Fahri Xharra: Kur tokat pushtoheshin në emër të fesë
| E Hene, 12.12.2011, 09:05 PM |

Kur tokat pushtoheshin në emër të fesë

 

Ekskluzive nga Fahri Xharra

 

Historikisht, fatkeqësia e jonë e madhe ka qenë, që nuk kemi dijtë të zgjedhim mikun.  e ende vazhdojmë me të njejtën fatkeqësi. Të bardhës i kemi thënë e zezë dhe të zezës e bardhë. Athua pse? Fatkeqësia edhe më e madhe ka qenë të bindurit tonë në atë që na është thënë,  e kjo si rrjedhojë e mosdijes sonë, mos shkollimit tonë.    Lëvizjet kanë qenë të kufizuara, e me një kufizim të tillë, deomos njëriu i ynë i ka zënë besë krejt se çka iu është thënë. A na janë spjeguar  drejt gjërat? A na është spjeguar drejtë historija e jonë?  Feja, a na është spjeguar drejt,  të cilës iu kemi mveshur me shekuj? Kush ishin ata  që e përhapnin fenë, qëllimet e tyre? Pse më duhej mua, apo babit tim, apo  gjyshit tim t`i bindemi diçkafit,  e cila ishte për ne e largët e paprekshme?  Pse unë ashtu i pafajshëm që isha, gjithmonë të rrija me një dro, se diçka do të më ndodhë? Pse,  ne nuk guxonim të qeshnim dhe të kënaqëshim me  kënaqsinë e bisedës qesharake që bënte  t`i harrosh hallet? Por duhej menjëherë të kërkonim ndihmën e zotit që të na sjellë fat mbas gjithë asaj qeshjeje.   Të gjitha pyetjet e kanë përgjegjë njejtë:Mosinformimi.

Po sot? Sot kur, mundësia e informimit është shumë e madhe, kur mundësia e mësimit është e vogël në krahasim me atë se çka kemi mundësi të lexojmë, të shofim, dhe të ballafaqohemi, biejmë pre e mos spjegimit të drejtë apo më mirë të themi  pre e mashtrimit.

Qëllimi i shkrimit, ka të bëj vetë me një spjegim të drejt të asaj se si tokat e ndryshme në botë janë pushtuar në emër të fesë.

Lufta e shenjtë apo Xhihadi Islamik.  Çka ishte xhihadi Islamik? Sa dijmë ne për te? A është për ne shqiptarët e shenjtë të mburremi me xhihadin Islamik?

Ç`ishte xhihadi apo lufta e shenjtë. Thjesht,  një luftë” legale”  e përbashkët e shtrirjes së territoreve të sunduara nga muslimanët në dëm të të territoreve të sunduara nga ata të feve tjera. Qëllimi i xhihadit, me fjalë të tjera nuk ishte përhapja e Fesë islame  se sa përhapja e e suverenitetit te fuqisë Muslimane. Xhihadi,   me  qëllim të ekspansionit territorial ishte aspekt qendror dhe i rëndesishëm  i Muslimanëve. Në këtë mënyrë Muslimanet një shekull më vonë nga përhapja e islamizmit në Gadishullit Arab i pushtuan tokat që nga Afganistani e deri në Spanjë, Indinë,  Afrikën Veriore, Sudanin, Andollinë e më vonë edhe Ballkanin. Xhihadistët skllavëruan me qindra e mijëra e fëmijë(në të njejtën kohë duke i mbytyr burrat), dhe duke iu imponuar Islamin me dhunë. Pra qëllimi i përherëshëm i xhihadit ishte të sjellë krejtë njerëzimin,  në terësi,  nën drejtësinë e Ligjit Islamik- një sistem totalitar   i udhëheqjës fetare shumë i vrazhdë për jo-muslimanët dhe gratë,  me moton: Aty ku është zoti, ai është në saje të shpatës së islamit dhe hijës së shpatës së Islamit!Shpata është qelësi i parajsës, e cila mund të hapët vetëm për luftëtarët e shenjtë (xhihadistat) (Andrew Bostom : ”Drejtësia e xhihadit “2008)

Gjatë shekujve xhihadi Islamik i kishte dy  ndryshore të kuptimit, njëra më radikale dhe tjetra më pak radikale. E para mbahej në atë  se kush e spjegon ndryshe besimin e tyre e këta ishin jobesimtarët dhe në të njejtën kohë  ishin cak i xhihadit.E dyta e  e bashkuar me mistiken, e hudhë poshtë xhihadin si konflikt të armatosur , por e lidhë me thellësinë shpirtërore të besimit, dhe pushtimin.

“ Xhihadi,  Lufta e shenjtë është një domosdoshmëri pët të gjithë besimtarët. Gjendja e luftës është gjendje natyrale ndaj jo besimtarëve” – Qëllimi: pushtimi i tokave dhe përhapja e fesë Islame në të tërë botën.

Me përhapjen e Islamit, Arabët e institucionalizuan edhe skllavërimin.Kurani e lejonte me haditet 16:76,  30:28, 16:71,  70:29-30,  23:5-6,   33:50 etj. skllavërimin  e femrave dhe fëmijve në fillim,  të fiseve Arabe : Kuraiza, Khajbar, Mustalik, dhe Hauazin etj.  e më vonë me rritjen e fuqisë Islamike  u rrit skllavëria në shkallë botërore. Çdo here që muslimanët korrnin  fitore, me vehte sillnin fëmijë dhe gra të skllavëruara: Kur gjeneral  Musa e robëroi Afrikën Veriore në vitin 698, solli me vehte 300 000 skllevër, kurse nga Spanja në vitin 715 i solli 30 000 virgjëresha të bardha . Ndërsa  Sultan Mahmudi pas zaptimit të Indisë (Pakistani dhe Bangladeshi i sotëm) i solli ne vitët 1001-1002 mbi 500 000 gra dhe fëmijë.

Por si veproi turku duke i pushtuar tokat tona në emër të shpatës së Islamit:” Ata derra qenë nënshtruar dhe kishin pranuar zinxhirin vetëm nga tmerri prej kordhës gjakderdhëse të Sovranit. Atëherë u dha urdhri të shtroheshin në bindje ata harbutë të pafe. Për këtë arsye,  në çdo vendqëndrim sillnin para Sovranit fitimtar meshkujt e lidhur me zinxhirë që luftëtarët guximtarë e të shkathët të islamit me një të rënë të shpatës,  i ekzekutonin. Pati ndalesa ku u shkuan në shpatë deri në tre mijë,  katër mijë,  shtatë mijë të pafe. Prej kufomave të shumta,  lugina të thella tanimë ngjasonin si të ishin kodra Të gjithë djemtë e vashat e tyre u kapën dhe u bënë robër,  ndërsa meshkujt e rritur u mblodhën dhe u lidhën me zinxhirë....Të shtyrë nga kjo frikë,  të pafetë që kishin mbijetuar pranuan të bëheshin shtetas të shtruar osmanë. (Tursunbeu,  „Tarih’i-Ebü-l-Feth“ – Historia e Atit të Çlirimti).......Vranë aq shumë,  saqë s’mund të numëroheshin. I zunë robër djemtë e tyre,  vajzat dhe gratë e tyre.“...Kjo pra ishte, menyra se si përhapej Islami në botë dhe në tokat tona.

...Në Medina, muslimanët sollën me vehte edhe Shpatën e tyre. Shpata, vazhdoi t` i nxjerrë njerëzit përpara,  përderisa e tërë Arabia iu bashkua Besimit Islam. Popull pas populli filluan t`i dorëzohen kësaj Shpateje dhe e përqafuan Islamin.Ishe aq i mpreht tehu i kësaj shpate! Thjeshtë i  pushtonte zemrat, se trupat binin ashtu e ashtu. Kjo është shpata e së vërtetës, shkelqimi i së cilës e largon mashtrimin ashtu siç e fshinë drita errësirën. Ajo edhe sot vazhdon të hyn edhe sot në zemrat e burrave dhe grave...

Pra, ku qëndron interesi i përhapjes së dogmës së tillë kur ne,  vet ishim viktimë e kësaj përhapjeje.?

A duhet me të vërtetë të mbesim gjithmonë viktima të shpatës së huaj?

 

 


Shkrimi është posaçërisht për ”Zemra Shqiptare”, dhe ribotimi lejohet vetëm me lejen e Autorit.

(Vota: 60 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: