I heq perçen gjatë lindjes, i shoqi rreh maminë
| E Premte, 23.12.2011, 07:56 PM |

Një mysliman u burgos në Francë, pasi goditi me grusht një mami, e cila po përpiqej t’i hiqte perçen gruas së tij ndërsa ajo ishte në sallën e lindjes.

 

24-vjeçari Nassim Mimoune ishte nxjerrë më parë nga spitali nga forcat e sigurisë, pasi ishte përpjekur të ndalonte një mjek që të ekzaminonte gruan e tij, duke e quajtur “përdhunues”.

 

Sidoqoftë, ai përsëri u lejua të hynte deri pranë sallës së lindjes, ku mund të vëzhgonte procesin e lindjes nga një xham ndarës. Në momentin kur një mami po përqej t’i hiqte gruas perçen, një veprim i zakonshëm gjatë një operacioni, myslimani i irrituar theu xhamin dhe e goditi në grusht.

 

Përpara se të nxirrej përsëri me forcë nga forcat e sigurisë, ai pengoi mjekët dhe gruan e tij që të lindte, duke kërkuar që fillimisht asaj t’i vendosej një perçe e re në kokë, pasi ajo që bashkëshortja e tij mbante u gris.

 

Pasi spitali ngriti një padi ndaj Mimoune për agresionin e tij ndaj infermieres, një gjykatë në Marsejë e dënoi atë me gjashtë muaj heqje lirie. Në argumentimin e tij, gjykatësi theksoi: “Vlerat fetare nuk mund të jenë më të rëndësishme se sa ligjet e Republikës”.

 


Top Channel

(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: