Kroacia hyn në BE
| E Shtune, 10.12.2011, 08:38 AM |

Kroacia firmosi traktatin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Akti i firmosjes u bë nga Presidenti Ivo Josipovic dhe kryeministrja Jadranka Kosor, ndërkohë që ceremonia vijoi sipas radhes alfabetike me nënshkrimin e traktatit nga 27 shefat e shteteve dhe qeverive europiane, te cilet jane mbledhur qe ne oren 8:30 te mengjesit ne seline e Keshillit te BE-se.

 

Përçarjet dhe debatet për krizën e euros dhe ndryshimin e traktateve nuk i penguan krerët e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, që së bashku me homologët kroatë, të nënshkruanin traktatin e anëtarësimit të Kroacisë në BE. Në fjalime emocionuese, zyrtarët më të lartë të Unionit lavdëruan kroatët për arritjen e qëllimit brenda 9 viteve.

 

“Sot është një ditë historike për Kroacinë, dhe për Bashkimin Europian. Gati nëntë vite më parë, që kur aplikuat për anëtarësim, pas gjashtë vite negociatash, Traktati i Anëtarësimit të Kroacisë në BE është gati për nënshkrim. Kroacia është vendosur të bëhet vendi i 28 anëtar i Unionit. Përgëzoj megjithë zemër Presidentin Josipoviç dhe Kryeministren Kosor. Lidershipi juaj kurajoz i shtroi rrugën kësaj arritjeje", tha Herman Van Rompuy, President i BE-së.

 

"Kroacia eshte vendi i pare anetar i Bashkimit Europian te cilit gjate tranzicionit drejt aderimit iu desh te kapercente trashegimin e veshtire te luftes. Kjo e ben suksesin tone akoma me te madh", tha Ivo Josipovic, president i Kroacise.

 

Në ceremoninë që u mbajt në ditën e dytë të samitit, falja e stilografëve u khtye në një lojë që iu pëlqeu disa kryeministrave.

 

Pas ratifikimit nga 27 vendet anëtare, sipas procedurave respektive, Kroacia pritet të anëtarësohet në BE më 1 korrik të vitit 2013.

 

Ky ishte samiti i fundit i organizuar nën Presidencen Polake të BEsë. Polonia mbyll mandatin e saj me një datë historike për zgjerimin e Unionit, i cili nga data 1 janar 2012 do të udhëhiqet nga Danimarka per 6 muajt e ardhshem.


ARTA TOZAJ - TCH

(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: