Fahri Xharra: Si u bë Malësia, Mali i Zi?
| E Hene, 14.11.2011, 09:04 PM |

Si u bë Malësia, Mali i Zi ?

 

Nga Fahri Xharra

 

E lexova diku një pyetje mjaft interesante; “Deri ne historinë më të re në Mal të Zi, shqiptarët dhe malaziasit ishin ne marrëdhënje shumë miqësore. Prishja dhe urrejtja  ndërveti, a u bë kur malazezët filluan te “serbizohen” apo kur shqiptarët filluan ta kalojnë në Islam? Gjithashtu vëllazërija shqiptare “malisore” a janë në fis me ato malaziase, dhe disa  në të vërtetë a janë Shqipëtar të shndërruar në malazias apo e kundërta.? Pyetje që nuk janë vështirë t`i përgjigjesh,  por duhet një qasje serioze e sinqertë  dhe gjakftoftë.

 

 E kisha cekur Zonjën Edith Durham ( Some tribal Laws and Customs of the Balkans, Londë, 1928) shkruante se gjatë qëndrimit të saj në këtë pjesë te Ballkanit( Shqipëri dhe Mal të Zi - f.xh.) gjatë vitit 1913 ( pra shek 20), nuk ishte e lejuar që vajzat e Drekaloviqëve të martohen me djemt e Kastratëve “ se janë të një gjaku”. Por për këte më vonë.

Por,  le të kthehemi në të kaluarën e largët kur këndej pari nuk kishte as serb e as turk.”Shqiptarët janë pasardhësit e drejtpërdrejtë dhe si të këtillë janë autoktonë që nga kohët e lashta,  ku jetojnë edhe sot e kësaj dite në trojet e tyre në Shqipëri,  Kosovë,  në Maqedoni,  Mal të Zi,  në Serbi dhe Greqi e gjetiu (Dr. Skënder Riza). Në asnjë dokument nuk ka shënime për ekzistimin e Serbëve në këto troje,  në ato kohë . Duke bërë fjalë për banorët e pronave të Manastirit të Deçanit,  Manastirit të Graçanicës,  Patrikanën e Pejës etj,  prona këto që shtriheshin në një territor shumë të gjerë,  siç e tregon “Bulla e Artë” e mbretit Stefan Deçan(1330) Dr. Rizaj do t`na konstatojë se aty kishte vetëm shqiptarë. Kështu kuptojmë se popullata e Kosovës së sotme dhe qeveritarët e saj Nemanasit-Nimanasit-Nemaniqët,  të gjithë ishin ilirë tribullë (tribalë,  fis pellazgë-ilir),  njëherë katolikë e pastaj nga Milutini e këndej Shkizmatik (shqiptarë të sllavizuar) dhe se do të jetë plotësisht e natyrshme që edhe kishat dhe manastiret e këtij ambienti gjeografik si institucionet e shenjta fetare të kësaj popullate shqiptare dhe të sundimtarëve të saj  të jenë ndërtuar dhe ato atyre u takojnë.

Rreth vitit 1054 u bë ndarja e madhe shkizmike e Kishës së Lindjes si rezultat i mospajtimit në mes lindjes e perëndimit. Shqiptarët që iu bashkëngjitën shkizmit (shki, shka, shkja, shkije) më lehtë e patën të përvetësohen nga serbët dhe kisha e tyre ortodokse,  kurse shqiptarët  orodoks të Jugut u përvehtësuan nga Grekët.Pra në atë kohë kishte shka-shqiptar i sllavizuar dhe serb-kurrkushi i ardhur. Stefan Nemana,  Nimani,  Nemaniqi,  kishte lindur afër Podgoricës,  ku nuk kishte priftë ortodoks dhe u pagëzua me ritët perëndimore katolike.

 

  Kur Stefan Nimani e pushtoi Malesinë (Doclean shek 11-të)   ai shkruante se i ka shkatërruar  të gjitha qytetet bregdetare . .. por “ ai kishte asgjësuar edhe monumentet Latine duke  ia vuar zjarrin  kishave lokale  katolike dhe dhe librave  gjindeshin në to.” Ju kujtohet   Shasi Ilir i 365  kishave.?

  Nga fisi Nimanaj i Gashëve rrjedhë Stefan Nemanja, Mbret i Shqiptarëve Serbëve Vllehve dhe Grekëve pra i Bizantit., Stefani ishte kusheri i par i princit Shqipter Dhimitërit që njihet si themelues i derës së Dukagjinasëve.Stefani është i varosur  në Manastirin Hilendar ne Greqi  në mali Atos,  dhe ne varr eshtë epitafi me shkronja greke si Stefan Nimani e jo Nemanja.

 

 Por të këthehemi në temë,  si ndodhi që “Malesia” të bëhet “MaliZi”? .Këte  e kanë në dorë edhe gjuhëtarët që të na e spjegojnë.Ç`ishte shkizmi?

 

Shkrimi do të jetë i fragmentuar, që të mos i ngjan një studimi të mirëfilltë historik por të jetë më tepër një nxitje për historianët dhe gjuhëtarët tonë të mundohen sa më shumë të na i “kthejnë” bijtë e shqipërisë  në gjiun e saj.

 

 Kush janë Berishajt? Berishajt i takojnë grupit të fiseve Puka, dhe jane të parët ne vendin e tyre në jug të fisit Krasniqi dhe Shala . Sipas Gjermanit  Franc Baron Nopça (Franz Baron Nopcsa,   Das Katolische Nordalbaniens,  Budapest 1907), , shenjat e parë të fisit Berisha, mund të gjinden që prej 1270.  Nga këta Berishajt, lindin Shkijet Drekaloviq,  Kuqi,  dhe Gruda.

I pari nga shkijet ishte Ndreu . Drekaloviqët ishi të afërm e dhe me Kastratët

 

 Fisi  malesias Vasojeviq (pra shkije), ishin nga fisi Ilir Kelmendi. Shenimet tregojnë që  edhe gjuhëtari serb Vuk Karaxhiq ishte malesias me prejardhje. Por edhe Dinastia e Koagjorgjeviqëve  e më sakt edhe mbreti Petar Karagjorjeviq   ishte me prejardhje shqipetare.

 

 Është i njohur  Mark Milani Popoviqi,  armiku dhe  asgjësuesi më i madh i qenjës shqiptare në Malesi. (MaliZi). Që ai shkrunte për sllavët, na është e njihur, por më pak dihet që ai i kishte dy gjuhë amtare: serbisht dhe arbanisht. Si është e mundur që ai thoshte që gjuha mëmë e tij ishte  Arbanishtja? Sepse a ii dinte rrënjët e tija dhe të fisit të vet E  dinte shumë mirë që në fisin Kuq ishin përzier gjaku sllav dhe ai arbanas. Në këtë përzierje dhe në këtë farefisni të fiseve

arbanase  dhe malesiase ka qenë e ruajtur tradita e gjallë e martesave .  Është e njohur “egzogamija  duale” : e cila praktikohej në mes tyre. Të themi mashkujt e një fisi të caktuar martoheshin me vajzat e një fisi tjetër të caktuar, kurse vajzat të atij fisi martoheshin me djemtë e fisit të parë. Ky ishte një lloj shkëmbimi. Të bijën e martojshin, në shumicën e rasteve, në fisin prej nga vinte e ëma. Studjuesi Erdeljanoviq i cek në studimin e tij një mori rastesh të” egzogamisë duale” në mes vëllazërisë arbanase dhe asaj malesiase (malazeze, më vonë). Si shkak të asimilimit  të ndërsjelltë  e vendimtarë thot ai ishte  dhe mvarej nga rrethi ku ajo shkrirje kishte ndodhur.

Shkijet e Vrrakës jane vetëm se arbanas dhe malesias të përzier ndërveti e që nuk kanë aspak lidhje me serbët.

 

 Rol tjetër asimilues të arbanasve të malesisë kishte edhe Turku. Me ndërrimin e fesë në sanxhakun e Novi Pazarit shqiptarët e humbën edhe gjuhën: Ndërkohë,  te “Kamus-ul alam” (1889-1898),  enciklopedia e parë në Turqi, ,  Sami Frashëri shkruan se në këtë sanxhak “në përgjithësi popullsia është shqiptare. Vetëm një pjesë e popullsisë së kazave të Gucisë e Beranës flasin sllavisht,  por dinë edhe shqip dhe nuk dallohen nga shqiptarët për nga doket e zakonet”.

 Pra në veshje, doke dhe zakone ishte ishin të njejt.

 

Por si  flitej në atë kohë kur zyrtarisht pranohet se gjuha Malaziase (cërnogorski jezik ) zyrtarizohet pas gjysmës se parë të shek 19-të.?

 

Humbja në gjiun sllav ishte ishte e pakthyeshme si humbja në gjiun turk e grek.Por kur jemi te Malesia të cekim edhe këto ndërrime të fiseve nga e folmëja shqipe në atë sllavishte : Gjuka –Gjukiq, Gjukanoviq ; Boja – Bojoviq, Bojiq ;Bojku- Bojkoviq,  ; Gashi- Gashiq, Gashanin ; Berisha- Berishiq; Burri- Buriq ; Shoshi- Shoshkiq; Shala-Shaliq,  Shalanin,  Shalunoviq; ( E njohur në një fshat të Plavës  ku jetonin të tri palët: si shqiptar shala,  si boshnjak Shalunin, dhe si malazez Shaliq) ; Gjurka – Gjurkoviq, ; Gjoka- Gjokiq, Gjokonoviq ;  Gjeli – Gjeloviq, Gjeliq ; Gruaja – grujiq, Gruda- Grudiq,  Zogu –Zogoviq,  Balaj- Baliq, Baloviq”  peshku- Peshkoviq ; Lulaj- Luliq, Luloviq; Nikqi- Nikqiq; Brala- Braliq;Daci- Daciq,  Dashi- Dashiq;  Bardhi- Bardiq, Preni- Preniq ;  Kola- Koliq. etj etj etj.

 

 Po Vasojeviqet ( Vasa),  Bjellopavliqet  ( Palabardhë),  Drekalloviqët ( Ndrekajt) ?

 

Njeni shkruante në nje rast: Pa më thuaj oj Shqipëri kur do i mbledhë bijt e tu në gji ?

 

 Qëllimi i shkrimit nuk ishte t`i mbledhim në gji (Pse, Jo?), të gjithë ata që për arsy të ndryshme e zvogluan numrin tonë, por të tregohet për vazhdimësinë shekullore asimilimit të tyre.

 E pse ata në shumë raste ishin armiqtë tanë shumë të rrezikshëm dhe çfarosës, fajet janë të spjegueshme.

 

 Pyetjes se kur shqiptarët u  bën malazias,  kur malesoret u serbizuan, apo kur u islamuan ?, iu kisha përgjegjur se kjo ka ndodhur në vazhdimësi gjatë shekujve,  ndër shtypjen e furtunave historike.



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: