Ne Oklahama te SHBA-se ne moshen 69 vjeçare vdiq legjenda e boksit kosovar, Lah Nimani
| E Shtune, 23.02.2008, 10:03 AM |

BEQIR SINA, New York

Lah Nimani
Oklahama, 22 shkurt: Ne moshen 69 vjeçare vdiq legjenda e boksit te Kosoves, trajneri i mirenjohur, Lah Nimani. Puna profesionale dhe e palodhshme e Nimanit zbuloi shume yje te boksit si Mehmet Bogujevci, Nazif Gashi, Bajram Hashani, Aziz Salihu, Xhevdet Peci e te tjere qe i sollem medalje te shumta ketij sporti. Klubi i Prishtines u kurorezua pese here me titullin e kampionit ne ish Jugosllavi. Nimani pergatiti boksere per olimpiade ne vitet 1976, 1980, 1984 dhe 1988. Nimani si trejner i perfaqesueses se ish Jugosllavise ne boks mori pjese ne shume kampionate boterore, evropiane, lojera te mesdheut e te tjera. Ne vitin 1998 jetoi dhe veproi ne Oklahoma te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Hera e fundit qe Lah Nimani vizitoi Kosoven ishte viti 2006. Trupi i pajete i Lah Nimanit pritet te sillet ne Kosove gjate kesaj jave, kur edhe do te caktohet data e varrimit

Lah Nimani u lind me 15 Shtator 1939 ne fshatin Kosterc, Skenderaj. Shkollen fillore e kreu ne vendlindje ndersa ate te mesme ne Prishtine (Shkolla normale) per te vazhduar studimet ne Beograd (Fakuleti i Edukates Fizike ). Gjate studimeve ne Beograd ai kishte fatin te punonte me nje profesor te zotin i cili e mesoj shume gjera te sporteve luftarake dhe kete Lahu e shfrytezoi mjaft mire dhe sjelli mesimin a atjeshem ne vendin tone çka nuk e kishte bere asnje shqiptar me pare.

Fillimisht Lah Nimani te cilet te gjithe e kishin njohur me nofken "BACA LAH" pas diplomimit ishte punesuar si Arsimtar i edukates fizike ne qytetin e Mitrovices. Pas nje kohe fillon te punoj ne klubin e boksit "Akumulatori " ku ishte edhe zanafilla e pare per boksin e atehershem. Pas suksesit qe kishte me ekipin Akumulatori ekipi i boksit Prishtina kishte filluar t`a gjurmonte dhe ne mes te stinorit 1973-74 baca Lah transferohet ne ekipin e Prishtines. Ekipi i Prishtines kishte boksier te shkelqyer mirpo i mungonte nje strateg i cili do te arrinte suksese me ta. Prishtina u be ekip me nam jo vetem ne Kosove por edhe ne tere ish-Jugosllavine. Boksieret si Nazif Gashi, Bajram Hashani, Mehmet Bogujevci, Xhevdet Peci, Aziz Salihu, e shume tjere filluan qe popullit tone t`ju sjellin medalje krejt keto fale punes se palodhshme te Lah Nimanit.

Lah Nimani fitoi çdo gje ne boksin amator duke fituar pese here titullin e ish-Jugosllavise, gjashte here nenkampion i ish-Jugosllavise dhe tre here vendin e trete ne ish- Jugosllavi. Ai pergaditi per kater here boksier per Lojrat Olimpike (1976,1980,1984,1988). Baca Lah ka edhe medaljen e arte ne Lojrat Olimpike si trainer  ne Moscow (1980) te Rusise me boksierin serb, Sllobodan Kacar, çka asnje shqiptar deri me sot nuk ka sjell medalje te arte.  Per Lah Nimanin te flasim na duhen dite dhe muaj te tere por eshte ky njeri i cili tashme eshte legjende dhe puna e tij sdo te harrohet kurre, sepse jane gjeneratat te cilit brez pas brezi do te mesojne per te.  Edhe boksieret tane shqiptar qe e mbrojne identitetin tone kombetar dhe me name si Luan Krasniqi, Elvir Muriqi etj, u mbetet pike ne zemer se do te arritnin me shume ne boksin amator dhe profesionist po te kishin punuar me profesorin e boksit Lah Nimani.

Ne vitin 1998 Lah Nimani shkoj ta vizitonte te birin ne Oklahoma te Amerikes, atehere filloj lufta ne Kosove dhe prej  asaj dite legjenda Nimani jeton ketu ne SHBA, deri sa edhe mbylli edhe syt ne moshen 69 vjeçare.



(Vota: 0)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: