ekstreme e Kosovës numëron, të paktën, 21 deputetë të SHIK-ut. Kjo strukturë e organizuar mirë, i ka katapultuar agjentët e saj në të gjitha institucionet e shtetit. Rrjedhimisht, Kosova është ngulfatur nga krimi dhe kriminelët. Dhe, kjo gjendje është aq e tejdukshme jo vetëm për vendorët, por edhe për ndërkombëtarët, sa që shumë shtete janë penduar për njohjen që i kanë bërë Kosovës - shtet. Dhe, po të mos ishze forca përkrahëse e Amerikës, me miqtë e saj strategjikë, zhbërja e kësaj shtetësie mund të ndodhte në çdo kohë.

Konkluzioni është i qartë: Derisa shqiptarët vrasin njëri-tjetrin sot, pse mos t`i vrasin serbët nesër. Një dëshmi fatale për Kosovën janë edhe sulmet sa kriminale, po aq rrugaçërore dhe kundranjerëzore që ndërmori e majta e Kosovës, në mars-prillin e vitit 2004, kundra vendbanimeve dhe të kishave serbe, edhepse të dirigjuara, qëllimshëm, nga Serbia.

Diplomacia ndërkombëtare jo të gjitha opinionet që ka për një vend i bën publike. Shumëçka lënë të nënkuptohet dhe pret, natyrshëm, reflektim. Por, kur konstaton se kjo nuk po ndodhë, atëherë hakmerret me neglizhencë. KFOR-i nuk e fsheh, edhepse forcë ushtarake, vepron sipas vendimeve politike të Brukselit. Përndryshe, një forcë si NATO, segment i së cilës është KFOR-i, që shpartallon rrufeshëm shtete shumëmilionshe diktatoriale, me një organizëm të hekurtë ushtarak e policor, si nuk ia  del ta mposhtë një bandë kalbuçe, një grusht rrugaçësh në Veriun e Mitrovicës.

Zgjidhja e Veriut të Mitrovicës është tërësisht politike. Pa luftuar krimin dhe kriminelët në Jug të Kosovës, nuk mund të luftosh atë në Veri të saj. Këtë e ka shprehur edhe Oliver Ivanoviçi, i ngarkuar i Serbisë për Kosovën. Dhe, statistikat e tij janë të sakta: Krimi vrastar dhe korruptiv është shumëfish më i madh në Jug të Kosovës, se sa në Veriun e saj. "Faktet janë kokëforta",- ka thënë një ideolog i komunizmit, i të majtës botërore - Lenini.

 

Shpërfillja e institucioneve  -  sinjal i diktaturës

 

Viti 2011 ka shënuar regres në aspektin demokratik të shoqërisë tonë. Kosova është përballur me arrogancën dhe shpërfilljen e vrazhdët, të manifestuar nga partia në pushtet. Vendimet e institucioneve më të larta, përfshi këtu edhe Kuvendin, si organi më i lartë dhe ligjvënës, janë anashkaluar lehtësisht dhe shpërfillshëm. Centralizimi i pushtetit tek kryeministri, është sinjal i keq, është sinjal i diktaturës. Dhe, kjo diktaturë moderne, brenda demokracisë, ku shprehja e mendimit është e lirë, por relativizimi i mendimit të lirë e shpien në përmasën e zeros, efekti është i njëjtë, si në diktaturën klasike.

Kastës drejtuese aktuale të Kosovës i mungon integriteti. E mbytur në mëkate të shumta, kjo kastë dirigjohet nga forca të nëntokëshme, mafioze, kundrakombëtare, pa pasur guximin qytetar, për të mbrojtur interesat e vendit, të popullit, të cilin e përfaqëson dhunshëm, në saje të hypjes në fron me vjedhje votash dhe dhunim të demokracisë institucionale e njerëzore. Zgjatja e kësaj agonie drejtuese është ogur i keq për Kosovën dhe popullin e saj.

 

Dhjetor, 2011

 

 

SHENJËTORËT:

 

(Me rastin e Vitit të Ri 2012, i pershendes kolegët dhe lexuesit e ShqipëriEtnike,

me Ciklin me vjersha, per katër shenjëtorë)

 

Nga  Zeqir Lushaj

zeqirlushaj@msn.com

 

I. NANË - TEREZA, NANA E GLOBIT!

 

Nanë Tereza, Nana e Globit,

Dora e saj , si dora e Zotit.

 

Zemrën t’bardhë, si bjeshkët tona,

Shpirtin t’madh, sa Fushë-Kosova .

 

Mbushë besim e krenari,

Pshtoj nga vdekja, mijëra fëmijë,

 

Ju dha jetë, e dritë në faqe,

Çmimin “Nobël” mban për paqe.

 

Nanë Tereza , s’asht n’Kalkutë,

Shpirti i Sajë, kudo asht’ futë,

 

Asht’ me t’smurtë, nëpër spitale,

Me t’pa strehët, në rrugë të madhe.

 

Gonxhja Jonë, simbol i jetës,

Shpija e zemrës, për t’vobekët,

 

Jeta e Sajë, nuk don komente,

I thonë:–Nanë! Pesë kontinente!

 

Tiranë, 1988

./.

------------------------------------

II. RRUGA E PAQëS, PO NA THËRRET

 

– Kushtuar: Presidentit të Parë të Kosovës,

Dr Ibrahim Rugovës –

 

Mbi Prishtinë, mërzia e loti,

E shkrinë borën, që e lshoi moti,

 

Prej çdo vatre t’Ilirisë,

I vijnë ngushllime Dardanisë,

 

Përmbi Dri, ja shtërngojnë dorën:

Zoti shëndosh, t’lasht për Rugovën.

 

Kurr s’kish gjetë vdekje ma t’mirë,

Presidenti i Kosovës s’lirë,

 

Burrë zakoni, e pendë e fortë,

Plot respek ndër miqtë e shoktë,

 

Bota  i tha, mes telegramit,

-Shkofsh n’Parajsë, Gandi i’Ballkanit.

 

N’atë  Dynja, t’priten te dera,

Papë Gjon Pali e Nanë Tereza,

 

Prezantimin, lartë ta bani,

Avdyl Frashni dhe Bogdani.

 

Numri NJË, do jeshë për kombin,

Si e ka USA, Vashingtonin.

 

Rruga e paqës, po na thërret,

Varni armët, n’baski t’vet,

 

Boll barut, kem’ djegë qyshkurë,

Pushka-top, don shumë kulturë,

 

Drejtë Evropës, për rrugët tona,

Dirigjent-, doktorr Rugova.

./.

USA, Shkurt, 2006

---------------------------------

 

III. PAQJA ISH, MISIONI I TIJ

 

– Kushtuar: Papa Gjon Palit të Dytë –

 

 

N’Vatikan, n’sheshin Shënpjetër,

2000 vjet, s’ka ndodhë kurr tjetër,

 

Me u bashkue gjithë Bota marë,

Me i thanë Papës: “shkofsh i bardhë”,

 

At’ Gjon Pal, hallall nderimin,

Hallall Rromës, organizimin.

 

Çerek shekulli n’ball të kishës,

Si bariu që i prinë grigjës,

 

N’çdo cep t’ Botës e puthi tokën,

Tuj shpërnda, besim në Zotën,

 

Tuj çue meshë, për mbar njerëzi,

Paqja ish, misioni i Tij.

 

Papa Gjon, veshur plot lavde,

I la njerzimit shumë mesazhe,

 

Katolikë e myslimanë,

Orthodoksë e protestanë.

 

T’zi e t’bardhë, na, rrotull globit,

Jena vlllazën n’shpinë e Zotit.

 

Ati i Shejtë, si rrallë kush tjetër,

Jep frymëzim, si me dasht jetën,

 

Çdo ditë Zotit me ju lutë,

Nuk dom brenga, skamje e luftë,

 

T’gjithë ndërgjegjen ta kem’ t’lirë,

Bashkë, t’punojmë, për jetë ma t’mirë.

./.

SHBA, prill 2006

--------------------------------------

 

IV. DJEPI N’HAS, VORRI N’PRISHTINË

 

– Kushtuar: Pjetër Bogdanit –

 

Një vigan t’kombit shqiptar,

Mburret Kukësi që e ka djalë,

Burrit t’madh, kurr si hup zani,

Mësuesit tonë, Pjetër Bogdani,

300 vjet ,ja ruejnë lavdinë,

Djepi n’Has, e vorri n’Prishtinë.

 

Si shkrimtar i shqipes s’vjetër,

Mendimtar, me shpatë e letër,

Filozofi e historiani,

Nder të madh kombit i bani,

Vepra e Tij me rreze drite,

Gur themeli i gjuhës shqipe.

 

Këtij kreshniku,t’bjeshkëve tona,

Doktoratën, ja njofti Rroma,

Gjithçka shkriu, për gjuhë e tokë,

Mendimtar, me famë n’Europë,

Ja dha koha, çmimin trimit,

Skënderbe, i fushës mendimit.

 

Tu rritët ndera e tu rritët nami,

Paç lavdi, o Pjetër Bogdani,

Vepra jote, plot kulturë,

Nëpër shekuj vjen flamur,

Kush për kombin, jetën e shkri,

Do t’i këndojnë, brezat lavdi.

./.

Tiranë, 1985

---------------

(Këto përkushtime janë nxjerrë nga libri me tekste këngësh popullore, “Fjala mbi tel…”,

i autorit Zeqir Lushaj, botuar nga Kristalina KH,Tiranë, 2009, ISBN: 978-99956-43-04-1 )

 

 

Kuçedrat gjakatare serbe dhe etja për një “Serbi të madhe”!

Serbia  dhe shpërbërja e ish Jugosllavisë (Serbosllavisë)…!

 

Nga: Jahë Sadrija

jahesadrija@live.com

 

Aspiratat për “Serbinë e madhe” filluan të rindizen pas vdekjes së mbretit të serbëve Stefan Dushan më 1358, kur aleatët e tyre, Rusët, fituan luftën kundër turqëve dhe kur sulltani u detyrua sipas traktatit të Shën Stefanit t’i dorëzonte rajonet dhe territoret në Ballkan.

Këto rajone dhe territore iu shpërndanë kryesisht shteteve feudale sllave, pa marrë parasyshë veçoritë e tyre etnike e kombëtare.

Traktati i Berlinit dhe më vonë Konferenca e Londrës, 26.04.1915, vulosën fatin e këtyre minoriteteve. Fuqitë fituese të luftës së parë botërore {LPB, Rusia, Britania dhe Franca miratuan më të keqin “Modus Vivendi”, i cili nuk njihte: kombësinë, fenë, gjuhën, lidhjet apo zakonet. I madhi, Ismail Qemal Bej Vlora, atëherë kishte thënë “Fuqitë e mëdha, mbushën një thes të madh plot me peshq prej llojesh të ndryshëm, të gjetur në një oqean të turbullt dhe i hodhen në Jugosllavi, e cila tashmë bie erë”.

Për arsyet e sipërpërmendura sapo Komunizmi vdiq në Jugosllavi, ishte e pamundur që të rrinin bashkë këto shtete të bashkuara artificialisht, sepse nuk kishte as dashuri, as lidhje gjaku e zakoni, andaj çdo kush e aspironte lirinë, me përjashtim të Serbisë, e cila nuk kishte çfarë të fitonte, pos të humbiste.

Kështu iu kthyn edhe njëherë idesë së shekullit të 13-të për “Serbinë e madhe”. Rrëmbe sa të mundesh nga fqinji yt, vrit sa më shumë, dhuno, shpërngul e shkatërro fshatra e qytete, me besime të ndryshme apo grupe etnike. Kasapi i Ballkanit i quajtur Millosheviq, në fillim e nisi me Sllovenët, por pas një përplasje me ta, u tërhoq, Sllovenia e fitoi lirinë e kërkuar.

Më pas radha i erdhi Kroacisë, serbët u përpoqën ta pushtojnë dhe mbajnë tokën Kroate, por pas luftimesh të ashpra, serbët u detyruan të tërhiqen, duke iu bindur një marraveshjeje për pushimin e zjarrit. Shumë jetë njerëzish mori kjo luftë, shumë shtëpi, fshatra e qytete u shkatërruan. Mijëra kroatë u nisën refugjatë, duke lënë vendin e tyre. Por në  fund ata fituan, tani jetojnë të lirë në Republiken e tyre.

Ndryshe ndodhi në Bosjnë-Hercegovinë, republikë kjo që ishte e populluar me shumicë myslimane.OKB-ja vendosi të mos lejojë hyrjen e armatimit atje. Kështu ky vend u shdërrua në një poligon të lirë qitjeje, djegieje e vrasje masive të panjohura në historionë e njerëzimit. Tragjedia e Bosnjës e shkaktuar nga kuçedrat serbe tani e prek çdo komb të botës, ajo qëndron si një plagë e rëndë e trupit njerëzor, që ndikon në çdo pjesë tjetër kur ndjen dhembje.

Maqedonia ishte një tjetër kafshatë, që serbët nuk mund ta kapërdijnë, pavarësia e saj, as sot ata nuk i lë të qetë, dhe do tua brejë zemrat  me kalimin e kohës. Serbët po harrojnë se koha për të skllavëruar të tjerët ka ikur, nje epokë dhe erë e re po fryn.

Mali i Zi, që në fillim ishte aleati i serbisë millosheviqjane, me diplomaci të përkrahur nga perëndimi pa humbje e shkatërrime, por si në heshtje të fshehur, përgaditi shkëputjen dhe shpalli pavarsinë.

Strategjia e politikës antishqiptare e Serbisë, ndërtuar mbi represion e dhunë fizike të hapur, është e mbështetur në strategjinë e njohur Bizantine, me paragjykime raciste e shfarosje kombëtare. Pra që nga ajo kohë, Dardania ilire, Kosova shqiptare u bë zezelinë ku shovenistët serb, bënë qejfe e shfrynë epshet si gjakpirës. Lufta e imponuar në Kosovë ishte edhe një poligon i ri i gjakderdhjes. Fshatra e qytete të shkatërruara, një million qytetarë të përndjekur, qindra e mijëra dëshmorë, martirë, invalidë e të pagjetur, edhe sot janë një tragjedi e madhe kombëtare. Lufta e lavdishme e UÇK-së e përkrahur nga trupat e NATO-së, e sollen fundin e luftës së dhimbshme e krenare në Kosovë. Kosova nuk është çliruar përkohësisht, as liria e saj nuk mund të jetë fenomen i përkohshëm. Ndërsa kukullën e Rusisë, Serbinë, duhet që BE ta izolojë dhe ta fusë në karantinë, përderisa ajo nuk sillet në mënyrë të qytetëruar, duke e njohur edhe realitetin e ri, sovranitetin e Kosovës.

 

Ponoshec, 15. 12. 2011

 

 

Ismajl Naman Prokoroxha, dëshmor 1920 - 1944

(Përkujtim, me rastin e 67-vjetorit të rënies në altarin e lirisë)

 

Nga Fazli Maloku

besio4@hotmail.com

 

Ismajl Naman Prokoroxha, lindi më 1920, në fshatin Radoshec të Prishtinës, nga babai, Namani dhe nëna Hamide, në një familje të varfër por bujare dhe e ndershme. Familja e Ismajlit, si edhe shumë familje të tjera shqiptare, u shpërngul dhunshëm nga fshati i tyre stërgjyshore, Prokoroxhë, i Sanxhakut të Nishit, Në shpërnguljet masive të popullatës shqiptare autoktone nga ushria dhe gjindarmëria serbiane, përmes tytave të zjarrit dhe bajonetave, dhe jo vetëm kaq por edhe duke ua konfiskuar gjithë pasurinë që e dispononin! Për këtë gjenocid ishte në dijeni edhe Evropa e cila nuk ndërmori asnjë veprim që ta ndalonte këtë tragjedi të qindramijëra familjeve shqiptare! Nga familja e madhe Prokoroxha,thuhet se kësaj ploje i shpetuan vetëm tri familje, të cilat u vendosen në teritorin e sotëm të Kosovës, njëra në fshatin Batllavë, e dyta në fshatin Ballaban dhe e treta e Ismajlit në Radoshec, në një tokë të askujt-mera, në mes fshatrave Radoshec dhe Grashticë.

Prindërit e Ismajlit, Namani e Hamidja,  rritën pesë fëmijë: Xhemajli, Ismajli, Avdija, Zyla dhe Sabilja. Këta u rritën në një skamje të mjerueshme, ku me një petë lakrori gatuheshin tre lakrorë! Pa veshje e mbathje. Çuditërisht, Ismajlit, nëna natyrë i kishte dhuruar shëndet, trup atleti dhe një bukuri të mahnitshme, e mbi të gjitha mençuri e trimëri.Ismajli, ishte edhe rapsod popullor. Me çiftelinë e tij, të cilën e zotëronte për mrekulli, ishte prezent në të gji9tha dasmat që organizoheshin në këto anë. Në këto dasma, Ismajli këndonte këngë trimash sidomos ato kreshnike për Mujin e Halilin e të tjera. Ishte e pamundur të mos e shihje Ismajlin në ballë të çdo vargu dasmorësh të cilët shkonin të merrnin nusën, me një fjalë atij i takonte gjithmonte vendi i nderit- i bajraktarit të dasmorëve.

Lufta e Dytë Botërore (1941-1945), Ismajlin e gjeti ushtar i Ushtrisë Mbretërore Jugosllave, me sherbim në qytetin e Shkupit, në gjininë e topxhinjve. Siq është e njohur, kjo ushtri dështoi me turp para okupatorit gjerman dhe Ismajli si edhe shumë ushtarë tjerë shqiptarë që mezi kishin pritur të dezertonin nga kjo ushtri e turpit dhe e dhunshme për të gjithë të rinjët shqiptarë, pa hezituar kthehen në familjet e tyre. Motra e vogël, Sabilja, kështu e përshkruante kthimin e të vëllait në familje: " Lufta kishte filluar. Të gjithë familja merakoseshim për fatin e Ismajlit. Ne dy motrat që ishim posa të martuara qanim me lot për çdo ditë dhe luteshim për jetën dhe shëndetin e vëllait tonë Ismajlit. Ma në fund ai erdhi. Me padurim shkuam menjëherë në gjini për ta parë. Nga uniforma kishte larguar vetëm kapelën ushtarake. Pra ishte i veshur me uniformë ushtarake, në këmbë mbante qizme me "mamuze". I tëri shkëlqente dhe bukuria e tij ti mirrte mendët. Gëzimi në familje ishte i papërshkrueshëm."

Pranvera e vitit 1944, mbi qiellin e Kosovës kishte sjellur re ogurzeza, sikur paralajmëronin stuhi të fuqishme dhe rreziqe për popullin shqiptar dhe trojet e tija Arbërore. Shumë ushtri të huaja kishin mësy tokat Arbërore. Siq thoshte populli: " Ishin bërë bashkë, shkie e bugarë"! Megjithatë, pranvera kishte filluar blerimin e saj. Motra e Ismajlit- Sabilja kujton:" Një ditë tek dyert e oborrit thirri një shok i vëllait- Ismajlit, Asllani i Lamit, nga Grashtica, ( e jo Adem Idriz Krasniqi, siq shkruan Ali Berisha nëë librin e tij: Bashkia e llukarit, fq-102-F.M),  i cili ishte mocanik i Ismajlit. Asllani e luti Ismajlin,që ta merrte çiftelinë dhe të zbritnin te "K roni i Ahut" për ta larguar sadopak monotoninë e kohës. Ismajli, doli me çfteli në dorë dhe vazhduan te kroni. Aty filloi kënga e çiftelia. Ndërkohë, atypari kalojnë dhjetëra shqiptarë, thuhej se qenë drenicakë me pushkë në duarë. Afrohen për ta shuar etjen tek Kroni i Ahut. Njëri nga ta i provokon keq djemt: " Si nuk keni turp të këndoni e të qëndroni këtu, e vëllezërit e juaj po vriten në kufi me shkije e bugarë"?! Dhe vazhduan rrugën drejt kufirit, në drejtim të Prapashticës. Sedra e Ismajlit u thye keqas. U ngrit në këmbë. Rroku çiftelinë me të dyja duartë duke e përplasuer për rrasen e kroit e duke e bërë cop-copë! Iu drjetua shokut të tij, Asllanit: U poshtruam keq para atyre trimave. Që nga ky moment unë do të shkoj në frontin e luftës, nëse do të më shoqërosh eja. Asllani u kthye në shtëpi dhe nuk e shoqëroi! Ndërsa, Ismajli erdhi në shtëpi, rroku "taljankën" për të cilën shpesh thoshte: "Në taljankën time mund të flijnë 13 qura", u përshëndet me të gjithë familjen, edhe me nusen e tij- Rabën, nga fshati Shajkoc, të posamartuar, bile Raba ishte shtatëzinë dhe prisnin fëmijën e tyre të parë. Ndarja ishte normalisht e vështirë, por për Ismajlin,  Atdheu ishte mbi të gjitha. Unë për fatin tim të keq qëllova aty në këtë nisje drejt lirisë e flijimit dhe nuk e pashë më për të gjallë!"

Siq na rrëfen historia, viti 1944, për shqiptarët paraqiste një sprovë ndër ma të vështirat. Shumë ushtri pushtuese kishin shkelur tashmë me vite tokën e Shqipërisë Etnike. Boshti fashist: Gjermani-Itali- Bullgari e kishte pushtuar gjithë Shqipërinë. Shumë shqiptarë, ardhjen e Gjermanisë fashiste e përjetuan si "çlirim" nga zullumi i shkaut për dekada të tëra! Kufirin verilindor që nga Pazari i Ri e deri në Preshevë e Kumanovë, e kishin mësyrë për sulm dhe ripushtim ushtri të shumëta serbo-ruso-maqedono-bullgare. Vetëm në frontin lindor më datën 10-11 nëntor sulmonin: Divizioni i 46 serbian, dy brigada tëtë Kosmetit dhe një Divizion bullgar,  të komanduar nga oficerë rusë. Urdhëri për pushtimin e Kosovës ishte i prerë: Të pushtohet Kosova me çdo kusht dhe me çdo çmim! Oficerët rusë në prapavijë kishin vendosur "njësitin ndëshkues", të gjithë ata që duan të provojnë të zbrapsen,  të pushkatohen pa hezitim. Nga oficerët rusë u pushkatuan shumë ushtarë e oficerë bullgarë! Bullgarët kishin mbetur në mes dy zjarreve të fuqishme. Nga njëra anë,  forcat ushtarake shqiptare " Roje e Kufirit" dhe në prapavijë të tyre, " njësiti ndëshkues" rus! Kundruall kësaj situate tepër të ndërlikuar, burrat trima shqiptarë, si çdo herë më parë në situata të tilla,  kishin rrokur armët për ta mbrojtur Vatanin me çdo kusht e sakrificë. Ishte formuar Ushtria vullnetare: "Rojë Kombëtare e Kufirit" e ndihmuar edhe nga Regjimenti i IV i Ushtrisë së Mbretërisë Shqiptare me seli në Prishtinë, me komandantët: Rexhep Gjilani dhe Fuad Dibra (Libri: Mulla Idris Gjilani, autor: Dr Muhamet Pirraku, fq.-37). Vijen kufitare Shqipëri- Serbi, që nga Merdari e deri në Preshevë, e mbronte Ushtria Kombëtare Rojë e Kufirit nën komandën e patriotit, Mulla Idris Gjilanit, sipas vendimit të marrë në( Kuvendin e mbajtur më 2 Gusht 1943 në "Pazarishtë" të Gjilanit, me pjesëmarrje të mijëra shqiptarëve të armatosur, kryesisht të Anamoravës e të Kosovës Lindore (po aty, fq-51). Trimi i pa epur, Mulla Idris Gjilani,  kishte lëshuar kushtrimin:

" Kemi tri fe, por kemi vetëm një Atdhe të përbashkët, një gjak vëllazëror, një flamur, një gjuhë, një diell e një zot. Detyrë mbi detyrat kemi bashkimin dhe mbrojtjen e Atdheut." ( po aty, fq-37). Luftimet e përditshme ishtn tepër të përgjakshme. Luftohej edhe fytafytas me bajoneta. Gjaku nga të dyja palët shkonte rrëke. Beteja tepër të përgjakshme u zhvilluan në Prapashticë e Mutivodë si dhe në Velegllavë e në Kikë. Prrojet e këtyre bjeshkëve bartnin më shumë gjak se ujë! Ismajli luftonte si një lua në frontin e Prapashticës tek vendi i quajtur "Lisica" dhe "Pajat". Bashkëluftëtarët e tij në deklaratat e marra nga autori i këtij shkrimi me nostalgji e përkujtojnë:

Xhemajl Berisha- Radosheci, i njohur në popull si Xhemajli i Verdisë, deklaron: " Me Ismajlin luftuam muaj të tërë, nga një betejë tek tjetra. Sytë e mi nuk kanë parë më trim dhe i vendosur. Kishte edhe strategji dhe zanatë për mjeshtrinë e luftës. Kishte bërë edhe sherbim ushtarak. Taljanka e Ismajlit rrotullonte armiqtë si të ishin kunguj. Sa e shifte syri i njeriut, Ismajlit asnjëherë nuk i shkonte fisheku huq. Përballë nesh ushtri e madhe serbo-ruse- maqedono- bugare. Këta të fundit shtinin me minahedhësa pa ndërprerë. Në një moment e shikova ku është Ismajli. Ishte shtrirë pas një ahu të trashë, por me që ai ishte trupgjatë trupi i kishte mbetur i zbuluar i tëri. E porosita që të ket kujdes edhe për trupin e jo vetëm për kokën e tij. Ai ma ktheu: " Mua vetëm në kokë mos të me godet, për ngjeti se kam dert!" Pa mbaruar mirë fjalën u dëgjua fishkëllima e një predhe armike. Ajo goditi në mes meje dhe Ismajlit duke na mbuluar dheu e llomi. Ismajli më thirri:" Xhemajl a të kapi bre"? Jo i thash. Po ty Ismajl? " Diçka më ka shkuar të nxehtë trupit por unë e përballoj besoj". Menjëherë vrapova. Ishte mbështetur për trupin e ahut. Nga këmba e djathtë i dilte gjaku rrëke! Ishte zverdhur shumë. Me duar mbante pjesën e djathtë nën bri të stomakut. Aty i kishte depërtuar pjesë e granatës. Me fat plaga Ismajl - i thash!. "Jam i fortë ende Xhemajl-ma ktheu me gjysmë zëri". Me ndihmën e bashkëluftëtarëve tonë që u ndodhën në afërsi: Adem Zejnullahu dhe Rexhep A. Berisha, improvizuam një lese dhe e sollëm në shtëpinë e Hamit Govorit. Prej aty, me një koleshnik i tërhequr nga qetë, e nisëm për në Keqekollë ku punonte një mjek gjerman. Pas kontrollës së mjekut gjerman, i cili nuk mundi me ia nxjerrë ciflën e predhës nga stomaku, na preferoi ta nisnim për në Prishtinë. Rruga ishte me borë dhe mjaftë e vështirë për ta përballuar. Me të arritur në qafën e Stallovës, Ismajli na luti që ta ndalnim qerren ngase nuk ndjehej mirë. Këtu edhe pushoi së rrahuri zemra e luftëtarit të lirisë, Ismajl N. Prokoroxhës. Dhëmbja për Ismajlin, për ne shokët e tij të luftës ishte e madhe. Por duhej përballuar. Vazhduam rrugën për në fshatin e tij në Radashec. Në varrezat e familjes së tij u varros me pak njerëz, sepse ishte kohë lufte shumë e vështirë. Ismajlin do ta kujtojë derisa të më rrah damari i fundit".(Deklaratë dhënë autorit të këtij shkrimi, në odën e tij në Radashec, në nëntor 1968).

Ndërsa në deklaratën e tij, Ali A. Abazi, nga Prapashtica, bashkëluftëtar i Ismajlit, më datën 10.06.2007, në moshën 92 vjeçare, në shtëpinë e tij në Prishtinë dhënë autorit të shkrimit deklaron:

" Ismajl Prokoroxha, buronte nga një familje atdhetare e patriotike. Ka qenë një trim i pa shoq. Ka qenë azgan i madh që syri nuk i bënte vërr. Me familje ka jetuar në mes fshatrave Radashec e Grashticë. Në vitin 1944, kur Kosova dhe shqiptarët ishin në rrezik nga armiqtë serbo-partizanio-çetniko-bullgar. Rinia Kosovare u organizua në formacionin ushtarak vullnetar " Rinia Për Mbrojtjen e Kosovës", ose ndryshe quhej edhe si "Batalioni i Rinisë". Kryetar i kësaj Lëvizje u zgjodh, Shashivar Ali Cufa, ndërsa zavendës i tij për Llap e Gollak u zgjodh, Ismajl Prokoroxha, i cili edhe vepronte në frontin e luftës. Ismajli me shokë iu bashkua forcave vullnetare në mbrojtje të kufirit të Kosovës që nga mësymja e forcave serbiane Kosovës. Në luftën që zhvillohej në Lisicë të Prapashticës, në vendin e quajtur " Rogat e Bjeshkës", Ismajli u godit nga një pjesë e predhës së minahedhësit dhe u plagos rëndë. Me që nuk kishim kurfar mjetësh për ti dhënë ndihmë, Xhemajl Radosheci e rroku  në shpinë, për ta larguar nga vija e zjarrit, ngase predhat vazhdonin të binin si topa bore. Rrugës për në Prishtinë, me të arritur te lagja e "Spahiajve" të Keqekollës ndërroi jetë. Në këtë moment mu duk se edhe zemra ime pushoi së rrahuri. Dhëmbja për Ismajlin ishte e madhe. Ate e donin të gjithë. E varrosem me pak njerëz, në varrezat e familjes së tij në Radashec. Kjo ka ndodhur diku në fund të tetorit apo mesi i parë i nëntorit 1944. E di se Rinia Për Mbrojtjen e Kufirit të Kosovës, ka vazhduar aktivitetin luftarak, ku janë të njohura betejat luftarake të zhvilluara me 2,3 dhe 4 dhjetor 1944, në rrethinën e Ferizajit. Lavdi për jetë e mot dëshmorit të lirisë: Ismajl N. Prokoroxha"! Ali Abazi jep edhe këtë listë të dëshmorëve të rënë në këto beteja:

1.Ismajl Prokoroxha, nga Radasheci, i vrarë,

2.Daut Pllana, nga Bakshia, i plagosur,

3.Beqir Ahmeti, nga Prapashtica, i vrarë,

4.Tafë Rexhaku, nga Prapashtica, i vrarë,

5.Lah Zymeri, nga Prapashtica, i vrarë,

6.Azem Namani, nga Prapashtica, i vrarë,

7.Adem Avdyl Radinoci, nga Prapashtica, i vrarë,

8. Hamit Hysa, nga Prapashtica, i vrarë,

9.Shaban Osmani, nga Keqekolla,i vrarë,

10.Ramë Ahmeti,nga Keqekolla, i vrarë,

11.Brahë Mareci, nga Keqekolla, i vrarë,

12.Isuf Bejta, nga Keqekolla, i vrarë,

13.Imer Hajdari, nga Grashtica, i vrarë.

Bacë Aliu, i përkujton me lot e mallëngjim bashkëluftëtarët e tij dhe për secilin prej tyre me një kujtesë të freskët e të pabesueshme për moshën tregon epizode lufte nga ma të ndryshme.

Bashkëluftëtari tjetër i Ismajlit: Behë Lah Kadriu, nga fshati Kolaj (ish Koliq), kujton :

Ismajl Naman Prokorxha ishte një djalë drangua që nuk ta kishte parë syri. Kam nderin të deklaroj se isha luftëtar nën komandën e tij. Për merita të luftës ai u caktua Komandant i Batalionit Të Rinisë, për Llap e Gollak. Djalë më të hjeshëm dhe ma trim nuk kam zatet. Në frontin e Prapashticës, viti 1943-44, zhvilloheshin luftime po thuaj të përditshme. Shkije e bugarë kishin mësy tokën e Kosovës. Ismajli në vijen e frontit gjithmonë barrigadohej 20-30 metra para nesh, si komsndant që ishte. Ishte fillimi i nëntorit 1944. Për çdo ditë që kalonte, luftimet ashpërsoheshin. Predhat e minahedhësve armik thuaje se po e digjnin edhe tokën. Ne nuk lëviznim nga pozicionet tona. Nga thirrja e Xhemajl Radashecit mësova se Ismajli u plagos rëndë. Meqë Ismajli ishte trupmadh, duhej ndihma për ta tërhequr nga vija e zjarrit. Për pak minuta u afrova tek Ismajli, i cili ishte mbështetur për një ahu dhe gjaku i shkonte rrëke nga fundi i këmbës së djathtë. Bora për rreth tij ishte e tëra e skuqur me gjakun e tij të njomë. Nuk rënkonte, bile edhe na jepte kurajo:" Shokë, nuk kam plagë të rëndë. Më duhet pak një pushim i vogël. Nuk ju la vetëm"! I tërë trupi më dridhej nga dhëmbja. Nuk munda as të flas. Pa humbur kohë me këmishen e trupit ia lidhëm plagën dhe u munduam të ia ndalim gjakderdhjen por gjithçka ishte e kotë. Ismajli në rrugë për në Prishtinë, në afërsi për të dalë në qafë të Stallovës e përfundoi jetën e tij. U varros me pak njerëz në varrezat familjare në fshatin e tij të lindjes, në Radashec. Ismajlin nuk mund ta harrojë derisa të më rrahi fryma e fundit."

Motra e madhe e Ismajlit, Zyla, përkujton: " Sa ishte në luftë erdhi tek unë në Shajkoc ku isha e martuar, për të më ngushlluar për burrin që mu kishte vrarë pak muaj më parë në luftë me çetnikët. Kishte marrë pak ditë pushim. Të gjithë u gëzuam. Mbeta vetëm me djalin tre vjeçar, Shabanin. E luta që të kthehej në shtëpi tek familja, duke ia përkujtuar se e kishte lënë edhe ai nusen e re shtatëzënë. Gjendja ime e shqetësonte, sepse kisha mbetur vejë shumë e re. Ismajli mu përgjigj: "Kur ta hjekim edhe ushtarin e fundit pushtues nga toka e Shqipërisë, unë dhe shokët e mi ju kthehemi familjeve tona. Pa liri nuk na duhet as jeta e as familja"! Mori pushkën në dorë dhe u nis drejt kufirit, ku lufta vazhdonte. Kaluan edhe pak muaj dhe mora lajmin për vrasjen e Ismajlit. Lajmin ma solli vëllai im i madhi, Xhemajli. Mu dok se mu hoq kapaku i kresë. Qava me za, si motra për vëlla. U nisem menjëherë për në Radashec me shpresë se do ta gjejmë pa e varrosur. Në fshatin Halabak e mora edhe motrën time më të vogël, Sabilen. Koha ishte e ftohtë dhe me borë. Edhe motra e kishte një vajzë, Eminen disa mujshe,  të cilën e mbante në duar sikurse edhe unë djalin tim. Duartë na ishin mpirë fare dhe nuk e dinim se janë tonat!.Tërë rrugën disa orëshe e kaluam duke qarë me zë. Një plak i fshatit Sharban që rastisi në rrugë e pyeti vjehrrin tim, Xhemën. Çka kanë bre vëlla ato motra që po e bëjnë gjithë kët vajë?". Vjehrri i tregoi se ju është vrarë një vëlla në luftën e kufirit. Plaku foli: " Lumë ai për vete dhe të lumet ju që e keni pas një vëlla të tillë. për ata që vdesin për Vatan nuk duhet me qajtë".  Kur arritëm tek shtëpia kuptuam se varrimi ishte kryer. Shkuam te varri te dy motrat dhe i ramë sipër duke qarë me sa zë që kishim. E lutem babain që ta shplojmë dhe ta shohim edhe një herë vëllain tonë, por ai nuk pranoi. Kështu unë e zeza mbeta edhe pa burrë edhe pa një vëlla më të mirin. Që nga ajo ditë unë nuk kam përjetuar gëzime"!

Në këtë mënyrë, dëshmori: Ismajl N.Prokoroxha e dha hisen e vetë të kontributit për Shqipërinë Etnike, duke e lënë nusen, Rabën, e cila muaj më vonë e lindi djalin, duke e emruar me emrin e babait- Ismajl, i cili po ashtu vdiq para pak javësh, ku për 67 vite jetese i kaloj në skamje e mjerim, pa patur po thuaj ditë gëzimi!! Nipi i dëshmorit, Ismajlit, Arsimi me familje jeton në Prishtinë, rruga: Dëshmorët e Prapashticës, Nr-79, ndërsa motra e madhe, Zyla, në moshën 90 vjeçare, jeton ende në fshatin Shajkoc të Podujevës.  Si grua e dëshmorit, si motër e dëshmorit, në skamje e mjerim,  pa asnjë përkujdesje nga organet kompetente të Kosovës!!! Me të drejtë shtrohet pyetja: Po sa familje dëshmorësh të të gjitha brezave jetojnë sot në një gjendje të tillë?! Poeti i madh Rexhep Hoxha, do të thoshte: " E po ku jemi ore burra"?!

Luftimet e nëntorit në mbrojtjen e kufirit të Kosovës në pjesën verilindore të saj ishin edhe shpresa e fundit e popullit shqiptar që Kosova të mbetet pjesë e Shqipërisë Etnike, gjegjësisht nuk do të ripushtohej nga sllavët. Por me tërheqjen e Regjimentit të IV-të të Ushtrisë Të Mbretërisë Shqiptare, si edhe tërheqja e Ushtrisë së Gjermanisë fashiste të cilës po i vinte fundi, rezistenca e Ushtrisë Vullnetare Kombëtare Për Mbrojtjen e Kufirit zbehej për çdo ditë që kalonte. Tanimë në teritorin e Kosovës kishin depërtuar triumfalisht Divizionet e Ushtrisë Shqiptare antifashiste e çlirimtare, të cilat me luftime titanike kundër hordhive fashiste çlironin pëllëmbë për pëllëmbë Kosovën dhe jo vetëm Kosovën, por dhanë hisen e vetë si Aleatë të Aleancës Antifashiste, për të luftuar dhe çliruar edhe teritore që nuk i përkisnin Shqipërisë, siq ishin Mali i Zi e Bosnja. Me ardhjen e Ushtrisë Shqiptare antifashiste e çlirimtare, popullsia shqiptare e Kosovës shpresonte se pas luftës Kosova dhe pjesët e tjera shqiptare të pushtuara nga sllavët do ti ribashkoheshin Shqipërisë Nënë dhe se do të zbatohen marrëveshjet e Konferencës së Bujanit, e mbajtur me 31 dhjetor dhe 1-2 janar 1944, në Bujan, e ku përcaktohej qartë se pas luftës së Dytë Botërore, çdo populli, pra edhe popullit shqiptar,  do ti ipej e drejta për vetëvendosje deri në shkëputje, me një fjalë Kosova dhe viset tjera shqiptare nën Jugosllavi do ti bashkohen Shqipërisë Nënë. Për këtë arsye forcat mbrojtëse të rezistencës shqiptare për mbrojtjen e kufirit të Kosovës po thuaj pushoi fare së rezistuari, duke mos dashur vëllavrasje. Ata që rezistuan deri në fund u shtypën mizorisht. Për fat të keq siq dihet çeshtja shqiptare jo vetëm që nuk u zgjidh por u ripushtua nga Armata Jugosllave, dhe iu nënshtrua një regjimi të Titos edhe më gjakpirës,  edhe më dinak se të parët, duke bërë çdo gjë që shqiptarët e ripushtuar nën Jugosllavinë e Titos, të shypen me forcën e pushtetit, vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore në trojet shqiptare të pushtuara nga Jugosllavia, sipas të dhënave shkencore që na i ofron Dr Ali Hadri, vriten në mënyra të ndryshme mbi 40.000 mijë shqiptarë, gjini e moshash nga ma të ndryshme! Shpërngulen për në shkrepat e shkretinës së Anadollit me mijëra sish. Izolohen hermetikisht nga shteti amë Shqipëria, e masa të tjera represive siq ishin ndalimi i Flamurit Kombëtar, ndalimi i shkollimit në gjuhën shqipe e shumë të tjera! Kjo gjendje pa liri dhe pasigur zgjati me dekada të tëra deri sa doli Dalëzotësja, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila me sukses zhvilloi një luftë të pastër çlirimtare, duke përvetësuar kështu edhe botën demokratike përparimtare e në veçanti NATO-n, forcën më të madhe ndërkombëtare, dhe duke i bashkrenditur sulmet ajrore të NATO-s me Forcat e Këmbësorisë së UÇK-së , detyruan forcat ushtarako-policore e paramilitare kriminale të Millosheviqit,  ta nënshkruajnë kapitulimin. Kështu do të realizohet ideali për të cilin ranë dëshmorë shumë breza në mesin e tyre edhe Ismajl Prokoroxha me shokë. Për ne që jemi gjallë, mbetet të punohet me seriozitetin më të madh për realizimin e RIBASHKIMIT TË KOSOVËS DHE PJESËVE TJERA SHQIPTARE ENDE TË PUSHTUARA NGA SLLAVET DHE TË KRIJOHET SHQIPËRIA ETNIKE. Vetëm atëherë shpirtërat e mijëra dëshmorëve të të gjitha brezave do të qetësohen, dhe shqiptarët do të ndjehen të sigurtë dhe do të krijohen mundësit që të shfrytëzohet i gjithë kapitali njerëzor e matrial kombëtar që shqiptarët krenarë e të dinjitetshëm ti bashkohen Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Rruga dhe përspektiva e shqiptarëve në këtë fillimshekulli janë të qarta nëse dimë ti shfrytëzojmë dhe nuk mbisundon TRADHËTIA si herave të tjera. Po të mos e bëjmë Shqipërinë me këto kushte shumë të volitshme që na i ofron faktori i jashtëm ndërkombëtar dhe mbështetjen që e kemi nga miqtë tanë të sinqertë në krye me SHBA-n, brezat do të na mallkojnë! Atdheu do të na mallkojë!

Lavdi dëshmorit: Ismajl Naman Prokoroxha!

Lavdi gjithë dëshmorëve të Kombit të të gjitha brezave!

Rrnoftë Shqipëria Etnike!

 

Prishtinë, 8 Dhjetor 2011

 

 

2. MITI SERB PËR KOSOVËN

 

Dr.sc. Enver REXHA

enverrexha@gmail.com

 

Duke u nisur nga faktet - të dhënat historike, kuptohet se e tërë historia e ekspansionit Osmanë në Ballkan gjatë pjesës së dytë të shekullit XIV dhe atij XV, ka qenë një histori e bashkëpunimit të tyre me sundimtarët vendës të krishtere. Kështu ndodhi që shumë historianë të besojnë se fitorja më e hershme turke buzë lumit Marica në Bullgari në vitin 1371 ka pasur shumë pasoja të rënda dhe të mëdha për regjionin e Ballkanit. Pikërisht, pra, kjo ishte hapja e rrugës për pushtimin e përgjithshëm osman të Ballkanit. Këtej si pasojë do të rrjedhin edhe luftëra të tjera në këtë drejtim po të atij karakteri e me rëndësi për çështjen tonë që e shqyrtojmë është Beteja e Kosovës (1389), një çështje që u trajtua më lart dhe mitin serb që lindi mbi bazat e kësaj ngjarjeje historike nëpër kohë dhe vazhdon të jetojë edhe sot në historiografinë serbe dhe popullin serb. Duhet ritheksuar se Beteja e Kosovës ishte një nga përpjekjet e popullatës vendëse “aleancës së popujve” ballkanikë kundër pretendimeve osmane në Ballkan. Duke folur mbi Betejën dhe duke ofruar burime lidhur me atë ngjarje, si ato të krishtere, po ashtu osmane, italiane etj., dhe literaturën historike që përkitazi me këtë ngjarje rrjedh nga kohë më të vonshme, kemi theksuar se nuk mund t’iu besohet shumë. Por nga ajo që mbetet të besohet është se aleanca e popujve të krishterë pësoi në këtë Betejë disfatë të plotë nga osmanët. Që nga koha e zhvillimit të Betejës, po ashtu të dhënat tregojnë dhe vërtetojnë se osmanët vërshuan në veri dhe në perëndim të Ballkanit duke nënshtruar trevat e saj, në fillim duke ju mjaftuar me krijimin e një vargu “shtetesh” të vogla nën vazalitetin e tyre të plotë. Por nga të gjitha të dhënat lidhur me zhvillimin e Betejës dhe ngjarjen është më e rëndësishmja, njëkohësisht dhe me e çuditshme ajo se si ngjarja hyri në ndërgjegjen dhe vetëdijen e popullit serb. Tek serbët Beteja e Kosovës, siç do të shohim, nuk hyri si ngjarje historike, kuptuar thjesht me gjithë zhvillimet dhe rrjedhojat politike të saj, por si ngjarje e përshkruar nga legjendat që do të krijohen në mit dhe krejt ato që do bë mbijnë disa dhjetë vjet dhe shekuj më vonë. Është për t’u theksuar se miti serb për Kosovën nuk pushon ndërkohë, mirëpo formën e plotë dhe zhvillimin e saj e arrin tek në shekullin XIX e XX, e që ekziston edhe sot, si tek populli dhe intelektualët si dhe tek historiografia serbe të cilët e përdorin me qëllime të caktuara.

Çka është miti? Miti është lloj i veçantë i krijimtarisë gojore popullore, rrëfenjë për qenie të mbinatyrshme, për heronj legjendarë, për ngjarje e dukuri të çuditshme, ku pasqyrohen parafytyrimet primitive të njerëzve, për prejardhjen e botës e të jetës mbi tokë, për natyrën dhe shoqërinë; rrëfenjë e trilluar për diçka që nuk ka qenë e nuk është në të vërtetë, përrallë, legjendë. Mitet, megjithëse janë trillim, ato tregojnë dhe shpjegojnë të kaluarën dhe parimet e bashkësive përkatëse të institucioneve, të zakoneve dhe të zhvillimit shoqëror. Mitet janë më të vjetra se tregimet, ato janë pjellë e fantazisë, kurse tregimet historike mund të kenë mbështetje edhe në realitet. Në rrethana të ndryshme shoqërore gjatë historisë, mitet kanë pasur modifikime të shumta, ato mund të kenë kuptimin religjioz, laik – jofetar, historik, shoqëror etj. Miti dhe mitologjia nuk tregojnë gjithmonë e në çdo rast edhe shkallën kulturore të individit ose të mjedisit, ku ajo ende është e pranishme, megjithëse parimisht ajo është shenjë prapambeturie ose varfërie shpirtërore, ideore. Sot mitologjinë e luftojnë shumë shkencëtarë. Këtej në të sotmen rëndësia e Kosovës në “ndërgjegjen kombëtare” të serbëve nuk ka të bëjë vetëm me Betejën e Kosovës dhe mitin për atë Betejë. Serbët janë të prirë që Kosovën ta mbajnë për “vend të shenjtë” të tyre duke u ushqyer me ndjenja nga tri burime: Nga “Beteja vendimtare” e Kosovës; Nga kujtesa e “bërthamës” së mbretërisë së tyre mesjetare dhe nga “trashëgimia kulturore” (kishat dhe manastiret) e asaj kohe. Pa marrë parasysh se sa pak kanë të bëjnë miti e legjenda me faktet historike, ato për serbët patën dhe do të kenë një rëndësi të jashtëzakonshme. Në këtë drejtim do të mundohemi të shpjegojmë si dhe pse dhe për çfarë qëllimesh u sajua ky mit. Në rend të parë do të theksonim që të gjitha dëshmitë që kanë të bëjnë me Betejën e Kosovës dhe e gjithë ajo që ka arritur deri në ditët e sotme, duhet të kuptohet se kanë qenë nën ndikime të ndryshme fetare, letrare dhe politike gjatë shekujve.

Populli i Rashkës qysh nga mesjeta, kuptohet të kishin hyrë në jetën shpirtërore të ortodoksizmit shënsavijan. Kushtimisht theksuar, që nga kjo kohë do të merret karakteri nacional, që sigurisht në këtë ndikonte lidhja e afërt e interesit të shtetit dhe të kishës. Qysh në kohën e nemanjëve, ishte formuar motivi biblik për shenjtërinë e lozes së sundimtarëve, që populli e pranoi dhe e kuptonte atë si kult fetar, detyrë tradicionale dhe metodë që në momentet e rrezikut, të mbrohet në rrethin e kultit të saj. Tema kryesore e shkrimeve më të vjetra të dala viteve dhe decenieve të para pas Betejës së Kosovës (1389), kryesisht kishtare ishte heroizmi i Llazarit dhe ushtarëve të tij, humbja e të cilëve në luftë me turqit ka kuptimin e ndërmarrjes së mundshme për fenë dhe lirinë. Ndër shkrimet më të vjetra pas Betejës, është ai që dëshmon për shpejtësinë dhe zgjerimin e kultit për martirizimin e Kosovës dhe ngritjes së kultit ortodoks për Llazarin. Po ashtu, filli i kultit ortodoks për Llazarin do të shihet qysh në rastin kur kufoma e tij rivarroset në manastirin Ravanicë (të cilin vetë e kishte themeluar) në mes Nishit dhe Beogradit. Kjo ngjarje ndodhi një vit pas Betejës dhe qysh aso kohe filluan të shkruhen tekste religjioze që atë e shpallin martir, dhe krijohet një liturgji e veçantë për festimin e 15 qershorit (1389 – E.R.). Disa nga shkrimet religjioze, shihet për nga përmbajtja e tyre që përmbajnë traditën e fuqishme të “shenjtërisë mbretërore” e duhet të themi se përkujtimet mbi Llazarin përbëhen kryesisht nga “recitale” ku përshkruhen virtytet dhe arritjet e tija të larta. Shkrimet e para që shihen të jepen mbi Llazarin gjatë shekullit XV në përbërje tematike me përmbajtje kronologjike të ngjarjeve janë të rëndësishme për vazhdimin e njohjes së mëtejmë të “idesë” – ‘’serbe’’ mesjetare. Duke pasur pikën nismëse dhe mbështetjen e fortë të traditës së shkruar “kisha serbe” e mbante, zhvilloi dhe e shpjegonte përmes manastireve dhe qendrave të tjera fetare “idenë” mbi Kosovën, që merrte gjithnjë e më tepër karakteristika më të gjera në vetëdijen popullore. Tradita tregimtare popullore i mori elementet bazë mbi “idenë” e Kosovës nga shkrimet kishtare dhe krijoi nga ajo bazën e vet për zhvillimin e mëtejmë të epit dhe kronikës gojore. Në këtë drejtim, ngatërrimin e burimeve të vlefshme historike me elementet e traditës popullore mund ta shohim siç theksuam nga fillimet e shkrimeve që nga përkthimi nga italishtja të historisë së J. Dukës, e duke vazhduar edhe te shkrimet e L. C. Tuberoni, M. Orbini dhe J. Llukareviqi. Edhe dorëshkrimi i autorit të panjohur “tregimet mbi Betejën e Kosovës” pa mëdyshje paraqet një kompilim mirë të menduar që në shkrimin e tij shihet se ka përdorur të dhëna nga Orbini por edhe legjendën, të dhënat nga tradita dhe kënga popullore.

Me rëndësi është të theksohet se motivi i tradhtisë, si njëra ndër legjendat që lidhet me Betejën e Kosovës fillon të paraqitet që nga autorë të përmendur. Kështu në shkrimet më të reja si në kronikën e “Studenicës” dhe “Cetinës”, vetëm flitet për tradhtinë e njërit nga udhëheqësit e Betejës që kishte ndikuar edhe në humbjen e luftës e tek në fund të shekullit XV në “kronikën turke” të K. Mihajloviqit nga Ostrovica, do të shohim se tradhtia lidhet me një grup të njerëzve dhe për shkak të tradhtisë dhe mospajtimeve nga njerëzit e ligë lufta u humb. Në këtë drejtim, motivin e tradhtisë për emrin e Vuk Brankoviqit e lidhi i pari, M. Orbini. Lidhur me mundësinë e tradhtisë është folur shumë, që më në fund edhe lidhet për emrin e Vuk Brankoviqit. Duke komentuar këtë çështje, S. Çirkoviq thekson se sipas stilizimit të të dhënave për tradhtinë e tij, ato duket se kanë mundur të dalin nga burimi i shkruar, por burime të tilla nuk ka apo nuk janë ruajtur. Për tradhtinë e Brankoviqit përveç Orbinit e përmendin edhe shkrime të tjera, si: J. Llukareviq, kronika e Brankoviqit, Perashtanini i panjohur, kronika e Podgoricës si dhe të gjitha tekstet e mëvonshme dhe këngët popullore. Motivi i heroit dhe i tradhtisë që paraqitet një kohë të gjatë në të gjitha shkrimet e mëvonshme të autorëve të ndryshëm, do të vazhdojë gjatë. Në këtë drejtim është me rëndësi edhe personi apo figura që e mbyti Muratin. Sipas K. Filozofit, vrasës i Muratit është një njeri i shquar; sipas Oruçit, ai është një beg nga kundërshtarët e fuqishëm të krishterë; sipas kronikës së Bogdanit “Kronikës bullgare” një ushtar trim etj. Të huajt para shkruesve serbë do të përmendin emrin e tij si bizantinasi Halkokondili dhe Ashik Pasha Zade nga historianët turk. Kështu K. Mihajloviq në fillim të shekullit XVI do të thotë se vrasësi i Muratit është Millosh Kobiliq dhe e dhëna doli më tepër se 100 vjet pas Betejës. Në tregimet e mëvonshme figura e Milloshit paraqitet “si luftëtar i fortë, i mirë, i arsyeshëm dhe me vlerë”, duke e ruajtur njëherit dy mbiemrat e tij, edhe Kobiliq e edhe Obiliq. Mirëpo, duhet pasur parasysh se kulti i Millosh Obiliqit mund të “vërtetohet” vetëm nga të dhënat popullore. Traditën e rikujtimit të Kosovës si dhe kultit të Llazarit kisha do ta vazhdojë ndërkohë. Kulti i krijuar mbi Llazarin dhe “idenë e Kosovës” një kohë të gjatë do të vazhdojë të zhvillohet në Manastirin Ravanicë. Të dhënat tregojnë se në fund të shekullit XVII vetëm Ravanica ishte apo mbeti vendi që e festonte kultin e Shën Llazarit. Disa kisha mund të kenë rikujtuar datën e 15 qershorit (më 28 qershor sipas kalendarit bashkëkohor) në shenjë të ditës së Shën Vitusit (“Vidovdan”) që në kalendarin zyrtar të kishës kjo ditë i ishte kushtuar profetit Amos të Dhjatës së Vjetër, kështu që vetëm në shekullin XIX, Shën Vitusi – Vidovdani formalisht filloi të figuronte në kalendar. E tërë ideja, pra, e kremtimit fetar dhe kombëtar serb e kësaj date është trillim i shekullit XIX. Tradita e epikës popullore si njëra më e rëndësishmja për serbët që mbështet krijimin e mitit serb mbi Kosovën vështirë se mund të merret si dëshmi për ngjarjet historike për të dhënat që ofrojnë. Shembull për këtë shiko figurën e Markut (Kraljeviq Marko, kur dihet se ky ishte vazal i Muratit I në Betejën e Kosovës) e cila këtë figurë e paraqet më të rëndësishme, ndoshta se edhe vetë Llazari apo Millosh Kobiliqi, të cilët luftuan dhe ranë në luftë kundër turqve. Për më tepër vlen të konsultohen punimet të cilat janë përplot me qëndrime të tilla. Në këtë drejtim të gjitha burimet historike serbe tregojnë se Marku ishte vazal i sulltan Muratit I dhe kishte marrë pjesë në Betejën e Kosovës më 1389 dhe kishte luftuar por në anën e turqve, bashkë edhe me disa sundimtarë të tjerë të krishterë.

Kështu “tradita e Kosovës” përveç ngritjes dhe rolit të madh që i kushton Llazarit që zakonisht mbivlerësohet në këtë drejtim edhe figurat tjera me rëndësi që i paraqet si individë në ngjarje historike, si Millosh Obiliqi, Jugoviqët etj., janë të ndërtuara sipas gojëdhënave dhe këngëve popullore duke përshkruar kështu veprimtarinë e tyre e cila shihet plotësisht e pambuluar nga ana e burimeve historike, pra është vetëm imagjinatë kreative. Pra, kjo “traditë” nuk mund të merret si një e vërtetë objektive e ngjarjeve, ajo është dhe do të mbetet një pasqyrim artistik, shfrytëzimi i së cilës kërkon gjithnjë një ballafaqim me të dhënat e burimeve historike. Këtej, letërsia artistike serbe e mbushur me retorikë siç thekson një autor serb, është aq e varfër dhe e zhveshur nga të dhënat e vërteta për Betejën e Kosovës, sa nuk mund të shërbejë si burim historik. Duke parë se në Serbi gjatë shekullit XIX, kryesisht kah fundi i shekullit, historia mësohet nga këngët popullore kishin reaguar dhe tërhiqnin vërejtjen studiuesit I. Ruvarac dhe L. Kovaçeviq (themelues të kritikës së historisë në Serbi). I. Ruvarac boton një studim për “Llazarin” ku i hedh poshtë plotësisht të dhënat nga tradita popullore dhe këngët epike që synohej të paraqiteshin si burime historike mbi ngjarjen, por kuptohet se ky asokohe sulmohet ashpër nga J. Tomiq dhe shumica e intelektualëve serbë të asaj kohe. I. Ruvarac (1832-1905) u linte porosi të drejtë gjeneratave serbe të flisnin qartë që nuk dinin asgjë për Milloshin (Obiliqin – E.R.). J. Tomiq e vlerësonte poezinë dhe traditën popullore si burim historik shumë të besuar. Në mënyrën e të kuptuarit romantik, ai i pakënaqur me zgjedhjen e këngëve mbi Kosovën, të cilën e kishte bërë S. Novakoviq, vetë i zgjodhi këngët dhe i botoi por duke intervenuar në ato, aty ku ai kishte menduar se duhet. Pasi që ishte sulmuar nga kritika, J. Tomiq kishte dhënë përgjigje: “Mbytjani dikujt të kaluarën e tij, me këtë ia keni rrezikuar ardhmërinë”. Është me rëndësi të theksohet se popullata serbe e Kosovës tek në gjysmën e dytë të shekullit XIX dhe atë kah fundi i shekullit filloi të dinte për “traditën” dhe historinë e ngritur mbi Kosovën. Traditën mbi Kosovën e sjellin dhe e shpërndajnë tek serbët (sllavët, E. R.) e Kosovës priftërinjtë dhe mësuesit të ardhur nga Serbia, numri i të cilëve në fund të shekullit ishte rritur shumë. Librat nga Serbia u dërgoheshin ‘’popullit serb’’ në Kosovë që nga viti 1969, posaçërisht në këtë drejtim veçohen librat historike të punuara në hijen e romantizmit dhe të nacionales, tekste të cilat përmbanin më së shumti këngë historike popullore të ngritura mbi “idenë e Kosovës”. Se në të vërtetë popullata e paktë serbe (sllave, E. R.) në Kosovë nuk dinte asgjë lidhur me mitin mbi Kosovën, vërteton edhe autori nga Rusia, A. Gilferding. Ky gjatë gjysmës së shekullit XIX vizitoi Kosovën e duke mbledhur dhe hulumtuar të dhënat për historinë e saj, tregon se, në Kosovë në Nerodimje nuk këndohen këngët për Millosh Obiliqin dhe Llazarin. Duke pasur parasysh ndikimin e traditës dhe epikës popullore që kishte të merr karakter të veçantë në dijen kombëtare historike të serbëve, më së miri e shfrytëzuan shkrimtarët nacionalistë dhe ideologët kombëtarë, krijues të Serbisë gjatë shekullit XIX. Shekulli XIX ishte periudhë kur po krijoheshin identitetet kombëtare në shumë vende të Evropës. Kështu edhe Serbia duke luftuar në atë drejtim lindi-projektoi ‘’idenë’’ për të formuar një territor kombëtar të pavarur sa më të gjerë. Ideja e një lufte të organizuar për pavarësi do të zhvillohet asokohe tek serbët mbi “mitin kombëtar” tani të krijuar “ideja e Kosovës” e cila njëherit ju kujtonte atyre ‘’shtetin mesjetar – Mbretërinë e Nemanjëve. “Beteja e Kosovës” me heronjtë e saj të cilët kishin luftuar po kundër osmanëve, dhe me ngritjen e kultit të Llazarit e luftën “e shenjtë” të tij. Të gjitha elementet mbi mitin e Kosovës që do të krijohen gjatë fundit të shekullit XIX më i rëndësishmi do të del ai, “përbetimi i Kosovës”. Këtu bëhet fjalë për idenë e Llazarit që i qe ofruar mundësia të zgjedh a po e do mbretërinë tokësore apo hyjnore, kurse sipas saj ky zgjodhi atë të fundit. Ky vendim u quajt edhe si “marrëveshja me Zotin” dhe se serbët e konsiderojnë veten si “popull hyjnor”. Në traditën e folklorit popullor, këto të dhëna paraqiten në formë të këngës me titull “Rënia e perandorisë serbe”. Duke u bazuar në tekstet liturgjike rrjedh edhe e dhëna “a nuk është më mirë të vdesësh me lavd, se sa të jetosh me turp?”. Nga kjo që u tha, problemi në fjalë tek serbët në fund shekullin XIX çështja do të lidhet me ideologjinë kombëtare serbe e cila qëndrimet e tilla filloi t’i manipulonte dhe në interesat e shtetit serb, që njëherit qëllimet ishin për ekspansionin territorial të tyre për një “mbretëri tokësore” – ç’është e vërteta, ata mbi të gjitha janë të interesuar që të shtrihen (okupojnë – E.R.) në vetë Kosovën. Sipas një historiani serb: “Përbetimi i Kosovës” – zgjedhja e lirisë në “Perandorinë hyjnore” në vend të përuljes në robëri, në botën e përkohshme, mbetet ende një hallkë e përhershme që i frymëzon serbët me ndjenjën e etnitetit kombëtar”. Serbia për historinë mesjetare ka prodhuar një trashëgimi të pasur të epikës popullore, në poezi e këngë, si dhe të përkthimit të ngjarjeve në këso lloj trajtesash mitologjike, fill pas ndodhjes së tyre rëndom të kriposura me erëza të bollshme teatrale dhe të ndërlikuara me temat aktuale të ditës, me synim argëtimi dhe aktualizimi. Qyshdoqoftë “miti nacionalist” për Betejën e Kosovës që e njohim sot në kundërshtim me dokumentimet për përleshjen nuk është epikë mesjetare; ai nuk lindi në kohën e këtyre ndodhive, as nga tradita gojore arkaike ‘’serbe’’, por ishte përftesë e mëvonshme. Çkado, apo cilado qofshin të dhënat për Betejën e Kosovës, më me rëndësi është se ato më vonë mbështesin “idenë e Kosovës”, pra mitin serb të krijuar, si kushtrim më i madh për kombin serb dhe thirrje për domosdonë e hakmarrjes (kupto formimin e Serbisë së Madhe ku në rend të parë përfshihet okupimi i territorit të Kosovës – E.R.). Humbjet, kryesisht ato me rëndësi të madhe, tradicionalisht janë arsyetuar me motivin e tradhtisë. ‘’Serbët’’ nuk do të humbnin as “mbretërinë” në Kosovë, sikur të mos ishte “tradhtia” e Vuk Brankoviqit. Këto motive i gjejmë kryesisht tek memoaret në shekullin XIX të cilët ndihmuan në fillimin e përgatitjes së kryengritjes serbe. Shkrimtarët nacionalistë si dhe krijuesit e kombit të këtij lloji me shkrimet dhe qëndrimet e tilla do të veçohen ndër të parët serbët e shkolluar nga Vojvodina – Austro-Hungaria. Këta në të gjitha aspektet do ta ndihmojnë Serbinë si në ngritjen e vetëdijes, mënyrës së të menduarit, zhvillimin e arsimit, ndërtimit të vendit si dhe angazhimin në sferën politike, me një fjalë udhëheqjen nacionale e politike të rindërtimit të shtetit serb. Ndër ta veçohen vëllezërit Telemakë, D. Obradoviq, I. Jugoviq, mitropoliti i Karllovcit S. Stratimiroviq e të tjerë. D. Obradoviq duke ndihmuar kryengritjet serbe të viteve 1806-1807 ndihmoi në thirrjen e popullit në proklamatën mbi unionin ruso - serb në luftën e përbashkët kundër turqve. Ky duke luftuar me kthimin moral dhe psikologjik tek serbët, ardhmërinë e shihte edhe në ndërtimin e poezisë popullore dhe të dytën traditën gojore të idealizuar për të kaluarën e ‘’shtetit të vjetër serb’’, por ndaj kërkesave të kohës së re. Në këtë drejtim edhe V. Karaxhiq do të bëjë një punë të “çmuar” në mbledhjen e krijimtarisë gojore të popullit serb. Karaxhiqi i ndihmuar nga qeveria dhe njëkohësisht i kompensuar, ishte ideator dhe kreator i planeve për rilindjen e arsimit dhe të kulturës së popullit serb. Duke u angazhuar në punën nacionale, ai e shihte të nevojshme që shkollat në Serbi duhet “krijuar librat shkollore më të mira, sipas modeleve evropiane, që edhe serbët e tjerë (në vendet e tjera) të pranojnë nga ne (librat, E. R.), si nga ëma e tyre e jo të marrin prej tjerëve”. “Puna nacionale duhet të zhvillohet me propagandë të shëndoshë nacionale që do të arrihej në dy mënyra: duke studiuar historinë – së bashku me prodhimtarinë gojore të krijuar nga populli: këngët popullore, tregimet dhe folklori - duhet përkthyer në gjuhë të huaja që populli i arsimuar i Evropës të njoftohet me popullin serb, të kaluarën e tij dhe kulturën”. Duke punuar në projektimin e “Serbisë së Madhe”, Karaxhiq me Serbi nënkuptonte, territorin nga Sharri deri te Sava e Danubi dhe nga Timoku në Drin. Ai në veprat e tija në shkrimin “Serb të gjithë dhe gjithkah” tregon shtrirjen e popullatës serbe: “Në të vërtetë dihet se serbët jetojnë në principatën serbe, “Metohi”, Bosnje e Hercegovinë, Zetë, Mal të Zi, Banat, Baçkë, Srem, Osijek deri në Sent-Andrej, Slloveni, Kroaci, Dalmaci dhe në gjithë hapësirën bregdetare nga Trieshti deri tek Bojana (Buna afër Shkodrës). Duke bërë ndryshimet për këto shkrime ndërmjet Serbisë së Madhe dhe gjithë serbët, autori I. Pilar erdhi në përfundim duke vërtetuar se serbët donin “të marrin dhe serbizojnë gjithë sllavenët e Ballkanit”. Tek Karaxhiq kishte lindur qe një kohë dëshira për mundësitë e shtetit të ri shekullor serb në hapësirën e mbretërisë së Dushanit dhe në perspektivën e largët edhe rikrijimin e tij. “Kur grekët morën Thesalinë, Shqipërinë dhe Epirin; edhe unë kisha me ndërhy në Bosnjë e Hercegovinë dhe Bullgari deri te Koxha Ballkani: kjo është krejt serbe, ndërsa rreth Shkodrës kemi me u rrah më vonë me grekët, sepse nuk është e drejtë që ata të kenë aq shumë det, e ne askund asgjë. Qeshni ju me mua derisa të kënaqeni, por kini parasysh që juve më pastaj grekët të mos ju përqeshin, ndërsa pasardhësit juve të mos u fajësojnë”, i tërheq vëmendjen V. Popoviqit në letrën dërguar më 27 mars 1827. Vuk Karaxhiq në rrethin e kulturës dhe Ilija Garashanin në udhëheqjen politike të shtetit, sajojnë, formojnë definitivisht programin nacional serb. Autori i memoarit (K. Nikollajeviq) të ashtuquajtur “Shtetet e bashkuara serbe” (Srpskim s jedinjenim dr`avama) ishte përfaqësuesi serb në Stamboll. Ky i bindur se Turqia nuk do të dalë nga kriza gjatë pjesës së parë të shekullit XIX propozon që: “Serbisë t’i bashkëngjitet Bosnja, Hercegovina, Mali i Zi dhe Shqipëria e Epërme (Serbia e Vjetër) [...]”.

Tekstet që do të botohen nga autorë të ndryshëm serbë, që janë krijime të reja, që merren me studimin e historisë së Kosovës gjatë shekullit XIX, krijuan dhe zhvilluan nacionalizmin modern serb. Përveç shkrimeve mitologjike mbi Betejën e Kosovës (1389), po ashtu shihet se, shkruhet edhe për “shpërnguljen e madhe” të ‘’popullit serb’’ nga Kosova në shekullin XVII, kur dhe lindin qëndrimet se, kinse “toka” nga kjo kohë do të okupohet nga fiset shqiptare nga veriu i Shqipërisë. Miti nacionalist i historiografisë serbe mbi Kosovën, zhvillohet siç theksuam, gjatë shekullit XIX dhe atij XX në një shkallë më të gjerë duke marrë forma të reja e të ndryshme dhe gjithnjë duke qenë objekt propagande, në rend të parë, në mënyrat se si i përgjigjej politikës zyrtare e shtetërore të Serbisë. Nga shkrimet dhe qëndrimet e tilla të historiografisë serbe hartohet edhe programi kombëtar serb “Naçërtanija” nga kryeideologu i nacionalizmit Ilija Garashanin në vitin 1844. Programi në fjalë do të mbështetet nga politika shtetërore dhe kisha serbe gjatë gjithë kohës për të realizuar aspiratat për “Serbinë e Madhe”, ku kuptohet se përfshihej përveç territorit të Kosovës edhe gjithë Shqipëria Veriore. Asokohe duke u mbështetur në mitin mbi Kosovën dhe për t’i dhënë politikës së tyre një peshë akoma më të madhe, serbët e “zbuluan” e “shpikën” dhe termin “nacionalist” për territorin e Kosovës “Serbia e Vjetër” (Stara Srbija), emërtim ky “i ri” për Kosovën dhe territoret përreth që përshëndetej nga qarqe shkencore e politike serbe të kohës. Ky emërtim “gjeografik” figuron për herë të parë nga viti 1845 në “Hartën e Principatës së Serbisë” që u shtyp në Beograd. Ky emërtim për Kosovën nga kjo kohë do të vazhdojë të përdoret nga të gjithë historishkruesit, shkrimtarët, politikanët dhe publicistika serbe, kryesisht deri në gjysmën e dytë t shekullit XX, por për një pjesë të madhe vlen e përdoret edhe në ditët e sotme. Këtë emërtim e mbështeste dhe e pranonte edhe shkenca sllave – ruse të cilët shkruan shumë artikuj për “Serbinë e Vjetër” si për “vendlindje të serbëve”, vend me “trashëgimi të plotë të monumenteve fetare prej të cilave nuk heq dorë asnjë serb”. Këso kohe historiografia serbe do të punojë mbi krijimin e mitit “të ri” mbi Serbinë e Vjetër e cila do të paraqet dhe konceptoj shtrirjen e saj: kjo nënkupton Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit; nënkupton Kosovën dhe Maqedoninë, d.m.th. një pjesë të madhe të ‘’Mbretërisë së Dushanit’’; nënkupton ‘’Mbretërinë e Stefan Dushanit’’ në kohën kur ajo kishte shtrirje më të gjerë, prej Shkodrës dhe lumit Shkumbin e deri tek kufijtë e Mbretërisë Bullgare, dhe prej Pribojit e deri në Manastir. Asokohe me çështjen e ‘’Serbisë së Vjetër’’ do të jepen shumë mendime nga shumë autorë të historiografisë serbe dhe do të bëhen shumë pazarllëqe lidhur me përfshirjen e territoreve të saj. Disa mendojnë se zanafilla e ‘’Serbisë së Vjetër’’ fillon te Nemanja, themelues i Dinastisë mesjetare të Rashkës – nemanjëve, e disa të tjerë nisen nga Llazar Hrebljanoviqi apo knez Llazari i cili në Fushë të Kosovës e ka dhënë jetën duke e mbrojtur “Serbinë e Vjetër” prej pushtuesve turq. Ka edhe mendime se ‘’Serbinë e Vjetër’’ duhet kërkuar nga lashtësitë (antika – E.R.) për ta bërë më të fortë qëndrimin mbi të, dhe atë qysh nga ‘’koha e periudhës romake, sepse që nga ajo kohë në Ballkan ka vendbanime serbe’’. Duke mos u ndalur në veprimtarinë e tyre pseudoshkencore e propagandistike të ndërtuar mbi baza të mitit serb për Kosovën, autorët serbë do të vazhdojmë më tutje duke forcuar sajimin e tyre “Serbia e Vjetër”, nocion ky që siç thamë, përdoret për Kosovën “që do t’i përkushtohen qindra faqe punimesh e kuptohet se qëllimi ishte që nga kjo” mitologji do të mvarej Serbia në të ardhmen, se a do të jetë e vogël siç ishte, apo e madhe siç imagjinohej.

Qëndrimet e tilla të shumta e të ndryshme mbi Kosovën që rrjedhin nga propaganda “shkencore” e Akademisë Serbe të Shkencës dhe politikës ditore serbe, e ndërtuar mbi bazat e “mitit nacionalist mbi Kosovën”, do të kishin qëllimet e veta. Edhe tani kjo propagandë nuk heq dorë nga qëndrimet se: “fati i Kosovës mbetet çështje jetësore e tërë popullit serb”; “përcaktimi gjithë serb i Kosovës”; “në Fushë të Kosovës, në ‘zemër të Serbisë’, para gjashtë shekujsh ‘Serbia’ e mbrojti veten dhe Evropën”; “Kosova – simbol i shtetësisë dhe i kulturës serbe – diçka si tokë e shenjtë e popullit serb”; “Aty qëndrojnë kishat serbe, varret tona, monumentet tona, e tërë historia jonë”; “Kosova është pragu i parë i Serbisë”; “Kosova është serbe dhe si e tillë duhet të mbetet”; “Kosova është tokë serbe për të cilën kurrë nuk mund të flitet ndryshe, përveçse për tokë serbe të shenjtë”; “Në Kosovë më 1389 u shpartallua ‘mbretëria serbe’ [...] se Kosova u bë shqiptare pas shpërnguljes së madhe ‘serbe’ pas vitit 1690 [...]”etj.

Përqendrimet e sipërtheksuara, sipas meje,  nuk donë koment. Arsyeja është se, historia flet ndryshe për ata që duan të jenë objektiv. Këto qëndrime dhe shkrime të historiografisë serbe të cilat krijuan mitin mbi Kosovën, mendojmë se janë të paqëndrueshme, qëllimkëqija e nacionaliste dhe janë të dëmshme për shqiptarët dhe për popujt fqinjë ballkanikë e më gjerë.

Ngjarjeve që mbetën ndër më të rëndësishme për ‘’historinë e vjetër ‘serbe’ nga vdekja e Dushanit, Beteja e Kosovës e më pas’’, janë përshkruar gati gjithherë ashtu si ai populli vetë për vete i nxori nga harresa historike. Pa dyshim këtë e kanë bërë nga mungesat e të dhënave historike për periudhë të gjatë kohore, duke u mbështetur në atë dhe nga tregimet të cilat janë për ato ngjarje shpejt të krijuara duke përfshirë edhe popujt fqinjë, duke i lidhur edhe me fatin e asaj që sot ndodh në Serbi. Por, pavarësisht nga këto “tradita kosovare” në shkrimet e tyre mbeti që nga fillimi e pakonsultuar me kritikën historike, depërtoi deri në ditët e sotme, gjithherë në vendin e caktuar në ngjarjet me rëndësi, shumë më e fortë, më e qëndrueshme dhe variante të ndryshme, me kohë shumë më e fortë “si një xhevahir i rrallë që shkëlqen” e krejt kjo në punime të autorëve tmerrësisht të dyshuar. Paraqitja e një numri të madh autorësh të cilët nuk pyetën shumë prejardhjen e arritjeve të tyre, thonë se, ashtu siç edhe kanë thënë se kjo “traditë” që i ka vënë bazat për një periudhë të gjatë në historinë serbe, ka lënë në errësirë, mjegull, një pjesë të kësaj historie e cila edhe sot është vështirë të trajtohet dhe të përmirësohet.

Për fund, miti i krijuar-konstruktuar për Kosovën u vërtetua e argumentua që u ndërtua nga autorë nacionalistë të historiografisë serbe me mbështetjen edhe të kishës ortodokse serbe e politikës qeveritare serbe gjatë fundit të shek. XIX dhe gjatë fillim shek. XX. Miti si i tillë, cilësohet nga historiografia e përgjithshme, si krijim-vepër e dëmshme që çoi në ashpërsimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe ndërkombëtare të popujve të Ballkanit e më gjërë. Ardhmëria e popujve shihet në studimet reale të historisë së popujve. Tani në shekullin XXI, krijimi, mbështetja, thirrja në Mite – mitologji, nuk shkon, nuk kalohet, nuk pranohet me arsyen e shëndoshë se ka ardhur, më në fund, koha e paraqitjeve reale të të gjitha historive nacionale.

 

Enver Rexha: HISTORIOGRAFIA SERBE PËR KOSOVËN (XIII – XIX), Prishtinë, 2009, f. 487

 

 

Vitrina e librit

 

Pas Monografisë voluminoze “PAKASHTICA” (2005), duket se ky autor u specializua për këtë gjini letrare. Gani I. Mehmeti: Monografia “MAVRIQI  I  LLAPIT”, Podujevë, 2010, paraqet një episod të sulmeve të befasishme serbe kundër popullatës së pafajshme shqiptare, në rastin konkret, sulm kundër familejs së madhe të Demë Ahmetit: t’ia rrëmbejnë të bijën, t’ia thejnë krenarinë, pale mbase kjo mënyrë ka me pasë efekt asimilimi?

Por Ajetja e edukuar shqiptarisht ia shkurton një krah Ivicës, pretendues për “dhëndër” dhe bie në fushën e nderit e nuk bëhet nuse e shkjaut të shkinës!

“Libri i parë”, domethënë pasojnë edhe vëllime të tjera...

Libri me kopertina të forta ka 350 faqe dhe përfshinë regjistrimin e popullsisë së Mavriqit, përcjellë me trumgjet e gjithë banorëve meshkuj nga  dyqind vjet më përpara e deri sot. Përfshinë shkollimin dhe emërvendet  (toponiminë) e të gjitha fshatrave në përbërjen e Mavriqit, kësaj krahinëze heroike të Llapit.

Libri, gjendet në shitje afër Institutit Albanologjik në Prishtinë, Libraria TOENA, në ish librarinë e “Rilindjes” në Podujevë, në librarinë afër Shtëpisë së Kulturës në Vushtrri, në librarinë “Dukagjini” në Mitrovicë,  si dhe te vetë autori: Çmimi 10 €.

gani_mehmeti2@hotmail.com,  cel.:044/319-218.-

 

 

Letër e hapur përfaqësuesve të qeverive arabe dhe islame

Me rastin e votimit në Asamblenë e Përgjithshme Të OKB-së në Nju Jork

 

Nga Qemajl Morina

 

Për kë do të votojnë arabët dhe myslimanët: Për të drejtën e kosovarëve për pavarësi apo për krimet serbe?!

 

Më 8 tetor në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara  në Nju Jork, do të votohet për projekt rezolutën e Qeverisë serbe  drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë lidhur me legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës shtet sovran dhe të pavarur më 17 shkurt 2008. Pala kosovare, e përfaqësuar në presidentin e saj Dr. Fatmir Sejdiun dhe Ministrin e  Punëve të Jashtme, Skënder Hysenin, bëri përpjekjet e saj që të bind përfaqësuesit e vendeve të ndryshme, që ata të votojnë kundër  projekt rezolutës serbe, sepse ajo nuk është në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon, por  aq më tepër ajo mund ta minojë atë në tërësi.

Në anën tjetër, pala serbe për muaj të tërë bëri përpjekje të pa reshtura që të bind  një numër sa më të madh të shteteve të botës që mos ta njohin pavarësinë e Kosovës. Për ta arritur këtë qëllim diplomacia serbe përqendroi tërë forcën e vet në shtetet e botës së tretë. Kryediplomati serb, Vuk Jeremiq mori pjesë në samitin  e vendeve të Painkuadruara në Teheran, ku përmendi rolin që ka luajtur Beogradi si nikoqir i konferencës së parë të kësaj lëvizje në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar, duke mos lënë pa e  përmendur rolin e ish-liderit Josip Broz Tito në tërë këtë lëvizje, duke ia atrbuar Titos edhe llagapin "lideri ynë". Për çka natyrisht kishte fituar apluadimet e të pranishmëve të informuar si duhet me realitetin e trashëgimisë së Titos. E tërë ajo që i interesonte kryediplomatit serb ishte  që këto vende të mos  e njohin pavarësinë e Kosovës.

Për fat të keq, suksesin më të madh propaganda dhe diplomacia serbe kanë arritur në zemër të  shumicës së vendeve arabe dhe islame. Argumenti më i mirë për këtë është se asnjë vend arab, nga 22 shtete sa numëron Liga Arabe që nga 17 shkurti nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, kurse nga 57 shtete sa numëron Organizata e Konferencës Islamike vetëm 6 vende e kanë njohur deri më tash. Ky hezitim dhe kjo mospërfillje e kësaj bote ndaj pavarësisë së Kosovës, ku  përqindja e qytetarëve të përkatësisë së fesë islame arrin në 95% ka shkaktuar një zhgënjim të paparë ndaj qeverive të vendeve arabe dhe islame. Populli i Kosovës ka pasur një besim të thellë se vëllazëria islame dhe solidariteti islamik, do të mbizotëroj  mbi të gjitha interesat kombëtare dhe rajonale, cilat do qofshin ato. Sepse, okupimi serb për më shumë se një shekull ia kishte  ndaluar atij një solidaritet të tillë.

Mirëpo, ne duhet ta themi botërisht dhe pa ekuivokë se ne kemi gjetur mirëkuptim dhe solidaritet më të madh, për kauzën tonë tek amerikanët dhe  evropianët, të cilët na u gjetën në momentet më të vështira të historisë sonë më të re. Ata u rreshtuan në anën tonë edhe pas shpalljes së pavarësisë, duke përkrahur politikisht kauzën tonë në të gjitha instancat ndërkombëtare. Duke e konsideruar çështje të drejtë të një populli që ishte i robëruar  nga serbët për më   shumë se një shekull.

ë 8 tetor do të votohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për projekt rezolutën serbe për të marr mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Sipas asaj q[ë propagandon diplomacia serbe thuhet se shumica e vendeve arabe dhe atyre islame  mund  të radhiten në anën e Serbisë, sepse ato ende nuk  e kanë  njohur pavarësinë e Kosovës.

Këtë propagandë serbe edhe pesimistët më të mëdhenj nuk   mund ta besojnë  thjesht për shkaqet vijuese:

E para: Votimi për projekt rezolutën serbe, do të thotë votimi për një shtet që është themeluar mbi bazat e politikës hegjemoniste ndaj ish-Republikave të ish-Federatës Jugosllave, e cila rezultoi me shkatërrimin e ish – Federatës. Sepse në themelet e saj dëshirohej  restaurohej Serbia  e Madhe.

E dyta: Votimi për projekt rezolutën serbe, do të thotë votim për  shtetin, i cili  brenda  5 viteve shkaktoi 5 luftëra shkatërrimtare.

E treta:  Votimi për projekt rezolutën serbe, do të thotë votim për shtetin, i cili u ngrit në themele të kufomave dhe eshtrave të viktimave të civilëve të Vukovarit (Kroaci),  të kufomave të fëmijëve dhe pleqve të Sarajevës së rrethuar, viktimave të Srebrenicës (Bosnje e Hercegovinë), viktimave të Likoshanit e Qirezit, Prekazit, Reçakut ( Kosovë). Si dhe dëbimit të mbi një milion qytetarëve të Kosovës nga shtëpitë  e tyre, për shkak se ata i përkisnin një komb dhe fe tjetër  nga serbët.

E katërta: Votimi për projekt rezolutën serbe, do të thotë përkrahja e shtetit, i cili në mënyrë  sistematike dhe të organizuar, duke përdor ushtrinë dhe policinë, shkatërroi, dogji dhe granatoi mbi 1000 xhami në Bosnje e Hercegovinë dhe mbi 220 në Kosovë me të vetmin qëllim eliminimin e gjurmëve të Islamit dhe myslimanëve nga ato pjesë të Ballkanit. Edhepse gjurmët e Islamit shkojnë në një periudhë kohore më shumë se gjashtë shekuj.

E pesta: Votimi për projekt rezolutën serbe, do të thotë anashkalim dhe injorim i mbi 250.000 dëshmorëve si dhe dhjetëra mija motrave tuaja myslimane të dhunuara nga forcat policore dhe ushtarake serbe.

E gjashta: Votimi për projekt rezolutën serbe, do të thotë anashkalim dhe humbje e afër nëntë viteve të një pune të mundimshme dhe intensive  diplomatike, të bisedimeve të vazhdueshme të niveleve më të larta  shqiptaro-serbe me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ish presidentit finlandez, Marti Ahtisarit.

E shtata: Votimi për projekt rezolutën serbe, do të thotë solidarizim me kriminelët e luftës. Sipas statistikave të Gjyqit  të Hagës për ish-krimet dhe gjenocidin në ish—Jugosllavi, shihet se mbi 90% të kriminelëve, që janë dënuar, janë në gjykim e sipër apo i kanë ikur gjykimit  janë serbë. Vlen të theksohet se pjesa dërrmuese e tyre kishin poste të larta në udhëheqjen e shtetit, ushtrisë apo policisë.

E teta: Votimi për projekt rezolutën serbe do të thotë përtëritje e plagëve të luftës jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë në Ballkan.

Ndërsa votimi kundër projekt rezolutës serbe do të thotë:

E para: Sigurimi i të drejtës të vetëvendosjes për më shumë se 95% të popullatës së Kosovës, respektimin e vullnetit të tyre dhe dëshirën  për të jetuar të lirë në shtetin   e tyre.

E dyta: Besimi i thellë i popullit të Kosovës, pa dallim të përkatësisë etnike apo fetare në solidaritetin njerëzor dhe atë islam të gjithë popujt e botës.

E treta: Respektimi i angazhimit heroik të forcave të Paktit NATO për të ndalur agresionin e forcave serbe për ta shpëtuar një popull të pambrojtur, që dëshironte të jetonte me dinjitet në tokën dhe shtetin   e tij.

E katërta: Kosova nuk mund të jetë përjashtim nga realitet  e reja të krijuara pas shkapërderdhjes së ish-Federatës Jugosllave dhe paraqitjes së shteteve, të cilat ishin më të afërta si në aspektin etnik, fetar apo gjuhësor. Për dallim nga Kosova, e cila nuk kishte asgjë të përbashkët më Serbinë,  qoftë në aspektin etnik, fetar apo gjuhësor.

E pesta: Pavarësia e Kosovës  nuk ishte akt i njëanshëm, ashtu  siç propagandon këtë diplomacia serbe para botës.. Ajo ishte rezultat i bisedimeve të mundimshme dhe intensive që zgjatën më shumë se dy vjet në mes palës shqiptare  dhe   asaj serbe me ndërmjetësimin e përfaqësuesit special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Marti Ahtsarit, i cili në fund doli me propozimin  e vet, të cilin pala kosovare   e pranoi, ndër kohë që  pala serbe e refuzoi.

E gjashta:   Votimi i juaj kundër projekt rezolutës serbe, do të thotë vendosja e themeleve të një paqe të qëndrueshme në Kosovë, por edhe  në Gadishullin e  Ballkanit në tërësi.

Kjo është një letër e hapur drejtuar në mënyrë të veçantë  përfaqësuesve të vendeve islamike, me qëllim që ju  të mos bini viktimë e propagandës serbe,  që në emër të popullit tuaj të merrni vendimin  e gabuar. Në vend    të votoni për të drejtën e patjetërsueshme të popullit të Kosovës për pavarësi, të ia jepni votën tuaj qeverisë serbe, duart  së cilës janë të zhytura me gjakun e vëllezërve tuaj deri në bërryla. Atëherë, mbi ju do të bijë mallkimi i Zotit në këtë botë para botës tjetër!

O  Zoti im,  dëshmo se unë kreva amanetin tim!

 

 

Në përvjetorin e 99 të Pavarësisë së Shqipërisë, përkujtojmë

13 vjetorin e dëshhmorit të kombit Gëzim Hajdin Duçi

-Liria dhe pavarësia i kanë rrënjët në gjakun e derdhur!-

 

Nga Jahë Sadrija

jahesadrija@live.com

 

Këtë shkrim po ia kushtoj ish-nxënësit tim, tash dëshmor i kombit, Gezim (Hajdin) Duçi, i cili në rrëthanat e jetës më të vështirë që kaluam gjatë luftës së UÇK-së kundër okupatorëve serbo-malazias, nuk kurseu as gjakun, as jetën, për të ruajtur fizionominë kombëtare në Kosovë.

Në moshë ishte i ri, ishte i bukur dhe tërheqës. Kishte gjendje të mirë shëndetësore e materiale. Kishte dhanti të shkëlqyera nga Zoti. Nuk i mungonte mendjemprehtësia, ndërsa shija e hollë nuk i shteronte kurrë. Të tjerët i joshte me tiparet e këndshme dhe me fjalë të ëmbla. Ishte i drejtë, i çiltër dhe fisnik.

Gëzim Duçi u lind më 08.05.1975 në fshatin Ponoshec të Gjakovës, në një familje me tradita atdhedashurie. Nga të katër fëmijët, dy djem e dy vajza, të Hajdin Duçit dhe Hedije Bajramaj,Gëzimi ishte fëmija i parë. Si i vogë, shprehet babai Hajdini, dallonte nga të tjerët, përnga shkathtësia dhe zgjuarësia që kishte. Shkollën fillore me sukses e përfundon në fshatin e lindjes, për të vazhduar më pas shkollën e mesme në Gjakovë.  Flaka e urrejtjes për okupatorët ishte e ndezur në shpirtin e Gëzimit liridashës. Këtë e dëshmon më së miri, ngjeshja e armës për liri deri në vdekje. Ishte muaj prill i vitit 1998, kur në fshatin Ponoshec, duke e parë për së afërmi rrezikun e forcave serbe, të cilat sa vinin e shtoheshin, për t’u vetëmbrojtur fillon lëvizja për themelimin e një Shtabi, i cili do të përkujdeset për furnizim me armë. Kështu edhe ndodhi, shtabi formohet pikërisht në odën e familjes Duçi, pjesë e së cilit bëhet edhe vetë Gëzimi. Në mesin e këtij muaji, dhjetëra fshatarë, tashmë pjestarë të UCK-së, me vendimin e Shtabit, nisen për në  Shqipëri, me të vetmin qëllim armatosje. Kalimi i kufirit ishte me mjaft rreziqe, forca të shumta ushtarake serbe bënin roje dhe vëzhgonin, prita në t’u kthyer doli e pashmangshme, fati e deshti e askush nuk e humbi jeten e as nuk ra në dorën e armikut. Sidoqoftë ushtarët në shpejtësinë e ditëve në vijim arrijnë të armatosen dhe të përgaditen për një luftë frontale kunder forcave serbe të instaluara në Ponoshec. Kordinimi i veprimeve në mes të  Shtabeve të UÇK-së sapo rritej. Shtabi i Logjistikës në Smolicë mbante lidhje të ngushta me te gjitha shtabet.

 

Lokale, që vepronin në Rekën e Keqe. Edhe lëvizjet e forcave serbe shtoheshin nga dita në ditë, pasigurija rritej për ne. Konflikti i armatosur ishte i pashmangshëm. Këtë më së miri e dëshmoi, dita e 3 majit 1998, kur në fshatin Ponoshec fillon lufta frontale e UÇK-së, kundër forcave policore serbe. Kjo luftë e kësaj dite përfundon me një fitore të thellë të ushtrisë sonë, të cilën e udhëhoqën: komandantët Hoxha e Bardheci. Pati polic te vrarë e të plagosur, dëme edhe në makinerinë e tyre. Pjesë e këti aksioni luftarak ishte edhe Gëzimi. Nga ajo ditë jeta në fshat ishte e pamundur, u bë edhe tërhekja e banorëve, për në fshatrat tjera. Luftëtarët e lirisë ju bashkuan  Shtabit të Smolicës, këtu mbeten deri më, 12.05.1998, ditën kur vendosën t’i bashkoheshin shtabit të fshatit Popoc. Në terrin e kësaj nate, derisa gjendeshin në mes të dy fshatrave, një kob i zi nga armiku, bjen në mesin e ushtarëve, për të marrë jeten e 12 prej tyre. Në mesin e të rënëve dëshmorë të asaj nate, ishte edhe Gëzim  Duçi.  Të gjithë të rënët u varrosën të nesërmen në Smolicë, për t’u rivarrosur pas luftës në fshatin Ponoshec. Sot, në mes të fshatit për dëshmorët dhe martirët, është i ngritur Lapidari me foto dhe emra. Për ngritjen e Lapidarit është përkujdesur, Këshilli i mërgatës së bashku me banorët e fshatit. Për t’u përmendur janë, Hajdar Sadrija, Hajdin Duçi, Qamil Nivokazi dhe Hysni Ademaj. Ndërsa për rregullimin e varrezave nuk ka asnjë orvatje, premtimet e kryetarit të Komunës, z.Pal Lekaj, mbeten premtim i një Manifestimi Përkujtimor. Fjala e fundit e Gëzimit para se të ndahej nga familja, për t’u bashkuar UÇK-së, sipas babait Hajdinit, thënë nënës, ishte: “Nuk po shkoj të shpëtoj në luftë, por të luftoj për lirinë e Kosovës”. Vdekjen e gjeti ashtu siç e kërkoi, të jetë dëshmor i lirisë së Kosovës.

Lavdi dëshmorëve të fshatit Ponoshec!

Lavdi dëshmorit Gëzim Duçi!

 

Ponoshec, më 27.11.2011

 

Letra e IV-të

 

SI KTHEHET PADITURIA E PLOTË NË DITURI TË PLOTË?

-Dialektika e Mendimit Njerëzor-

 

Njeriu (normal) ka pesë shqisa: shqisën e të pamit (sytë), shqisën e të dëgjuarit (veshët), shqisën e të nuhaturit (hunda), shqisa e të shijuarit (gjuha) dhe shqisa e të prekurit (lëkura).

Me anë të shqisave, njeriu merr informatat e para nga rrethi objektiv: sheh, dëgjon, nuhat, shijon, prek. Populli thotë: Bukën e grunjtë e njoh nën plaf! Pra, me anë të të prekurit, jo vetëm që i njohim vetitë fizike të objekteve: ftohtë-nxehtë, fort-butë, rrumbullakët-qosheli,...por edhe cilësinë e bukës... Me anë të të nuhaturit: erë e mirë- erë e keqe; edhe përtej murit ne nuhasim e mësojmë në ka një livadh me lule apo një stërvinë? Me anë të të shijuarit: gjellë, pije... e mirë- e keqe?- e thartë- e ëmbël...

Këto njohuri (të cekta shqisore), ndryshe i quajmë: njohuri të para (lëndë e parë!),- i përcjellim në kokë (tru). Atje përpunohen informatat, prej nga nxiret teoria përparimtare. Dhe vetëm pastaj, konkluzionet tona i shpallim me gojë ose me shkrim. Populli thotë: me të rrudhurit vetullat, në kokë krijohet një plan. Pra, me anë të të menduarit të thellë, mendimimit të gjatë dhe rropatjes torturuese për një çështje,- del teoria e shëndoshë: Njohuria Racionale.

Ç‘është kjo?- me Njohurinë Racionale shkencëtarët e kanë krahasuar kokrrën e drithit: teorinë e ke sikur kokrrën e drithit në shuplakë të dorës; por edhe si e tillë, sërish është e vdekur! Sikur kokrra e drithit që mbillet, dhe nga një kokërr, marrim 10,100...Pra fitojmë në sasi dhe në cilësi, edhe teoria zbatohet dhe verifikohet në praktikë. Nga praktika e re në të menduar, nga nxjerrim një teori edhe më përparimtare, dhe sërish në praktikë... Kjo mënyrë ciklike e të menduarit, quhet mënyra Dialektike e Mendimit Njerëzor.

Metoda realiste ishte tepër e kufizuar dhe nuk shkonte më tej.

Këtu hyjnë edhe: interesimet dhe dispozitat e vetë personit, njohuritë paraprake të fituara nga bisedat me njerëz dhe nga leximet, pësimet dhe mësimet...

Shkencëtarët teorinë revolucionare e kanë krahasuar me muzikën, kurse praktikën revolucionare e kanë krahasuar me vallen: pa teori revolucionare, s‘ka praktikë revolucionare, ani se praktika është më e rëndësishme se teoria, dhe teoria verifikohet në praktikë. Njajze sikur që pa muzikë s‘ka valle, ani se vallja është më e rëndësishme se muzika: kur fillon vallja, shikuesit shikojnë vetëm këmbët e valltarëve dhe as iu bie ndërmend ta dëgjojnë muzikën!

E treguar me skemë, duket kështu: shigjetat shkojnë nga shqisat në tru, nga truri në gjuhë,-komunikim. Kurse tek ata të cilët shigjetat nga njohuritë shqisore shkojnë drejt e në gjuhë, ata nuk janë njerëz, ata janë: njerifonë, gojafonë- në krahasim me aparatet magnetofonë...

 

15 prill 1997

 

Juaji, Kont Urani-

(Kadri Mani)

 

 

MIRË SE ERDHE METUSH  KRASNIQI

Dardana me duar hapur të priti në gjirin e saj!-Sepse tashmë je, HERO I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Nga Shefik Sadiku

shefik-sadiku@live.com

 

Shefik Sadiku: Mirë se erdhe Metush Krasniqi

E Marte, 13-12-2011, 08:03pm (GMT)

 

MIRË SE ERDHE METUSH KRASNIQI

Dardana me duar hapur të priti në gjirin e saj!

Sepse tashmë je, HERO I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

 

Viti 2011 për Republikën e Kosovës kishte shumë kuptim, sepse ishte vit jubilar ku shënohej 30 vjetori i demonstratave të vitit 1981 si dhe, 25 vjetori kur pushoi së rrahuri zemra e të madhit Metush Krasniqi. Për 30 vjetorin e demonstratave të vitit 1981 ka pasur manifestime kulturore në të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës, duke filluar nga Kryeqendra e Kosovës Prishtina, prej nga kanë filluar Demonstratat e deri në Komunat më të skajshme. Ky përvjetor është shënuar edhe në Maqedoninë shqiptare – në Tetovë etj. Ky përvjetor është shënuar edhe në Zvicër e në Gjermani dhe gjithandej ku jetojnë e punojnë shqiptarët në shtete të ndryshme të botës, nuk mund t’i harrojmë SHBA-në dhe Australinë e Largët! Çuditrisht ky përvjetor nuk u shënua në Shqipërinë Londineze?!... Qëllimi i këtij shkrimi është ta përkujtojmë Heroin e Kosovës Metush Krasniqin. Jeta e qytetarëve të Kosovës, shtetit më të ri në Evropë iu shtua edhe një Hero, i cili pikërisht me rastin e 25 vjetorit kur ndërroi jetë erdhi në Prishtinë, por kësaj here i shndërruar në Shtatore, i shkrirë në Bronz. Metush Krasniqin, me një dekret, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e shpalli Hero të Kosovës!

Shoqata e ish të burgosurve politikë e Kosovës si dhe me ndihmën e pashoqe edhe nga Instituti Albanologjik i Kosovës, në Prishtinë, me rastin e 25 vjetorit të ndërrimit të jetës, të madhit Metush u organizua një Akademi përkujtimi në sallën e kuqe të Fakultetit Filozofik, të cilën e transmetoi drejtëpërdrejt Radio Televizioni i Kosovës, si dhe u bë zbulimi i Shtatores së Metush Krasniqit në parkun Ulpiana në Prishtinë…

Në kët vit jubilar, të 25 vjetorit të ndërrimit të jetës, të Madhit Bacës Metush, do të organizohet një Akademi përkujtimore edhe në Komunën e Dardanës më 26.11.2011. Kjo akademi do të organizohet edhe në prag të festave të 28 Nëntorit si: Dita e Flamurit, Pavarësia e Shqipërisë, Ditëlindja e Komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jasharit si dhe dalja në skenën publike e UÇK-së në LLaushë të Skenderajt me rastin e vrasjes së Mësuesit Halit Gecit nga forcat ushtarake të okupatorit serb!

Ditën e 26.11.2011 qyteti i Dardanës u stolis me Flamurë Kombëtarë, vizitohen varrezat e Dëshmorve ku vendosen lule, Vendosen lule edhe te varri i Heroit Metush Krasniqi në Dajkoc.

26.11.2011, hyri si datë në historinë e Komunës së Dardanës, sepse në Akademinë për Heroin Metush Krasniqin prezentonin shumë përsonalitete dhe bashkëveprimtarë të tij, të cilët ia kishin kushtuar jetën Çlirimit të Kombit Shqiptar dhe Atdheut nga okupatori serb: erdhën bashkëveprimtarë nga e gjithë Kosova, nga Maqedonia Shqiptare, nga Kosova Lindore etj. Mungonin shumë shokë dhe bashkeveprimtarë të Metush Krasniqit, si :Sejdi Kryeziu, Mark Gashi, Rexhep Elmazi, Ali Aliu, Kadri Halimi, Ramiz Cërnica, Sadik Tafarshiku, Hyrije Hana, Ahmet Haxhiu, Rexhep Avdullahu, Rexhep Balidema, Mustafa Reçi, Ismajl Dumoshi, Bitër Dejhalla, Lot Vaku, Lam Breznica, Mumin Kastrati,Mulla Ram Govori,Kadri Kusari e shumë të tjerë,mungonin edhe disa dëshmorë të brezit më të ri, si: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Rexhpi e Nuhiu, Isa Kastrati dhe shumë të tjerë, megjithatë të gjithë ishin të pranishëm, sepse frymëzimi i tyre ishte midis nesh…

…Mungonin edhe disa shokë, të cilët ishin të gjallë dhe ishin larg atdheut, si:Zeqir Gërvalla, Shefqet Strofci, Ramadan Pllana… e disa për shkaqe të ndryshme nuk kanë mund të jenë të pranishëm, si:Enver Tali, Sabri Novoslla, Hazir Shala, Murteza Nura, Rexhep Bunjaku-Kaçaniku, Vezir Uka, Sabit…etj., etj.

Mungonin edhe Djemt e Bacit Metush, Xhevati për shkaqe shëndetsore, Mitati gjendet në mërgim në Gjermani, Ndërkaq, Besniku në Australinë e Largët…

Ishin të pranishme vajzat e Bacit Metush: Teuta dhe Lulja me Familjet e tyre, nipat, si Kushtrimi, Blerim Krasniqi e të tjerë.

Ishte i pranishëm edhe kushëriri Emin Krasniqi, zëvendës Ministër i Infrastrukturës, i cili u rritë dhe u edukua me frymëzimin e politikës Kombëtare të Bacit Metush, dhe shumë kushërinj të tjerë, bashëkohanikë, mësues në pension, mësues aktual, profesorë dhe shumë qytetarë të komunës sonë.

Ishin të pranishëm edhe disa mësues të gjeneratës së parë të Metush Krasniqit, por mungonin edhe disa mësues të cilët kanë ndërruar jetë, si: Xhevat Aliu, Ndue Nekaj e tjerë, si dhe mësuesi në pension, por për shkak të gjendjes shëndetsore nuk ishte i pranishëm, mësuesi Mehmet Kurteshi-Pozharani.

Kryetari i Komunës z. Shaip Surdulli ju uroi mirëseardhje të pranishëmve e sidomos Familjes së Heroit Metush Krasniqit, bashkëveprimtarëve, të cilët me një emër i përfaqësonte, për së gjalli Heroi Adem Demaçi, familjet e dëshmorve, dhe gjithë të pranishmit… si dhe të gjithë të pranishmit.i informonte se pas Akademisë do të zbulohet edhe shtatorja e Heroit Metush Krasniqit në sheshin e Dardanës, i cili e mban emrin e Heroit Metush Krasniqi.

Baca Adem Demaçi, iu drejtua të pranishmëve me këto fjale:

Baca Metush ishte më trimi, më largëpamësi e më atdhetari ndër ne, prandaj, fjalën e tij e dëgjonim të gjithë. Kjo ishte edhe arsyeja që pushtuesit çetnikë IA kishin frikën dhe përgatiteshin me të madhe, në kohën që do ta vlerësonin si më delikate për Lëvizjen tonë ta eliminonin nga udhëheqja jonë!

Baca Metush ishte në krye të politikës kombëtare me vizion të bashkimit të gjithë potencialit politik që njëherë e përgjithmonë ta çlirojmë atëdheun tonë nga zgjedha shoviniste serbe.

Nuk ka shqiptarë i cili ka qenë me ide çlirimtare e të ketë pasur lidhje me Bacin Metush e të mos e ketë bërë për vete, nuk e pengonte asnjë forcë politike qoftë e djathtë apo e majtë e të mos bashkëpunonte me Bacin Metush.

Me një fjalë, ishte promotor i bashkimit të popullit tonë! Baci Metush ide fillestare dhe përfundimtare kishte bashkimin e trojeve shqiptare me shtetin Amë-Shqipërinë.

Populli i jonë ende nuk e ka la borxhin ndaj Heroit Metush Krasniqit të pathyeshëm, edhe pse politika serbe dhunën psikike dhe fizike që e përdori kundër tij, kurrë nuk e theu, kurrë nuk e shmangu nga rruga e lirisë, sepse kishte besim në vetvete dhe në idealin e lirisë së popullit të tij.

Lavdi jetës dhe veprës së Bac Metushit, rrnoftë populli shqiptar….

Hydajet Hyseni i përshendetë të pranishmit. Si mund ta përshkruaj Bacën Metush, që kur isha fëmijë jam, rritur me idealin e tij dhe të Dajës Sejdë ( Sejdi Kryeziu, shoku më i ngushtë i Heroit Metush Krasniqit nga Rogaçica) pas daljes së tij nga burgu dhe Lëvizjeve të medha që u organizuan nga Studentët e Univerzitetit të Prishtinës më 27.11.1968 në gjithë Kosovën, në Tetovë e në Preshevë, ku thuhej se pas gjitha këtyre qëndronte Bacë Metush Krasniqi, dhe nuk arriti UDB-ja ta dekonspironte në atë kohë.

Në Odën e dajes Sejdë (Zylfi Rogoçicës) flitej për të parët e Asllan Dajkocit dhe Murat Rogoçicës, për luftrat çlirimtare që ishin zhvilluar në Kikën Legjendare e në Ush kundër forcave të pushtuesit serb, që u printe Mulla Idriz Velekica, me të parët e rrethit tonë, siç ishin: Muharrem Fejza, Sylë Zarbica, Shefki Desivojca, Mulla Taip Sermaxhaj, Lam Breznica, e të tjere, flitej për Lot Vakun me shokë, të cilët luftonin çetnikët si Koicën e zi dhe Veliçkin e Domorocit, që i terrorizonin popullatën shqiptare, flitej për Lëvizjen Nacional Demokratike Shqiptare, për sekretarin e saj  Gjon Sereqin, të cilin e adhuronte Baca Metush, flitej për kohën e otkupit famkeq, për grumbullimin e armeve siç thuhet me pa  të drejtë “koha e Rankoviqit”, kurse në të vërtetë këtij aksioni famkeq i ka prirë Tito me gjithë bandën e tij, po këtij terrori iu nënshtruan edhe shumë fshatarë e qytetarë të Komunës së Kmenicës, siç dihet edhe dy nëna që mbetën të ngrira në Dygidell si pasojë e rrugës që kishin marrë për të shkuar në Hogosht me kërkue ndihmë për burrat e Dajkocit dhe për djemt e tyre të cilët i kishin ngujuar (ku ishte edhe Baca Metush), në një burg të improvizuar nga milicët e tito-rankoviqit. Flitej, edhe për gra luftëtare, siç ishin: Marije Shllaku, Sabrije Vokshi, Hyrije Hana etj.

Kam dëgjuar nga Daja Sejdë se Metush Krasniqi iu kishte nënshtruar torturave më çnjerëzore të pushtuesve serbë. Ai ishte i pari, kryesori, ai ishte më i torturuari, në tjetrën anë ishte më i qëndrueshmi dhe më i pathyeshmi, me ditë e netë të tëra e kanë mbajtur të lidhur dhe, ka përjetuar kërcnimet më të poshtra që mund t’i bëjnë pushtuesit, e kanë mbajtur edhe mbi flakë të zjarrit, por ka qene i gatshëm të flijohet për Kauzën e shejtë të popullit shqiptar- Lirinë e tij.

Kur ishim të rinjë mburreshim me qëndrësën e këtij Kreshniku të legjendave të cilin as burgu dhe zandani nuk e ndalnin dot vetëm e vetëm që ta fitoj Lirinë Populli shqiptarë!Bacën Metush të tillë e mendonim sepse  ai ishte model i veprimtarit të pamposhtur atdhetar e revolucionar…Më vonë kur edhe vet u ballafaquam me ( pas burgosjes së Hydajetit me shokë)këso peripeci do t’i kuptojmë edhe më mirë dimensionet e pazakonshme dhe zor të arritshme të shpirtit të pathyeshëm të Metush Krasniqit.

Kur filluam edhe ne të rreshtohemi drejt rrugës së lirisë, model e kishim Metush Krasniqin, besa edhe Adem Demaçin, të cilin nuk e njihnim por e imagjinonim madhështinë e tij nëpër mes Romanit Gjarprijt e Gjakut! Të cilin e lexonim disa here, për ta kuptuar së sa i madh ishta edhe Baca Adem!

Rexhep Mala ishte shoku i jonë, i cili mbante lidhje me këta dy burra, sepse ne nuk na lejonte që të kontaktojmë shume me ta për shkak të politikës ilegale që e bënim, sepse Rexhepi ishte më i njohur për UDB-ën, e ne na porosiste që ju duhet të kurrseheni nga syri i udbashve! Rexhepi, Ilmiu dhe Kadriu mbanin lidhjet edhe me ilegalë të tjerë anekënd Kosovës dhe na informonin për rrjedhat e zhvillimeve si dhe për qëndrimin politik në mes këtyre Kolosve të Kombit tonë, Bac Metushit dhe Bacës Adem Demaçit. Rexhepi dhe Ilmiu, na informonin edhe për takimin e tyre 3 ditësh që kishin diskutuar për situatën politike në Dajkoc në shtëpinë e Metush Krasniqit, ku merrnin pjesë: Adem Demaçi, Mulla Ram Govori, Fehmi Elmazi, Ilmiu e të tjere, në këtë takim i kanë bashkuar mendimet politike edhe veprimet që ishin pak sa më të shkapërderdhura, si dhe dolën me emrin e përbashkët të Lëvizjes Nacional Çlirimtare të Kosovës! Ndërkaq, menjëherë pas këtij takimi Rexhep Malaj dhe shokët tjerë që vepronim në Grupin Revolucionar të Kosovës, i shkruajtëm dhe i shpërndamë traktet për Lëvizjen Nacionam Çlirimtare të Kosovës dhe në përfundim të traktit shkruhej: ”Rrnoftë Lëvizja Nacional Çlirimtare e Kosovës”, janë shpërndarë  nëpër Qytete të Kosovës dhe në vise.

Se sa ka qenë i kujdeshëm në veprimtarinë e tij politike Bacë Metushi, flet edhe fakti se u arrestuan dhe u dënuan më se 35 shokë në krye të cilëve e vendosën Bacë Ademin, edhe pse shumica prej tyre ishin arrestuar pa kurrfarë faji, vetëm të krijohej panik dhe ta dëmtonin lëvizjen tonë, realisht e dëmtuan. Por, Bac Metushi me të shpejtë e këndelli Lëvizjen dhe e përtriti ashtu si dinte ai por, edhe ne të tjeret u organizuam me forca të reja të shokëve, vlen të përmendet se në këtë kohë ne kaluam në ilegalitet, kurse Bacë Metushi vepronte sipas “udhzimit” të ilegales, vepronte edhe legalisht dhe, thoshte: mua s’kanë çka më bajnë, kurse ju, jeni më të rinjë dhe jeni më të nevojshëm të veproni e të mos arrestoheni!... pas demonstratave të vitit 1981 jemi takuar disa herë me Bacë Metushin dhe jemi këshilluar për veprimtarinë politike të Levizjes sonë, ka qenë aq pragmatik, aq konkret, si dhe i parashikonte saktë veprimet politike dhe terrorizuese të pushtetit jugosllav e në veçanti atij serb dhe, sjelljen e tyre të egër ndaj popullit tonë.Bacë Metushi përmendëte emra të veprimtarëve të vjetër të cilët janë pjesë e Lëvizjes sonë, përmendëte edhe emra të funksionarëve politkë të asaj kohe dhe na këshillonte se si të sillemi edhe me ta, të jemi të kujdeshëm, nuk i përjashtonte nga synimet tona çlirimtare, sipas tij… të gjithë shqiptarët kudo që janë duhet t’i shërbejnë interesave të Kombit për ta realizuar lirinë dhe Bashkimin me Shqipërinë… Nuk dëshironte të merrej me pushtetin e Shqipërisë, sepse ashtu si është ne duhet ta pranojmë, për arsye se nuk kemi mbështetje tjeter nga askush, me qellim që me kalimin e kohës rregullohen problemet e brendshme të shtetit, këtu fliste se si disa burrështetas Turq kanë kërkuar që ta luftojmë politikën zyrtare të shqipërisë, por me kurrfarë çmimi ne nuk guxojmë të lëshohemi në këso aventura politike… Bacë Metushi e pranonte edhe opsionin politik për Republikën e Kosovës, për fazën e parë, duke respektuar parimin e vetëvendosjes deri në shkëputje! Të mos merremi me ngjyrime politike, sepse ne na mungon Çlirimi i Kombit dhe Atdheut e jo partia! Sa ishte i nevojshëm Bacë Metushi flet edhe përpjekja e bashkimit të grupeve në emigracion në një lëvizje. Ndikimi i tij për bashkimin e këtyre grupeve ishte tepër i madh, sidomos ishte në dijeni për bisedat e Kadriut dhe Jusufit, Kadriut me Sabri Novoselën etj. Porosiste se do të bashkohen doemos…

Pas demonstratave të vitit ’81 rezhimi shtetror i RSFJ-së urdhëroi që masovikisht të burgosen dhe të dënohen Nacionalistët dhe Irredentistës shqiptarë, kështu edhe ndodhi, deri në fund të vitit 1981 u burgosën dhe u dënuan shumë të rinj shqiptarë nëpër të gjitha republikat e jugosllavisë, improvizuan gjykatës dhe gjyqe  civile e ushtarake, por Bacë Metushi mbeti edhe më tej  i paarrestuar deri në nëntorin e vitit 1985 kur e arrestuan dhe e përdorën dhunën më çnjerëzore kundër tij gjatë zhvillimit të hetimeve, dhe, më në fund, në qershor të vitit 1986 e liruan kinse si të pafajshëm nga gjyqi i qarkut në Prishtinë… Si pasojë e kësaj dhune që e përdori UDB-ja kundër Metush Krasniqit, ndërroi jetë më 15.10.1986 në Prishtinë.

Bacë Metushin do ta kujtojmë për jetë e mot si përsonalitetin më të çmuar dhe më aktiv, i cili nuk kurrseu asgjë për tu çliruar populli shqiptarë dhe Kosova me vise nga pushtuesit dhe bashkimin me Shqipërinë. Do ta kujtojmë figurën e Metushit si përsonalitetin më unifikues të grupeve ilegale shqiptare, që vepronin në jugosllavi, do ta kujtojmë si prijësin më të çmuar, i cili pa përjashtim i donte shqiptarët por assesi nuk i urrente as popujt tjerë, Luftonte kundër regjimeve antipopullore, luftonte për idealin e lirisë së popullit shqiptar, dha gjithë çka pati, edhe jetën ia fali kauzës së shenjtë, Lirisë. Le të rrnojë kujtimi për të madhin Metush Krasniqin. Brezat e ardhshëm do ta nderojnë Heroin Metush Krasniqin, si njërin ndër luftëtarët më të denj të popullit shqiptarë!

Po në këtë frymë folën edhe Zymer Neziri dhe Selatin Novosella, si dhe të pranishmit i përshendeti në emër të familjes, Kushtrimi Krasniqi, nipi i Heroit Metush Krasniqit.

Pas Akademisë përkujtimore që u mbajtë në sallën e Teatrit, Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati”, të gjithë të pranishmit dolën në sheshin Metush Krasniqi, ku dhe u zbulua Shtatorja e Heroit Metush Krasniqit.

Rrallëherë në periudhën e pasluftës në Komunën e Dardanës kanë qenë kaq të bashkuar qytetarët sikur më 26.11.2011, për herë të parë në vitet e fundit bisedohet shqip me gjuhën e politikës Kombëtare, dhe me stolisje të Flamurit Kombëtar, nuk kishte ngjyrime të tjera… përshëndetej secili me secilin, kishte vetëm një URIM:

Dardanë, Gëzuar SHTATORJA E METUSH KRASNIQIT!-e para e këtij lloji në trollin e Komunës sonë.

Të gjithë ndiheshin krenarë dhe, shtonin: ja, kjo është vlera më e madhe që mund t’i bëhet një personaliteti siç ishte Metush Krasniqi, të cilin e thërrisnin me të drejtë HERO, ata që e njohën nga periudha e ilegales se do të triumfojë ideali i Lirisë së popullit tonë mbi armikun, për të cilin ideal punoi që nga viti 1947 e deri në ndërrim të jetës!

Lavdia bie mbi ata të cilët ia falin atdheut dhe popullit edhe jetën, se për ndryshe liria nuk do të vinte kurrë, andaj, Dardanë, urime edhe njëherë Shtatorja e njeriut më të madh, METUSH KRASNIQIN, që ia fale Republikës së Kosovës.

 

Hodonoc, Dardanë, më 28.11.2011

 

 

 

SHQIPONJA

 

Nga Nezir Myrta

 

 

Shqipëri.......................................... .......Kosova thrret

...O sot o kurrë!...............................Motrën e Vet!

.......Të Bashkohemi......................Shqipja Jonë!

...........Dy Kokë!......................Me një Kokë!

...............Shqiptarë!...........Do të Bashkohemi

.............................Në Një Tokë!.......................

Shqipërisë t'i Prijë Shqiponja Zemërzjarrta ma e Zonja. Në Sy - ka Mprehtësinë e Tehut të Guximit e Guximin E Tehut të Mprehtësisë - Mprehtësinë dhe Tehun e Shikimit e ka tok G u x i m - Sy Argusi! Në Mendje ka - Maturinë e Shpatës të Vëndosmërisë dhe Atë Vendosmërinë e Shpatës së Maturisë - Mendjen e Ka Shpatë! Në Zemër ka Vrullin e Orës së Pamposhtëshmërisë dhe Atë Pathyeshmërinë e Vrullit të Orës -Zemrën e ka me Orë! Në Flatra ka - Mjeshtrinë e Shpejtësisë së Rrufeshme dhe Atë Rrufenë e Mjeshtrisë të Shpejtësisë! Flatrat i Ka Rrufee! Në Kthetra ka - Fshehtësinë e Forcës të Rrëmbimit - dhe Atë - Forcën e Rrëmbimit të Fshehtësisë! Kthetrat i ka Forcë! - Në Shpirt ka Mbretërinë e Paskajshme të Yllësive, të Paskajshmerisë Qiellore dhe Ate

- Pakapshmerinë e Universit Mbretëror!- Shpirtin e ka Mbretëri të Qiellit - Diell Hyjnor Hillir! Në Dashuri - Ka Fuqinë e Tërheqjes së Bukurisë dhe Ate - Bukurinë e Fuqisë Magjike! ....- Dashurinë e Ka Magjii! Në Jetë ka - Pavdekshmerinë!

.............E Qendreses...........Jetë të Yllësisë!

........E Yllësinë e Saj.................Të Pavdekshmerisë!

...Në Vdekje Ka - .........................Mbijetesën Madhore!

..E Madhështinë............................. E Mbijetesës Të Saj!

Madhështia e Vdekjes........................Vdekja - Madhështi!

.....................Bashkohu o Yllësia e Shqiponjës!

.............................Dardhania – Arbania!

......................................NJË

.................................Shqipëria!

 

 

Nezir Myrta / ORA E POPULLIT

(from his book, Poema Per Popullin)

 

Ora e popullit-

Ishte gjarpëri i madh në themel të shtëpisë

Ora e shtepisë- roje kundër të ligave

Shtëpia ka pas Orë

e njeriu ka pase Orë

me dy gjarpërinj be bark ka luftuar

po njeri prej tyre flinte në gjumë

e si bëhej vonë për kurrgjë

njeriu e gjarpëri jetojnë në një truall

as nuk ia sheh njeriut enderrat

mësa ia sheh gjarpërit kembët

Njeriu me Orë e ka shpetuar një shtëpi një katund

Një qytet një popull e ka shpetuar një botë

mallkimi më i madh është me të vdek Ora

popullin mund t’a shpetojë veç një minutë

Ora e popullit- Ora që rrin zgjuar

Ora e gjallë

varet a e ka populli Orën e zgjuar

a e ka Orën vetë brenda

mosozot dikush të shkeli në sofrën e bukës

e të besës

nga padituria bën çdo gjë të ligë

edhe e vret veten

kur nuk gjen tjetër shteg të kalojë ferrin e ligësisë

mosozot njeriu me shkelë mbi gjakun e vet

nuk i del askund ilaç brenda tokës e qiellit

 

-Qofte Ora e Mirë e zgjuar!

 

 

Nezir Myrta

 

KËNGA E POPULLIT

 

 

Kënga e popullit

e kënduar nën hundë kur nuk donte të merr vesh mali

as të sheh fusha

 

kur vlon e gufon shpirti

i ka ardh deri në fyt

 

këngë e kënduar nëpër tymëra flakë e lot

 

këngë e kënduar e pashkruar

pashkronja as ortografi pa laps as shtypshkronjë

këngë që gufon në zemër e vlon përgoje shkrum i gjallë

e kënduar në hasra cerga qylyma

-në gryka maja e shkëmbinj malesh

 

gjithë natën e lume pa shtie gjumë në sytë

me vaj në buzë

e lotët pikën në cergë e lotët pikën në shkëmb

 

e pika e shpoi gurin duke rreh në një pikë!

 

Kënga e popullit u këndua

deri ju keputë fija lahutës e teli çiftelisë

lahuta e çiftelia mbetën atëditëesot varë

u pre kënga në kulla u pre kënga në shkembinj

 

kënga është vaj i burrit

 

edhe para djepave edhe para varreve

edhe kur hëna u përgjak mbi mal

edhe kur dielli u lind si gjaku në agim

 

edhe kur hëna ishte sosur

edhe kur vaji ishte nisur

 

edhe kur dielli u zu me kuçedër

jehoi kënga e popullit e

shpertheu vaji i burrit:

 

-O lum për ty o për të lumin Zot

në këmbë u çue Sokol e Halili

 

doli zana e malit e

mali ushtoi prej djalit

 

kur këqyrën në varr

gjetën veç ‘i grusht eshtra

 

e zana mori malin

e toka mori djalin

 

kënga mbet vaj i burrit!

Për ribotim- Kadri Mani

(etnike@gmail.com)

 

 

NGA POEZIA SHQIPTARE

 

Sadri Ahmeti

(Shkrime posthume)

 

 

8.

 

Nuk jam cung as vuv.

Vë bast dy une dy mundësisshë

në vallen e pafund  të dialogjeve eremite...

e nis nga dikundi dhe sosin në kurrkund

nëpër trajta fjollash dhe enigmash

që të zgjojnë gjumësh

dhe të vënë sërish në gjumë.

Këllehem në shpellë

kthinash e guvash

duke gjatuar stalaktite e stalegmite

të cilat s’arrijnë t’i prekin majat

për t’u takuar në puthje.

Kolovitem mes tërheqjeve manjetike

të barasvlerave

përthithjesh

nda, sërish kthej ku isha në fillim të fillimit.

 

Dhisk e dhe – i dhanë dhanti dhunën

... dhe më dhuron dhe

dhunë e dhimbë

Unë dheut dhjatën...

 

 

NGA POEZIA BOTËRORE

 

Ivan Goran Kovaçiq

 

HUMNERA 

 

VIII.

 

Kur valë e vdekur e jetës është qetësuar,

Do hapa dëgjova si jehonë n’largësi:

Dikush humnerën sa herë ka pëshpëritur;

Dhe si n’shekull t’vdkes prapë mbretëroi qetësi.

E luajta këmbën, bërrylave ia dhashë –

Si varrtari kur nga gropa del në rrafsh.

 

U tmerrova: vendin kufomat e ndërrojnë,

Përmbi mua rrëshqasin, shemben me ngadalë –

Qeshin e qajnë, bërtasin e rënkojnë,

Duart e shtrijnë, frymën duan për të ma ndalë...

I ndjeja thonjtë, vithet bashkë me ije,

Barqet, buzët që gjallë duan që të m’ fshijë.

 

I tmerruar u ndala. U ndalën edhe ata.

Tash barra është më e lehtë. Këmbët e ngrirë

Përmbi krah më ra. Jo, s’është duke nga

Askush pas meje!- vetes i thashë. – Këtu

Rreth qafës sate flokë gruaje t’janë pështjellur.

 

Kah goja ime përshko ajër i ftohtë

Nëpër shtresë kufomash: grykës i jam afruar!

Dhe i mbytur thithta: hurpa gjaku t’ngrohtë

Nëpër hajzit ashpër n’fyt më është lëshuar.

Qeshja – por ashtu kush t’m’kish shikuar

Të zgërdhirë, vajit ia kish filluar.

 

Ose nga frika, para atij shëmtimi,

I shtangur kish mbetur. Pse, çka vetëm ta ngushëllojë:

Nga tash se qeshem do t’mendojnë njerëzimi

Kur qaj, e qesh kur marr e vajtoj,

Ato zgavra boshe, çerdhe të territ të zi,

N’humnerë do t’i kujtojë çdo njeri.

 

Edhe vetveten unë fajtor ndi e kam,

Pse ata të vdekur po i lë n’skëterrë,

Pse i gjallë është ky ajër... e unë gjallë nuk jam..

Dhe prita që t’më hudhin prapë n’humnerë.

Por plaga dhe dhembje t’gjallë: i gjallë je! Më tha,

U mblodha. Lagështi! Me të lëshohet nata.

 

 

“Shqipëria etnike- për fëmijë”

 

Fëmijëve u nevojitet përkrahja, jo presioni

20-12-2011

 

Pretendimi dhe pritshmëria e një suksesi të lartë në mësime nga ana e prindërve ndaj fëmijëve që në moshë të vogël, dhënia e një dënimi për t’i nxitur për të mësuar, etj.. bëhet shkak i pakësimit të besimit në vetvete dhe zhvillimit të një karakteri të dobët te fëmija.

Familjet duhet t’i mbështesin fëmijët në provime dhe teste por kjo mbështetje nuk duhet të shndërrohet në një presion.

Ja si të veproni

 

Puna e parë që duhet të bëjnë familjet me shqetësime dhe probleme të tilla është të njohin mirë fëmijët e tyre. Vetëm në rast se e njeh mirë nxënësin mund t’i japësh objektiva realiste.

Zakonisht problemi i mungesës së dëshirës për mësim është i lidhur me shkaqe konceptive, mungesës së përqendrimit, motivacionit dhe besimit në vetvete. Mungesa e motivacionit lind nga moskonceptimi i të mësuarit si një shkallë për të arritur një qëllim të caktuar.

Familjet duhet të vlerësojnë jo vetëm arsimin, apo pajisjen e fëmijëve me një profesion të mirë por të ndjejnë dhe domosdoshmërinë e krijimit të një njeriu të mirë. Gjatë kësaj periudhe kritike dhe përgatitore për të riun, familja duhet të krijojë një ambient të përshtatshëm në të cilin mund të flasë, diskutojnë rreth problemeve të “fëmijës dhe realitetit të provimit, testit”.

Modeli i një familjeje të tillë do të ndikojë pozitivisht në rritjen e suksesit të nxënësit ndërkohë që ai përpiqet të zgjidhë problemet me të cilat përballet. Nuk duhet harruar që provimi është thjesht një shkallë e jetës.

Testi dhe provimi asnjëherë nuk mat zgjuarsinë. Provimet përmbajnë vetëm një radhitje procesesh. Mesazhi më i rëndësishëm që mund të jepni si familje është “jemi gjithnjë pranë teje”.

 

Kënga e dimrit

 

A a a

E dimri është te na!

Vera vjeshta kanë kalue

E prapë dimri ka fillue

A a a

E dimri është te na!

 

E e e

Ja, bora ra ndër ne!

Çelin lulet n’oda t’nxehta

Se për jashta u soso jeta

E e e

Qe bora ra ndër ne!

 

 

Nga Sami Frashëri: VEPRA-3, FJAË TË URTA

 

1.Mendimet e larta gjenden në fjalë të shkurtëra.

2.Më e bukura fjalë është e thjeshtë dhe s shkurtër, është fjalë që kuptohet me lehrësi dhe që ka kuptim të thellë e të hollë.

3.njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij.

4.dtyra jonë kryesore është të studiojmë  dhe të mësojmë (të tjerët) pa u mërzitur.

5.I madh është ai njeri që i shikon të gjithë njësoj, që vepron pa anuar, edhe mendon për të gjithë. Ai që mendon për interesat e veta, është njeri i ulët.

6.Detyrat njerëzore janë një barrë e rëndë; sjellja e keqe sipas andjes dhe pëlqimit të botës është një moçal i madh. Për të nxjerrë në breg një barrë të tillë të rëndë nga ai poçal i tillë, duhet të ecish drejt, pas shikuar djathtas e majtas.

7.Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato.

8.Mos e duaj gjumin shumë; hap sytë të mos që të  mos ngelesh

9.Mos e duaj gjumin shumë, hap sytë që të mos mbtesh i uritur.

10.Toka mund t’i ushqejë njerëzit faare mirë; vetëm pse shumica e pasurisë shpenzohet pa vend, e ahumica e njerëzve mbeten të uritur.

11. Fitimi i pozitës varet nga të tjerët. A nuk është marrëzi të lësh atë që ke në duart tua dhe t’u drejtohesh të tjerëve.

12.Më parë se për pasurinë, mjeshtrinë e tregtinë e një bashkësie (njerëzore), duhet menduar për edukimin e saj, sepse edukata e mirë është baza e bashkësive njerëzore.

13.Njeriu mirret me dituri dhe me shkencë gjatë gjithë jetës së tij. Në fëmijëri mëson ato, në rini i vë në zbatim e në pleqëri mëson të tjerët.

14.Zemra e njeriut të përsosur është gjithmonë e pezmatuar, por fytyra e tij është kurdoherë  e gëzuar. 

15.Njeriu dëshiron madhështinë dhe famën, trembet nga mospërfillja; megjithëkëtë nuk largohet nga sjelljet e këqia; kjo është sikur ke frikë nga lagështira e banon në moçal.

16.Po të jenë nëpunësit në dorë të personave të pazotë, po t’u mungojnë armët e ushtarëve, po të mbetet pas bujqësia, mjeshtëria dhe tregtia, prapëseprapë shteti qëndron; por kur sundimtarët nuk respektojnë ligjin dhe të drejtën, nëpunësit e vegjël bëhen të pabindur dhe nuk zbatojnë urdhërin e dhënë, kështu që populli bjerr vetitë e mira dhe jepet pas veseve të këqia, atëherë nuk ka më shpresë shpëtimi.

17.Mos i poshtroni njerëzit e mëdhenj për një a dy faje të trye, seopse diamanti sado i prerë shtrembër të jetë, është më i vlefshëm se një gur i zakonshëm, i prerë në formën më të përsosur.

18.Mashtrimet e mashtruesit i përballoni me drejtësi, sepse gjtihçka mënjanohet me të kundërtën.

19.Mjerëzit janë të njëjtë para natyrës, edukata i bën të dallohen (njëri nga tjetri).

20.fjala e atij që shesh shumë, s’e bën të qeshë asnjërin.

21.Duhet të shfrytëzohet mirë koha, sepse jeta nga koha përbëhet.

22.S’ka gjë më të keqe se të përqeshurit, sepse më shumë prek të mirët se të këqinjtë.

23.Njollat që i ngjiten trupit tonë lahen me ujë; njollat e shpirtit s’ka gjë që i pastron.

24.Virtyti i bën të dashur (me njëri-tjetrin) njerëzit e mëdhenj, njerëzit e zakonshëm-dëfrimi dhe zbavitja, të këqinjtë-vagabondazhi dhe delikti.

25.Duhen shumë mend që të mund të shoqëroheh me njerëz pa mend.

 

 

Nuhi Berisha Dëshmor dhe poet

3.10.1961-11 e 12.01.1984

 

QËNDRESA

 

Kërbaç i udbashëve trupin tuaj mavijos,

e nga goja juaj nuk del fjalë, as gjëmë;

të tërbuar nga qëndresa juaj heroike

sillen udbashët si ujqit në lëmë.

Torturat barbare vazhdojnë pandërpre

e ju nuk e njihni asnjëherë nënshtrimin:

në mendjen tuaj thellë janë ngulitur

ato netë të errëta, kur e dhamë betimin.

Ju suhtojnë ende fjalët që njerëzit thanë

“Betohemi se as vdekja s’do të na frikësojë”

lart tani ju mbanë ideali i lirisë,

(ndodhë n’dyshmeme pa ndjenja)

por jo të nënshtruar para këlyshëve t’tradhtisë.

Mbi trupin tuaj, të enjtur, plot plagë

ju hedhin ujë t’përmendeni nga alivania,

kur nga ju presin ndonjë fjalë për të treguar,

pështymë si përgjigje merr n’surrat tradhtia.

Këmbë e duar lidhur ju përplasin n’qeli,

ndërsa gjak rrjedh nga plagët n’trup t’ri,

po ju mbaheni të fortë si revolucionarë,

se pa mund e gjak nuk fitohet liri.

Qëndresa juaj, shokë, më jep forcë e jetë,

në çdo hap që eci ju ju kujtoj,

ulem e marr një copë dheu

dhe në vend tuajin etë e përqafoj.

Në këtë tokë martire, të robëruar kaherë

(Këtu kemi lindur këtu do të vdesim.)

në luftë me armikun fashist, gjakatar,

Kosovës martire besnikë do t’im mbesim,

Edhe në burgje, atje në t’ftoftat qeli

ngadhnjejnë ata që luftojnë për Liri.

 

 

Duhanpirësit duhet të ndërrohen kur hyjnë në shtëpi

Akoma ekzistojnë shumë dëme të panjohura të cigares. Specialistët pohojnë që duhanpirësit duhet të ndërrojnë rrobat ose të lahen para se të puthin apo përqafojnë fëmijët kur kthehen në shtëpi. Asnjëherë nuk duhen prekur vendet e ekspozuara ndaj tymit të duhanit.

 

Familjarët preferojnë të pinë cigaren në dritare ose ballkon për të mos dëmtuar fëmijët. Por në të kundërt të asaj që dihet, efekti i dëmshëm i cigares nuk mbaron pas pirjes së saj. Në rrobat, flokët, lëkurën dhe sendet e personit duhanpirës krijohet një shtresë e padukshme nikotine.

Kështu, fëmija i cili zvarritet vazhdimisht mbi tapet dhe tenton të fusë në gojë çdo send të prekshëm është gjithnjë në kontakt me këtë lëndë kanceroze. Marrja në krah apo përqafimi i fëmijëve krijon një kontakt të drejtpërdrejtë me nikotinën. Veçanërisht nënat dhe baballarët dëmtojnë dhe rrezikojnë njerëzit e tyre më të dashur.

Specialistë të sëmundjeve të mushkërive mbështesin mendimin se duhanpirësi duhet të ndërrojë rrobat dhe të lahet para se të puthë apo përqafojë fëmijët. Fëmijët dhe pjesëtarët e tjerë të familjes janë të ekspozuar ndaj rrezikut të tymit të “dorës së tretë”. Tymi i dorës së tretë përkufizohet si tymi i gjendur në rrobat, flokët, lëkurën e duhanpirësit dhe tek orenditë, tapetet, perdet e të tjera. Tymi i dorës së tretë mund të tregojë menjëherë efektin e tij nëse duhanpirësi pi cigaren në një ambient të mbyllur. Ndërkohë që tymi i dorës së dytë vepron vetëm me rrugët e frymëmarrjes, tymi i dorës së tretë arrin të veprojë tek lëkura  dhe rrugët respiratore të personave jo duhanpirës.

Pas kontaktit me vendin ku ka rënë tymi i cigares, lëkura përthith lëndët kimike të atij vendi dhe me vendosjen e dorës në gojë të gjitha këto lëndë hyjnë në trup.

Prandaj, specialistët nuk e pranojnë idenë e pirjes së cigares në ambiente larg familjes, cigarja nuk duhet të pihet fare, sepse nikotina i ngjitet lëkurës dhe sipërfaqeve të tjera, edhe nëse ju e ajrosni shumë ambientin ku jetoni, kjo nuk mjafton për ta larguar atë. Edhe kontakti i duhanpirësit me njerëzit e tjerë pa ndërruar rrobat apo pa bërë banjo është i rrezikshëm. Veçanërisht puthja apo përqafimi i fëmijëve. Për hir të shëndetit të fëmijës prindi duhet të lahet, pastrohet dhe më pas të ulet të luajë bashkë me të.

 

Duke u ngjitur tek orendi të ndryshme shkakton kancerin

 

Studimet e zhvilluara deri tani tregojnë se dëmi i cigares nuk qëndron vetëm tek tymi. Sipas një studimi të realizuar nga laboratorët “Berkeley” nikotina e ngjitur pas rrobave, orendive apo letrës së murit bashkohet me acidët nitrozë të ajrit duke prodhuar kështu nitrosaminen e quajtur TSNA. Acidi nitroz është e njëjta lëndë që del dhe nga motorët e makinave apo mjeteve që punojnë me gaz. Efektet kancerogjene gjenden tek TSNA –të e padjegura dhe tek tymi, por kontakti me acidin nitroz i sipërfaqeve të prekura nga nikotina shton 10 herë më shumë rrezikun e krijimit të TSNA-ve.

 

/Start/A. Kokiçi/

 

 

Përkujdesja e nënës mban fëmijën larg drogës

 

Nga Meriton Muriqi

meritoni_17@yahoo.com

Interesi dhe përkujdesja e nënës ndikon që fëmija të qëndrojë larg lëndëve narkotike në vitet pasardhëse...

Studimi i zhvilluar nga specialistë të Universitetit Adelaide në Australi dhe Universitetit Duke në SHBA, tregoi se tek fëmijët të cilët kanë një lidhje të ngushtë me nënën, reagimi që jep sistemi imunitar ndryshon dhe ky fakt ndikon në prodhimin e më shumë molekulave të sistemit imunitar në trurin e fëmijëve të njohura si “Interleukin-10” duke rritur kështu individë më rezistentë ndaj lëndëve narkotike.

Specialistët analizuan dy grupe të ndryshme minjsh të vegjël, njërin prej të cilëve nuk e ndanë nga nënat e tyre ndërsa tjetrin e larguan nga prania e tyre. Pas kësaj prove minjtë u vendosën në kafaze. Ndërkohë që nënat nuhasnin dhe u qëndronin shumë afër minjve të mbajtur larg, tek nenat e grupit tjetër nuk është vënë re ndonjë ndryshim i rëndësishëm.

Në etapën e dytë të studimit të njëjtët minj të vegjël u vendosën në një kafaz me dy dhoma për 3-5 min gjatë 4 javëve dhe u vëzhgua sesi minjtë arrijnë të  gjejnë ndryshimin mes morfinës dhe kripës së vendosur në dhoma. Ndërkohë që të gjithë minjtë preferuan morfinën në pamje të pare, minjtë të cilët kishin marrë përkujdesje nga nënat filluan të mos hyjnë më në dhomën ku gjendej mrofina.

Neurobilogu specialist nga ekipi studiues, Staci Bilbo, pohon se ekzistojnë prova të qarta të cilat fikin dëshirën e përdorimit të lëndëve narkotike tek minjtë e vegjël që kanë qenë gjithnjë pranë nënës dhe kanë marrë përkujdesjen e saj.

Tek minjtë e vegjël në kontakt të vazhdueshëm me nënën është parë një rritje 4 herë më shumë e prodhimit të “Interleukin” dhe ky prodhim ndikon në heqjen e “prirjes për përdorimin e lëndëve narkotike. Studimi tregon qartë sesi një prekje e butë e nënës ndryshon funksionet e trurit të fëmijës dhe na jep të dhëna emocionuese për të luftuar vartësinë ndaj lëndëve narkotike. Studimi është publikuar në revistën “Journal of Neuroscience”.

 

/Start/Aisa Kokiçi/

 

 

Shpëtoni nga Infarkti!

 

Nga Sitki Cerekja

 

Një njeriu im më dergoi materialin si ky më poshtë. Më erdhi mirë se dhe një herë i kujtova ato që duhen ditur dhe vepruar për të shpëtuar jetë njerezish.

Edhe ti nëse njëherë e ke lexuar, lexoje përseri dhe nisja të tjerëve, siç po bëj dhe unë tani!

 

Me konsideratë, Sitki Cerekja

 

Neurologu thotë se nëse do të mundet të kapë brёnda tre orësh rastin e një personi që goditet nga infarkti, është komplet e mundur që të gjitha efektet e infarktit të mënjanohen.

E gjitha varet nga njerëzit të  cilët janë në gjendje të kuptojnë, diagnostikojnë dhe ta çojnë pacientin në spital brenda 3 orësh.

 

Si të njohësh shenjat e infaktit?

 

Ndonjëherë simptomat e infarktit janë të vështira për t'u kuptuar. Për fat të keq, mungesa e informacionit mund të çojë në komplikacione shumë serioze. Personi që pёson infarkt mund të vuajë nga dёmtim i rëndё i trurit.

Kushdo që ështe pranë një njeriu që po kalon infarkt mund ta kuptojë këte duke i bёrё 3 ndёrhyrje te thjeshta:

1. Kërkoji personit të qeshë.

2. Kërkoji personit të flasë dhe të thotë një shprehje të thjeshtë (rrjedhshëm) si p.sh:

- sot është një ditë me diell.

3. Kërkoji personit të ngrejë të dyja duart lart.

Nëse personi e ka të vështirë të bëjë QOFTË EDHE NJË nga kёto 3 veprime, thirrni menjëherë ambulancën.

Një shenjë tjetër e infarktit mund të kuptohet duke i kёrkuar personit të nxjerrë gjuhën jashtë. Nëse gjuha shkon sa në një anë në tjetrën, tregon se personi po kalon infarkt, prandaj duhet ndёrhyrё menjёherё

Një kardiolog thotë se nëse çdokush që merr këtë email, ia dërgon edhe 10 njerëzve të tjerë, mund të jetё i sigurtë se të paktën një jetë do të shpëtohet.

Unë e bëra timen, po ti?

Mos gabo, bёje dhe ti tёnden!

 

 

Letra e XXVI-të

 

Gjuhësi

 

Nga Kadri Mani

 

Leximi e prish shikimin. A thua të gjithë analfabetët shikojnë mirë? (Llaub)

 

“Seksioni i Gjuhësisë e i Letërsisë pret vërejtje e shënime kritike nga të gjithë ata që do të kenë në dorë fjalorin dhe, në këtë punë të vështirë kërkon ndihmë nga të gjithë, sidomos nga ata që i lidh puna me problemet e gjuhës, shkrimtarë, arsimtarë, punonjës të shkencës e të shtypit.”- është ky pasusi i fundit i Parathënies të Fjalorit të poshtëm, f. IV:

 

INSTITUTI I SHKENCAVET SEKSIONI I GJUHËS E I LETËRSISË

 

F J A L O R I GJUHËS SHQIPE

 

T I R A N Ë, 1954

 

E punoi një komision i përbërë nga:

 

K. Cipo [Kryetar], E. Çabej, M. Domi, A. Krajni, O. Myderrizi

 

Do të ishte megalomani e shfrenuar vetëm po të më fekste në mendje që ta “tejkaloja” Komisionin e nderuar e të respektuar, pjesëtarët e të cilit kanë qenë personalitete të larta, dhe me siguri, njohës të mirë të shkencës dhe të gjuhëve të huaja; ama ja që ndodh të përmirësoj diçka, sikur në citatin dhe vetë titullin- “e i”, ku krijohet një keqtingëllim dhe

ai keqtingëllim zbutet po ta zëvendësonim lidhësen-e, me lidhësen-dhe, apojo?

Në këtë plan dhe sipas ftesës të Komisionit në fjalë, do të vijoj të hedh ca gurë të latuar në Kullën tonë të përbashkët të Gjuhësisë Shqiptare.

DHANTÌ-A ef, shm- dhunti. FGJSH f. 99.

DHUNTÌ,-A f. sh.-, -. Dhurëti. Dhunti morale (shpirtërore, artistike). Ka dhunti.

FGJS, Tiranë, 1984 f. 250.

Kemi: Dhanore mb. gjuhë. 1. Rasa dhanore...(jo, pra: dhunore-dhurore!?) Këtu as rotacizmi s`ka mund të prek. Pra, ekskluzivisht të përdorët fjala e vjetër gege (në formën e saj të ngurosur:

DHANTÌ. Dhanti e natyrës: prirja kryesore e personit për një veprimtari.

GOMIST,-TI f. sh.-Ë,- ËT...dhe

GOMISTERÌ,-A f. sh. -, -TË... Fjalori i Shqipes së Sotme f. 349.

Nuk themi se përpiluesit e Fjalorit s`kanë qenë në nivel: por themi se tek ata ka ndikuar rrethi me prirje të çoroditura të kthimit të gjinisë femërore në gjini mashkullore!-( për Kosovën kjo anomali nuk është e njohur as tek asnjë shtresë shkollore as analfabete). Kurse në Shqipëri mund të dëgjosh: Ai furri i bukës! Çukit kosin!-(cokat kosën)

GOM/Ë,-A f. sh. -Ë,-AT... Fjalori i Gjuhës Sotme f. 348: mund të thuhet: Gomëndreqës- në ngjashmëri me: Bukëpjekës, Armëndreqës...por jo edhe t`i ndërrohet gjinia për ta krijuar një fjalë, gjer në atë masë h i s t e r i k e- Gomisteri!?!

Veriu e ka internacionale: Vullkanizer.

FENDOS/Ë,-A f. sh. –Ë,-AT bot. Lloj kërpudhe e rrumbullakët, e cila kur piqet mbushet me një pluhur të errët. FGJS f. 238.

Kur e kam pa fillimisht këtë në Fjalor,- kam qeshur e jam gajasur: po nuk e bëra çështje, duke pandehur se është një emërtim i rrallë, e tejet rrallë mund të përdorët. Por dreqi nuk flen: një letrar (letërnxirës) e kishte vënë për titull të tregimit të vet:FENDOSA!

Në veri i themi: Pufkë,- natyrisht nga onomatopeja pëlcitëse-„puf“. Kurse vendit të djegies a përvëlimit të lëkurës duhet thënë:flluskë;- kështu që të mos ngatërrohen.

Fjalëve që mund t`iu përzihet kuptimi e të keqkuptohen,- duhet hedhur si leckë. Themi: u prish ajri,- kush u fendosë!?

MEAZALLAH ndajf. FGJS f. 693.

Se nga cila trevë është marrë?- le t`ia gjejnë çarën përpiluesit e Fjalorit: ne as s`e kemi gjetur gjëkundi as kurrë në jetë? Por e gjejmë kudo: Mozo, Mozomëkeq?- gjë që mendojmë se është krijuar si shkurtim e shprehjes: Mos Zot?- dhe zot-i është dyfishuar me shprehjen turko- arabe:Allah? Pra: Mos-zot-Allah? Pra, përfundimisht: Mozo, mozomëkeq.

FILLIKÀT ndajf. FGJS f. 291.

Kjo ndajfolje duhet të përdoret: Fijekalli. Pse?- sepse ka një kuptim dhe përparësi ndaj asaj tjetrës pa asnjë kuptim. P.sh.: ara ka shumë kallinj, e nuk është e natyrshme kur në arë ngel vetëm një kalli? Edhe njeriu jeton në bashkësi familjare, andaj kur ngel vetëm, themi se ngeli- fijekalli.

PLEQNÀR,-I m. vjet. Ai që ishte zgjedhur si plak për punët e fshatit, plak. E vunë pleqnar. FGHS f. 935. (Ndërkaq, te PLAK,-U FGJS f. 931: në 2.(...) hist. Burrë, zakonisht kamës,(!!!)- lëre e mos e nga: përzierje e kompetencave pleqnarë-dorëzanë!! Pleqnarët ekskluzivisht janë të mençur, të cilët kanë dhanti të rralla natyrore për zgjidhjen e çështjeve më të ngatërruara e më të koklavitura,- pa zgjidhjen e të cilave edhe bëhen gjaqet: dorëzanët për ngatërresa a gjaqe, janë nga familje të mëdha me meshkuj të armatosur, për ta kryer detyrën ekzekutive; kurse pleqënarët për borxhe janë të kamur, që garantojnë me mallin e vet.

Ata nuk „zgjidhen“, por vetëzgjidhen, mbivëhen me mençurinë e tyre. Është e çuditshme se si përpiluesit e Fjalorit nuk paskan dëgjuar për Binak Alinë as Ramadan Shabanin, për Din Mehmetin as për Anton Çetten!?!

NOVATOR,-I dhe NOVATORIZ/ËM,-MI...FGJS f.799: duhet të shlyhen e të zëvendësohen me shprehjet e reja: Risimtar, Risimtarì.

Është befasuese se si Fjalori e „shpjegon“ fjalën RISÌ,-A, f. 1. Shih RINI,-A!?

KAMBÀN/Ë,-A dhe KËMBOR/Ë,-A...FGJS f. 486 dhe 511.

Të shlyhen këto fjalë të kota e të përgazta e të trajtohen: Kumbona-Kumbon-Kumbonare. Poashtu të shlyhen edhe fjalët në lidhje me këto të deritashmet:KAMBANÀR,-I; KÀMBANÒR/E,-JA dhe KAMBANÒRE,-T: Fjalori i cituar f. 486,- dhe të zëvendësohen me fjalë gjegjëse pas shembullit:Kumbona-kumbob-kumbonare;- të formuara nga onomatopeja Kum-Kum. Kështu, ngase është qesharake përzierja e kuptimeve: këmborë=këmt n` borë!!

GJÈllËZ,-A f. Kripër gjelle. FGJS f. 378.

Mrekulli!-kripë=gjellëz!!

Pra, fjala Gjellëz- është një fjalë e bukur lypë e gjetë për ta emërtuar „fërgesën“(miell a qepër t skuqura...) që ia hedhim gjellës. Pra: gjella e madhe dhe gjella e vogël- gjellëza. Kaurdis gjellën. A ia hodhe gjellzën gjellës?

DEMUSH,-I m. sh. -A,-AT. Dem i ri e i shëndoshë. FGJS f. 188.

Shih MËZ/ÀT,-ÀTI,- m. sh. -ÈTËR,- ÈTËRIT.

Sepse Demush, është emër përkëdhelës për- Adem: Dema, Demushi.

GISHT,-I m. sh. -A,-At dhe ËRINJ,-ËRINJTË. FGJS f. 341.

Të shlyhet „varianti“ i dytë i panevojshëm, i ngatërruar dhe jopopullor.

TËRË (i,e) pakufi. I gjithë.... FGJS f. 1237.

Te Fjalori i vitit 1954 e kemi: Unjì. Kurse në trevat Gjilan-Kamenicë-Suharekë...e hasim: Tungjì. Është apo s`është turqizëm, kjo fjalë e mbulon fjalën serbikroate- ceo dhe fjalën gjermane- ganze (gance). Është e përhapur dhe e ambientuar gjithandej. Dhe së fundi: shqiptohet me l e h t ë s i. Fjalët që shqiptohen me vështirësi, janë jopopullore dhe antipopullore. Pikë.

MENDJEPRISHËSI,-A f. Që i është prishur mendja dhe është dhënë pas ligësive (SGJS- nuk e ka, pra është neologjizmë imja).

MBATH kal.,-A,-UR. 1. Vesh në këmbë (këpucët, çorapet, etj) ose në trup nga mesi e poshtë...FGJS f. 679: pështjellim i panevojshëm dhe i dëmshëm, mishmash që sjell pakuptimësi e telashe në marrëveshje mes biseduesve!- rekrutëve iu dhanë veshmbathje, pas nesh, iu dhanë setër e pantallona dhe këpucë; kurse pas FGJS kjo mund “të kuptohet” se rekrutëve iu dhanë setër e pantallona,- por ngelën zbathur!!?-prandaj, “mbathje” duhet të quajmë ekskluzivisht pajisjen e me këpucë e me çorape. Pikë.

DIVERGJENCA-KONVERGJECA!! FGJS f. 209 e 543: këto dy fjalë të huaja ka dekada që i kam kthyer në shqipe: ndëransime-ndërafrime,- dhe i kam trajtuar te revista „Alternativa“ e Lubjanës dhe te gazeta „Mësuesi“ i Tiranës.

JOJOJ, imerf. (Fjalori nuk e ka, pra është neologjizmë imja) Them jo-jo sa për sy e faqe, p.sh.: a hëngri bukë mysafiti?- jojonte, pastaj hëngri. Thotë jo-jo, për dy arsye: a po e lusin me gjithë mend, dhe a ka mjaft ushqim, a po mos po jua ha ushqimin të tjerëve; kur i thonë me ngulm: urdhëro-urdhëro!- ja ka ushqim për të gjithë! Atëherë „joja“ formale bie, pikërisht pse ishte formale, e jo e vendosur; skr.: nećkanje, nećkati. FJALOR SERBOKROATISHT-SHQIP, Prishtinë, 1989, f. 423.

Poashtu jam reformator i numërimit të ri të muajve të vitit-(Kalendari i Ri):

 

REFORMA E MUAJVE TË VITIT

Kalendari i Ri

 

Muajt e vitit janë: NISTOR, SHKURTOR, LARCOR, BLEROR, LULËZOR, QERSHOR, KORRTOR, VEROR, FRYTOR, VERDHOR, BRYMOR, DIMËROR.

Terminologjia gjuhësore shqiptare që filloi me shkrimet e para shqipe, merr një shtysë të fortë me Kristoforidhin e Samiun, si dhe hov vendimtar me rilindësit tjerë, për të mos u ndalur kurrë. Në këtë ndërtesë të kulturës tonë çdokush ka te drejtë ta vë nganjë gur të latuar.

Romakët deri në shekullin e VII-të të p. e .r. e kishin kalendarin me 10 muaj. Pastaj ia shtuan edhe 2 /dy/ muaj. Jul Qezari 46 vjet para erës së re bëri disa reforma. Më 1582 Reformën definitive e bëri Papa Gregori XIII- Kalendari Gregorian ose Kalendari i Ri, të cilin e përvetësoi gati gjithë bota.

Emrat e gjashtë muajve të parë të Kalendarit kanë prejardhje të drejtpërdrejtë nga mitologjia antike, ndërsa muaji i gjashtë dhe i tetë mbajnë emrat e dy sundimtarëve romakë. Për nder të Jul Qezarit muaji i deri atëhershëm “quintilius”/muaji i pestë me radhë i kalendarit të vjetër romakë/ ka marrë emrin e këtij perandori, ndërsa më vonë ish muaji “sextilius”/d.m.th. i  gjashti/ ka marrë emrin e perandorit August. Katër muajt e tjerë janë shënuar me numra rreshtorë 7, 8, 9, 10,- por sipas renditjes së hershme romake. Muaji “sextilius” në kohën e hershme ka pasur vetëm 30 ditë. Por që të mos mbetët muaji i Augustit më shkurtër se i Cezarit, i është shtuar një ditë/31/, që është marrë nga fundi i vitit, d.m.th. nga shkurti  cili ka pasur, sipas kalendarit julian 29 e 30 ditë. Ndërkaq, në përdorimin e vet të këtij kalendari shqiptarët kanë bërë një ndryshim të vogël: kanë ndryshuar emrin e muajit të dytë me emrin shqip-shkurt, pastaj muajin e gjashtë me- qershor dhe muajin e shtatë me- korrik. Edhe emrat e katër muajve të fundit janë radhitur me: shtator, tetor, nëntor, dhjetor.

Me rastin e riemërtimit kam pasur parasysh edhe mënyrën e emërtimit të muajve në kroatishte: [SIJEČANJ, VELJAČA, OŽUJAK, TRAVANJ, SVIBANJ, LIPANJ, SRPANJ, KOLOVOZ, RUJAN, LISTOPAD, STUDENI, PROSINAC] që janë origjinalë dhe për lakmi. Por unë ndoqa rrugën origjinale, qoftë duke vjelë fjalët nga fjalorët, qoftë duke krijuar neologjizma apo edhe me adaptim.

Besoj se opinioni do ta përqafonte ketë mënyrë të re emërtimi të muajve, meqë është mënyrë e re progresive dhe ka epërsi të pakrahasueshme ndaj mënyrës së njehsimit të deritanishëm.

Nuk pajtohem dhe protestoj kundër mendimeve konservatore se nuk duhet ndryshuar emërtimin e muajve, meqë qenkan “ngulitur” e “rrënjosur” me kohë!

Shumëçka është ngulitur e rrënjosur /madje edhe robëria!/, por njerëzit revolucionarë do të çngulitin e çrrënjosin çdo gjë të vjetër duke çarë kështu drejt ardhmërisë pa pengesa e pa pengimtarë!

(Kadri Osmani: (formë e shkurtuar nga punimi):  PËR FLAKJEN E DISA SHPREHJEVE TË HUAJA, te revista e Lubjanës “ALTERNATIVA”, nr. 1-2/ `92, f. 11-13; më vonë i plotësuar.)

 

Gazetaria (e folmja) në relacionin Prishtinë-Tiranë

Gazetaria e Prishtinës është më në nivel sesa gazetaria e Tiranës.

Gazetaria e Prishtinës duhet t`i mënjanojë tri-katër fjalë: hezitoj!-(ngurroj), atëbotë!-(atëherë), maltretoj!-(torturoj, keqtrajtoj)...

Kurse Tirana duhet të mënjanojë një mori fjalësh: pastiçeri-rostiçeri-kinkaleri!!!-(ëmbëltore-çebaptore-çikërrimëtore), pa ekuivoke!-(pa mëdyshje), stakoj!-(shkyçem), prononcohem!-(deklarohem, përcaktohem), djali tënd!-(djali yt), Jugu thotë: siri-pilli!!- (Veriu thotë: syri-pylli), simjet!-(sivjet), shparë!(qëparë), ene!-(edhe), qile!-(kile, kilogram), ik!-(shkoj), një çikë!-(një grimë, pakëz, edhe pak, mënjanohu, lëshoma rrugën, shtyju tutje: ata të cilët  e përdorin së tepërmi dhe ekskluzivisht fjalën „një çikë“) dhe asnjë tjetër nga gjithë ai bagazh, gjuhen e tyre e sjellin në krrokatje shpezësh a bretkosash kukurike. Lëre tani: shofer, mbaje makinën të zbres një çikë!-JO, njeriu ose zbret komplet, ose nuk zbret fare, nuk mund të zbresësh çika-çika, pjesë-pjesë!!), gazermë-gabinë-gravatë!!!-(kabinë-kazermë-kravatë ose kollare), gjynaf!-(gjynah), xherraf! (xherrah), rraf!-(rrah), lef!-(leh)...

Por e folmja (dhe sintaksa) e Tiranës është më e mirë se ajo e Prishtinës. Tirana e ka a-në të hapur: Ermali, Tirana...kurse Prishtina: Ermâli-Tirâna!!

Kurse shprehjet shtetas-qytetar: Prishtina e përdor drejt, Tirana shtrembër: qytetari është vendas, shtetasi ekskluzivisht i huaj. Këtu kanë ngatërruar punë përpiluesit e fjalorit dhe praktika gjyqësore e Tiranës.

 

Terminologjia, emrat personalë, toponimet

 

Shqipëri Etnike: Kjo shprehje e drejtë, nga armiqtë e huaj dhe nga bastardët shqipfolës, shpesh po zëvendësohet me shprehjen joshkencore dhe qëllimkeqe,- Shqipëria e Madhe!

Pra, themi Shqipëria Etnike, Serbia e Madhe, Maqedonia e Madhe, Bullgaria e Madhe...sepse: ne duam Shqipërinë kompakte me territor e me banorë- shumicë absolute shqiptare. Kurse Serbia e Madhe, Maqedonia e Madhe, Bullgaria e Madhe... kanë tendenca shoviniste për pushtimin e popujve e të tokave të huaja ku, vetë serbët, maqedonasit, bullgarët... do të ishin pakicë kombëtare!!! Ky, pra, është ndryshimi i theksuar dhe thelbësor, dhe intelektuali e njeriu me mend në kokë, nuk duhet të gabojë: kurse lëpushkat shovene serbe vijojnë me të vjetrën: shiptari! Kosmet!...

Jua tërheqim vërejtjen që t`iu përmbahen shprehjeve konstante shkencore: allbanci-Kosovë, ndryshe, për revansh, ne do t`i quajmë: servi-cervi!!-(krimba!).

P.sh.: në atë drejtim! (nga skr.: u tom pravcu), rreth çështjes! (oko stvari), përndryshe! (inaçe)...

Pra, mund ta themi e ta shpjegojmë me fjalë tona shqip: për këto punë, për këtë çështje, po bisedojmë për anekdotat e Nasradinit, e jo: rreth anekdotave të Nasradinit! Pacienti duhet t`iu përmbahet këshillave të mjekut, përndryshe, nëse jo, në të kundërtën- pëson. Pra, aty ku nuk mund të përdoren ekuivalentet:nëse jo, në të kundërtën, nuk bën të përdoret as ajo- përndryshe: përndryshe si je!? (në të kundërtën si je!?- nëse jo si je!?!- (inaçe kakosi!!!).

Të mos flasim për sintaksën e ndikuar nga serbishtja: të ndikuar nga përkthimet, krahasimet e barazimet...

Derisa në trojet e robëruara emrat personalë të foshnjave 95% janë burimore shqiptare, në trojet „e lira“ anasjelltas, 95% të emrave të foshnjave janë të huaj!!!

Poashtu kur është fjala për emërvendet (toponimet), në trojet e robëruara vijimisht këmbëngulet që toponimet e sllavizuara t`i kthejnë në burimoret tona: Gornja-Donja Dobreva!!-(Miradija e Epërme-e Poshtme), Dobridub!-(Lismiri), Kosovo Polje!-( Fushë-Kosovë), Gjeneral-Jankoviç!!-(Hani i Elezit)...Kurse Tirana e tiranizuar as e ka këtë në rend të ditës!! Atje ka: Bërdivca! Golemi! Çorovoda! Sllova!  Kamenica! Porto-Romani e Porto-Palermo!!...

Për përfundim: Gjuha shqipe, sikur edhe gjuha gjermane, ka mundësi fjalëformimin e kompozitave, fjalëve të përbëra-(e që FGJS nuk i ka,- shih f. 433): Hop për hop!-(hoppërhop), nga çasti në çast!-(ngaçastinëçast), herë pas here!-(herëpashere), tashti për tashti!-( tashtipërtashti), hë për hë!-(hëpërhë)...

 

Pjesëzat mohore „nuk“ e „s`“-nuk janë /krejtësisht/ sinonime!

 

-Dr.Latif Mulaku - Mr.Ahmet Kemlendi:“Gramatika e Gjuhës Shqipe (Fonetoka dhe Morfologjia)“-për klasën e I të arsimit të mesëm të orientuar- botim i Entit të Teksteve e të Mjeteve Mësimore i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës-Prishtinë,1989 f.215.

Në faqen 205 trajtohen- pjesëzat. Por, pjesëzat mohore „nuk“ e „s`“ autorët nuk i kanë studiuar sa duhet, dhe për rrjedhojë, poaty në shembuj bëhen gabime:“s`është“ e“nuk kemi“!! Duhet:“nuk është“ e „s`kemi“.

Në ligjërata Dr. Latif Mulaku na kishte thënë se pjesëza- nuk, është më e mirë dhe më e fortë, se sa pjesëza-„s`“(p.sh.:  më keq e më dobët del kur themi “s`dua“, ndërkaq, më mirë, më bindshëm e më vendosmërisht tingëllon kur themi „nuk dua“). Andaj, përfundonte: të përdoret pjesëza- nuk, tri herë më tepër se sa pjesëza- s`.

Kaq na kishte shpjeguar Profesori ynë: po edhe kjo na shërbeu, sadokudo, për orientim.

Më vonë, jam kujdesur dhe i kam studiuar më hollësisht: ato dy pjesëza mohore, nuk janë /krejtësisht/ sinonime!

Pjesëza mohore- nuk, nuk bën të përdoret përpara fjalëve të cilat fillojnë me shkronjat grykore- k, g, h. Përse? Sepse krijohet një keqtingëllim, që vështirëson shqiptimin, dhe rrjedhimisht edhe të kuptuarit nga ana e dëgjuesve: nuk ka, nuk kurse, nuk guxon, nuk gabon... Duhet: s`ka, s`kursen, s`guxon, s`gabon...

Poashtu, pjesëza mohore- s`, nuk bën ë përdoret kur fjala vijuese fillon me shkronjat- s, e -z. Përshembull: s`sëmuret, s`suprimohet, s`zë vend, s`zemërohet... Duhet: nuk sëmuret, nuk zë vend, nuk zemërohet...

Me grykoren-h, puna qëndron pakëz më ndryshe: vrazhdësia keqtingëlluse është më e vogël e më e zbutur, megjithatë, edhe këtu duhet treguar kujdes: nuk ha, nuk honeps, nuk hollohet...Duhet: s`ha, s`honeps, s`hollohet...

E ndjera besa Bajraktari, shkrimtare dhe mësuese veterane, pokështu i kishte studiuar pjesëzat mohore, por ishte mjaftuar që t`i shpjegonte vetëm në klasë; duke pandehur se për këto punë janë „specialistët“!

Këto nuk i di Eqrem Çabej dhe as Idriz Ajeti, as Rexhep Qosja dhe as Ismail Kadare; desha të them: as Prishtina as Tirana.

 

Një vepër shkencore me plot gabime morfologjike e sintaksore

“Zëri” 18-12-2011, f. 26

-Disa vërejtje rreth veprës “STUDIME GHUHËSORE” I (kompozitat) të dr. Shkëlqym Millakut

“Millaku e ka përkthyer anglisht këtë punimin e tij  shkencor, kur ai s’e di shqipen? Ama, nuk e di hiç Morfologjinë dhe Sintaksën e shqipes. Ne kemi mbetur pa mend, kur e kemi parë prof. Ushakun, redaktor shkencor të kësaj vepre. Me gjithë respektin ndaj prof. Ushakut na duhet të themi se kësaj radhe ka shkelur në dërrasë të kalbët, sepse ia ka dhënë lejën për botim një vepre që nuk e ka merituar të botohet.

 

Nga Abdullah Zymberi

 

Sipas mendimit tonë kjo vepër s’është dashur ta shohë dritën e botimit, sepse është e mbushur përplot me gabime morfologjike e sintaksore. Është turp të dilet para botës shkencore me vepra të këtilla, sepse sipas “këtij moti” vaj halli për shkencën tonë. Dijetarë të këtillë do ta shpien atë së shpejti në theqafje.

Kjo vepër nuk ka asnjë vlerë shkencore, prandaj duhet larguar sysh sa më parë. Disa nga gabimet në këtë vepër janë të shënuara më poshtë. Nga fusha e morfologjisë kemi veçuar:

Parafjalën –te– e shkruan me formën –të-, si: Si të Buzuku, Budi, Bardhi, (në vend të te Buzuku, Budi, Bardhi) f. 8. Si të fjalët që janë shumë të dukshme në revistën tonë (në vend të: Si te fjalët...) f. 30. Si të shembujt (në vend të: te shembujt) f. 32. Nga shkrimet e para të Buzuku (nga shkrimet e para te Buzuku) f. 35. Evidencuar edhe të Frangu i Bardhë (duhet: te Frangu i Bardhë) f. 34. Por të fjalët e përbëra (duhet: te fjalët e përbëra) f. 63.

Nuk di t’i lakojë emrat nëpër rasa. Nuk e di lakimin e emrit revistë në trajtën e shquar të numrit njëjës në kallëzore, si: Në revistë tonë kemi ndeshur në këto tipe (duhet: Në revistën tonë) f. 33. Edhe këso gabimesh bën doktori i “Kirili e Metodi-t” të evidencuara në revista “Përpjekja shqiptare” (duhet: në revistën) f. 17. Një problem tjetër në vetë substrati (duhet: në vetë substratin) f. 94. Në revistë në fjalë (duhet: në revistën në fjalë) f.54. A thua di shqip ky njeri? Pastaj vijon: sepse gjuhë shqipe ka nyjë të prapavendosur (duhet: gjuha shqipe dhe jo gjuhë shqipe) f. 98.

Po kështu edhe: është objekti i këtij studimit (duhet: i këtij studimi) f. 37.

E përdor gabimisht parafjalën -me- në vend të pjesëzës –më-, si: Të cekur me lart. (duhet: të cekur më lart) f.11. Për me gjerësisht shih pjesën (duhet: për më gjerësisht shih pjesën) f. 17. Si në shembujt e shënuar me lart (duhet: më lart) f. 36.

Te sistemi përemëror kemi veçuar: Përemrin pronor i vet, si: Mirëpo ai bie ndesh me mendimin e vetë (duhet: me mendimin e vet) f. 21. Përemrin dëftor e përdor me formën– përemri dëftorë, si: e njëjta pozitë e përemrit dëftorë (duhet: përemrit dëftor) f. 97. Dëftorin të tilla e përdor në vend të dëftorit (gj.m) të tillë, si: kemi evidencuar shembuj të tilla (duhet: shembuj të tillë) f. 29. Me fjalë të tjera, nuk e dallon gjininë e dëftorëve.

Nuk e di shumësin e mbiemrave, kur këta janë të shoqëruar me emra, si: Ndër të tjera të numërorët themelor (duhet: te numërorët themelorë) f. 111. Tek numërorët themelor (duhet: numërorët themelorë). Para numërorëve themelor (duhet: para numërorëve themelorë) f. 119. Mirëpo e shkruan populli shqiptarë (duhet: populli shqiptar). Këtë do ta quanim katastrofë e përtej katastrofe.

Sistemin foljor, burri i botës, e ka gjymtuar fund e krye, gjithsej. E gabon kohën e tashme të dëftores, si: G. Meyeri, i cili e nxjerrë (duhet: e nxjerr) f. 29. Në qoftë se mbiemri përdorët (duhet: përdoret) në të cilën përshtatët në gjini (duhet: përshtatet në gjini) f. 113. Për sa i takon gjuhës shqipe mbetët historikisht (duhet: mbetet) e cila rrjedhë prej (duhet: e cila rrjedh) f. 41. për romanin Florimont të vitit 1188 bënë fjalë (duhet: bën fjalë). Edhe kështu po u shkruaka, a !? Vendin kryesor e zënë ndërtimi frazeologjik (duhet: e zë) f. 41. Dr. Millaku edhe foljen lind në kohën e tashme të dëftores e shkruan me -ë-, si: Mirëpo, këtu lindë një pyetje (duhet: lind), f. 116. Kjo është një diçka e pafalshme, të nderuar lexues.

Këso gabimesh nuk bëjnë as nxënësit e shkollës fillore. Ja se si e formon kohën e kryer të thjeshtë, zgjedhimin jovepror të saj dr. Millaku: Pjesëzën formante –u– ia paravë pjesores së foljes, si: Kjo pozitë e nyjës u trashëguar (duhet: u trashëgua) f. 97. Pastaj në leksikun tonë u zgjeruar (duhet: u zgjerua).

Foljen hyj e përdor gabimisht në vetën e tretë shumës të së kryerës së thjeshtë, mirëpo ka menduar për vetën e tretë shumës të dëftores, si: Në rrymën e parë hynë autorët e huaj (duhet: hyjnë) f. 7. Dr. Millaku, ky mosnjohës i Morfologjisë sonë, e tepron kur e përdor foljen prapangjit në të kryerën e thjeshtë me formën e gabuar ju prapangjitë, si: Me kohë ju prapangjitë emrit parapris. (duhet: iu prapangjit). Mbase as në kohën e Buzukut nuk është shkruar kështu.

Edhe kohën e kryer të dëftores e gabon, si: që janë përcjellur (duhet: janë përcjellë) se një gjë e tillë e ka vë re (duhet: se një gjë të tillë e ka vënë re), domethënë nuk e di foljen vë në kohën e kryer të dëftores. Të nderuar lexues, kështu nuk shkruhet. Po më duhet të pushoj pak, sepse gati jam duke plasur, duke pëlcitur. Nga sistemi i numërorëve e kemi veçuar:

Numërorin rreshtor e katër, si: kurse në shembullin e katër (duhet: në shembullin e katërt) f. 41. Këtë gati gjithkush e di, por duke e përjashtuar dr. Millakun.

Nga sistemi ndajfoljor e kemi veçuar ndajfoljen lart, të cilën Millaku e shkruan gabimisht me –ë-, si: që nga dy e lartë (duhet: lart) f. 102. Nga fusha e pjesëzave e kemi veçuar: Pjesëzën gjer, të cilën autori e shkruan gabimisht me formën gjerë, si: Etimologjia gjerë diku e drejtë (duhet: gjer) f. 26.

Te kapitulli “Studim krahasues i nyjës së prapme të gjuhës shqipe - gjuhëve ballkanike” studiuesi ynë “ka rrahur ujë në havan” kot së koti, sepse atë fushë kërkimesh s’e di fare. Aty s’ka mundur të thotë asgjë të re, sepse atje vetëm ka rrotulluar fjalë e mendime të historianëve të gjuhës, të atyre që janë marrë qëmoti me atë fushë kërkimesh. Sa keq është kur nuk ia di hallin vetvetes.

Përnjëmend është keq.

Tevona (kupto-pastaj), për ç’arsye dr. Millaku e ka përkthyer në anglisht këtë punimin e tij shkencor, kur ai s’e di shqipen? Ama, nuk e di hiç Morfologjinë dhe Sintaksën e shqipes. Ne kemi mbetur pa mend, kur e kemi parë prof. Ushakun, redaktor shkencor të kësaj vepre. Me gjithë respektin ndaj prof.

Ushakut na duhet të themi se kësaj radhe ka shkelur në dërrasë të kalbët, sepse ia ka dhënë lejen për botim një vepre që nuk e ka merituar të botohet. Duke e përmbyllur këtë vështrimth tonin rreth kësaj vepre jemi të shtrënguar të shtojmë, pa ndërdyzje, kësi doktorë shkencash nuk i duhen shqipes sonë, sepse shkencën e saj e dëmtojnë, rëndë e dëmtojnë. I dhamë këto vërejtje, për t’i treguar dr. Millakut se shkenca nuk bëhet shkel e shko, ajo s’mund të fshihet, del në shesh. Pastaj, Millaku, ç’është më e keqja, kujton që di, mirëpo, për fat të keq, këtu nuk ka ditur. Inshalla do Zoti e di tjetërherë!

 

 

Nuk i takoj qytetërimit të hurdhës dhe gënjeshtrës

03-12-2011

 

Nga Agim Vinca

 

Shkrimi i Bujar Hudhrit “Kur një përçarës troket në derë si mik”, i botuar te gazeta Zëri e dt. 29 nëntor 2011, është i shkruar aq keq dhe aq ngatërrueshëm sa lirisht mund të thuhet se nuk është i denjë për përgjigje. Nuk do t’i përgjigjesha këtij shkrimi diletant, që s’ka as bisht as krye, po të mos ishin, megjithatë, nja dy-tri gjëra, që u duhen sqaruar lexuesve.

Bujar Hudhri më quan mua “përçarës”, njeri që nxitkam përçarjen mes intelektualëve të Kosovës dhe të Shqipërisë! Është një akuzë e rëndë, që s’ka të bëjë fare me të vërtetën dhe që vetëm një njeri i papërgjegjshëm mund ta shqiptojë publikisht.

Në shkrimin tim “E vërteta për takimin me Kadarenë”, në të cilin kam folur gjerësisht për takimin me shkrimtarin Ismail Kadare në verë të vitit 2005, takim që është paraqitur në mënyrë krejtësisht të shtrembër në librin me kujtime të zonjës Kadare, kam thënë se nuk kam shkuar te Kadareja me “mision pajtimi”, pra jo për ta pajtuar atë me Qosjen, siç spekulohet, por kam theksuar gjithashtu, më se një herë, se e konsideroj të panevojshme e, madje, edhe të dëmshme përplasjen mes dy njerëzve të rëndësishëm të kulturës sonë kombëtare.

Por kjo nuk i mjafton zotit Hudhri, që ashtu kuturu, si të fliste jerm, ta përsërisë akuzën e të qenit tim “përçarës”, ngaqë, sipas tij, paskam mundur “të ndikoj në pajtim”, por nuk paskam dashur, sepse qenkam nga ai soj njerëzish që i gëzoheshkan përçarjes!

Se është krejt e kundërta, do ta dëshmoj duke cituar një shkrim timin të shkruar dhe të botuar në shtypin e Tiranës, të Prishtinës dhe të Shkupit në vitin 2006, pra në kohën kur as që më ka shkuar mendja se do të vijë dita të polemizoj për këtë çështje me dikënd dhe aq më pak me Bujar Hudhrin e “Onufrit”, me të cilin më lidh njëfarë miqësie që nga fillimi i viteve ‘90.

Shkrimin tim me titull “Kadareja, Qosja dhe ne të tjerët”, që lindi në kohën kur debati Qosja-Kadare për çështjen e identitetit ishte në kulmin e tij, e mbyllja me këto fjalë:

“Autori i këtyre rreshtave, si njeri që e çmon lart veprën e të dyve dhe që asaj vepre i ka bërë mjaft shërbime, është përpjekur, me mundësitë e tij, ta pengojë përplasjen mes ‘dy të mëdhenjve të letrave shqipe’, me të cilët ka marrëdhënie korrekte e miqësore (veçanërisht me Qosjen), por nuk ka pasur sukses…”

Është krejt e kundërta e asaj që thotë Hudhri në hurdhën e tij në formë replike, thuajse nuk e di kuptimin e fjalës “përçarje” në gjuhën shqipe.

Që unë hyj tek ata që kanë dashur ta shmangin konfliktin Qosja-Kadare dhe përplasjet e tjera të ngjashme, Bujari e di mirë. Edhe Zeusi Kadare, besoj, e di. Edhe zonja Kadare gjithashtu. E dinë edhe shumë të tjerë, krijues e intelektualë me emër dhe lexues anonimë, në Tiranë dhe në Prishtinë.

Këtë qëndrim kam mbajtur unë edhe në takimin e vitit 2005 dhe vazhdoj ta mbaj edhe sot, pavarësisht nga të gjitha. Dhe jo për tjetër, por ngaqë kjo sjellje është pjesë organike e formimit tim intelektual e shpirtëror dhe e karakterit tim njerëzor.

Kur jemi këtu, të shtojmë se, ndryshe nga ç’pohojnë Helena e Bujari dhe, natyrisht, edhe vetë kryepersonazhi i librit “Kohë e pamjaftueshme”, i quajtur “Is” në faqet e tij, Qosja dhe Kadareja nuk “u prishën” në ‘97-n dhe as për shkak të ’97-s. Jo. E vërteta është krejt tjetër nga ç’e paraqesin ata, secili veç e veç dhe që të tre së bashku. Prishja ndodhi shumë vjet më vonë dhe, më shumë sesa për arsye parimore, për motive të tjera, në radhë të parë për shkak të kapriceve të njërit dhe të tjetrit. Se është kështu do ta dëshmoj jo me një, por me dy shembuj konkretë e të pakontestueshëm.

Në korrik të vitit 1998, pra më se një vit pas ngjarjeve të ’97-s, në Tiranë, në sallën e Muzeut Historik Kombëtar, u bë përurimi i librit “Kombi. Rrugët e bashkimit kombëtar”, në të cilin qenë marrë opinionet e rreth njëzet intelektualëve shqiptarë, përfshirë edhe vogëlsinë time, për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare. Kishin ardhur socialistët në pushtet, pas “revolucionit të vonuar demokratik” dhe Qosja e Kadareja ishin bashkë jo vetëm në tribunë, por edhe në ndeja, dreka, darka e gjetkë. Dhe jo një orë a dy, por dy-tri ditë të gjata e të nxehta vere.

Një vit më vonë, në nëntor 1999, u mbajt në Prishtinë Panairi i parë i Librit pas çlirimit të Kosovës. Në atë panair mori pjesë, si i ftuar i nderit, edhe shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare, tok me zonjën e tij, po ashtu shkrimtare, Elena Kadare, si quhej atëherë (pa “h”). Me atë rast, në mjediset e Panairit, u bë promovimi i librit “Ra ky mort e u pamë”. Për librin foli, sipas marrëveshjes së bërë një natë më parë, Rexhep Qosja.

Fola edhe unë si i paparaparë, për të mos dështuar promovimi, duke marrë përgëzime nga autori. Rëndësi ka që aty ishte, madje në kryesinë e punës, pos autorit të librit, Kadaresë, edhe botuesi i tij, Bujar Hudhri. Kishte dy vjet e gjysmë që kishte ndodhur ’97-a dhe Kadareja me Qosjen ende flisnin bashkë. Mund të thuhet, madje, se ishin shumë të përzemërt me njëri-tjetrin, më të përzemërt se kurrë ndonjëherë më parë. Thirri pak kujtesës, Bujar!

Bujar Hudhri, në shkrimin e tij çapraz, të shkruar si me këmbë, përmend kodin e mikpritjes e të mirësjelljes, duke më quajtur mua, poetin A. Vinca, si thotë ai, në hidhërim e sipër, “njeri të paqytetëruar”! Shkrimi i tij me titull “Kur një përçarës troket në derë si mik”, hapet me fjalën “përçarës” dhe mbyllet me fjalën: “i paqytetëruar”. E para është akuzë, me të cilën reaguesi dëshiron të më diskualifikojë si intelektual (“përçarës i kulturës kombëtare”), kurse e dyta fyerje me të cilën tenton të më njollosë si njeri (“njeri i paqytetëruar”).

Aferim, Bujar aga, aferim! Po ç’kupton ti me fjalën “qytetërim”? Në qoftë se me qytetërim kupton hilen, intrigën, gënjeshtrën, mashtrimin, baltën dhe hurdhën, atëherë unë pranoj të jem “i paqytetëruar”.

Por është e kotë të flasësh me Bujarin për vlera e standarde morale të këtij niveli, sado që ai, ashtu mahmurshëm, si njeri që ende nuk i ka dalë plotësisht pija, nuk harron të ma përmendë mua kodin e mikpritjes dhe respektin për gruan. “… po si mund t’i drejtohesh kështu - më mban ders derdimeni - një gruaje, një personaliteti të kulturës shqiptare, shkrimtares Helena Kadare, aq më tepër kur kjo zonjë është njëherësh e zonja e shtëpisë ku keni bujtur me mikun tuaj” (nënvizimi im - A. V.).

E si mund të flasë për mikpritjen një njeri që nuk e di kuptimin e fjalës “bujtës”? Sipas Hudhrit unë dhe miku im, N. Kryeziu, që kemi qenë në një vizitë të shkurtër te familja Kadare, ku kemi qëndruar një copë herë dhe kemi pirë kafe (pa u treguar për asnjë çast bukëpërmbysës), paskemi bujtur aty. Kultura gjuhësore e këtij njeriu është aq e mjerë sa ai nuk e di kuptimin e fjalës “bujtje”.

Bujar Hudhri nuk ka përgënjeshtruar asgjë, ama bash asgjë, nga ato që kam thënë unë në shkrimin tim “E vërteta për takimin me Kadarenë”. Kush e ka lexuar atë shkrim e di fare mirë këtë gjë.

Dhe në fund edhe diçka. Përpara se ta nisja për botim shkrimin “E vërteta për takimin me Kadarenë” ia dërgova dëshmitarit të vetëm të atij takimi fatkeq - të vetmit që ka qenë i pranishëm nga fillimi deri në fund në të, zotit Naim Kryeziu, që ta lexonte dhe të më jepte një mendim. Brenda ditës mora përgjigjen.

“Të gjitha gjërat që shkruani ju në lidhje me takimin tonë me z. Kadare janë shumë të vërteta. Ju uroj nga zemra për shkrimin tuaj”. Me këto fjalë m’u drejtua Naim Kryeziu në email-in e tij të shkruar më 10 nëntor 2011. Vetëm pas kësaj letre unë e nisa shkrimin tim për botim. Dhe shkroi kështu, jo pse është mik imi, por pse është mik i së vërtetës.

 

Për ribotim-Kadri Mani

(etnike@gmail.com)

 

Sa lirë je shitur i dashur akademik!

 

SHKËLQIMI DHE RËNIA E AKADMIK REXHEP QOSJES!

 

Nuk u besoja syve se mund të ishin fjalët e tij (Rexhep Qosjes) ato që i lexova në intervistën me të që ishte botuar në gazeten Epoka e Re, të martën, më 18 tetor 2011. “Le të luftojnë ata që po kërkojnë luftë: LDK dhe VETËVENDOSJE!” thotë ai. Madje shkon edhe më larg kur thotë: “Ashtu siç po i rrëzojnë  maunat me mallra serbe në brendësi të Kosovës le t’i heqin edhe barrikadat serbe në Veri të Kosovës!”

Nuk u besoja syve se mund të ishin fjalët e tij (Rexhep Qosjes) ato që i lexova në intervistën me të që ishte botuar në gazeten Epoka e Re, të martën, më 18 tetor 2011. “Le të luftojnë ata që po kërkojnë luftë: LDK dhe VETËVENDOSJE!” thotë ai. Madje shkon edhe më larg kur thotë: “Ashtu siç po i rrëzojnë  maunat me mallra serbe në brendësi të Kosovës le t’i heqin edhe barrikadat serbe në Veri të Kosovës!”.

 

Lexoni në kreun e gazetës Epoka e Re:

 

Flet Akademik Rexhep Qosja:

 

“Pa dhunë - Le të luftojnë ata që po kërkojnë luftë: LDK dhe Vetëvendosje.”

 

Shkruan: Hysen Durmishi ( * )

 

Është shumë e vështirë të shkruash për dy personalitete të cilët kanë qenë frymëzimi i angazhimit të shqiptarëve në shërbim të kombit, e në mesin e tyre dhe të angazhimit tim personal. I pari është simboli i rezistencës, i cili ishte frymëzim imi dhe i plot të tjerëve me aktivitetin e tij të pandalshëm politik e patriotik. Angazhimi i tij ishte i pakursyer në rrugën e lavdishme të kombit tonë për liri e bashkim, me ç’rast përjetoi afër tri dekada burg të rëndë në kohën e Rankoviqit e të Titos. Veproi atëherë kur ishte shumë vështirë dhe rrezik të veprohej. I dyti është akademik. Krijimtaria shumë e bujshme e tij ishte padyshim edhe frymëzim i imi. Krijimtari kjo e tëra në shërbim të lirisë e bashkimit të kombit tonë të ndarë padrejtësisht. Sigurisht se nuk e keni të vështirë që ta dini për kënd e kam fjalën. Janë këta, Adem Demaçi e Rexhep Qosja.

Ishin vitet 1988, 1989 e 1990 kur unë si i ri po filloja aktivitetin politik e patriotik, isha brumosur pikërisht nga puna dhe angazhimi i këtyre dy shqiptarëve dhe shokëve të tyre. Ishin këto vitet kur populli ynë u ngrit në këmbë si kurrë më parë për liri e çlirim. I madh e i vogël, burra e gra u ngritën në demonstrata në gjithë Kosovën kundër sundimit të egër të Serbisë. Po ndodhnin ndryshime të mëdha në gjithë bllokun komunist të lindjes prandaj edhe shqiptarët u desh ta shfrytëzonin këtë rast ideal për liri e bashkim. Populli ishte i gatshëm dhe po e jepte aprovimin çdo ditë e më shumë duke u flijuar nëpër rrugët e sheshet e Kosovës. Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës në këtë kohë kishte humbur dy nga udhëheqësit politikë e organizativë, Afrim Zhitinë dhe Fadil Vatën. Të tjerët ishin larg Kosovës, në vendet e ndryshme përëndimore dhe natyrisht populli nuk mund të udhëhiqej nga atje. Populli ishte i gatshëm që të shkonte deri në fund por i duheshin udhëheqës të vërtetë që do t’i prinin. Populli priste me padurim lirimin nga burgu të liderit të tij shpirtëror, bacës Adem Demaçi, dhe natyrisht me të drejtë priste angazhimin e akademikut Rexhep Qosja.

Dhe çka ndodhi?

Baca Adem Demaçi iu drejtua popullit me fjalët: “Rreshtohuni pas Dr. Ibrahim Rugovës, sepse ky është njeriu i duhur që duhet t’i prijë popullit”. Akademiku refuzoi të angazhohej dhe vazhdoi të shkruaj, e herë pas here merrej me polemika të çuditshme me Ismail Kadarenë e Sali Berishën. Protestat e demonstratat në ndërkohë u shuan dhe erdhi koha e durimit e nënshtrimit për disa vite që do t’i kushtonin shumë shtrenjtë popullit tonë, duke e humbur momentin më të volitshëm historik për liri e bashkim. Bacës iu deshën rreth 5 vite që ta kuptonte se Ibrahim Rugova nuk ishte njeriu i duhur që t’i printe popullit. Populli u ngrit sërish, e kësaj here me pushkë në dorë, nën udhëheqjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Baca Adem Demaçi ishte në lartësinë e detyrës.

Si përfaqësues politik i UÇK’së nuk pranoi asgjë më pak sesa çlirimin përfundimtar. Politikanët ushtarakë dhe politikanët paqësorë u bënë bashkë dhe shkuan në konferencën e Rambujesë për të nënshkruar nënshtrimin dhe kapitullimin. Baca ishte me të drejtë kundër shkuarjes në Rambuje sepse një nga pikat e panegociushme ishte njohja e sovranitetit dhe integritetit të ish Jugosllavisë mbi Kosovën. Natyrisht që ishte edhe kundër nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje. Në anën tjetër, akademiku pa asnjë hezitim u nis drejt Rambujesë dhe së bashku me Hashim Thaçin, Ibrahim Rugovën dhe Veton Surroin i vunë firmat e tyre në këtë marrëveshje në emër të qytetarëve të Kosovës pa i pyetur fare ata. Kjo marrëveshje ishte shumë e dëmshme për ne dhe pasojat e saj po i  vuajmë edhe sot e kësaj dite.

Si rezultat i kësaj marrëveshjeje, në vend që të vendoseshin misione ndërkombëtare në shtetin që bëri gjenocid në Bosnjë dhe Kosovë, ato u vendosën në Kosovë. Në vend që të çarmatoseshin strukturat kriminale të Serbisë në Kosovë, u çarmatos UÇK’ja. Qytetarët e Kosovës u mashtruan edhe një herë rëndë. Entuziazmi fillestar i lirisë e çlirimit nuk dukej askund. Një pjesë e territorit po qeverisej nga struktura të shtetit të Serbisë ndërsa pjesa tjetër nga misione sunduese ndërkombëtare. Në vend që të arrestoheshin kriminelët të cilët bënë masakra në Kosovë, filluan të arrestohen ata që luftuan për liri e çlirim. Në këtë situatë lindi dhe u zhvillua Lëvizja VETËVENDOSJE!, duke kërkuar që zgjidhja e çështjes së Kosovës të zgjidhej përmes të drejtës së popullit për vetëvendosje e kurrsesi si rezultat i kompromiseve me Serbinë.

Sot Kosova është në një situatë tjetër shumë të rëndë.

E ka shpallur veten të pavarur e sovrane por realisht nuk është as e pavarur e as sovrane. Nuk është e pavarur sepse ende kemi misione ndërkombëtare me fuqi ekzekutive, me Pakon e Ahtisaarit në kushtetutë e mbi të, e nuk është as sovrane sepse një pjesë të territorit të saj e kontrollojnë ende struktura shtetërore të Serbisë dhe me një kushtetutë e cila e ndalon bashkimin me Shqipërinë. Për më keq, ne sot udhëhiqemi nga Qeveria më e korruptuar dhe e shantazhuar e pasluftës, e cila është e gatshme që të negociojë me Serbinë për Kosovën. Krejt ky proces po e çon Kosovën drejt bosnjëzimit, drejt krijimit të një autonomie speciale për serbët në Kosovë. I vetmi subjekt politik i cili vepron pa u ndalur kundër të gjitha këtyre projekteve të dëmshme që po ndodhin është Lëvizja VETËVENDOSJE!

Nuk më befasojnë deklaratat e akademikut kundër VETËVENDOSJE!-s, sepse ai asnjëherë, kur ka pasur më së shumti nevojë ky popull për të, nuk është rreshtuar në rrugën e drejtë. Çfarë më befason janë deklaratat herë pas here të Bacës kundër nesh, sepse pikërisht veprimtaria jonë është vazhdim i rrugës së trasuar nga ai. Nuk duam as më shumë e as më pak se sa kanë popujt e tjerë të lirë. Nuk dua të besoj që reagimi i tij ndaj nesh të jetë si rezultat i disa privilegjeve që i ka fituar nga kjo Qeveri. Nuk dua ta besoj këtë.

Se akademiku do të fliste kundër nesh nuk do të befasohesha por se do të shkonte aq larg nuk ma merrte mendja. Nuk u besoja syve se mund të ishin fjalët e tij ato që i lexova në intervistën me të që ishte botuar në gazeten Epoka e Re, të martën, më 18 tetor 2011. “Le të luftojnë ata që po kërkojnë luftë: LDK dhe VETËVENDOSJE!” thotë ai. Madje shkon edhe më larg kur thotë: “Ashtu siç po i rrëzojnë  maunat me mallra serbe në brendësi të Kosovës le t’i heqin edhe barrikadat serbe në Veri të Kosovës!”.

Kjo deklaratë veç e një akademiku nuk mund të jetë. Ne, zotëri akademik nuk kërkuam asnjëherë luftë. Ne, për dallim prej Qeverisë që nuk ka asnjë plan, sepse në radhë të parë nuk ka vullnet e guxim, ia dhamë propozimin tonë se si duhet të shtrihet sovraniteti në gjithë territorin e Kosovës. Ne, nuk e kemi pushtetin zotëri akademik sepse në pushtet janë ata që erdhën si rezultat i vjedhjes industriale të votës në sytë e gjithë botës. Për dallim prej këtij pushteti që nuk e ka as synim shtrirjen e sovranitetit por mbetjen në pushtet, ne kemi edhe guxim edhe vullnet e dije për ta bërë shtetin me sovranitet të plotë. E për ta bërë këtë natyrisht se duhen mekanizmat e shtetit. Nuk do të bëjmë luftë i dashur akademik por do t’i luftojmë pa kompromis strukturat ilegale e kriminale të Serbisë në Kosovë.

Shihet qartë se kjo intervistë ishte e porositur nga pushteti. Dëgjova nga “gojëkëqinjtë” se t’i kanë ndarë disa para për botimin e kompletit të veprave tuaja. Ato vepra e meritojnë të botohen sepse kanë vlerë të pakontestueshme. Brengosëse po më duket sa lirë je shitur i dashur akademik. Ndërkohë që Akademitë e Shkencave të vendeve fqinje vazhdimisht bëjnë plane e projekte për gllabrimin e territoreve tona, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka rënë në gjumë të thellë bashkë me akademikun tonë të ndritur.

 

Për fund, më duhet ta them edhe një fjali:

Lavdi jetës dhe veprës suaj deri në vitin 1989.

 

Prishtinë, 19 tetor 2011

 

Shtojcë e pashtriku.org

 

·        ) Hysen Durmishi ka lindur më 03.04.1972 në fshatin Mushtisht të Therandës. Është i martuar dhe ka dy fëmijë. Ka mbaruar studimet në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin e Prishtinës. Gjatë viteve 2001-2003 ka punuar në kompaninë amerikane PARSONS, si menaxher i terrenit në projektet infrastrukturore. Në 2003-2004 ka punuar po ashtu si menaxher i ndërtimit të objekteve në  MORINA - PRIZREN, ndërsa gjatë viteve 2009-2010 ka qenë  menaxher i ndërtimit në N.N.P “SOPI”-Prizren. Lidhur me aktivitetet politike Hyseni qysh në prill të vitit 1989 përjashtohet nga shkolla e mesme për shkak të organizimit të demonstratave kundër ndryshimeve kushtetuese të marsit 1989. Në vitet 1997-1998 bëhet kryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës. Në vitin 1998 ka qenë ushtar i UÇK-së në brigadën 123. 1998-2000 i burgosur politik në burgjet e Serbisë. Gjatë viteve 2003-2005 aktivist i KAN ndërsa në 2005 e gjer më sot është aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

 

KUVENDI I ZHITISË DHE LUFTA E MUSINCËS

 

Nga Ajet Bejta

 

Gjatë verës së vitit 1944 te popullta shqiptare e trevëss së Llapit po qarkullonin lajme, të dëgjuara nga serbët e brezit kufitar, se Serbia dhe Bullgaria, nën udhëheqjen e gjeneralëve rusë, po bënin përgatitje për luftë kundër rajonit të Llapit dhe të Shalës së Bajgorës. Qëllimi i tyre i parë ishte që popullatën e këtyre trevave ta masakronin dhe ta zhduknin tërsiht dhe këtë pjesë të Kosovës ta popullonin me serbë e malazezë sipas programit të Vasa Çubrilloviqiqt. I lakmonte Serbia gryeks së Llapit për shkak të tokës së plleshme dhe bukurive të rralla natyrore që ia shtonte lumi Llap. Ndërsa trevës piktoreske të Shalës së Bajgores i lakmonte për shkak të Trepçës me pasuritë nëntokësore dhe të qytetit të Mitrovicës. Me të dëgjuar këto lajme udhëheqësit e Mbrojtjes Kombëtare të Llapit dhe të Shalës së Bajgores, të Ukë Mavriqit  dhe Aheemt Selacit, pas një takimi që patën në kullën e Bjtë Zhitisë, vendosën me ngutë që të thirret Kuvendi i opërgjithshëm i përfaqësuesve të dy trevave. Kuvendi i u mbajt më 11. 8. 1944 në bjeshkët e Zhitisë, në vendin e quajtur Konaku i Keq, nën hijen e Lisave Bineq. Konaku i Keq gjendet në mes të fshtrave Zhiti, Murgullë dhe Rrëzhanë. Ky vendtakim është pikë strategjike, sepse nga aty shihej dhe mund të kontrollohej vija kufitare me Serbinë. Në kuvend morën pjesë udhëheqës, komadantë  dhe burrat më të njohur të këtyre rajoneve dhe më gjerë, si Ahmet Selaci, Ukë Mavriqi, Jahja Fusha, Mmehmet Gradica, Ukshin Kovaçica, Bislim Bajgora, Aziz Zhilivoda, Lan Bajçinovci, Avdi e Sejdi Tashevci e shumë të tjerë. Sipas dëshmive të kohës i pari në këtë kuvend mori fjalën Ahmet Selaci, me diskutimin e tij të zjarrtë e ngriti moralin luftarak të pjesëmarrësve, duke u shërbyer me shembullin e Isa Boletinit. Pjesëmarrësit gjatë fjalës së tij brohoritnin vazhdimisht “Jemi gati për luftë”, duke u zbrazur breshëri armësh në shenjë miratimi dhe respekti për Ahmetin. Pas tij fjalën e merr Ukë Mavriqi, i cili me diskutimin e tij, po ashtu, zgjoi emocione të forta luftarake, duke marrë për shembull qëndresën heroike të Demë Ahmetit. Në këtë tubim të rëndësishëm folën edhe disa nga burrat më të shquar. Në përfundim Ahmet Selaci propozoi dhe Kuvendi miratoi këto vendime:

1.Popullata shqiptare e brezit kufitar me Serbinë t’i vendosin rojet dhe të jenë vigjilentë;

2.Të përgatitet popullata për luftë eventuale, nëse Serbia i sulmon shqiptarët;

3.Të zhdukën sa më parë kriminelët serbë, që gjenden brenda territorit të këtyre rajoneve të Kosovës;

4.Të mbrohet popullata nga bandat kriminale serbe;

5.Të denohen ata që tradhtojnë lëvizjen dhe bashkëpunojnë me armikun.

Detyrë parësore e drejtuesve të Mbrojtjes Kombëtare shtrohet bashkëpunimi me popullatën e brezin kufitar. Të gjithë të pranishmit u pajtuan dhe u zotuan se do t’i repektojnë dhe do t’i zbatojnë me përpikëri këto vendime. Kuvendi përfundoi me ritualin e besa-besës, si në kohën e Isa Boletinit. Ahmet Serlaci dhe Ukë Mavriqi, qëndronin me armë në dorë para pjesëmarrësve të tubimit, ndërsa trimat të gjithë me radhë takonin tytat e pushkëve me ato të tyre.

 

LUFTA E MUSINCËS

 

Pas përfundimit të Kuvendit të Zhitisë, pikërisht më 13.9.1944, në orët e hershme të mëngjesit mbi fshatin Murgillë, në vendin e quajtur Musinca, po vinin forca të shumta ushtarake të Serbisë, të ndihmuara nga ushtria bullgare, nën kommandën e opërbashkët, që dirigjohej nga komandantë të Armatës së Kuqe ruse me seli në qytetin e Kurshumlisë.

Bjeshka e Musincës është e brezit kufitar Kosovë-Serbi, rreth dy kilometra afër kufirit serb. Afërr rrëzës së Musincës në vendin e quajtur Guri i Hutit, në një pyell shumë të dendur qëndronin në roje tre vetë nga fshati Zhiti. Ademi 47 vjeçar, Ferizi 34 vjerçar dhe Hamiti 15 vjeçar, ky i fundit i Bejtë Zhitisë. Në atë moment Ademi me shpejtësi shkon në vendin Përroi i Qershisë, ku e kishte bunkerin Bejtë Zhitia dhe e informon se Musincës po i afrohen forca të shumta të ushtrisë së Serbisë dhe Bullgarisë, të cilat po komandohen në dy gjuhë. Pas kësaj Bejta e informon Ukën dhe ky e porosit Ademin që sa më parë të ngjitej në Shalë të Bajgorës te Ahmet Selaci e ta informojë për ardhjen e forcave serbo-bullgare. Një tjetër lajmëtar dërgohet në Mavriq te Demë Ahmeti dhe në fshatrta përreth, për të lëshuar kushtrimin për luftë.

Kushtrimit iu përgjigjen burrat e fshtrave: Mavriq, Dvorishtë, Tashec, Bolloshicë, Reçicë, Uglar, Tërrnavisë, Kokorovicë, si dhe të disa fshatrave të tjetë të Llapit dhe të Shalës së Bajgorës. Ata i rrokën armët dhe u bashkuan, duke ftuar njëri tjetrin prej fshati në fshat dhe Prej shpati në shpat. U organizuan në grupe luftarke dhe vrapuan që sa më shpejt të arrinin te komandanti i tyre Ukë Mavriqi, i cili me bashkëluftëtarët e tij kishte zënë pozitat në pyll në pjesën jugore të Musincës. Edhe Ahmet Selaci me të marrë lajmin lëshon kushtrimin në Shalë të Bajgorës, ashtu siç e kishte lëshuar më parë Isa Boletini.

Thirrjes së tij iu përgjigjen trimat e fshatrave: Selac, Bajgorë, Kovaçicë, Boletin, Bare, Kaçanullë dhe Rrzhanë, të cilët i zunë pozitat në pyll, në pjesën veriore të Musincës. Bejtë Zhtia me trimat e fshtrave Zhiti perëndimore e Musincës. Kjo pjesë e Musincës ishte e zhveshur nga drunjtë, por ishte e mbuluar me fieri të gjatë dhe të dendur, andaj Bejta me trimat e tij zhgas arrinin t’i zënë pozitat në mes shkrepave dhe shkëmbinjve të thepisur të Musincës.

Forcat serbe e bullgare vinin nga pjesa lindore e Musincës, që ishte, gjithashtu, e zhhveshur nga pylli dhe shiheshin fare mirë, duke ardhur zhagas, ndërsa Bejta me trimat e tij ishte vendosur përballë tyre. Organizimi për luftë ishte i shkëlqyer, ndërsaa pozitat për sulme  kundër armikut ishte në formën e pykës për të shqye e për të shkapërderdhur armikun sa më lehtë. Ishte taktikë tradicionale shqiptare e aplikuar nga koha e luftrave të Skënderbeut. I pari do të zbrazte pushkën Bejtë Zhitia me trimat e tij, pastaj do t’i bashkangjiteshin ata të Ahmet Selacit dhe Ukë Mavriqit. Sulmi i kordinuar i forcave të Ahmet Selacit, Ukë Mavriqit dhe Bejtë Zhitisë mmbi ushtrinë serbe dhe bullgare ishte i befasishëm dhe shumë i fuqishëm, prandaj në momentin e parë të luftës forcat shqiptare fituan epërsi duke i shkaktuar armikut humbje të mëdha. Armikun kishte pllakosur paniku, prandaj forcat e tij fillojnë të tërhiqen në të gjithë sektorët dhe gjëmat e të plagosurve dhe britmat e ushtarëve të shastisur nga pushka e shqiptarit.

Pas luftimeve që zgjatën tërë ditën mbrojtësit sypatrebur i dëbuan forcat armike nga toka shqiptare dhe vazhduan t’i ndjekin edhe brenda kufirit të Serbisë, nëpër fshtrat serbe Berqan, Berzeqë, Polanë, Dugapolanë dhe Shtavë deri në afërsi të Kurshumlisë.

Lufta e Musincës ishte dhe mbeti njëra ndër luftrat më të famshme dhe më e shkëlqyera për shqiptarët, ngase në këtë luftë forcat sebo-bullgare patën shumë të vrarë e të plagosur. Dy ditë e dy net armiku mezi arriti t’i gjejë e t’i tubojë të vrarët bjeshkëve e lugjeve të fushëbetejës. Në luftën e Musincës forcat pushtuese të Serbisë e të Bullagarisë morën një leksion të mirë se nuk është aq lehtë të shkelen trojet shqiptare. Humbjet e mëdha në njerëz e në teknikë luftarake më vonë e kanë dëshmuar edhe vetë banorët serbë të brezit kufitar. Kjo disfatë serbo-bullgare në betejën e Musincës i pezmatoi shumë gjeneralët rusë, prandaj ata urdhëruan që në pikët të ditës të pushkatohen 13 komandantë serbë dhe bullgarë, si fajtorë për disfatën në luftën me shqiptarët.

Do theksuar se lufta e Musincës dhe ajo udhëhequr nga Ukshin Kovaçica ishin ndër epopetë më të lavdishme të qëndresës shqiptare. Rrëfimtarë të kësaj ngjarje historike janë pleqtë-pjesëmarrës të cilët tanimë nuk janë në jetë: Bejtë Zhitia, Shaban Zeneli, Bislim Hasani, Imer Istrefi, Feriz dhe Idriz Uglari, Shaban Breca e shumë të tjerë.

Këta guximtarë të paepur evokonin me besnikëri në ndeja nëpër oda, në tubime burrash për këtë ngjrje të lavdishme. Këto rrëfime edhe unë perssonalisht i ka dëgjuar në moshën time rinore. Prandaj desha t’ua përcjell edhe juve këtu dhe gjeneratave që vijnë pas nesh. Për fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve tanë. Vendosa të shkruaj për këtë ngjarje për të mos humbur në mjegullinat e kohëve kjo dëshmi e krenarisë kombëtare shqiptare, por që të mbeten shembull frymëzimi për brezat që do të vijnë më pas për t’i dalë zot kombit dhe atdheut kurdoherë që e do dhe e kërkon nevoja.

 

(Marrë nga: E DJATHTA SHQIPTARE NË MBROJTJEN E SHQIPËRISË ETNIKE – (8), Prizren, 2010, f. 320-323)

Për ribotim- Kadri Mani

(etnike@gmail.com)

 

 

Përkujtim

 

Meqë publicistika e anashkaloi, u detyrova të shkruaj vetë për babain tim luftëtar

 

Nga Idriz Ibrahim Shabani

 

Iu pata drejtuar redaktorit Kadri Mani për këtë rast dhe anashkalim, dhe ai më tha:

-Koleg, përse nuk po shkruan vetë?

-Unë të shkruaj vetë për babain tim!?- mos ka mundësi të merret kjo si subjektive?

-Në njëfarë mënyre ke të drejtë, por kur e ka anashkaluar publicistika dhe instirucionet, ti si mësues veteran, merre rolin e gazetarit e të Institucionit familjar... Edhe Afërdita Halimi ka shkruar Monografi për babain e vet, të madhin dhe të paharueshmin Raif Halimi-Cërnica, bashkëluftëtar i Shaban Polluzhës.

Për luftëtarin trim të harruar, të rezisencës për mbrojtjen e Kufirit Verlindor të Kosovës, në vendin e quajtur Kodra e Vasilevcit, ende nuk është shkruar!

Ibrahim Vesel Shabani, nga fshati Gërdoc, komuna e Podujevës, u lind më

Trimat si Ibrahim Shabani lindin rrallë. Por ata dalin në sipërfaqe në kohë dhe rrethana të caktuara, kur rrezkohet populli dhe atdheu.

Ibrahim Shabani, shkollën teologjike (turko-arabe) e kreu në Prishtinë. Gjatë asaj kohe sëbashku me disa shokë të vet në mënyrë ilegale mësuan shkollimin edhe në gjuhën shqipe, që nga Abetarja jonë e shenjtë, e të madhit rilindas Naum Veqilhaxhit, e që në atë kohë ishte rreptësisht e ndaluar.

Ibrahim Shabani me disa atdhetarë shqiptarë, si: Hashim Kuleta nga Tërnava, Mustafë Qukolli nga Dumnica e Vushtrrisë, Ejup Sahiti nga Keqekolla, Xhemajl Jashari nga Gërdoci, Qazim Lani nga Lluzhani etj. Aata po biedonin e po përgatiteshin që një ditë t’i hapnin shkollat në gjuhën shqipe në Kosovë.

Pra, Ibrahim Shabani është trim kombëtar, meqë veprimtaria e tij e gjerë kombëtare dhe akti vetëflijues, janë ngjarje unikate e të veçanta në tërë historinë e qytetërimit njerëzor.

I ndikuar në ngjarje të kohës, në moshën fare të re, brumoset me ide të shëndosha kombëtare, duke filluar revoltën e tij kundër regjimit pushtues në mbrojtjen e trojeve tona shqiptare.

Edhe fillimi i Luftës së Dytë Botërore, e nxiti Ibrahimin bashkë me shumë shokë të mbronin kufirin e Kosovës.

Pas një lufte jo të barabartë, në Merdare për disa muaj me radhë, duke luftuar ballëpërballë me armikun serb, ra heroikisht Ibrahim Shabani.

 

Pra, lufta titanike e Ibrahimit dhe shokëve të tij, do të mbesin në histori, duke na bërë të ndihemi krenarë me ta, dhe ta kultivojmë në vazhdimësi veprën e tyre gjatë tërë jetës.

Dhe në fund, me keqardhje kostatojmë se nga pakujdesia, neglizhenca e mosangazhimit publicistik dhe institucional, deri më sot, për këtë trim nuk është bërë asgjë! Sëpaku një shënim përkujtimor, apo një pllakë a një mirënjohje kombëtare!

I ndjeri Ibrahim Shabani pas vetes la bashkëshorten e devotshme, zonjën Hamide Sololi-Shabani. Ata patën tre fëmijë, dy çuna e një gocë: Idrizi, Eminja e Beqiri. Beqiri vdiq në moshën 6-vjeçare nga ndezja e mushërive. Kurse Idrizi Shkollën fillore e kreu në Halabak, Gjimnazin e ultë në Podjevë, kurse Normalen nëe Prishtinë dhe ka punuar mësues deri në pension.

 

Prishtinë, më 15.12.2001

 

 

U mbajt mbledhja e  parë konstituive e  kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijueseve Shqiptarë në Suedi,  “Papa Klementi XI – Albani”.

 

Nr. 2011/008 Protokolli

Komunikatë për opinion

 

Në lokalet e ”NBV”të  Halmstad të Suedisë, më 17 dhjetor 2011, u mbajtë mbledhja e  parë konstituive e Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesëve Shqiptarë në Suedi (SHSHAKSHS) “Papa Klementi XI – Albani”, e cila u kryesua nga kryetari i Kryesisë z. Hysen Ibrahimi.

 

Anëtarëve të pranishëm të Kryesisë u dëshiroj mirëseardhje kryetari i Shoqatës Kulturore  Shqiptare “Iliriada” në Halmstad, njëherit edhe anëtari i Kryesisë së SHSHAKSHS-së dhe deputet në kuvendin komunal të Halmstadit, z. Naser Zeqiri, si nikoqir i radhës i organizimit të mbledhjes. Ai, pasi përshëndeti dhe ju uroj mirësardhje, në pika të shkurta e njoftoi Kryesinë për aktivitetin e gjithëmbarshëm dhe planet për vitin e ardhshëm që ka paraparë shoqata me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

 

Më pastaj, udhëheqjen e mbledhjes e mori kryetari z. Ibrahimi, i cili pasi shpalli të hapur mbledhjen, ai në fjalën e tij i falenderoi të gjithë pa përjashtim anëtarët e Kryesisë për kontributin e tyre të dhënë. Mund të konstatojmë se fillimi i mbarë është gjysma e punës. Ai, më pastaj, njoftoi për numrin e madh të urimeve që kishin arritur nga tërë hapësira e botës shqiptare dhe mërgatë. I falenderon të gjithë pa përjashtim për falenderimet e tyre.

Në këtë mbledhje të Kryesisë ku ishin të pranishëm shumica e anëtarëve të kryesisë ndër të tjera, u diskutua për emblemën e Shoqatës ku në bazë të propozimit të anëtarëve dhe votimit të bërë u morë vendimi që Shoqata të emërtohet dhe për Emblemë e Shoqatës të jetë:

Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Suedi(SHSHAKSHS)- Albanska Författare, Artister och Skapare Föreningen i Sverige, “Papa Klementi XI – Albani”. Pastaj, Kryesia vendosi që edhe në vulën e shoqatës dhe ballinën e librave të cilat do të botohen të vihet po i njejti emër. Krysia diskutoi dhe mori vendim të bëhen përgatitjet e duhura për botimin e librit të parë nga ana e shoqatës i cili libër do jetë një THESAR KOMBËTAR NGA SHOQATA E SHKRIMTARËVE ARTISTËVE DHE KRIJUESËVE SHQIPTARË NË SUEDI, PËR PAVARËSINË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS.

U falenderua personalisht z. Halim Hoti, biznismen i dalluar në Suedi, drejtor gjeneral i firmës “Systemputs murning bygg i Tvååker” AB – Suedi, sponsor gjeneral për librin e parë të shoqatës në fjalë, njëherit edhe anëtar i Kryesisë së SHSHAKSHS-së, për gadishmërinë e tij për të na ndihmuar me mjete materiale.

U muar qëndrim që të gjitha komisionet e formuara në kuadër të Shoqatës si :  Komisioni për informim, Komisioni për redaktim, Komisioni për lektorim, Komisioni për ndarjen e çmimeve, Komisioni për organizimin e promovimit të veprave dhe Komisioni mbikëqyrës të SHSHAKSHS-së të fillojnë me punë dhe të bëjnë planet e tyre që të jenë sa më azhur në realizimin e gjithë asaj çka parashtrohet para anëtarëve të kësaj shoqate.

Unanimisht u vendos që Sesioni i parë shkencor të mbahet më 19 maj të vitit 2012, kurse për vendin, Kryesia vendos më vonë.

Kryesia e Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Suedi “Papa Klementi XI – Albani” propozon shkrimtarin tonë të madh me përmasa botërore Ismail Kadare, që të nominohet me çmimin “Nobel” për letërsi. Për arsyetimin dhe kompletimin e lëndës të këtij nominimi, Kryesia autorizoi Prof. dr. Bedri Paci dhe Prof. Fetah Bahtirin.

Me vendim të Kryesisë, u pranuar anëtarë i Kryesisë veprimtari, aktori dhe regjisori i mirënjohur në Suedi z. Musa Robeli.

Kryetari z. Hysen Ibrahimi, para se të shpallë të përfunduar mbledhjen, ai në emër të Kryesisë, falenderoj Kryesinë e Shoqatës ”Ilirida” që kishte marrë masat përgatitore për mikpritje të shkëlqyer, komunën e qytetit Halmstad për mbështetjen financiare dhe ndihmën e dhënë me këtë rast dhe të gjithë anëtarët e Kryesisë, që me diskutimet e tyre e begatuan mbledhjen.

 

Më 17 dhjetor 2011                             Komisionit për informim i

Halmstad / Suedi                               SHSHAKSHS-së

“Papa Klementi XI – Albani”

Sokol Demaku, kryetar

 

Nuk jemi të gjithë tok në foto, ka edhe të tjerë...pos tjerësh,  janë edhe dy idizat që të dytë bashkë-thonë ata për veten e tyre, nuk bëjnë bashkë sa një njeri! Duhet të presin që të vijë edhe një idriz, në mënyrë të tre idriza fa bëjnë një njeri komplet!!!

E tregova vetëm një, e këso shkara e qyfyre në restorantin e Radio-Prishtinës ka me qerre! Aty dalim për çdo ditë nga ora 12-14, si rekreacion e relaksim... informim reciprok dhe se vetëm aty kafja kushton vetëm 30 centi.

Këtu shihen dy libra nga Xhelil Rama, dy nga Musa Jusufi, një nga Hasan Rexha dhe pesë nga Kadri Mani. Pritet të botohet libri për familjen e vet nga Beqir Fazliu: TRUNGU GJENEALOGJIK.

Desha të them se nuk lozim shah as domino, nga frika e bazuar që të mos përfudojmë si plakarecët, partizanët enveristë-fadilistë!! Të cilët as kanë memoare as kanë mend!!

Të pyet pleqëria, kaj të kaloi rinia!?

 

Zyrafete Kryeziu-Manaj u lind më 12.9.1958, në Therandë (Suharekë), Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje, kurse shkallën e parë në Fakultetin e kulturës fizike në Prishtinë. Pas mbarimit të studimeve punoi si mësimdhënëse në Therandë, në Gllarevë të Klinës dhe në Gadime të Lypjanit.

Shkaku për ndërrimin e vendeve të punës ishte se Zyrafetja u burgos në vitin 1982.ppr veprimtarinë e saj atdhetare. Edhe më e rëndë se vetë burgosja ishte akti-momenti i arrestimit, akt ky që u realizua kur ajo ishte në orë të mësimit (punonte në Therandë), prej nga e dërguan në dhomat e hetuesisë.

Kjo talente filloi të merret me shkrime qysh në bankat e shkollës fillore, por deri në vitet ’80 nuk i botoi poezitë e veta. Më vonë revista “Kosovarja” u bë porta kryesore ku hynin e zinin vend poezitë e kësaj atdhedashësje.

Libri i parë i Zarafetes u botua në vitin 2001, menjëherë pas luftës ës Kosovës dhe me arsye e titulloi “Lot i tronditur”. Librin e botoi shtëpia botuese “DRITËRO” me  redaktor dr. Shaban Sinanin.

 

Atdheu – mbështetja e saj shpirtërore dhe emocionale

 

Shumë shpesh poezia e Zyrafete Kryeziut-Manajt shihet si poezi e vetëpërmbajtjes dhe me të drejtë e ka cilësuar si të tillë krijuesi dhe moderatori, Shyqeri Sejdiu, i cili opoezinë e kësaj krijuese e përshkruan kështu:

“Pena e poetes duket mban erën e qumështit të nënës. Stili i saj i rrjedhshëm, përshkohet me vërtetësi e sinqeritet në përshkrimin e ngjarjeve dhe të karaktereve. Frymëzimin nuk e kërkon në fantazi, seepse fuqishëm ajo frymëzohet nga realiteti i jetës në Kosovë”.

Dr. Shaban Sinani për poezinë e zyrafetes thotë:

“Ajo e shkruan poezinë për ta kujtuar atdheun dhe për ta kundërshtuar mungesën e tij”.

Poetja në këtë vëllim me anë të vargjeve të veta mundohet të nxjerrë në pah të çarat e shoqërisë kosovare. Kryesisht e mundojnë dhe e dërrmojnë rëndë skenat e llahtarshme të varfërisë. Skamja  e gërryen thekllë shpirtin e saj, siç e gërryen jeta e rëndë tërë atë lumë njerëzish, nëpër rrugët e Kosovës.për këtë vargu i saj ngreh zërin dhe me kryençësi, dëshiron ta quaj këtë kohë – apoteoza e misrit të shekullit XXI – këtë periudhë kohe, nuk kishte menduar kurrë as ajo vetë, se edhe pas tërë këtyre viteve të pas luftës, në Kosovë ende barra e varfërisë do të rëndojë mbi kurrizin e popullit, duke pasur parasysh se një pejsë e vogël e ajkës së shoqërisë nuk di ku e kah t’i lë të mirat që ia kriojuan vetes- gjithmonë duke u thirrur e mbështetur në emrin e popullit. Ky popull, nga viti në vit zhgënjehet në realitetin e krijuar në Kosovë. Gëzimi për lirinë e Kosovës zbehet para këtij realiteti dhe nga loti i tronditur poetja vjen tek loti i thyer dhe me këtë poezi tregon se sa e thellë është brenga për shoqërinë- popullin e saj:

 

Njëmijë copë loti m’u thye

M’u  shpërnda në shumë anë

Dhe çdo grimë e pjesës së tij

Në një dhimbje përfundon.

 

Poetja përkundër të gjitha këtyre tablove,  gjen forcën dhe optimizmin se e mira për vendin e saj, do të vijë e nuk do të jetë vetëm zi. Ajo i mbetet besnike se e mira do të triumfojë mbi të ligën.

Ajo është një autore që nuk tenton të krijojë sasi, por gjithmonë ngul këmbë te cilësia e vargut. I pëqen vargu i saj të jetë sa më real dhe i kapshëm për secilën gjeneratë. Thjeshtësia e saj shpirtërore sikur ndërlidhet me vargun e saj dhe bëhet fuqia vetë.

Përtej fatit të autores mund të gjeni mërgimtarin, skamnorin, artistin, dhe shumë më shumë dëshiron që bota femërore të zë vendin e merituar në shoqëri dhe pa dyshim që ajo – pra femra shqiptare, është kryetma e vargut të saj dhe jo rastësisht autorja e emërton librin e saj me titullin “Vasha e valëve”.

Vargu i saj pëmban  gjendje psikologjike të larmishme, , që lidhen me përjetimet e fatit individual dhe shoqëror. Thellë brenda saj nuk mungojnë ngjarje dhe situata. Ajo sikur e ndien veten më të fortë, më të qëndrueshme kur është në gjirin e atdheut dhe për këtë fuqishëm i thërret atdheut të saj, nënës dhe shoqërisënë një poezi:

 

Në stinën plot vapë

Që dhimbjet shkel

Dita po vjen- pritnani

S’jemi të harruar

 

Autorja e këtij vëllimi, siç është thënë edhe te libri i saj i parë, është një person që dëshiron të komunikojë me botën që e rrethon. Ajo e lufton smirën në shoqëri, fjalës së dhënë dëshiron çdo herë t’i mbetet në besë- virtyt të cilin e fitoi në gjirin familjar dhe e barti nëpër rrugët e jetës ngado që valët e jetës e përplasën poetën në fjalë.

Zyrafete Kryeziu- Manaj, edhe në kohën e vuajtjes së dënimit nëpër burgjet e UDB-së, nuk e ndali vargune saj. Krijoi dhe shumë nga punimet e saja u botuan nëpër rev ista të kohës me emrin e sa të dytë-pseudonimin Besa Guri.

Stili i saj i rrjedhshëm dhe gjuha shumë komunikative e bën lexuesin për vete. Gjatë leximit të poezisë së saj, pa dyshim lexuesi sikur e gjen veten brenda vargut, në mes të rrokjeve dhe kjo është ajo që i jep kahen e drejtë dhe besimin e fortë lexuesit që të jetë pranë poezisë së saj.

Zyrafete Kryteziu- Manaj është një autore, që me sharmin e fjalorit të saj, do të zë padyshim vendin e merituar në artin poetik.

Prizren, 2009

Hidajete O. Bytyçi, prof.

 

Poezia si vetëpërmbajtje

 

Poezia e Zyrafete Kryeziut- Manajt është poezi e vetmisë. Kjo nuk është vetmia e një njeriu të hedhur nga fati diku në ndonjë shkretirë apo në akullnaja. Kjo është vetmia e njeriut që jeton në zemër të metropolit dhe, megjithaatë, më shumë i duhet të flasë me vete, se me të tjerë.

Zyrafete Kryeziu- Manaj e shkruan poezinë e saj si një terapi për vetëpërmbajtje. Ajo dëshiron të rrojë në një realitet letrar, poetik.

Poezinë zakonisht e lindin pakënaqësi të mëdha dhe mungesa të mëdha. Një prej këtyre mungesave të mëdha është të jesh larg atdheut. Sikurse dhe shumë të tjerë, autorja e këtij libri shkruan poezi për të krijuar atdheun dhe për të kundërshtuar mungesën e tij.

Duke pasur frikë këtë pikënisje, poezitë e Zyrafete Kryeziut-Manajt ngjajanë më shumë me një rënkim, një ofshanë, që nuk mund të mbahet për vete.

Etnologët mendojnë se këngët e përvajshme, rënkimet, mallkimet, janë shprehje të mbijetesës së shpirtit të bashkësisë. Njeriu mund të përdorë çdo gjuhë që di për të shprehur veten, por nuk mund të rënkojë a të shkruaj këngë të përvajshme në një gjuhë të huaj.

Poezitë e këtij vëllimi janë shkruar në një gjendje ankthi të madh, në gjendjen e ankthit për t’u kapur fort pas jetës e për t’u mbajtur në jetën.

Kjo u jep poezive shpesh karakter vtjak, por lexuesi mund të shohë përtej fatit të autores fatin e mërgimtarit.

Siç do të vërehet nga leximi i poezive, në përmbajtjen e tyre ka gjendje psikologjike të larmishme, që lidhen me përjetime të fatit individual e të fatit të bashkësisë. Në poezinë e viteve të fundit, hyn edhe përjetimi i një triumfi të shpjegueshëm me ato që ngjanë në Kosovë më 1999 e në vijim. Në poezinë e Zyrafete Kryeziut- Manajt ndjenja e triumfti është e kursyer, sepse autorja do të kishte dashur të kishte qenë pranë Kosovës në orën e vështirë. Mirëpo nuk ishte. Dhe prandaj duket se dhet t’ua lerë të tjerëve, më me merita, të shijojnë triumfin. Kjo gjë i jep poezisë së saj individualitet. Kjo nuk është poezi e frontit, por poezi e solidaritetit me njerëzit që përballuan sfidën e madhe të luftës dhe të qendresës.

Zyrafete Kryeziu-Manaj shpesh shkruan që të tregojë se thellë brenda vetes i ka munguar ngjarjes, qoftë kjo vetjake, qoftë e lidhur me vendlindjen, sa i takon angazhimit shpurtëror.

Kjo është një poezi që është krijuar jo për të zënë ndonjë vend në antologjitë e saj. Kjo është poezia e një njeriu që dëshiron të bëjë të njohur veten e saj në një botë me komunikim.

Shaban Sinani

 

Shtator, 2001

 

AKUZAT E ENVERISTËVE-STALINISTË, TASHMË DOLËN NË SHESH!

Mr. Jakup Krasniqi: “Kosova në kontekst historik”, Prishtinë, 2005, f. 125, 5 €!

 

Përgatiti për shtyp: Mr. Rexhep Hoti

Redaktor përgjegjës: Mr. Bardhyl Mahmuti

Recenzent: Blerim Latifi

Lektor: Mr. Sala Ahmeti

 

16.Po të jenë nëpunësit në dorë të personave të pazotë, po t’u mungojnë armët e ushtarëve, po të mbetet pas bujqësia, mjeshtëria dhe tregtia, prapëseprapë shteti qëndron; por kur sundimtarët nuk respektojnë ligjin dhe të drejtën, nëpunësit e vegjël bëhen të pabindur dhe nuk zbatojnë urdhërin e dhënë, kështu që populli bjerr vetitë e mira dhe jepet pas veseve të këqia, atëherë nuk ka më shpresë shpëtimi.

(Sami Frashëri: VEPRA-3, FJAË TË URTA, f. 16)

 

Nga Kadri Mani

 

Lexuesit tanë tanimë e dinë se rryma kombëtare është vija politike Dr. Rugova-Dr. Berisha, kurse rryma tadhtare është vija politike Dr. Rexhep Qosja-Dr. Rexhep Meidani dhe i ligu e dindushmani; e tha me gojë të vet dhe e nënshkroi- Kadri Mani.

Libri propagandistik (aspak  shkencor) nga Mr. Jakup Krasniqi (tash Dr. i historisë!), i përgatitur nga argatët e tij shkatarraqë e devalvues të çdo vlere njerëzore në Kosovë, në Maqedoni dhe në Shqipëri me sivëllazërit e tyre sociafashistë, ngërthen në vete proçkat e ligësitë më të ulta prej grave të liga xhagajdure që hedhin romuze prej prtej gardhit: mbajma kopilin t’i them kurvë, sa s’më ka thënë! Banalizim faktesh që i dinë tanimë edhe kalamjt! Kontradikta që mund t’i bëjnë vetëm pijanecët ose drogirantët!

 

Kryeministri Rexhepi shkarkon kordinatorin e qeverisë për standartet Rexhep Hoti 

PRISHTINE (19 Janar) -Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, të hënën, ka bërë publike shkarkimin e Rexhep Hotit nga detyra e koordinatorit të Qeverisë për standardet, dhe ka njoftuar se në vend të tij do ta emërojë këshilltarin Ilir Deda. "Rexhep Hoti do të punojë në një nga zyrat tjera, të cilat së shpejti do të formohen", tha kryeministri Rexhepi. Para disa ditësh, zëvendësadministratori i Kosovës, Çarls Brajshou, në një letër dërguar kryeministrit Bajram Rexhepi, ka kërkuar nga ai që të shkarkojë nga detyra koordinatorin e Qeverisë për standardet, Rexhep Hoti. Arsyeja e kësaj kërkese kishte të bënte me prononcimet e fundit të bëra nga Rexehp Hoti, të cilat, kanë rrezikuar procesin e implementimit të standardeve. "Me prononcimet e tij të fundit publike, Hoti ka rrezikuar procesin e implementimit të standardeve të caktuara për Kosovën," thuhej në letrën e zëvendësadministratorit Brajshou.bm/bm(QIK/Balkanweb)

 

Rexhep Hoti, zyrtar i naltë i PDK, në emisionin e Televizionit Rrokum, "Politico", tha se EULEX ka agjendë politike, se Hashim Thaçi ka ardhë në pushtet dhe ne krye të partisë - me vota të kontrabandueme...

 

Tutje po në emisione televizive Rexhep Hoti përpiqet ta mbrojë Fatmir Limajn nga “akuzat e pabaza”... Ne këtë person më tutje nuk e njohim, por me fqinjin tonë në Zvicër, me Feriz Hotin, jemi prishur për shkak se në celular e kishte vënë portretin e Hashim Thaçit, të cilin ne e urrenim për dallaveret e tij me sivëllezërit e vet tiranas-tiranikë, edi ramët me haramët.

“Thelb i problemit serb e shqiptar është problem që lidhet me hapësirën gjeografike në të cilën duhej të shtrihej shteti i njërës apo i pales tjetër.”-  kjo është motoja enigmë e Jakup Krasniqit dhe e argatëve të tij, edhepse gjimnazistët e dinë Shtetin 1500-vjeçar Iliro-Dardan!! Kjo proçkë është thënë në f. 17 dhe është ritheksuar në faqen e pasme të kopërtinës!!

Në f. 13-14: “Zotërinj, ne jemi të vetëdijshëm se tokat e hunbura vazhdojnë të jenë të dhimbshme për ne, por ne jemi të detyruar ta pranojmë faktin e kryer, për dy e më shumë Kosva të humbura.”- për të njëjtën çështje në f. 105 ata (Jakupi me argatët e vet) shkruajnë:” Si nuk na frikëson ndryshimi i kufijëve etnik(ë), nuk i frikësohemi as hulumtimeve për tapi të vjetra, se pronat e shqiptarëve do të shtriheshin në gjithë Toplicën deri në Nish.”- pra, si na qenkan të humbura tokat me tapi, e që njëkohësisht këta dainj i konsiderokan “fakt të kryer”!?- apo nuk e kanë thënë atë që atyre ju mjafton: vetëm Kosova, sa për të zhvatur ca më zi se vetë pushtuesit!! Sa shtëpi i ka Jakup Krasniqi dhe me çfarë dimensione!?- çka u bë me privatizimet dhe ku janë paratë e privatizimeve!?- ose do t’i pillni ose do t’i villni!!

Në f. 43: “Alternativa demokratike përveç që ishte e pa busullë, ajo nuk ishte e gatshme të ndërmerrte asnjë veprim të guzimshëm e serioz në të mirë të vendit. Ajo gandizmin apo pacifizmin nuk e kishte zgjedhur si vlerë a bindje,  por nga mosbesimi në kryengritjen e armatosur.”- kishte kaluar koha e kryengritjeve të armatosura, kishte ardhur koha e dioplomacisë vizionare, or dritëshkurtër!

Në f. 44: “Krerët e rezistencës pasive u tregan të pavendosur për krijimin e forcimin e jetës institucionale.”

Në f. 46: “Nga ky organizim legal në vendet e demokracisë perëndimore e i fshehtë i Kosovës, do të krijohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës e cila del nga gjiri i Lëvizjes Popullore të Kosovës.”- (kurrë s’kam qenë lëpëkëist!- K.M)

Në f. 47: Nuk thuhet kot: “Liria i ka rrënjët në gjak!”- e po jo ore gjakatarë, ishte diplomacia e Dr. Rugovës. Përse pra nuk po çlirohen çeçenët, palestinezët, kurdët...

Në f. 64: Për kundër kësaj, ministra të Qeverisë Kosumi, sidomos ata të LDK-së janë duke bërë gara se kush i pari po shkon në Beograd. Kur dihet shkalla e inkriminimit të tyre në krim e korrupsion, të jepë për të kuptuar se cili do të jetë edhe fati e këtyre bisedimeve?!”.

“Në f. 70-71 kemi këtë romuz: ”Me gjendjen shëndetësore që ka kryetari i Kosovës, a ka energji të përballojë negociatat më palen serbe dhe t’i drejtorjë ato? Duhet të jesh më shumë se miop për të dhënë përgjigje pozitive në këtë pyetje.”- stërvinarët socialfashitë po e theksonin e po galdonin sëmurjen e Kryetarit tonë legjendar; paçka se janë të nokautuar nga librat: “Dr Ibrahim Rugova Triumfoi në Kosovë dhe në Hagë!!”, Prizren- 2002, f. 147, tirazhi 5000 kopje, radaktor dhe botues- Kadri Mani; “Simfonia e Dardanisë” (Poezi kushtuar Presidentit Dr. Ibrahim RUGOVA), më se 60 poetë. Pastaj Enver bytyçi: IBRAHIM RUGOVA FILOZOFIA POLITIKE DHE NAVIONALE; Engjëll Koliqi: Dr. Ibrahim Rugova Arkitekt i Dardanisë së rë Republika e Kosovës...

E kur “dihej” shkalla e inkriminimit “të tyre në krim e korrupsion”- çfarë shkalle të krimit keni arritur ju sot!?!

Me Jakup Krasniqin kemi polemizuar edhe te revista “Shqipëria etnike” nr. 11-12/2001, f. 13-15:

 

ZËRI I ATDHEUT-NUK ËSHTË ZËRI KERRMËZ I JAKUP KRASNIQIT!

 

Ish të burgosurit politikë kanë qenë në ballë të furtunës, ishin njerëz të rezistencës e të sakrificës, ata duhet të zënë vendin e vet që iu takon në gjirin e organizmit më të ri në LDK. (Dr. Ibrahim Rugova)

 

Shkruan: Kadri OSMANI

 

(...)

“Po afrohet koha kur do të formohen organet e drejtësisë për denigruesit dhe vrasësit mizorë.”- është citimi im i fundit në f. 13; datë terse kjo për plaçkitësit e vrasësit mizorë të Kupolës së sotme të 40-milonerëve-thithëlopa që po i përkrahë Evropa!

Dr. Rugova ju besoi dhe e shtini gjarpërin në gji!-diversantët që kishin hyrë me qëllimet më barbare që ta marrin kalanë nga brenda!! Dhe e morën: me krime ekonomie-politike, me vota të kontrabandueme e me haraç... kishit qenë e etur për para; edhe librit tën me 125 faqe ia ke vënë çmimin 5 euro; kurse libri im; NUSET TONA (Roman dhe Dramë) e formatit më të madh se yti dhe me 266 f. Ka qenë në rrjetin e shtijes për 3 euro.

Ju, lagjja e juaj e instaluar nga Tirana tiranike), më keni nënçmuar, por elemnti aktiv nuk mund të anashkalohet:

 

Postskrimtum Intervistave nga Dr. Salih Berisha-Hashim Thaçi me gazetarët Belendi Fevziu-Sylejman Shaqiri dhe të tjerët... në mbrëmjen e 10.12.2007, përmes TVSH-RTK-KLAN-ALSAT...

Zotni Hashim Thaçi, nuk jeni (vetëm) ju themelues i UÇK-së!!


Nga Kadri Osmani-Mani, major i luftës

Deklarata tejet e fryrë dhe e hardallosur e zotit Hashim Thaçi, mandator për kryeministër të Kosovës, se ai na qenkësh themelues i UÇK-së, ishte tejet tendencioze dhe fyese për luftëtarët e lirisë përgjithësisht, dhe në veçanti për dëshmorët e kombit!!
As gjykata nuk e merr për vepër penale vetëm një ose vetëm dy persona: vepër penale politike mund të bëjnë vetëm grupi prej 3 (tre) personash, sepse në vota vetëm treshi formon shumicë-pakicë, apojo!?!
Dhe le të ishte Hashim Thaçi numër-1, (gjë që nuk ishte!), ama si nuk denjoi t’i gjente me thjerrëz (vogëlakët!) dhe t’i theksonte edhe dy shokë nga dëshmorët tanë të rënë në fushën e nderit: Adem Jashari, Agim Ramadani, Ahmet Krasniqi, Enver Topalli, Afrim Zhitia, Fehmi Lladrovci, Fahri Fazliu, Hamzë Jashari, Rexhep Mala, Mehë Uka, Nuhi Berisha, Sejdi Sejdiu, Tahir Zema... dhe të dilte me një procesverbal për dokumentim të besueshëm!?!
Zotni Hashim Hhaçi ende nuk është deklaruar se në cilën Betejë ka marrë pjesë ai vetë!?! Apo vetëm e ka themeluar UÇK-në dhe i ka dërguar rekrutët në luftë, në mënyrë joprofesionale, gjë që do të ishte vepër e rëndë penale!?!
Partia e Luftës e Kosovës (PLK) ka filluar me gradat ushtarake nga më të lartat-major, ngase s’ka gradë më të lartë pa qenë doktor shkencash, apojo? Si ju ndodhi juve që të arrinit deri te një numër bukur i madh “gjeneralësh”, duke qenë mësues katundesh ose edhe ndërtimtarë!?! Dhe ju personalisht çfarë grade keni?- se nuk e keni thënë deri tash?
Duke jua uruar zgjedhjet e fituara, po ju shtroj disa pyetje dhe prognoza: 
Ekzekutivi juaj a do t’i thërrasë njata 60 oficerë madhorë që edhe sot e kësaj dite po bredhëritën nëpër mërgatë dhe në punë të rënda e të vrazhda për duart e tyre të arta prej oficerësh me vlera të larta kombëtare, për çka edhe janë shkolluar, apo mos i keni shpallur tanimë persona nongrata si “dezertorë”?- ngase është zhvilluar luftë ideologjike, dhe ata kanë qenë të papërshtatshëm ngase ishin partizanë të Dr. Ibrahim Rugovës, të cilin poashtu nuk e përmendet fare në Intervistë, dhe as përmendet flamurin e ti të Dardanisë, të cilin strukturat tuaja e kanë djegur publikisht!?!
E pra jemi gëzuar që keni fituar për dy arsye:
1.Gjumashët e LDK-së e kanë meruar disfatën dhe 2.Ju (dhe Qeveria e zezelinave) e të krimeve ekonomike... për pak muaj do të komprometoheni krejtësisht, ndërsa votuesit do të këndellen përfundimisht! 
Edhe zotni Blendi Fevziu shkalloi keq kur nxori nga goja “Shqipërinë e madhe”!! Dhe as deshi ta përmirësonte atypëraty, kur ia tërhoqi vërejtjen zotni Gani Mehmeti nga Besiana se duhet thënë “Shqipëri Etnike”!?!
Shëndet.

Gabimet në librin e Dr. Jakup Krasniqit: mentaliteti (mendësia), kur që lind (që kur lind), Qubrilloviqi (Çubrilloviqi), hezitoni (ngurroni), civilizimit (qytetërimit), dominim (mbizotërim), fenomen (dukuri), ketë (këtë), dehumanizuar (shhumanizuar), divergjencat (ndëranësimet), maltretimeve (tprturimeve), klandestine! (ilegale), gafi (gafa), qojnë (çojnë), arrin (arrinë), Vushtrsë (f. 54) (Vushtrrisë), të (të mos), konfuz (kaos), menaxhuese (qeverisëse), të humburit (humbëesit), u deshtë (u nevojit),

 

10-programet serbe për shfarosjen e kosovarëve

dhe  heshtja mortore e   tonë të keqe!!

 

1844- Ilia Garashanini përpilon Naçertanian-(Projektin e Madh) për shfarosjen e shqiptarëve;

1881-Programi i depërtimit në det;

1920-Programi i likuidimit të shqiptarëve;

1937-Elaborati i Çubrilloviçit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë dhe me terror;

1939-Programi i Ivo Andriçit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;

1941-Programi i Moleviçit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;

1942-Programi i Drazha Mihajloviçit për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;

1944-Elaborati i II-të i Çubrilloviçit për shpërnguljen e shqiptarëve eme dhunë dhe me terror;

1950-Programi për shpërnguljen e shqiptarëve me dhunë;

1986-Memorandumi i Akademisë Serbe për Kosovën serbe!

 

(Rushit Ramabaja:”Mareci i shpresës së mirë- dhe rrëfime të trishta

për golgotën e kolonave të Gallapit në Grashticë, Makoc e Llukar”)

 

P.S.: Ju erdhi fundi! Kësaj pranvere (2012) do të shpërthejnë grevat e përgjithshme të: pensionistëve, të invalidëve, të asimtarëve, të punëtorëve të shëndetësisë, të punëtorëve të pa punë dhe pa kurrfarë mjete për jetesë...

 

 

Kadri Mani

 

KUR RROKE ARMËN...

 

kur rroke armën e shkove në stërvitje

e në ballë të puthi ty nëna jote loke

a të porositi gabimet t’mos i përsëritje

apo vëllain tënd ta shtrije për toke?

 

kur u nise në luftë n’ballë të puthi motra

a shkoje t’i vrasësh shkelësit e atdheut

e kokën e ktheje përmallshëm nga votra

apo që t’i vrasësh krerët e mëmëdheut?



(Vota: 19 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti: