Artan Kryeziu: Aspektet psikologjike të lojes së basketbollit
| E Hene, 02.01.2012, 08:45 PM |

Aspektet psikologjike të lojes së basketbollit

 

Nga Artan Kryeziu

 

Aspektet psikologjike janë procese kyçe për përformancën e basketbollistëve si dhe rreth menaxhimit të lojës së basketbollit, si të atyre profesionist ashtu edhe amator. Basketbollistët profesionist përveç aftësive motorike që kanë, ata vazhdimisht tregojnë nivel të lartë të funksionimit stabil edhe në aspektin psikologjik. Në shumicën e rasteve, gjatë lojesë së basketbollit prej 40 minutash sa zgjatë ajo, në shumë raste aspektet psikologjike reflektojnë tek lojtarët. Për këtë arsye në paraqitjet e tyre kemi dallime për një përformancë të dobët, të mirë dhe një përformancë të shkëlqyeshme. Është karakteristike se ndërmjet këtyre përformancave jo vetëm tek basketbollisti por edhe i tërë skuadra, synon të i arrijë qëllimet për të marrë rezultatin pozitiv ndaj rivalit. Basketbollistët, përveq që janë të fuqishëm për nga aspekti fizik për këtë arsye përformanca e tyre është e lidhur ngusht edhe me aspektet e ndikimit të elementeve psikologjike. Basketbollistët që kanë dhe aplikojnë teknikë të mirë janë në gjendje të mirë fizike, njëherit kanë përvojë të mjaftueshme. Të cilët kanë zhvilluar aftësi të mira gjatë karrierës së tyre dhe kështu në aspektet psikologjjike kanë siguri të bollëshme për lojë. Mirëpo, kjo më tepër është një aftësi e tyre në të cilën ata ende mund të përmirësohen. Pra, në përgjithësi prefeksionimi i aftësive psikologjike do të ndihmojë që lojtarët, jo vetëm të paraqiten në një lojë apo në disa prej tyre, por do të ndikojnë që në vazhdimësi për të rritur përformancën e tyre për një periudhë më të gjatë gjatë karrierës së tyre.

 

Para lojës

 

Para loja gjithënjë është shumë e rëndësishme për ngarkesat, emocionet dhe të papriturat që vijnë tek lojtarët, prandaj përë këtë kërkohet të bëhet një përgatitje psikologjike. Për të luajtur mirë, për të i përmbushur dëshirat dhe mundësitë lojtarët, këto karakteristika nuk janë të përbashkëta aq sa ne mendojmë. Në këtë drejtim dëshira për të u treguar dhe për të dhënë rezultatet më të të mëdha duhet të ruhet me kujdes, në mënyrë që për momentet e duhura të shfrytëzohen kapacitetet e lojtarëve me qëllim të angazhimit në lojë. Trajnerët të cilët janë të angazhuar duhet të japin kuntributin e tyre në aspektin psikologjik me qëllim që këshillat e tijë, të reflektohen tek lojtarët. Këshillat që vijnë nga trajnerët në mas e qetësësojnë lojtarin, njëherit e ushqen dhe e ndihmon për të pas më shumë vetëbesim dhe vetëdiciplinë. 

Basketbolli është një lojë emocionale, megjithatë lojtarët zakonisht luajnë nën stres. Trajneri i vëmendshëm dhe i mençur duhët ta njohin përceptimet e duhura emocionale te lojtarët. Në këtë drejtim basketbollistët që posedojnë vetëbesimin dhe besimin në vetë nuk do të jenë të shqetësuar me telashet e të vetëbesimit. Vetëbësimi nganjëher i afronë lojtaret me agresivitet, që kanë mendje dhe aftësi motorike të avancuar. Mirëpo kjo gjendje mund të jetë vetëm me një grupë basketbollistëve. Mirëpo trajneri mund të luftojnë këtë dukuri që paraqitet, të mos thuhet si kusht, duke hequr friken nga humbja. Kjo dukuri i ka efektete e veta edhe atëher kur angazhimet bëhen duke përdorur metodën e vlerësimeve të kundërshtarëve. Kjo metodë vlenë nëse janë përcjellur lojrat e kaluara të kundërshtarit, pastaj edhe duke i përcjellur statistikat e lojrave më të mira të kundërshtari. Çdo trajner në masë të madhe mund të theksojnë fuqinë e kundërsharit atëher kur ekipi i tijë ëshë më i dobët. Në situatat e pafavorshme kur ekipi është në pozitë për të humbur lojen, problemet e trajnerit janë që të angazhohet të ndërtohet besimi, shpresa, dëshira dhe entuziazëmi për lojë.

Basketbollistët të cilët kanë aftësi të veqantë motorike dhe mendore gjithëherë janë të vendosur që të ketë një nivel me të lartë. Prandaj shpesh ndodhë që ketë lojtari dhe ekipi mund të arrijn rezultate më të lartë nëpërmjet inkurajimit të tij dhe udhëheqjes së mirë të ekipit, sidomos në momentet më të ndieshme e të kthesave dinamike që vijnë gjatë zhvillimit të lojës.

Mst: Në gjysmën e lojës

Trajneri i ekipit ka një planifikim të cakuar për procedurat që duhet të ndjek në mes të pjesës së parë. Kjo duhet të jetë themel në zhvillimin e pjesës së parë të lojës dhe në interes të korigjimeve të metave që e kanë përcjellur  gjatë pjesën së parë të ndeshjes. Por me qëllim që në pjesën e dytë të mundësohet shtimin e efikasitetit dhe të organzimit më të mirë të lojtarëve. Në këtë veprim, askush tjetër përveq ekipit dhe anëtarëve të shtabit teknik nuk duhet të jetë i “përzier” gjatë gjysmës së lojës. Në këtë periudhë të meslojës kërkohet që basketbollistët duhet menjëherë të shtrihen për të pushuar dhe të relaksohen.

Është e rëndësishme që të gjithë lojtarët të jenë të gatshëm që në këtë interval të kohës për pesë apo gjashtë minuta për të e relaksuar trupin. Trajneri apo asistentët e tij duhet të angazhohen që basketbollistët t`i përkrahin dhe të iu japin kurajo sa më shumë pa marrë parasysh razultatin. Duhet t`i ndihmojnë që ti pastrojnë “djersitjet”. Gjysëmëloja është një periudhë shumë e mirë e pushimit. Nganjëher, trajneri mund të jetë jashtë strategjisë për të e diskutuar gjysmën e lojën së parë. Kjo është si rezultat i rrjedhës së lojës dhe të presioneve që mund të i ketë nga pronarët apo nga ndonjëri nga aksionarët e klubit. Por kjo nuk guxon të reflektohet në masë derisa trajneri i është i përkushtuar, pasi që me përmirësimin e rezultateve mund të eleminohen edhe “presionet”që mund të vijnë. Pas periudhës së relaksimit “pauzës” trajneri tek lojtarët mund të ndikojnë t`i paksojojë gabimet, me këtë ti shtojnë përparimet me qëllim të fitojnë sigurinë për lojën që ka mbetur.

Gjithashtu trajneri duhet të shpjegojë planin për lojën e mbetur. Kur ai kërkonë që basketbollisti të mbajë në mendje shumë gjera. Mund të dëmtojë atë për arsyje se gjatë lojës lojtari ka nevojë për kurajo dhe ta ketë besimin nga ana e trajnerit. Të kemi parasysh se basketbolli është një loje e bukur ku gjithëherë luhet për argëtim dhe relaksim. Shumë herë trajneri përfundon interesat e ekipit dhe harron qëllimin se për çka është duke udhëhequr. Ai gjithëherë duhet të jetë i zjarrët për të mirat që sjellë ekipi i tijë gjatë lojës. Në qofëse ekipi është i përbërë nga lojtarët që kanë interes për ekipin e zemrës ata bëjnë një punë më të mirë edhe pa qenë të shtytur shumë nga trajneri i tyre.

 

Pas lojës

 

Po që sa ekipi në ndeshje e luanë një lojë të mirë, por që e ka humbur kjo është rastë  me ndjenja të përziera. Ndërsa, në lojën tjetër lojtarët në terenin sportiv kanë luajtur dobët dhe e fitonjë ndeshjen kjo tregonë se ata janë me fat dhe duhet të e kenë parasysh që të mos jenë shumë krenar me fitoren e tyre që kanë arritur në saje të fatit të tyre e të gabimeve të rivalit. Po qe se njëri nga basketbollistët menjëherë pas ndeshjesë kritikohet shumë për humbjen që është shkaktuar është diçka e mirë për të. Por lojtarit duhet t`i jepet kohë më të gjatë për të menduar se ku mund të mbulohen gjërat, ku duhet bërë korigjimet, në përqëndimin,  zhvillimin e konceptit të kolektivitetit apo individualitetit, varësisht se në cilën kalibër i përket lojtari. Duhet pasur parasysh se a i merrë përgjegjësitë lojtari apo ka rol tjetër në ekip. Kjo mënyrë e komunikimit dhe e ndikimit të aspekteve psikologjike për lojtarët mundëson që në ditët e ardhëshme të bëhen ndryshime të dukshme pozitive si për lojtarin ashtu edhe për ekipin në përgjithësi.

 

Përfundim

 

Në këtë punim kemi shtjelluar temën mbi ndikimin e aspekteve psikologjike të lojës së basketbollit. Për të e trajtuar këtë temë më ka shtyer kërkesa, pasi që për këto trajtime nevojat janë të mëdhe dhe gjithnjë aktuale si dhe arsye përë të u marrë me këtë problematikë. Shumë pak ekspert merren më këto çështjë sa të rëndësishme dhe aq të nëvojshme sidomos ndikimi i aspekteve psikologjike në lëmin e basketbollit. Kjo temë është një kontribut i vogël por me peshë të madhe që sado pak do të ju ndihmojë trajnerëve të basketbollit, specialistëve të sporteve e pedagogëve të edukimit sportiv dhe vetë lojtarëve të cilat janë të angazhuar në basketbollit.

 

(Autori është kandidat i Mr. Sci. në Kulturë Fizike në Universiteti Shtetëror të Tetovës dhe njohës i çështjeve të basketbollit)



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: