Flet këngëtarja e muzikës së lehtë dhe këngës popullore, Mimoza Gjoni
| E Merkure, 21.12.2011, 06:55 PM |

“Jam e dashuruar, por këngën s’e toleroj”

 

Tiranës i kushtova albumin e parë të dytin rinisë shqiptare

 

Nga Albert Zholi

 

Albumin e dytë ajo e ka të një natyre krejt tjetër, me muzikë të lehtë,  me këmbgulje, dëshirë, vullnet, pasion ajo tenton të ngelet përherë në tregun e muzikës shqiptare si në muzikën e lehtë ashtu edhe në atë popullore. Repertori i saj përmban këngë popullore të të gjitha trevave të Shqipërisë, ku mbizotërojnë këngët popullore të mbarë Shqipërisë dhe të trevave shqipfolëse, por tashmë ajo po fut në repertorin e saj dhe këngët e muzikës së lehtë me ritëm që ngjajnë me Hip- Pop. Por fillimet e saj të të kënduarit ajo i ka me këngët polifonike kur këndonin në shtëpi familjarisht për vetë origjinën jugore. Ajo po bëhet një nga këngëtaret më të pëlqyera në aktivitetet e shoqatave artistike dhe pse për vite të tëra ka kënduar jashtë shtetit kryesisht në Gjermani. Hyrja e saj në konkurrencën e këngëtareve të këngës popullore ka ardhur në mënyrë të bindshme, pasi ajo ndoshta është ndër të paktat këngëtare që i këndon të gjitha këngët popullore të trevave shqiptare dhe tashmë dhe ato të muzikës së lehtë. . Në bisedë ajo është shumë e sinqertë dhe rrëfen me qetësi rrugën e vështirë dhe të bukur të këngës nga Gjermania, Maqedonia, Kosova dhe tashmë në Tiranë, qytetin ku ka lindur që tashmë po i dedikon albumin e sajë të dytë të titulluar “Rinisë shqiptare” .


Ju së afërmi do të merrni pjesë në organizimin e shoqatës “Sofra Shkodrane”, si jeni ndjerë në këtë  aktivitet vitet e tjera?

Jam ndjerë dhe po ndihem mirë. Tashmë është një eksperiencë e bukur, afër 3- vjeçare.  Me këtë aktivitet dhe me shumë aktivitetet e Unionit Artistik të Kombit Shqiptar them se, jam afirmuar me këto aktivitete dhe publiku është njohur me mua, me repertorin tim dhe me preferencat e dyanshme. Jeta jashtë atdheut ka bërë të jem larg publikut shqiptar në atdhe, por afër atij emigrant. Jeta sjell ndryshime.

Si lindi kënga tek Mimoza?

Eh, si lindi?! Natyrshëm! Unë me origjinë jam nga jugu. Në shtëpinë time këndohej gjithmonë polifoni. Më merrte babi dhe më thoshte këndo dhe ti. Hyra mes tyre si pa u ndjerë. Për çdo ditë këndoja polifoninë labe. Këngët e para ishin “Bejke bardhë”, por dhe këngët korçare dhe përmetare. Mbaj mënd që këndoja dhe këngën “Kur më shkoje në ato varre, me fustanin zvarrë, zvarrë”, etj…apo këngën “Çupëzë ç’mu bëre ftua”.

Cila ka  qenë këngëtarja juaj e preferuar në vitet e vegjëlisë dhe deri tani sa filluat vetë të këndoni?

Natyrisht,  dua ta bëj publike. Ajo ka qenë dhe mbetet Fitnete Rexha. Nëna ime e pëlqente shumë dhe në mëngjes para se të ikte në punë hapte radion me ton të ulët dhe dëgjonte këngët e saj. Edhe unë i dëgjoja dhe u rrita me to. Ishin këngë që dhe sot i dëgjoj, por dhe i këndoj me ëndje. Shumë këngë të saj i kam në repertorin tim.

E veçanta juaj është se ju e keni filluar rrugën e bukur të këngës jashtë atdheut. Ka qenë e vështirë?


Shumë e vështirë. Aq sa se mendon. Çdo këngëtare ka udhën e vet të këngës. Jeta e vështirë ekonomike bëri që unë të emigroj. Gjermania ashtu si shumë këngëtare të tjera shqiptare ishte vendi, ku gjeta hapësirën dhe kushtet për të kënduar. Aty këngëtarja vlerësohet dhe respektohet. Shumë këngëtare aty japin koncerte dhe pse jetojnë në Shqipëri. Me Gjermaninë më lidhin shumë kujtime. Aty ku vlerësohet arti qytetërimi jep frytet e veta cilësore. 

Pas kthimit nga Gjermania sërishmi aktivitetin e keni jashtë kufijve tanë shtetëror?

Po, është e vërtetë. Tashmë lëviz kryesisht në Maqedoni dhe në Kosovë. Janë dy treva, ku pëlqehet shumë kënga popullore shqiptare sidomos ato epike. Këto treva sidomos janë të dashuruara me këngët patriotike. Këngët më të dashura janë “A vritet pafajësia” dhe të gjitha këngët trimërore për UÇK-në. Unë i këndoj të gjitha këngët popullore shqiptare të çdo treve ndaj jam e ftuar nga jugu në veri dhe nga lindja në perëndim. Me këngët e reja të muzikës së lehtë plotësohen disa mangësi të vogla në repertorin tim. Besoj se, këto këngë janë shumë afër kërkesave dhe dëshirave të rinisë. 

Pas albumit tuaj të parë çfarë po përgatisni?


Albumi i parë pati shumë sukses. Ishte një album që me thënë të drejtën i kaloi parashikimet. Atë album ja dedikova Tiranës, qytetit tim të lindjes. Tashmë po përgatit albumin e dytë vetëm me këngë të muzikës së lehtë. Është një album me këngë plot ritëm dhe me tekst rinor. Pra një album tërësisht rinor  për argëtim.

 “Duajeni Tiranën” albumi im i parë ishte një album me theks të veçantë, ku përcillej ideja se ne që jetojmë këtu ta duam Tiranën se ajo po ndryshon, por bashkë me ndryshimin bëhen ndërtime pa kriter, ndërtime që kanë humbur shumë monumente historike, ndërtesa të vjetra që identifikoheshin me Tiranën. Unë kam lindur në Tiranë dhe e dua shumë qytetin tim. Tirana është zemra ime. Disa gjëra të rralla të Tiranës që janë pjesë e historisë së saj duhet t’i ruajmë. Unë në këtë album bashkëpunova me poetin Mynyr Hoxha dhe kompozitorin Adem Berati. Ndërsa në albumin e ri “Rinisë shqiptare” po bashkëpunoj me kompozitorin Alban Arifi. 

Besoni në suksesin e albumit “Rinisë shqiptare”?

 

Besoj dhe shumë. Këtë bindje e kam për vetë ritmin e muzikës, tekstet sepse ka brenda atë çka publiku. 
Si e kujtoni dashurinë  e parë?

Me shumë ëndje, por dhe pa shumë gjurmë. Ishte një dashuri me një artist. Erdhi vetiu. Kishte momente shumë të bukura, por që me kalimin e kohës u venit. Por do s’do e kujtoj atë dashuri. Njeri nuk mund të jetojë pa dashuri. 

Po tani a jeni e dashuruar?

Po, jam e dashuruar. Ndihem mirë dhe e respektuar. Nuk ka atë fuqinë e magjishme, por është një dashuri praktike. Dua të them se i dashuri nuk jeton në Tiranë.

 

Njeriu më i afërt për ju?


Nëna ime. E kam gjithçka. Shoqe, motër, nënë. Me të, ndaj gjithçka dua të qaj. 
Kjo do të thotë se nuk ke shumë miq të ngushtë?

Unë kam shumë kolegë, por pak miq të afërt. Unë flas, shkëmbej mendime, pi kafe, por nuk jam shumë e hapur. Në jetë unë dua të më respektojnë, jo të më duan. Respekti të çon edhe tek dashuria njerëzore.

Moza dhe Luku…
I kushtoj kohë aq sa duhet. Fiks, aq sa i duhet një femre të duket e rregullt. Nuk jam ekstreme. Dua të jem e rregullt kudo. Dal e veshur mirë dhe me një tualet konstant. Me veshjen time respektoj veten, spektatorët, miqësinë.

Rrobat i blini firmato?

S’kam një preferencë të veçantë. Blej çka më pëlqen, çka më shkon, çka më duhet. Mund të jenë firmato ose jo.


Kam parë se përdorni shumë minifundet?


I pëlqej. Më rrinë bukur në trup. 

Keni bërë ndonjëherë flirt?

E di që këngëtaret janë shumë të paragjykuara, por as më shkon në mendje flirti. Dua lidhje të qëndrueshme.


Çfarë lexon më shumë gazeta apo libra?

Libra. Studioj libra psikologjik. Ato më heqin streset e ditës. Tashmë kam blerë dhe po lexoj disa libra të tillë “Si të krijojmë miq”, “Dëshira dhe siguria në jetë” etj… Pëlqej dhe romane me këto tema.

Hobet?

Kërcimi dhe kënga

Zakonisht, ku i bëni pushimet e verës
Kur s’kam punë dal jashtë vendit. Dua të shkoj në ato vende që nuk kam qenë. Jo se s’më pëlqejnë plazhet shqiptare, por këto i kam frekuentuar dhe besoj se, duhet parë dhe më tej.

Ushqimi preferuar?

Frutat, sallatat, peshku.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: