Kalosh Çeliku: Askushët si argatë besnikë të partive politike
| E Merkure, 07.12.2011, 08:03 PM |

ASKUSHËT SI ARGATË BESNIK TË PARTIVE POLITIKE

 

(Shkas: Kurvat politike, qe ende deri më sot nuk e gjetën një burrë me brekët mbi pantallona).

 

Nga: KALOSH ÇELIKU

 

Shqiptarët historikisht kanë dhënë burra të pushkës dhe penës. Përçudi, kohën e fundit japin me shumicë e pakicë edhe kurva politike të shtëpive publike. Akullin e thyejnë partizanët neokomunist të partive politike duke i nxjerrë “armët” e tundshme nga brezi me vlera të arrira sakate publicistike. Hë për hë, në shenjë është Shqipëria demokratike. Nënëmadhja, që e rroku mashën e nxehtë demokratike që në kohën e Fan Nolit, kur dumdumët bënin gjumin e arushës nëpër parti politike antishqiptare.

Dorën në zemër, edhe Nënëmdhja ka gabime. Ose, siç do të thoshte Filip  Shiroka: nuk e di Eva, me cilët i bëri këta kopila. Mirë, do të thoni ju: po, i përkryer nuk është as Shekspiri. Pajtohem. E përkryer është vetëm Natyra. Populli thotë: Trimi i mirë me shumë shokë.

Edhe t’i vëmë gishtin kokës: Nënëmadhja, a ka gra e djemë burra?! Po. Edhe atë, me shumicë e pakicë. Trima pas lufte: për ministra në Qeveri, zv/ministra, ambasdorë, drejtorë, vende pune… Askushët, që në kopshtin e tyre nuk kanë ngulur as edhe nj hu gardhi, e ku më t’i dalin zot katundit ose çështjes shqiptare. E në anën tjetër bëjnë luftë, fushatë parazgjedhore me njëri – tjetrin duke ia nxjerrë edhe sytë në mbrojtje të partive të tyre politike. Edhe atë, pasi kanë rrëshqitur në “akullin” e të gjitha partive politike dhe e kanë thyer kokën. Thonë: jo politika nuk është rrenë. “Politika është art i së mundshmes”. Unë them: edhe kurvë. Kurva e do kurvën, po jo edhe burrin besnik. Gjysëmanalfabetët, që as për bari të kopesë me dele nuk i ka marrë Agai i Çelike në Çelëvjollcë. E këndej, duan të dalin në ballë me të gjitha rruzat e kuqe përqafe, t’i prinë popullit shqiptar.

Askushët me këmbëngulje duan ta përbaltin Nënëmadhen, përpiqen të shesin mend për “politikën madhore” para kamerave televizive. Përgjumshëm flasin jerm në përurimin e librave të politikanëve. E harrojnë “kritikët e tabanit kombëtar” se, nuk janë në gjendje t’i përdorin as mjetet e bujkut me të cilat ai e punon arën, e ku më lapsin për të vënë në lëvizje trurin e tyre të sëmurë nga kanceri. Edhe, çka do t‘i tregosh DoktorZiut, që nuk sheh më larg se kabineti i Babait,  nëpër dritare në lëmë?! Asgjë, përveç Lakuriqit që turret nëpër errësirë duke u përplasur mureve të avllive e pemëve në kopësht. E, unë shoh më larg në errësirë, matanë gardhit: pas Çuke me lisa, Përtejzalli.

Vërtetë, ma kënaqën lapsin këta trusakatë! Ditenatë, më shani sa të doni, unë megjithatë ju dua marrëzisht si personazhe të librave të mi kokë më kokë në bibliotekë! Dorën në zemër, jeni edhe të lezetshëm, të veçantë në politikë, të pazëvendësueshëm si personazhe në libra. DoktorZiu ju pri në ballë hipur mbi Doriun me samarë. “Salep-intelektualët” i keni pas vetes mbi gomarë. Universitetet shqiptar mullinj ere. Njerkën, e keni Dylqinenë e Tobozës. Kalorës të arratisur, që pa marrë parasysh, a më doni ju, apo jo, unë ju dua të ju kem si personazhe kalorësiake nëpër libra edhe përtej varrit!

Shqiptarët nuk duhet të brengosen shumë për të Nesërmen, veprimet politike të kundërshtarit partiak, që e mbushi sheshin “Makedonija” plot me përmendore antike. Në mes të Shkupit ballë për ballë me Skënderbeun mbi kalë e solli edhe Aleksandrin e Madh. Fatkeqësisht, nuk i la vend DoktorZiut ta hipin “salep-intelektualët” edhe atë si hero lufte në gomar. Duartrokitje frenetike! Askushi nuk ka bërë më shumë për të Nesërmen e shqiptarëve, se sa ky premier maqedonas. Ndonjëherë, më shkon mendja për së prapthi, mos është me prejardhje shqiptare edhe ky premier?! Jo, nuk ma merr mendja se, shqiptarët nuk do ta sillnin Aleksandrin e Madh me gjithë kalë në Shkup. Edhe një herë binu duarve shuplakë! Rroftë kryeministri shqiptar!

Zemërohem. Nuk më pëlqen politika e Lakuriqit të natës që turret si pa kokë nëpër errësirë. Shkaku, se: politika nuk ka turp, është kurvë. E pak veta arrinë ta rrëzojnë në kokërr të shpinës mes grunajave, ngrejnë këmbët përpjetë në hava. Askushët duan të maten me Kryeminstrin shqiptar. Momentalisht, që nuk dinë ku e kanë kokën e ku bythën. Edhe, ma përkujtojnë gëzimin tim më të madh si fëmijë te pragu i derës në Katund: kur e nxirrsha Kryngritësin për mejdani, edhe e flugësha sa më larg përpjetë shurrën në lëmë. Përsëri, do të më shkruani ndonjë koment se i vardisem Kryeministrit shqiptar për ndonjë vend pune. Jo. Vend pune kam, edhe atë: 24.00 orë pa pagesë, asnjë para. Vendi i punës të duhet ty, “o partizan i vogël me pushkën në krah”, të marrësh rrogë mujore gjatë gjithë vitit pa punë fare dhe të rrish në shtëpi. E ka thënë këtë pas Luftës Dytë Botërore Mahmut Dumani, një veprimtar i njohur shqiptar, kur ka punuar e vepruar në këto anë shqiptare se, herët a vonë me këtë popull do të kemi probleme.

Ende nuk e shihni se në ç’nivel politik dhe kulturor është ky bërllok shqiptar?! Unë në shkrimet e mia i kam fshikulluar anët negative të shoqërisë shqiptare, jam marrë me fenomene e jo me individë, e ata ende më turren si mëzetër të tredhur me dy brinja. “Veprimet patriotike” të këtyre kalorësve të arratisur, qe njëzet vjet i janë ngatërruar nëpër këmbë popullit shqiptar krah për krahu me politikën sllave. Përjashtimi se, falë Zotit edhe sllavët gjithëkund janë të përçarë, njëri – tjetrin përpiqen ta hanë me dhëmbë, por kur janë në pyetje shqiptarët, ata bëhen bashkë si një trup e një shpirt nëpër parti në politikë. Sllavët, vërtetë në politikë hyjnë të përçarë, por kur e do nevoja nga ajo dalin të bashkuar krah për krahu si miq, vëllezër të një nëne. Ndërsa, shqiptarët hyjnë të përçarë dhe dalin edhe më të përçarë se dje si armiq, kopila të Njerkës.

Imzot, çka po ndodhë me politikanët shqiptarë?! “Salep – intelektualët” e Doktor Ziut, fundrrinat komuniste që shndërrohen brenda nate në gjiriz neokomunist. Njëzet vjet, gjatë ndryshimeve demokratike të njëjtit individë teknefes, shkojnë parti më parti si kurva burrë më burrë, themelojnë parti të reja politike, janë bërë rrospitë politike më të kërkuara në këtë Shtëpi publike. Edhe, këta rrospi politike bëhen bashkë, vetëm se kur?! Atëherë, kur u rrezikohet taxhia neokomuniste në grazhd. Ashti i hedhur nga DoktorZiu (lëpirja e një titulli shkencor), gjithë jetën i shitur nëpër parti komuniste dhe neokomuniste me torbën arnë përmbi arnë me taxhi përqafe. Edhe, ndërsehen këlyshët me zgjebe për të rrëzuar nga pushteti një Parti Politike Demokratike Shqiptare.

Pajtohem. Edhe unë jam për ndryshime, po jo me këta trusakatë neokomunistë. Eksponentë të përjetshëm besnik të “vëllazërim-bashkimit”. Vallë, shqiptarët nuk kanë personalitete të tjerë, figura të reja politike që duhet të dalin në fushën e majdanit me mëngët e përveshura gjer në bërryla, masin forcat politike me këta fundrrina neokomuniste?! E them me plot gojën se kanë shqiptarët, edhe më të aftë, edhe më të pakurruptuar, edhe më trima në politikë për një të Nesërme shqiptare.

Atëherë, çka ndodhë me shqiptarët?! Njëzet vjet me radhë ecin në vend, në rreth me këta trusakatë, e kurrsesi të ngriten më këmbë, ngjiten dhiareve për në Baba Tomorr. Vendin e shenjtë të Perëndive. Tyrben ku pihet vera. Lindë poezia. Dhe, bëhet dashuri.

Shqiptarët, edhe gjatë kohë do ta kenë vështirë me këta politikanë teknefes të harxhuar dhe “salep-intelektualë” – prodhim serik të DoktorZiut të shpërndarë si farë hithërash nëpër parti politike, Qeveri e Universitete shqiptare.

Koha është: shqiptarët me këto rrospi politike të mos bashkohen në një parti politike, po t’i përzënë kurvat e sokakut me shqelma nga jeta politike shqiptare deri në theqafje. Partive të tyre neokomuniste t’u zhduket edhe furriku i fundit!

Koha është: në skenën politike shqiptare të vijnë djema të ditur trima me lapsa në brez. Edhe gunën e ogiçit krahëve. Dhe, ta shpëtojnë këtë popull të përvuajtur nga fosilet komuniste me një këmbë në varr, që vite me radhë e kanë rrëzuar në baltë për vdekje. Edhe, janë duke ardhë, prandaj edhe neokomunistët kohën e fundit janë kaq të tërbuar, enden qytet më qytet me torbat me libra-krunde në krah për ndihmë. Vetëmse, askush tjetër, përveç vetë populli shqiptar këtyre fundrrinave neokomuniste duhet t’ju fus shqelmin bythëve, përzë një herë e përgjithmonë nga skena politike shqiptare…



(Vota: 74 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: