Hilmi Saraçi: Eshtrat e Shotë Galicës të këthehen në Kosovë
| E Merkure, 07.12.2011, 08:04 PM |

Eshtrat e Shotë Galicës të këthehen në Kosovë

 

Nga Hilmi Saraçi

 

Ka kaluar një kohë e gjatë kur kishte lindur ideja  për ngritjen e e kompleksit memorial për Azem e Shotë Galicën në Galicë . Janë ndërmar disa nisma  për këtë projekt më rëndësi historike dhe kombëtare . Tani ky projekt është në realizim e sipër. Në vitin 2004 ka përfunduar faza e parë  e këtij projekti ku barrën kryesore  financiare e ka bartur Kuvendi Komunal i Vushtrrisë. Në vitin 2006 ka filluar faza e dytë  e realizimit të këtij projekti , ku hapin e parë prap e ka bërë Kuvendi Komunal në Vushtrri duke i ndarë  5 mijë euro për hartimin e kullës së Azem Bejtës, kurse realizimin e ndërtimit të kulles  që kap shumën prej 60 mijë euro  e bartë Ministria e Kulturës së Kosovës. Kulla është në rindërtim dhe pritet në afatin  sa më të shkurtër të përfundojë. Mirëpo ajo që brengos më se shumti  është se eshtrat e Shotë Galicës  nuk janë sjellur ende pranë atyre  të burrit të saj, Azem Galicës. Varri i Shotë Galicës  është i hapur dhe i rregulluar  dhe vetëm pritet që sa më parë  të barten eshtrat  pranë burrit dhe të  bashkëluftëtarëve të saj.

Në Fushë Krujë (Shqipëri) në viziten që ishte bërë gjatë vitit 2006 , varri i saj ishte në gjendje  të mjeruar, i  mbushur me mbeturina , me pllaka të thyera – i shkatrruar gati në tërësi . Pushtetarët e Fushë Krujës janë për çdo kritikë për pakujdesinë  ndaj heroinës së shquar të kombit shqiptar, Shotë Galicës.

 

Madhështia e kompleksit memorial dhe kullës që po ndërtohet

 

Është madheshtore hyrja në kompleksin memorial të Azem Galicës dhe të bashkëluftëtarëve të tij. Përmendorja e Azem e Shotë Galicës është ngritur lart. Pranë kësaj permendorje dy varre të mermerta. Njëri me eshtrat e Azem Galicës . Njëri i Shotë Galicës, por pa eshtrat e saj - e shprazët, sepse eshtrat e Shotës ende nuk janë sjellur në vendin e duhur , kanë mbetur në Shqipëri. Qamil Sahiti, Drejtor për Kulturë pranë KK-së në Vushtrri  tregon se janë bërë mjaft përpjekje për sjelljen e eshtrave të Shotës nga Shqipëria, por ende nuk është arritur  një pajtim për sjelljen e tyre. Duhet bërë përpjekje edhe më tutje- thotë ai. Mirëpo megjithë financimin për ndërtimin e kompleksit memorial kanë mbetur edhe shumëçka për t’u bërë, sepse punimet nuk shkonin në drejtim të realizimit më të shpejt të këtij projekti. Gurët e shkapërderdhur dhe shumë mbeturina të tjera  nëpër hapsirën për rreth kompleksit memorial dhe kullës që po ndërtohet, zvogëlojnë pamjen e këtij projekti madhështor për historinë tonë kombëtare.

 

Disa fytyra të njohura  të historisë të lëna pasdore

 

Ështe për çdo kritikë pakujdesia për disa varre të tjera , fytyra të njohura të historisë tonë , siq është Hysë Popova .Nuk dallohet varri i tij. E ka  mbuluar bari dhe bërllogu. Ka pasur mundësi që se paku të identifikohet varri duke e pastruar dhe shënuar me një guri derisa do të mendonin për ngritjen e një lapidari edhe për këtë trim dhe luftëtarë të madh . Gjithashtu edhe për vajzën e Azemit , Azeminën  dhe të disa luftetarëve të tjerë, varri i të cilëve gjithashtu nuk dallohet, është dashur të kujdeset dikush edhe për këta luftëtarë dhe  të punohet më me përkushtim , sidomos në fushën profesionale që sipas mendimit tim mungon në realizimin e këtij projekti…

Në kullën e Azemit që është në përfundim e sipër janë të pranishme disa mangësi . Njëra ndër to është frengjia me një formë më të hapur se sa duhet… Edhe muratimi i kullës me disa dimenzione artektonike nuk është identik dhe në nivelin e duhur profesional. Ndersa dera e hyrjes dhe shuli i  derës është mjaft identik me kullën e Azem Galicës…

 

Memzi dallohet vendi i shpellës së Përçevës

 

Shpella e Përçevës gjendet në mes të komunës së Klinës dhe Malishevës. Nuk është leht për të udhëtuar deri të shpella, sepse përveç largësië, rruga nuk është e rregulluar  mirë, është  e thepisur dhe me plotë gurë .  Çfarë pakujdesie? Nuk kanë bërë përpjekje për ta ndërtuar këtë rrugë me rëndësi historike që shkon deri të shpella, kur tani shumë rrugë janë asfaltuar dhe ndërtuar pa ndonjë vështirësi. Shpella gjendet në një hapsirë të mbuluar me drunj dhe  lisa. Nuk ka  shenje identifikimi. Papastertia dhe therrat për rreth e kanë mbuluar, memzi dallohet shpella që perimetrin nuk e ka të gjerë, por siq dihet kjo shpellë është e thellë afër 70 m.. Është për çdo kritikë kjo gjendje e mbetur e Shpellës së Përçevës. Organet kompetente të tri komunave (Skenderaj. Malishevë dhe Klinë) është dashur të ndërmarrin iniciativen për rregullimin e rrugës që shpie deri të Shpella e Përçevës , të pastrohet përreth shpella  dhe të identifikohet me një rreth prej hekuri në formë të “gilinderit” për të mos ra diçka në thellësinë e saj . Të vehet një pllakë përkujtimore në shënjë nderimi për heroin tonë kombëtar, Azem Galicës dhe të valëvitet flamuri kombëtar mbi lisin që gjende në afërsi të shpellës, sepse kjo shpellë është me një rëndësi të veçantë për historinë tonë kombëtare dhe luftën për liri dhë pavarësi.

Shpella e Përçevës ka një histori të veçantë. Në këtë shpellë është hudhur trupi i pajetë i kryetrimit tonë , Azem Galicës, për të mos ra në duartë e armikut. Mirëpo për nxjerrjen e eshtrave nga Shpella e Perçeves ka mendime të ndryshme. Më se tepërmi flitet se eshtrat e heroit tonë kombëtar i ka nxjerr Avdyl Krasniqi. Mirëpo disa nga rrethina e Perqevës thonë se eshtrat e kryetrimit i ka nxjerr Cen Kapllani, bashkfshatari i tyre i kësaj ane të  Perçevës. Mirëpo sa është reale të konstatohet se për nxjerrjen e eshtrave të kryetrimit tonë kanë hyrë në shpellë dhe i kanë nxjerrë Avdyl Krasniqi dhe Cen Kapllani i Perçevës….

 

Procedura për kthimin e eshtrave të Shotë Galicës mjaft e paqartë

 

Procedura për këthimin e eshtrave të Shotë Galicës ka filluar në vitin 2004 dhe pat arritur deri të kryetari i Shqipërisë , Alferd Moisiu. Bashkim Rama ish shef i  Zyrës Ndërlidhëse  të Shqipërisë  në Prishtinë,  kur kishte marrë pjesë në manifestimin me rastin e 80 vjetorit së Epopesë së Arbërisë së Vogël (Galicë) më 15 korrik 2004, publikisht kishte premtuar se kjo kërkesë do të respektohet. Mëgjithë premtimet dhe përpjekjen e tij, kjo nismë ka mbetur  vetëm në fjalë. Ai ka thënë se kjo si duket po ngadalësohet dhe po pëngohet për shkak se disa të afërmë të Shotës  që jetojnë në Shqipëri nuk pranojnë  të nxirrën dhe të barten eshtrat e Shotë Galicës në Kosovë  (Galicë) dhe të bashkohen këtu dy bashkëshortë dhe bashkëluftëtarë  të cilët për 15 vjet luftuan sëbashku kundër armikut.”Kjo është padrejtësi ndaj këtyre dy heronjëve të kombit shqiptar “…

Me 15 korrik 2004 u mbajt një manifestim i madh përkujtimor  me rastin e zbulimit të kompleksit memorial në Galicë ku muaren pjesë të gjitha subjektet relevante të nivelit kosovar e më gjerë, u zbulua pllaka   dhe varrezat  e  Azemit  dhe të Shotës në Galicë, zbulimi i pllakës me listen e emrave të të rënëve në Betejën e Galicës, përurimin e bezamentit për kompleksin e ardhshëm përkujtimor, përgjithësisht përurimin e trollit të kompleksit përkujtimor,

Ky përvjetor pati rëndësi të veçantë kulturore dhe kombëtare, sepse në këtë përiudhë Lëvizja Kaqake për liri e pavarësi  kulmoi  me kryengritjen e përgjithshme popullore nën udhëheqjen e Azem e Shotë Galicës. Këta dy luftëtarë e bashkëshortë me çetat e tyre zhvilluan mbi 60 beteja  fitimtare kundër pushtuesit serb dhe arriten të formojnë bërthanen shtetrore me emrin  Abria e Vogël, të cilën pushteti serb u detyrua ta pranojë. Beteja e fundit e Azem Galicës me 15 korrik 1924 kurorëzoi luftërat 12 vjeçare për liri dhe u skalit në histori me emrin “Epopeja e Arbërisë së Vogël”. Atë ditë, para agimit forca të mëdha serbe me rreth 1200 luftëtarë të Garnizonit të Shkupit të paisura  edhe me altleri të rëndë rrethuan tri fshatra të Arbërisë së Vogël: Galicën,  Lubovecin dhe Mikushnicën. Meqense ishe festë e bajramit të vogël, shumica e luftëtarëve të çetës ishin shpërndarë nëpër shtëpitë e veta . Beteja ishte e ashpër  dhe kishte vazhduar gjatë tërë ditën. Aty ranë heroikisht shumë dëshmorë . U plagos edhe vetë udhëheqësi  i betejes, Azem Galica . Në radhet e armikut u vranë trefish më shumë . Fshatrat e rrethuara  u granatuan  dhe u dogjen rrafsh me tokë . Në shënjë hakmarrjeje shumë gra, fëmijë e pleq u pushkatuan, u masakruan dhe u dogjen  në zjarr .Azem Galica ndërroi jetë pas dy javësh.Njëgrup bashkëluftëtarësh e realizuan porosinë e tij  të fundit dhe në fshehtësi  të thellë , trupin e pajetë  e lëshuan në shpellën: “Quka që kërset”  në malet (shpellën) e  Përçevës…



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: