Fahri Xharra: Enterococcus faecalis
| E Shtune, 26.11.2011, 07:04 PM |

Enterococcus faecalis.

 

Nga Fahri Xharra

 

Nuk e di as vet se si më erdhi në mendje të bëj një krahasim të infektimit mendor të shoqërisë sonë shqiptare,  me një infektim trupor që vjen nga një bakterje  e quajtur Enterococcus faecalis. E gjeta ngjajshmërinë  në shumë aspekte.

Të shkojmë rradhazi. Enterococcus faecalis është një  bakterje gram-pozitive, e pa lëvizëshme dhe e rrumbullakët. Kërkoj falje nga mjekët që po iu ndërhyjë në shkencën e tyre, por kjo m`u duk mënyra më e mirë të spjegoj dhe të godas një infektim shoqëror, nga një bakterje e njohur.

Enterococcus faecalis, shkurt” koki”, mund të gjendet i vetëm  apo në çift që më së shpeshti haset në zorrën e trashë të njeriut. “Koki “mund të krijon infektime të cilat mund të jenë kërcënuese edhe për jetën.

Si mund t`a përshkruash qëndrimin  mohues, nihilist i  disa individëve nga disa rangje të shoqërisë shqiptare përpos se një infektim  nga një Koki.

Është për tu habitur një frymë e tmerrshme që i ka pushtuar historianet shqiptar, për të gjetur tek çdo monument të kombit “njolla të zeza”(A.B.)  Nga iu vijnë idetë për të njollosur çdo gjë të vlerëshme të kombit ? Sigurisht që” Koki” iu është futur në trup dhe si bakterje  e tillë që është, sjellë infektime të mëdha   në të tërë kombin.

Mandej  në literature lexova:” Kolonitë  e  bakterjeve Enterococcus Faecalis  shumohen dhe jetojnë në nëpër zorrët e të gjithë njerëzve, menjëherë pas lindjes së tij, por shndërrohen në sëmundjeprurëse (patogjene) në raste të caktuara që i kalon njeriu. E njejta edhe me “Kokit” e shoqërisë shqiptare. Mu atëherë kur jemi më të nevojshëm të kemi një shëndet të plotë për një ardhmëri e cila na  ballafaqon, kolonitë e “koki”ve tonë fillojnë të rrëmbejnë pjesën më të ndritëshme të historisë sonë, të të mëdhenjëve tonë që kanë krijuar epoka, e që krijojnë nderë për kombin, dhe në mënurën më tinzake  e grryejnë shëndetin  e kombit me të gjitha infektimet e mundëshme.

“Simptomat e  Enterococcusve, janë ethet, infektimet e kanaleve të urinës, gjer të infektimet me plagë të hapura.. Simptomat tjerë janë edhe ulja e shtypjes së gjakut,  rritja e rruzave të bardhe në gjak, frymëmarrja e shpeshtuar dhe konfuzioni mendorë”

Çfarë bashkërastësie me gjendjen e shoqërisë sonë mbarëkombëtare.?

Nëse dikush e kërkon ndërrimin e historisë, a nuk shkatohet konfuzion në mendjet tona?

Nëse dikush e mohon prejardhjen shqiptare të Skënderbeut dhe Nënës Tereze, a nuk të shkakton, ky mohim, një  shpeshtim të frymëmarrjes?, shpeshtim i cili nuk të lë ngihesh frymë.? Kur Kadareja, Fishta  mohohen si të tillë, dashtë e padashtë të rritet numri rruzave të bardha të gjakut, shenjë kjo që një infektim i rënd është futur në trup.

Kur ulet shtypja (presioni) e gjakut, njeriu rrezikon të mbetët pa jetë, dhe mohimi i vetvetës nga mohuesi tonë, e  që nuk janë të pakët në numër, po na e rrezikon jetën e kombit dhe njohjës ndërkombëtare të tij.

“ Enterococcus faecalis, është një bakter me aftësi të madhe qëndrueshmërie. Mund të mbijetojë një kohë shumë të gjatë në kushte të ndryshme të rrethit (ambientit), merrni mend mbijeton 90 ditë në lirin e ndotur,  77 ditë në papastërti të ndyshme, 180 ditë në djathë dhe disa vjetë në minus 70 gradë Celcius.”

Prap, krahasimi i mrekullueshëm me “kokit” tanë. Të mshefur në njëqind mënyra,  të tjerët të treguar si luajal të çdo rezhimi,   të tjerët të rrezistueshëm nëpër burgje me vjeta, të  tjerë duke i çfrytëzuar të mirat dhe më të mirat e shoqërisë me grada   universitare dhe akademike, sot  e gjetën trupin tonë, falë një klase të pa aftë politike për përballafaqim me rreziqet e mëshefura   e gjetën shoqërinë tonë pa imunitet ndaj sëmundjeve, pa qëndrueshmëri ndaj baktereve dhe”kokit” e filluan kolonizimin e tyre me të pavërteta, me mohime, me shtermbërime, me nihilime.

 

Të gjithë po i shofim fanatizmat fetare  të nxitura  nga jasht të cilët në çdo moment e presin “ kohën e tyre”,  të gjithë jemi të vetëdijshëm se një cunami është duke u përgatitur. Cunami  nuk kalon lehtë e pa pasoja. Cunami është një dridhje toke e përzier me valë të mëdha e të larta deti,  të cilat shkatërrojnë çdo gjë që hasin para vetit. S`di se po i flas disa gjëra të cilat të gjithë i dijmë?  Por Konica thoshte se pendimi i vonuar është i kotë. Pendimi i vonuar të jepë vetëm mundësi të pendohesh, asgjë më tepër.

 

“Kokit”  e përdorin logjikën e kundërshtimit dhe e mohimit të së vërtetës pa prova,  pa fakte,  pa realitet,  e përdorin alibinë e paracaktuar e qëndrimeve nihiliste të skajshme të tiveta për të çuar mendjen e të gjithëve në anarki.

Kurse,  për të realizuar qëllimet e tyre të errëta,  të pabindshme dhe të paarsyeshme,  me shkrimet e tyre krijojnë kushte për krijimin e anarkisë morale dhe që është mjeti i vetëm që e kanë njerëzit të cilëve u mungon logjika në kohë të caktuar.

Sipas koncepteve të njohura gjithmonë,  në themel të bashkëveprimeve të shumëfishta në shoqëri qëndrojnë interesat. Interesat mund të jenë politike,  të fuqisë në pushtet,  ekonomike,  morale e shpirtërore e,  në rastin konkret tonin,  më shumë se kurrë interesat gjithëkombëtare.  Në rasin e ” kokive”,  normat morale përjashtohen nga rregullat e përgjithshme,  duke vepruar me metodologjinë nihiliste të të menduarit dhe me metodologjinë absurdiste të të vepruarit..

Të nihilosh margaritarët e kombit,  Kadarenë,  Nënën Tereze,  Gjergj Fishtën,  Skënderbeun,  të nihilosh çdo gjë të mbarë të këtij populli,  nuk mund të quhet ndryshe vetëm se një idiotizëm i paramenduar me qëllime afatgjate antikombëtare të “kokive”.

 

Kush jenë këta dhe kë përfaqësojnë me gjithë këtë egërsi dhe pse? Pse e mohojnë “faktin që robëria turke e ka cenuar rëndë zhvillimin natyror të popullit tonë”? Pse për qëllimet e tyre infektuese e mohojnë “që shqiptarët,  duke u shkëputur prej Evropës,  u vonuan apo humbën krejt në zhvillimin e tyre material,  ekonomik,  kulturor,  qytetërues”? Pse e mohojnë që ajo kohë “na e humbi identitetin shpirtëror dhe kulturor”? E,  tani,  mundohen të na bindin neve  dhe botën  se gjëja paskam identitete të copëtuara dhe të izoluara shqiptare.

 

“Kokit” konsiderojnë se Nëna Tereze nuk perfaqëson popullin shqiptar,  sepse sipas tyre njeriu është prodhim i kultures,  një sistemi vlerash,  besimi dhe traditash,  që në  rastin e Nënës Tereze nuk kanë të bëjnë aspak me vlerat,  traditen dhe besimin e popullit shqiptar. Me këtë pozicionim, ”kokit” janë në përputhje të qartë me pozicionimet Serbe përsa i përket katolikes shqiptare.

 

Neve na duhet diçka që të shërbejë si mbërthyese,  si kapëse që nuk lë të shkoqet asgjë nga trungu gjithëshqiptar. Mbërthimi kombëtar ka qenë gjithmonë i nevojshëm,  dhe kokave të ndërsyera nga një pikëpyetje e madhe duhet t’iu japim rastin që të vetmbërthehen e të mos lejojnë t’i kundërvihen interesit madhor.

 

“Nacionalizmi shqiptar nuk lindi si një deshirë e domosdoshme për çlirim nga Turqia, siç ndodhi me nacionalizmin grek ose serb, ” po na thonë “ të tanët”. Si lindi pra ai nacionalizëm i joni?

 

“Perandoritë e mëdha gjatë qëndrimit të tyre plogështojnë dhe shkatërrojnë fuqinë e vendësve që ata i kanë pushtuar...dhe kur ata dështojnë gjithçka shkon në shkatërrim dhe vendësit kthehen në pre të vetvetes” (Bakon).  Dhe me këte pak a shumë spjegohet qendrueshmeria e skajshme ne “dokrrat “e tyre.

 

Studjuesit e gjenetikës kanë ardhur në përfundim se bakteri i lartëpërmendur  është aq i qëndryeshëm ndaj shumicës së antibiotikëve falë fluiditetit te përbërësve gjenetik të tij, dhe në këtë mënyrë e kanë një aftësi të madhe të nderrimit të ADN-së që iu shërben për rritjen e aftësisë së tyre infektuese dhe qendryeshmërinë ndaj anibiotikëve?



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: