K.S.U.SH: Gëzuar 99 vjetorin e Pavarësisë!
| E Hene, 28.11.2011, 07:59 PM |

Gëzuar 99 vjetorin e Pavarësisë!

 

Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës uron gjithë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Çamëri dhe kudo në trevat shqiptare "Gëzuar Festat e Nëntorit!", "Gëzuar Festën e Flamurit!".

 

Ne, fëmijët tuaj jemi krenar që jemi shqiptar dhe që flasim gjuhën e bukur shqipe. Ne, pasardhësit tuaj angazhohemi të mbrojmë liritë dhe të drejtat e vendit tonë, liritë e munguara dhe cunguara në shekuj për ne shqiptarët. Ne besojmë në Shqipërinë Europiane, por të Bashkuar; besojmë në Shqipërinë demokratike, por me vlerat e mbartura unikale tradicionale. Ne, thjesht besojmë tek gjaku ynë "kuq e zi".

 

Sot, përveç urimit për këtë ditë të shënuar bëjmë thirrje për bashkim dhe unitet mes shqiptarëve. Sot është dita që rinia shqiptare të ketë qëllime të përbashkëta drejt realizimit të ëndrrës sonë shekullore, bashkimin e trojeve shqiptare. Sot është dita që të ndajmë njëherë e përgjithmonë, ato që punuan dhe punojnë në mbrojtje të flamurit tonë kombëtar nga ato që tradhëtuan dhe vazhdojnë të njollosin të ardhmen e kombit shqiptar. Sot është dita që politikanët shqiptarë të bashkohen, jo për interesat e tyre personale, por për ato madhore kombëtare.

 

Këshilli Studentor gjithashtu përcjell urimet më të ngrohta për të gjithë shqiptarët edhe nga kryetari i saj, Redan Bushati. Ne ishim, jemi dhe do të jemi ato studentë shqiptarë që me bindjen e plotë "E duam Shqipërinë si gjithë Europa, por ama të Bashkuar".

 

Unanimisht shprehemi se "nuk vlen asgjë të dashurosh, nëse vajtimi i vendit tënd nuk prek zemrën tënde". E, zemra jonë është Shqipëria Etnike, dëshira jonë është mirëqënia sociale e familjeve shqiptare, ambicia jonë është përfaqësimi dinjitoz i flamurit tonë kombëtar dhe e ardhmja jonë është Shqipëria shtet sovran, demokratik dhe i bashkuar për të gjithë shqiptarët në të mirën e tyre.

 

Së fundi, dëshirojmë që vitin tjetër Festat e Nëntorit dhe Dita e Pavarësisë së Shqipërisë në 100 vjetorin e saj të na gjejë më të unifikuar dhe me sa më pak halle e probleme. Gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo në botë! Gëzuar Festat e Nëntorit! Gëzuar datëlindjen UÇK dhe komandanti legjendar Adem Jashari! Lavdi dëshmorëve të kombit! Rroftë Festa e Flamurit! Rroftë Shqipëria Etnike!

 

Seda Çano



(Vota: 1)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: